{"id":81049,"date":"2019-04-26T12:08:50","date_gmt":"2019-04-26T10:08:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=81049"},"modified":"2019-04-26T12:08:50","modified_gmt":"2019-04-26T10:08:50","slug":"dy-drejtuesit-e-burgjeve-shqiptare-perplasen-ashper-i-kujtojne-njeri-tjetrit-burgun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dy-drejtuesit-e-burgjeve-shqiptare-perplasen-ashper-i-kujtojne-njeri-tjetrit-burgun\/","title":{"rendered":"Dy drejtuesit e burgjeve shqiptare p\u00ebrplasen ashp\u00ebr, i \u201ckujtojn\u00eb\u201d nj\u00ebri- tjetrit burgun"},"content":{"rendered":"<p>Disa t\u00eb d\u00ebnuar, kryesisht t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb konsiderohen \u201cVIP\u201d, kan\u00eb p\u00ebrplasur drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Burgjeve, Agim Ismaili, me drejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Burgjeve, Bardhul Ka\u00e7ori.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb Ismaili, q\u00eb dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 22 prill 2019, u ka nisur nj\u00eb email t\u00eb gjith\u00eb vart\u00ebsve t\u00eb tij, drejtuesve t\u00eb IEVP-ve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kreun e Policis\u00eb s\u00eb Burgjeve, Ka\u00e7orin.<\/p>\n<p>\u201cTakimet konfidenciale e joinstitucionale me t\u00eb burgosurit VIP nga drejtues, jan\u00eb transferim i pushtetit t\u00eb administrimit t\u00eb burgut tek ata\u201d, ky ka qen\u00eb subjekti i email-it t\u00eb nisur nga Ismaili. Sipas k\u00ebtyre email-ve, q\u00eb u publikuan dje n\u00eb \u201cBalkan\u00ebeb\u201d, duket qart\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb me tone t\u00eb ashpra, madje dhe me k\u00ebrc\u00ebnime me burg q\u00eb Ismaili u drejtohet vart\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Ismaili flet p\u00ebr takime t\u00eb padokumentuara t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb burgut me t\u00eb d\u00ebnuar VIP. K\u00ebta zyrtar\u00eb ai i paralajm\u00ebron me burg. I menj\u00ebhersh\u00ebm ka qen\u00eb reagimi i drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Burgjeve, Bardhul Ka\u00e7ori, i cili informon Ismailin se ka vepruar konform ligjit, duke d\u00ebgjuar nga af\u00ebr problematikat e t\u00eb d\u00ebnuarve. Ka\u00e7orri i p\u00ebrgjigjet edhe k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb eprorit p\u00ebr burgun.<\/p>\n<p>\u201cNuk d\u00ebshiroj t\u00eb jem me ta (n\u00eb burg), pavar\u00ebsisht eksperiencave negative q\u00eb kan\u00eb ndodhur me Drejtor\u00ebt e P\u00ebrgjithsh\u00ebm (n\u00ebnkupton Arben \u00c7ukon, i cili u arrestua pas dyshimeve p\u00ebr korrupsion), fatkeq\u00ebsisht koh\u00ebt e fundit. Nuk mendoj se ju e keni k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe mua banor t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb ndonj\u00eb IEVP p\u00ebr shum\u00eb arsye\u201d, shkruan Kacori.<\/p>\n<p>T\u00eb tjera emaile jan\u00eb shk\u00ebmbyer mes dy krer\u00ebve t\u00eb Burgjeve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb menaxhojn\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha IEVP n\u00eb vend, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, siguria n\u00eb to l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar dhe ka nj\u00eb mal probleme, p\u00ebr shkak se shum\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar VIP b\u00ebjn\u00eb ligjin brenda mureve, harxhojn\u00eb koh\u00eb dhe energji duke k\u00ebrc\u00ebnuar nj\u00ebritjetrin me burg apo etiketuar polic\u00ebt si \u201ckaqol\u00eb\u201d apo institucionin si \u201cmagazin\u00eb kavanoz\u00ebsh\u201d. M\u00eb posht\u00eb, komunikimi i plot\u00eb elektronik mes drejtuesve.<\/p>\n<p>EMAIL-I NGA DREJTORI I P\u00cbRGJITHSH\u00cbM I BURGJEVE, AGIM ISMAILI, DREJTUAR DREJTORIT T\u00cb POLICIS\u00cb S\u00cb BURGJEVE DHE DREJTUESVE T\u00cb IEVP-VE<\/p>\n<p>Subjekti:\u00a0Takimet kofidenciale e joinstitucionale me t\u00eb burgosurit VIP nga drejtues, jan\u00eb transferim i pushtetit t\u00eb administrimit t\u00eb burgut tek ata.