{"id":81117,"date":"2019-04-27T11:22:31","date_gmt":"2019-04-27T09:22:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=81117"},"modified":"2019-04-27T11:22:31","modified_gmt":"2019-04-27T09:22:31","slug":"pashket-kryepeshkopi-anastas-shprese-per-te-mposhtur-padrejtesite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pashket-kryepeshkopi-anastas-shprese-per-te-mposhtur-padrejtesite\/","title":{"rendered":"Pashk\u00ebt\/Kryepeshkopi Anastas: Shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb mposhtur padrejt\u00ebsit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryepeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas Janullatos ka uruar t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb p\u00ebr Pashk\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjallja e Krishtit, thot\u00eb ai n\u00eb mesazhin e urimit fuqizon shpres\u00ebn se do t\u00eb mposhten p\u00ebrfundimisht padrejt\u00ebsia, smira, korrupsioni, interesat e err\u00ebta q\u00eb zakonisht ecin s\u00eb bashku me g\u00ebnjeshtr\u00ebn tin\u00ebzare dhe arroganc\u00ebn e eg\u00ebr dhe e vrasin paqen.<\/p>\n<p>Ngjallja e Kirishtit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drit\u00eb jert\u00ebprur\u00ebse, thot\u00eb ai prandaj besimtar\u00ebrt duhet t\u2019i g\u00ebzohen sot paqes dhe besimit nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>MESAZHI I PLOTE<\/strong><br \/>\nShpres\u00eb pa kufi<\/p>\n<p>Klerit dhe popullit shpres\u00ebtar Orthodhoks,<br \/>\nBij t\u00eb shtrenjt\u00eb m\u00eb Zotin,<\/p>\n<p>\u201cDuke u g\u00ebzuar n\u00eb shpres\u00eb\u201d, le t\u00eb th\u00ebrresim:<br \/>\nKrishti u Ngjall!<\/p>\n<p>Ngjallja, v\u00ebllez\u00ebrit e mi, na ofron shpres\u00eb t\u00eb pamas\u00eb. Kjo shpres\u00eb buron nga lajmi i g\u00ebzuar se u mund vdekja, armiku i paepur i njeriut. E mundi Krishti. \u201cKu \u00ebsht\u00eb gjembi yt, o vdekje? Ku \u00ebsht\u00eb fitorja jote, o hadh? U ngjall Krishti dhe ti u munde\u201d, th\u00ebrret sh\u00ebn Joan Gojarti dhe, bashk\u00eb me t\u00eb, e gjith\u00eb Kisha Orthodhokse: \u201c\u2026U ngjall Krishti dhe jeta qytet\u00ebrohet\u2026 Sepse Krishti, duke u ngjallur s\u00eb vdekurish, u b\u00eb kulloshtra e t\u00eb fjeturve. E Atij \u00ebsht\u00eb lavdia dhe fuqia n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Amin\u201d.<\/p>\n<p>Ngjarja e Ngjalljes s\u00eb Krishtit ndri\u00e7on me drit\u00eb jet\u00ebprur\u00ebse t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore. Madje, edhe n\u00eb kushtet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrvoja paskale na jep forc\u00eb \u201cq\u00eb t\u00eb mos kemi shpres\u00eb n\u00eb veten ton\u00eb, po n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb ngjall t\u00eb vdekurit\u201d (2Kor. 1:9). Mendja njer\u00ebzore nuk e percepton dot mrekullin\u00eb. Por zemra e kupton k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe gufon duke psalur \u201cKrishti u Ngjall!\u201d. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Ngjallja na forcon shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar si fitimtar\u00eb \u00e7do energji vdekjeprur\u00ebse q\u00eb hidh\u00ebron jet\u00ebn ton\u00eb. Ajo fuqizon shpres\u00ebn se do t\u00eb mposhten p\u00ebrfundimisht padrejt\u00ebsia, smira, korrupsioni, interesat e err\u00ebta q\u00eb zakonisht ecin s\u00eb bashku me g\u00ebnjeshtr\u00ebn tin\u00ebzare dhe arroganc\u00ebn e eg\u00ebr dhe e vrasin paqen, duke e \u00e7uar shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore n\u00eb mjerim dhe dekadenc\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht, gjat\u00eb s\u00eb Kremtes s\u00eb t\u00ebr\u00ebndritshme t\u00eb Pashk\u00ebs, shpresa p\u00ebrhapet si rreze drite shp\u00ebtimtare n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Ajo ndri\u00e7on qenien e besimtar\u00ebve, prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mistike edhe ata shpirtra vullnetmir\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb dyert e besimit.