{"id":81275,"date":"2019-04-28T13:13:43","date_gmt":"2019-04-28T11:13:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=81275"},"modified":"2019-04-28T13:13:43","modified_gmt":"2019-04-28T11:13:43","slug":"besimtaret-ortodokse-festojne-sot-pashket-tradita-e-kesaj-feste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/besimtaret-ortodokse-festojne-sot-pashket-tradita-e-kesaj-feste\/","title":{"rendered":"Besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb festojn\u00eb sot pashk\u00ebt, tradita e k\u00ebsaj feste"},"content":{"rendered":"<p>Besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin kremtuan n\u00eb mesnat\u00eb ngjalljen e Krishtit n\u00eb mesh\u00ebn e pashk\u00ebve, dita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kalendarin festiv t\u00eb krishter\u00eb. T\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb fest\u00ebn e pashk\u00ebs kremtojn\u00eb ringjalljen e Krishtit, moment ky q\u00eb simbolizon rilindjen e shpres\u00ebs, forcimin e besimit tek zoti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, kalimin nga e p\u00ebrkohshmja n\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshmen dhe \u00e7lirimin e njer\u00ebzve nga m\u00ebkati.<\/p>\n<p>Kur i referohemi traditave n\u00eb lidhje me Pashk\u00ebn n\u00eb mendje na vjen veza e kuqe. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7ori karakteristike e k\u00ebsaj feste. Veza simbolizon jet\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe e p\u00ebrgjumur brenda l\u00ebvozhg\u00ebs s\u00eb saj, nd\u00ebrsa ngjyra e kuqe e vez\u00ebve simbolizon sakrific\u00ebn dhe n\u00eb rastin konkret, sakrific\u00ebn e Krishtit, simbolik\u00eb e fitores, g\u00ebzimit dhe jet\u00ebs. Ngjyra e kuqe paraqet forc\u00ebn dhe fuqin\u00eb e per\u00ebndis\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh n\u00eb kryq p\u00ebr shp\u00ebtimin e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebshtu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shp\u00ebtimin.Veza e Pashk\u00ebve \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr, aq sa edhe vet\u00eb Krisht\u00ebrimi dhe kisha e ka pranuar n\u00eb tradit\u00ebn dhe n\u00eb praktik\u00ebn e saj si simbol i Ringjalljes s\u00eb Krishtit.Krishter\u00ebt e par\u00eb dhe bashk\u00ebkoh\u00ebs s\u00eb apostujve filluan t\u00eb ngjyrosin vez\u00eb dhe t\u2019i dhurojn\u00eb p\u00ebr Pashk\u00eb, duke p\u00ebrsh\u00ebndetur g\u00ebzuesh\u00ebm \u2018Krishti u Ngjall\u2019!<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb: \u2018V\u00ebrtet u Ngjall\u2019!Pjes\u00eb tjet\u00ebr e tradit\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebve \u00ebsht\u00eb buka e pashk\u00ebs, ku vendoset veza e kuqe n\u00eb mes, e cila duke qen\u00eb e \u00ebmb\u00ebl shpreh kuptimin e \u00ebmb\u00eblsis\u00eb dhe lumturis\u00eb, t\u00eb cilat i p\u00ebrmbajn\u00eb fjal\u00ebt e Zotit dhe lutjet e besimtar\u00ebve. Fjala Pashk\u00eb shoq\u00ebrohet me fjal\u00ebn e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar drit\u00ebn q\u00eb del nga varri i Krishtit. Madje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar ndritshm\u00ebrin\u00eb e Pashk\u00ebs besimtar\u00ebt marrin me an\u00eb t\u00eb llambadave t\u00eb zbukuruara drit\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn klerik\u00ebt e marrin nga flaka e kandilit t\u00eb pashuar t\u00eb Tryez\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, e cila simbolizon varrin e Krishtit t\u00eb ngjallur dhe e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, duke b\u00ebr\u00eb kryqin n\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb dhe duke e mbajtur k\u00ebt\u00eb flak\u00eb t\u00eb pashuar p\u00ebr 40 dit\u00eb. Marrja e flak\u00ebs nga Tryeza e Shenjt\u00eb q\u00eb ju jepet besimtar\u00ebve simbolizon flak\u00ebn q\u00eb del \u00e7do vit nga varri i Krishtit n\u00eb Jeruzalem dit\u00ebn e Pashk\u00ebve Orthodhokse, flak\u00eb e cila merret dhe shp\u00ebrndahet n\u00ebp\u00ebr kisha t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb pjes\u00eb e tryez\u00ebs s\u00eb festimit t\u00eb Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb mishi i qingjit, duke simbolizuar Krishtin, i cili si qingj erdhi n\u00eb therrore, duke u sakrifikuar p\u00ebr m\u00ebkatet e njer\u00ebzve (Ungjilli sipas Joanit 1:29, Letra I-r\u00eb e Petrit, Zbulesa 5:6). Atmosfer\u00ebn e Pashk\u00ebs besimtar\u00ebt e shprehin duke uruar \u201cG\u00ebzuar p\u00ebr shum\u00eb vjet Pashk\u00ebt\u201d, por ajo q\u00eb shpreh m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebn e periudh\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndejta \u201cKrishti u ngjall\u201d dhe si p\u00ebrgjigje ka \u201cV\u00ebrtet u ngjall\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin kremtuan n\u00eb mesnat\u00eb ngjalljen e Krishtit n\u00eb mesh\u00ebn e pashk\u00ebve, dita m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kalendarin festiv t\u00eb krishter\u00eb. T\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb fest\u00ebn e pashk\u00ebs kremtojn\u00eb ringjalljen e Krishtit, moment ky q\u00eb simbolizon rilindjen e shpres\u00ebs, forcimin e besimit tek zoti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, kalimin nga e p\u00ebrkohshmja n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-81275","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81275\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}