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar, kam informacione q\u00eb nga drejtues e funksionar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kryhen takime joinstitucionale dhe t\u00eb padokumentuara me t\u00eb burgosur t\u00eb caktuar, kryesisht VIP. Varianti i menaxhimit t\u00eb burgut, ruajtjes s\u00eb qet\u00ebsis\u00eb e normalitetit aty, p\u00ebrmes kreditimit e trajtimit preferencial t\u00eb VIP-ave \u00ebsht\u00eb efektivisht nj\u00eb transferim i pushtetit t\u00eb administrimit t\u00eb burgut tek ata.<\/p>\n<p>\u00c7dokush q\u00eb i takon konfidencialisht, ka kryer nj\u00eb shkelje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe goditje t\u00eb fort\u00eb ndaj punonj\u00ebsit t\u00eb Policis\u00eb, i cili, gjat\u00eb k\u00ebtyre takimeve t\u00eb shefave, rri si kaqol mbas dere. Ata jan\u00eb t\u00eb burgosur si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, respekti ndaj integritetit t\u00eb tyre e lirive e t\u00eb drejtave t\u00eb parashikuara n\u00eb aktet rregullative \u00ebsht\u00eb busulla e veprimit ton\u00eb, poooor takimet joinstitucionale, konfidenciale, t\u00eb padokumentuara p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akt q\u00eb nuk ka lidhje me detyr\u00ebn, por edhe drejtp\u00ebrdrejt kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>T\u00eb burgosurit jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, pavar\u00ebsisht krimit t\u00eb kryer, forc\u00ebs fizike, fuqis\u00eb ekonomike, mb\u00ebshtetjes kriminale apo ndryshe nga jasht\u00eb burgut. N\u00ebse nuk i trajtojm\u00eb k\u00ebshtu, efektivisht jemi b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e suportit ndaj tyre dhe efektivisht duhet t\u00eb jemi aty me ta (n\u00eb burg) e jo duke qeverisur burgun.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb evidente se sa i motivuar do jet\u00eb nj\u00eb polic apo oficer trupe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb burgosurve VIP gjat\u00eb veprimeve q\u00eb kryhen p\u00ebr dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb x apo y drejtor i takon konfidencialisht ata. \u00c7far\u00eb ju thot\u00eb ky drejtor? Ku e dokumentoi veprimin? \u00c7far\u00eb zgjidhi? Do marr masa p\u00ebr t\u00eb verifikuar raste k\u00ebsisoj dhe pa dyshim q\u00eb reagimi im do jet\u00eb \u201cpropozim p\u00ebr shkarkim\u201d, por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi.<\/p>\n<p>P\u00cbRGJIGJJA ME E-MAIL NGA DREJTORI I POLICIS\u00cb S\u00cb BURGJEVE, BARDHYL KA\u00c7ORI<\/p>\n<p>Z.Drejtor, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb informacionit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga persona anonim, pa karakter dhe vazhdimisht tek ju p\u00ebr takimet VIP (t\u00eb cil\u00ebt i cil\u00ebsoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb till\u00eb) dhe i quani jo institucionale, ju b\u00ebj me dije se:<\/p>\n<p>Nuk quhet takime por kontakte me t\u00eb d\u00ebnuarit, se jan\u00eb t\u00eb paparashikuara, pavar\u00ebsisht problematikave q\u00eb ata i kishin p\u00ebrcjell\u00eb para shum\u00eb koh\u00ebsh. Varianti i menaxhimit t\u00eb burgut p\u00ebrmes kreditimit e trajtimit preferencial ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shum\u00eb me paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur ju dhe ndonj\u00eb tjet\u00ebr me k\u00ebta VIP-a, p\u00ebr problematikat q\u00eb ata kan\u00eb dhe i shprehin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tyre kur rregulli ia parashikon.