<\/p>\n<p>Shpresa e krishter\u00eb nuk buron nga nj\u00eb optimiz\u00ebm abstrakt, nuk ka lidhje me ndonj\u00eb iluzion utopist. Ajo mb\u00ebshtetet n\u00eb sigurin\u00eb se ekziston Per\u00ebndia i Gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, Krijuesi dhe P\u00ebrkujdes\u00ebsi i gjith\u00e7kaje, Per\u00ebndia personal i dashuris\u00eb, i Cili kaq shum\u00eb e deshi bot\u00ebn, \u201csa dha Birin e tij, t\u00eb vet\u00ebmlindurin, q\u00eb t\u00eb mos humbas\u00eb kushdo q\u00eb t\u2019i besoj\u00eb, por t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d (Jn. 3:16). Shpresa e Ngjalljes nuk i referohet ndonj\u00eb ideje abstrakte, por \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me nj\u00eb Person, Per\u00ebndinjeriun Jisu Krisht, i Cili p\u00ebsoi me d\u00ebshir\u00ebn e Tij tortura t\u00eb tmerrshme, u kryq\u00ebzua dhe e mposhti vdekjen. P\u00ebrsh\u00ebndetja \u201cKrishti u Ngjall\u201d, nuk tregon q\u00eb u ngjall Per\u00ebndia- Hyjnia nuk vdes- por q\u00eb u ngjall Per\u00ebndinjeriu Jisu Krisht dhe, s\u00eb bashku me veten e Tij, ngjalli natyr\u00ebn njer\u00ebzore, t\u00eb cil\u00ebn e mori prej \u201cShpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe Virgj\u00ebresh\u00ebs Mari\u201d.<\/p>\n<p>Apostull Pavli na shpjegon: \u201cTani Krishti u ngjall prej s\u00eb vdekurish; u b\u00eb pema e par\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb fjetur. Sepse, sikurse vdekja erdhi me an\u00eb njeriu, k\u00ebshtu edhe ngjallja e t\u00eb vdekurve \u00ebsht\u00eb me an\u00eb njeriu. Sepse, sikurse t\u00eb gjith\u00eb vdesin n\u00eb Adamin, k\u00ebshtu edhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb marrin jet\u00eb n\u00eb Krishtin\u201d (1Kor. 15:20-22).<\/p>\n<p>Kisha ec\u00ebn p\u00ebrpara me k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb pa kufi duke psalur himnin triumfal t\u00eb Ngjalljes: Krishti u ngjall s\u00eb vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli, edhe t\u00eb varrosurve jet\u00ebn u fali. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, ajo thot\u00eb me ngaz\u00ebllim lavd\u00ebrues: \u201cQoft\u00eb i bekuar Per\u00ebndia dhe Ati i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, i cili, sipas p\u00ebrd\u00ebllimit t\u00eb tij t\u00eb shumt\u00eb, na lindi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb gjall\u00eb me an\u00eb t\u00eb ngjalljes s\u00eb Jisu Krishtit prej s\u00eb vdekurish\u201d (1 Petr. 1:3). Kjo shpres\u00eb u jep fuqi t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebve t\u00eb saj, ne t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u00eb duruar hidh\u00ebrimet e shum\u00ebllojta, shpifjet, s\u00ebmundjet, d\u00ebshtimet, varf\u00ebrin\u00eb, dhimbjen e thell\u00eb q\u00eb shkakton largimi nga kjo jet\u00eb i njer\u00ebzve tan\u00eb t\u00eb dashur. Gjithashtu, shpresa paskale na fal fuqi dhe na ngush\u00ebllon se me an\u00eb t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb Krishtit t\u00eb Kryq\u00ebzuar dhe t\u00eb Ngjallur do t\u00eb gjenden daljet shp\u00ebtimtare nga rrug\u00ebt e shum\u00ebllojta pa krye: politike, kishtare, personale dhe sociale, q\u00eb na mundojn\u00eb. Pra, ecim p\u00ebrpara \u201cduke u g\u00ebzuar n\u00eb shpres\u00eb, duke duruar n\u00eb shtr\u00ebngim e duke q\u00ebndruar n\u00eb lutje\u201d (Rom. 12:12).<\/p>\n<p>Sigurisht, ekzistojn\u00eb parakushte konkrete p\u00ebr aktivizimin e k\u00ebsaj shprese. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb besimi tek ato q\u00eb na ka zbuluar Krishti, tek ato q\u00eb Kisha ungjill\u00ebzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb autoritet t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrbotsh\u00ebm. Dhe s\u00eb dyti, bindja se Krishtit t\u00eb Ngjallur iu dha \u201c\u00e7do pushtet n\u00eb qiell dhe mbi dh\u00e9\u201d dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, historia nuk form\u00ebsohet nga planet dhe veprimet e t\u00eb fuqishm\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, por se fjal\u00ebn e fundit e ka Per\u00ebndia i p\u00ebrjetsh\u00ebm i drejt\u00ebsis\u00eb dhe i dashuris\u00eb. Krishti i Ngjallur premtoi pranin\u00eb e Tij t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb: \u201cEdhe ja, un\u00eb jam bashk\u00eb me ju gjith\u00eb dit\u00ebt deri n\u00eb mbarim t\u00eb jet\u00ebs\u201d (Matth. 28:20).<\/p>\n<p>Paqja dhe g\u00ebzimi ecin bashk\u00eb me shpres\u00ebn e Ngjalljes. \u201cPaqja e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do mendje\u201d (Filip. 4:7), ashtu si\u00e7 e p\u00ebrcaktoi Krishti para p\u00ebsimit t\u00eb Tij: \u201cPaqen time po jua jap juve; jo si\u00e7 e jep bota, jua jap juve\u201d (Jn. 14:27). Ashtu si\u00e7 na e ofroi Ai pas Ngjalljes s\u00eb Tij, si karakteristik\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe t\u00eb apostujve t\u00eb Tij: \u201cPaqe mbi ju. Si\u00e7 m\u00eb d\u00ebrgoi Ati, edhe un\u00eb ju d\u00ebrgoj ju\u201d (Jn. 20:21).<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall, v\u00ebllez\u00ebrit e mi! Le ta p\u00ebrmbledhim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje ngjall\u00ebsore me fjal\u00ebt e apostullit t\u00eb kombeve: \u201cEdhe Per\u00ebndia i shpres\u00ebs ju mbusht\u00eb me \u00e7do lloj g\u00ebzimi dhe paqeje me an\u00eb t\u00eb besimit, q\u00eb t\u00eb teproni n\u00eb shpres\u00eb me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d (Rom.16:13). Ose, duke e interpretuar lirisht me fjal\u00ebt tona k\u00ebt\u00eb varg: Per\u00ebndia i shpres\u00ebs le t\u00eb mbush\u00eb shpirtrat e t\u00eb gjith\u00ebve me g\u00ebzim dhe paqe q\u00eb burojn\u00eb nga besimi. Q\u00eb, me fuqin\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb kemi shpres\u00eb t\u00eb pashterur. Jo thjesht pak shpres\u00eb, por shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb derdhet dhe t\u00eb teproj\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019ua ofrojm\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebve. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto, do t\u00eb kryhen jo me an\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive tona, por me pranin\u00eb dhe hirin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<br \/>\nLe t\u00eb urojm\u00eb q\u00eb, Zoti i Kryq\u00ebzuar dhe i Ngjallur, Kreu i Kish\u00ebs son\u00eb, t\u00eb na dhuroj\u00eb neve dhe t\u00eb tjer\u00ebve k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb t\u00eb pafund paskale.<\/p>\n<p>Krishti u Ngjall!<\/p>\n<p>Me dashuri t\u00eb t\u00ebr\u00ebshpirtshme n\u00eb Krishtin Jisu, Shp\u00ebtimtarin ton\u00eb,<\/p>\n<p>Anastasi<br \/>\nKryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryepeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Anastas Janullatos ka uruar t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb p\u00ebr Pashk\u00eb. Ngjallja e Krishtit, thot\u00eb ai n\u00eb mesazhin e urimit fuqizon shpres\u00ebn se do t\u00eb mposhten p\u00ebrfundimisht padrejt\u00ebsia, smira, korrupsioni, interesat e err\u00ebta q\u00eb zakonisht ecin s\u00eb bashku me g\u00ebnjeshtr\u00ebn tin\u00ebzare dhe arroganc\u00ebn e eg\u00ebr dhe e vrasin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":81118,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-81117","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81117","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81117"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81117\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81117"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81117"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81117"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}