{"id":80603,"date":"2019-04-23T14:27:19","date_gmt":"2019-04-23T12:27:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=80603"},"modified":"2019-04-23T14:27:19","modified_gmt":"2019-04-23T12:27:19","slug":"astrit-patozi-sqaron-pse-vjen-bindja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/astrit-patozi-sqaron-pse-vjen-bindja\/","title":{"rendered":"Astrit Patozi sqaron pse vjen Bindja"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e regjistrimit t\u00eb Bindjes Demokratike si subjekti m\u00eb i ri politik n\u00eb Shqip\u00ebri, kryetari i saj, Astrit Patozi, ka shpjeguar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook pse ka nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vet\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00eb. Ajo nuk ka miq, por vet\u00ebm partner\u00eb.<\/p>\n<p>Bindja nuk ka kush\u00ebrinj, shok\u00eb dhe familjar\u00eb, sepse ka zgjedhur q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mbroj\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesin publik\u201d, shkruan Patozi n\u00eb postimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i Astrit Patozit:<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00cbRSE VJEN BINDJA DEMOKRATIKE?<\/strong><\/p>\n<p>Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb ide, nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb, as biznes apo njeri.<\/p>\n<p>Ajo ka lindur nga bindja e fort\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb lir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb ri politik.<\/p>\n<p>Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb serioze dhe t\u00ebr\u00ebsisht e pavarur, sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjedhje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb frym\u00eb dhe alternativ\u00eb e re, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrenc\u00ebn dhe ka kufizuar lirin\u00eb e zgjedhjes p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb bindur se Shqip\u00ebria sot po vuan pasojat e nj\u00eb polarizimi politik, q\u00eb e ka zanafill\u00ebn tek vrasja e demokracis\u00eb brenda dy partive t\u00eb m\u00ebdha dhe tek konsolidimi i nj\u00eb sistemi mbyt\u00ebs, q\u00eb garanton pal\u00ebt rivale p\u00ebr mosnd\u00ebshkueshm\u00ebri dhe mbijetes\u00eb politike, kund\u00ebr \u00e7do projekti t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ndryshimi i sistemit dhe \u00e7lirimi i zgjedhjeve, kauza jon\u00eb<\/p>\n<p>Sistemi yn\u00eb politik bazohet tek garancia q\u00eb dy rival\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb vend i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebri tjetrit, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar \u00e7do ide apo frym\u00eb demokratike brenda kampeve t\u00eb tyre. Ilustrimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte marr\u00ebveshja okulte e dy vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb mes kryetar\u00ebve t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do popull tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn demokratike t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb person, i cili pasi zgjidhet si kryeminist\u00ebr, na b\u00ebhet nj\u00ebkoh\u00ebsisht president, kryetar parlamenti, kyeprokuror, kryegjykat\u00ebs, kryetar partie dhe diktues ndaj t\u00eb gjitha pushteteve t\u00eb tjera t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Republika e Shqip\u00ebris\u00eb de fakto nuk \u00ebsht\u00eb as demokratike dhe as parlamentare, sepse si e till\u00eb ekziston vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. Ne gjendemi sot n\u00ebn nj\u00eb rregjim atipik dhe hibrid, i cili \u00ebsht\u00eb sistemi i partitokracis\u00eb, i prodhuar kryesisht nga nevoja q\u00eb dy partit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb pasur p\u00ebr t\u00eb garantuar pushtetin brenda tyre.<\/p>\n<p>Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e re kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi dhe ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka mundemi q\u00eb ai t\u00eb rr\u00ebzohet. Gjithkush do t\u00eb ket\u00eb koh\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb na vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr q\u00ebndrimet dhe aktet tona.<\/p>\n<p>Bazamenti yn\u00eb politik \u00ebsht\u00eb fuqia q\u00eb do t&#8217;i japim vot\u00ebs s\u00eb \u00e7do qytetari, i cili do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e rrug\u00ebtimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Bindja Demokratike do t\u00eb qeveriset si nj\u00eb parti e lir\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model p\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb se si partit\u00eb duhet t\u00eb qeverisin Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtar\u00ebt e Bindjes Demokratike jan\u00eb p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nga ky system i kalbur politik, n\u00eb krye t\u00eb cil\u00ebve q\u00ebndron sot kryeministri Edi Rama. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb ata na jan\u00eb v\u00ebrsulur n\u00eb shpin\u00eb ende ende pa lindur, por kjo nuk na shqet\u00ebson. P\u00ebrkundrazi, na motivon m\u00eb shum\u00eb dhe na tregon se jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se fuqia e pakontrolluar e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, buron edhe nga pafuqia e opozit\u00ebs zyrtare, sidomos nga pranimi prej saj i modelit t\u00eb qeverisjes s\u00eb partis\u00eb dhe m\u00eb pas qeveris\u00eb. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ram\u00ebs si model q\u00eb mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr vete, kur t&#8217;i jepet rasti. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ajo nuk e sulmon at\u00eb, por thjesht e lakmon. Ajo nuk do ta shemb\u00eb at\u00eb model, por do q\u00eb ta p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb. Ajo nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por do t\u00eb ndryshoj\u00eb vet\u00ebm pushtetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Nd\u00ebrsa ne jemi kategorikisht kund\u00ebr k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Sepse ne besojm\u00eb se Shqip\u00ebria qeveriset, ashtu si\u00e7 administrohet partia. N\u00ebse nuk b\u00ebn zgjedhje t\u00eb lira n\u00eb parti, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkosh zgjedhje t\u00eb lira n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse nuk lufton korrupsionin n\u00eb parti, nuk mund ta luftosh at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebs\u00eb nuk respekton nj\u00eb sistem vlerash n\u00eb parti, nuk mund t\u00eb respektosh elitat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Bindja Demokratike lind si nj\u00eb forc\u00eb e vendosur p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, jo vet\u00ebm pushtetin, por dhe mentalitetin e t\u00eb drejtuarit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb se do t&#8217;i kemi n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bindurit e partive, q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem t\u00eb degraduar, sepse \u00ebsht\u00eb frika e tyre p\u00ebr prishjen e statuskuos\u00eb. Ne urojm\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt edhe ata t\u00eb \u00e7lirohen nga kjo skllavopronari moderne e politik\u00ebs dhe jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t&#8217;i ndihmojn\u00eb, pavar\u00ebsisht sharjeve dhe akuzave t\u00eb tyre, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave i kemi marr\u00eb paradh\u00ebnie. Por jemi t\u00eb sigurt q\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur deri atje ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bindje demokratike, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kan\u00eb sot.<\/p>\n<p>Tre prioritetet e Bindjes Demokratike<\/p>\n<p>Bindja Demokratike i ka vendosur vetes k\u00ebto objektiva afatshkurt\u00ebra n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj politik:<\/p>\n<p>E para, vendosm\u00ebria p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb vendit zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Sistemi politik shqiptar duhet t\u00eb \u00e7lirohet nga kontrolli i dy partive t\u00eb m\u00ebdha dhe nga avantazhi i friksh\u00ebm i qeveris\u00eb, sa her\u00eb shkohet p\u00ebr t\u00eb votuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ne mb\u00ebshtesim rekomandimet e OSBE\/ODIHR-it p\u00ebr depolitizim t\u00eb komisioneve zgjedhore dhe avancimin drejt numurimit elektronik t\u00eb votave, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar procesin nga ushtria e trafikant\u00ebve dhe pagesat e zeza, t\u00eb cilat e ndryshojn\u00eb rezultatin edhe gjat\u00eb administrimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ne jemi, gjithashtu, p\u00ebr ndryshimin e sistemit zgjedhor n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb aftgjat\u00eb, ku kandidat\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb marrin mb\u00ebshtetje popullore dhe jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetje nga kryetari i partis\u00eb. Ligji i dekriminalizimit dhe vetingu i politikan\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premis\u00eb pozitive p\u00ebr t&#8217;i mbajtur larg element\u00ebt kriminal\u00eb nga zgjedhjet dhe kjo duhet t\u00eb na inkurajoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;i l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira shqiptar\u00ebve t\u00eb zgjedhim nj\u00eb list\u00eb t\u00eb filtruar nga politika.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Bindja Demokratike identifikon si problem t\u00eb madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb polarizimin ekonomik dhe krijimin e nj\u00eb hendeku t\u00eb thell\u00eb mes nj\u00eb shtrese t\u00eb varf\u00ebr dhe nj\u00eb grupi njer\u00ebzish t\u00eb pasuruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive.<\/p>\n<p>Bindja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb se polarizmi ekstrem ekonomik i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e korrupsionit n\u00eb qeverisje. Por po ashtu ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb oligark\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend jan\u00eb politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Korrupsioni ka prodhuar nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka 10 p\u00ebr qind milioner\u00eb dhe 90 p\u00ebr qind mbijetues. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se pa nj\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr korrupsionit politik dhe atij shtet\u00ebror vendi nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb barazi sociale.