<\/p>\n<p>Dhe mosp\u00ebrballja me ta u jep kredite dhe autoritet fals. Un\u00eb gjithmon\u00eb i trajtoj t\u00eb d\u00ebnuarit t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb t\u00eb drejta dhe zbatueshm\u00ebri ligjore. Takimet konfidenciale nuk arrita t\u2019i kuptoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb email, kur un\u00eb shoq\u00ebrohem nga nj\u00eb staf policor si \u00e7do person tjet\u00ebr q\u00eb ligji lejon hyrjen n\u00eb IEVP pa autorizim, mos vall\u00eb ju duhet t\u00eb m\u00eb autorizoni mua p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn time dhe m\u00eb shum\u00eb tuaj\u00ebn p\u00ebr k\u00ebto koh\u00eb? Nuk d\u00ebshiroj t\u00eb jem me ta (n\u00eb burg), pavar\u00ebsisht eksperiencave negative q\u00eb kan\u00eb ndodhur me drejtor\u00ebt e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, fatkeq\u00ebsisht koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se ju e keni k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe mua banor t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb ndonj\u00eb IEVP p\u00ebr shum\u00eb arsye. P\u00ebr sa i p\u00ebrket motivimit t\u00eb punonj\u00ebsve, ata shohin vazhdimisht aft\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, duke argumentuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejtat dhe detyrimet me persona, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb problematik\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte, ku takimet e mia jan\u00eb dhe t\u00eb orientuara shum\u00eb her\u00eb nga ata si nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb autoritet t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve. Ky, Drejtori, ju thot\u00eb atyre q\u00eb do drejtoj me mend, me qet\u00ebsi, pa korrupsion, me korrekt\u00ebsi, barazi dhe trim\u00ebri.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb mos lodhesh duke verifikuar kontaktet e mua, po ju listoj t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb takova sipas informacionit tuaj anonim: Alfred Shkurti, Enver Dondollaku, Viktor Imeri, Denis Shtraza, Selman Myrto, Astrit Peqini, Eduart Peqini, Altin Kodra, Gazmend Braka, Agim Pepa, Fredi Aliaj, Armand Hasani, Dritan Dajti, Hektor Voci, Klajdi Sherrmadji, Arben Grori, Dritan Kateshi, Taullant Balliu, Alfred Qefalia, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb. Nd\u00ebrsa super VIP-i ishte Dejvis Rustemi, i cili m\u00eb ngat\u00ebrroi me drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm duke me k\u00ebrkuar konfidencialitet, pasi po fliste me nj\u00eb nipin tuaj n\u00eb telefon me mbiemrin Bushati (n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb).<\/p>\n<p>Drejtor, paraprakisht, duhet t\u00eb konsultoheshe me mua, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrcillje email-in. Ju akuzoni padrejt\u00ebsisht, k\u00ebrc\u00ebnoni padrejt\u00ebsisht, ofendoni padrejt\u00ebsisht. Un\u00eb kisha shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr ju dhe t\u00eb tjer\u00eb, por mendoj pas nj\u00eb periudhe 3- mujore, ju detyrimisht do ta ndryshoni k\u00ebt\u00eb STIL pune si nj\u00eb periudh\u00eb stanjacioni, pasi burgu nuk \u00ebsht\u00eb magazin\u00eb kavanozash, por nj\u00eb jet\u00eb me problematike ku zgjidhjet priten m\u00eb shum\u00eb nga ju, p\u00ebrve\u00e7 stuhis\u00eb nd\u00ebshkimore q\u00eb po kalojm\u00eb me shum\u00eb dhimbje dhe stres. Nuk di sa sintetik ishte me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje. Por t\u00eb garantoj vet\u00ebm sinqeritet p\u00ebr sa t\u00eb shkrova.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Disa t\u00eb d\u00ebnuar, kryesisht t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb konsiderohen \u201cVIP\u201d, kan\u00eb p\u00ebrplasur drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Burgjeve, Agim Ismaili, me drejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Burgjeve, Bardhul Ka\u00e7ori. Ka qen\u00eb Ismaili, q\u00eb dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 22 prill 2019, u ka nisur nj\u00eb email t\u00eb gjith\u00eb vart\u00ebsve t\u00eb tij, drejtuesve t\u00eb IEVP-ve n\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":81050,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-81049","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81049\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81050"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}