{"id":80618,"date":"2019-04-23T14:58:47","date_gmt":"2019-04-23T12:58:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=80618"},"modified":"2019-04-23T14:58:47","modified_gmt":"2019-04-23T12:58:47","slug":"koalicioni-opozitar-marreveshje-me-10-pika-zgjedhje-vetem-me-qeveri-tranzitore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/koalicioni-opozitar-marreveshje-me-10-pika-zgjedhje-vetem-me-qeveri-tranzitore\/","title":{"rendered":"Koalicioni opozitar marreveshje me 10 pika: Zgjedhje vet\u00ebm me qeveri tranzitore"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn kur n\u00eb KQZ u mbyll afati (23 prill) p\u00ebr regjistrimin e partive q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 30 qershorit, tet\u00eb parti t\u00eb opozit\u00ebs firmos\u00ebn marr\u00ebveshjen ku angazhohen p\u00ebr mos pjes\u00ebmarrje n\u00eb proces . P\u00ebrfaq\u00ebsia e PD \u00a0n\u00ebnshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikan\u00ebt e kryesuar nga Fatmir Mediu, m\u00eb pas me Agron Duk\u00ebn e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndok\u00ebn e PD, Dashamir Shehi t\u00eb LZHK, Shp\u00ebtim Idrizin e PDIU dhe n\u00eb fund me Monika Kryemadhin e LSI.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshje n\u00ebnvizohet se \u00a0partit\u00eb n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebtij Koalicioni do t\u00eb regjistrohen n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. \u00a0E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rruga e vetme shihet formimi i nj\u00eb qeverie tranzitore me mandat t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. N\u00eb marr\u00ebveshje theksohet se nuk do t\u00eb lejohen zgjedhje fars\u00eb t\u00eb organizuar nga qeveria e Edi Ram\u00ebs. Q\u00ebndrimi q\u00eb u theksua dhe prej Monika Kryemadhit dhe \u00a0Lulzim Bash\u00ebs<\/p>\n<p><em>&#8220;Them zgjedhje, sepse votime ka b\u00ebr\u00eb edhe Enver Hoxha, dhe diktator\u00ebt por populli nuk ka zgjedhur kurr\u00eb&#8221;\u00a0<\/em>u shpreh Kryemadhi.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb kryetari i PD Lulzim Basha theksoi akuzat ndaj mazhoranc\u00ebs aktuale.<\/p>\n<p><em>&#8220;Kurr\u00eb m\u00eb nuk do t\u00eb pranojm\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor fals t\u00eb diktuar nga krimi q\u00eb prodhon nj\u00eb parlament fals dhe qeveri false&#8221;\u00a0<\/em>tha Basha.<\/p>\n<p>Basha u shpreh se do t\u00eb vazhdojn\u00eb bisedimet p\u00ebr zgjerimin e koalicionit. Por nj\u00eb mesazh dha dhe p\u00ebr partin\u00eb e re t\u00eb Patozit por edhe p\u00ebr deputet\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn mandatin<\/p>\n<p>&#8220;Natyrisht nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb as opozit\u00eb falso&#8221; u shpreh Basha.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:<\/strong><\/p>\n<p><strong>1-<\/strong>Krijimin e nj\u00eb Koalicioni t\u00eb Bashkuar Opozitar dhe Qytetar p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>2-<\/strong>Partit\u00eb n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebtij Koalicioni do t\u00eb regjistrohen n\u00eb zgjedhje vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb krijuar kushtet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p><strong>3-<\/strong>Rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme \u00ebsht\u00eb formimi i nj\u00eb Qeverie Tranzitore me mandat t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr:<\/p>\n<p>Kthimin e legjitimitetit politik t\u00eb qeverisjes n\u00eb vend n\u00ebp\u00ebrmjet zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjen e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme parlamentare dhe vendore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Krijimin e klim\u00ebs s\u00eb besimit p\u00ebr zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi jasht\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrjeje politike.<\/p>\n<p>Krijimin e kushteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nisjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian dhe nd\u00ebrmarrjen e \u00e7do reforme t\u00eb nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li>N\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, partit\u00eb n\u00ebnshkruese t\u00eb k\u00ebtij Koalicioni angazhohen t\u00eb mos lejojn\u00eb asnj\u00eb fars\u00eb elektorale, t\u00eb organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ram\u00ebs.<\/li>\n<li>Pamund\u00ebsimi i mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve fasad\u00eb, t\u00eb diktuara nga pakti i Edi Ram\u00ebs me krimin e organizuar dhe parat\u00eb e tyre t\u00eb pista, t\u00eb realizohet p\u00ebrmes p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb aksionit opozitar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/li>\n<li>Rikonfimojm\u00eb vullnetin ton\u00eb se Integrimi Europian i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund tranzicionit t\u00eb tejzgjatur. Shprehim vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb \u00e7do hap, q\u00eb b\u00ebn realitet rrug\u00ebtimin e pandalsh\u00ebm dhe t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb familjen europiane.<\/li>\n<li>Angazhohemi p\u00ebr t\u00eb unifikuar dhe miratuar nj\u00eb Platform\u00eb t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr \u00e7lirimin e ekonomis\u00eb nga oligarkia dhe krimi me mb\u00ebshtetje qeveritare. Ky trinom \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rritjen e papun\u00ebsis\u00eb, largimin e investimeve t\u00eb huaja, falimentimin e fermer\u00ebve dhe sip\u00ebrmarrjes private. Kjo Platform\u00eb e P\u00ebrbashk\u00ebt ka p\u00ebr q\u00ebllim nxjerrjen e vendit nga kriza e r\u00ebnd\u00eb ekonomike p\u00ebr t\u00eb krijuar pun\u00ebsim, zhvillim, mir\u00ebqenie dhe mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/li>\n<li>Angazhohemi p\u00ebr luft\u00eb pa kompromis ndaj krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave t\u00eb pista, si pengesa kryesore p\u00ebr stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurin\u00eb dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/li>\n<li>Mb\u00ebshtesim \u00e7do qytetar, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb t\u00eb cilit dhunohen nga veprimet arbitrare t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/li>\n<li>Angazhohemi p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie politike dhe elektorale me \u00e7do individ apo parti politike, bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe integritetit t\u00eb n\u00ebnshkruesve.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn kur n\u00eb KQZ u mbyll afati (23 prill) p\u00ebr regjistrimin e partive q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 30 qershorit, tet\u00eb parti t\u00eb opozit\u00ebs firmos\u00ebn marr\u00ebveshjen ku angazhohen p\u00ebr mos pjes\u00ebmarrje n\u00eb proces . P\u00ebrfaq\u00ebsia e PD \u00a0n\u00ebnshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikan\u00ebt e kryesuar nga Fatmir Mediu, m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":80619,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80618","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80618","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80618"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80618\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/80619"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80618"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80618"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80618"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}