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb zhvillohet duke u bazuar n\u00eb ofertat e oligark\u00ebve, por n\u00eb nj\u00eb vision t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, q\u00eb bazohet tek pasurit\u00eb komb\u00ebtare dhe mund\u00ebsit\u00eb reale t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ato efikase. Vendi duhet t\u00eb ket\u00eb prioritete t\u00eb zhvillimit komb\u00ebtar, q\u00eb nuk duhet t\u00eb ndryshojn\u00eb sipas orekseve t\u00eb qeverive t\u00eb kapura nga korrupsioni.<\/p>\n<p>Turizmi dhe bujq\u00ebsia duhet t\u00eb vihen n\u00eb krye t\u00eb projekteve p\u00ebr zhvillimin e vendit, nd\u00ebrsa cil\u00ebsia e arsimit duhet t\u00eb trajtohet si emergjenc\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr epok\u00ebn digjitale t\u00eb zhvillimit, duke e orientuar brezin e ri drejt nj\u00eb kualifikimi cil\u00ebsor n\u00eb k\u00ebto fusha.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem taksash t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb kuptuesh\u00ebm dhe t\u00eb llogaritsh\u00ebm nga \u00e7do qytetar dhe p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrben dhe nuk grabit.<\/p>\n<p>Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr ikjet masive t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr zbazjen e popullsis\u00eb nga keqqeverisja. Ajo do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb projekte konkrete p\u00ebr t\u00eb stimuluar rritjen demografike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nesh, frenimi i kjes s\u00eb t\u00eb rinjve nga vendi mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm kur \u00e7do familjeje t\u00eb re t&#8217;i garantohet mund\u00ebsia e pasjes s\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie, q\u00eb gjithkush ta ndjej\u00eb veten pjes\u00eb t\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb Siguria jon\u00eb Komb\u00ebtare<\/p>\n<p>Bindja Demokratike konsideron si jetike ruajtjen e aleanc\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimin Europian. Ajo e vler\u00ebson si arritje historike antar\u00ebsimin n\u00eb NATO dhe do t\u00eb angazhohet fort q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb shpejt pjes\u00eb e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Ne mendojm\u00eb se \u00e7do parti politike q\u00eb c\u00ebnon orientimin per\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke c\u00ebnuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht sigurin\u00eb dhe v\u00ebn\u00eb pik\u00ebpyetje ekzistenc\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Orientimi per\u00ebndimor i Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtylla kryesore p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ne e shikojm\u00eb si jetike q\u00eb i gjith\u00eb faktori shqiptar n\u00eb Ballkan t\u00eb orinetohet drejt Per\u00ebndimit, si e vetmja strategji q\u00eb na b\u00ebn bashk\u00eb, na b\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe na jep m\u00eb shum\u00eb identitet.<\/p>\n<p>Liria \u00ebsht\u00eb fuqia e zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Bindja Demokratike \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi e hapur liris\u00eb. N\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur gjithkush q\u00eb gjykon se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb \u00e7lirohet nga zgjedha e partitokracis\u00eb dhe duhet t\u00eb dal\u00eb nga kjo spirale krizash t\u00eb vazhdueshme, vet\u00ebm pasi njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhen dhe t\u00eb zgjedhin lirisht.<\/p>\n<p>Bindja e konsideron shtypin si nj\u00eb aleat t\u00eb \u00e7muar n\u00eb betej\u00ebn e saj p\u00ebr ndryshimin e rendit t\u00eb gj\u00ebrave n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht linj\u00ebs politike apo editoriale t\u00eb \u00e7do aktori mediatik. Pozicioni q\u00eb ato do t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb raport me Bindjen Demokratike nuk do ta ndryshoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb konsiderat\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk na lidh asgj\u00eb me ata q\u00eb e konsiderojn\u00eb shtypin &#8220;kazan&#8221;, por as me t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb paguajn\u00eb para t\u00eb zeza korrupsioni p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb dhe keqp\u00ebrdorur mediat.<\/p>\n<p>Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vet\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00eb. Ajo nuk ka miq, por vet\u00ebm partner\u00eb. Bindja nuk ka kushurinj, shok\u00eb dhe familjar\u00eb, sepse ka zgjedhur q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mbroj\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesin publik.<\/p>\n<p>Zoti e ndihmoft\u00eb dhe ia leht\u00ebsoft\u00eb rrug\u00ebn Bindjes Demokratike!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e regjistrimit t\u00eb Bindjes Demokratike si subjekti m\u00eb i ri politik n\u00eb Shqip\u00ebri, kryetari i saj, Astrit Patozi, ka shpjeguar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook pse ka nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. \u2018Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vet\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00eb. Ajo nuk ka miq, por vet\u00ebm partner\u00eb. Bindja nuk ka kush\u00ebrinj, shok\u00eb dhe familjar\u00eb, sepse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":80538,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80603","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80603","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80603\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}