{"id":82203,"date":"2019-05-02T20:40:02","date_gmt":"2019-05-02T18:40:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=82203"},"modified":"2019-05-02T16:04:46","modified_gmt":"2019-05-02T14:04:46","slug":"thaci-nese-sarrijme-marreveshje-kete-vit-e-humbim-nje-dekade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/thaci-nese-sarrijme-marreveshje-kete-vit-e-humbim-nje-dekade\/","title":{"rendered":"Tha\u00e7i: N\u00ebse s&#8217;arrijm\u00eb marr\u00ebveshje k\u00ebt\u00eb vit, e humbim nj\u00eb dekad\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, thot\u00eb se tarifa e vendosur p\u00ebr produktet me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do t\u00eb hiqet. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, presidenti Tha\u00e7i foli edhe p\u00ebr Samitin e Berlinit, q\u00eb sipas tij, nuk ka nxjerr\u00eb ndonj\u00eb konkluzion t\u00eb qart\u00eb, derisa kritikoi s\u00ebrish Bashkimin Evropian p\u00ebr mosunitet. Nd\u00ebrkaq, rolin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb procesin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi, e sheh si t\u00eb pashmangsh\u00ebm. Tha\u00e7i tha se \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, por \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, duhet t\u2019i bashk\u00ebngjitet territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: President Tha\u00e7i, pas Samitit t\u00eb Berlinit ju nuk ishit shum\u00eb optimist se do t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje pozitive n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb dhe arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale. Ku aktualisht q\u00ebndrojn\u00eb pengesat kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Un\u00eb them q\u00eb takimi (Samiti) i Berlinit, nuk ka nxjerr\u00eb ndonj\u00eb konkluzion t\u00eb qart\u00eb, nd\u00ebrsa jam optimist se n\u00eb Paris, mund t\u00eb kemi nj\u00eb qart\u00ebsi dhe nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re t\u00eb angazhimeve p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb mund\u00ebsie p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e dialogut mes shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ligj\u00ebrisht obliguese, q\u00eb mbyllen t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura me mes shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, dhe q\u00eb rezulton me njohje reciproke.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: E shihni si vazhdim t\u00eb procesit t\u00eb dialogut apo fillim t\u00eb ri?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: E shoh si dinamik\u00eb t\u00eb re n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kornizave t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Bashkimit Evropian dhe zonj\u00ebs (Federica) Mogherini, por tash me prezenc\u00ebn edhe t\u00eb kancelares (Angela)Merkel dhe presidentit (Emmanuel) Macron. Shoh nj\u00eb koncept dhe vizion interesant dhe kreativ nga presidenti Macron, dhe prandaj besoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb konsultim shtes\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb Kuintit, mes Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Britanis\u00eb, Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs dhe Italis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb unike n\u00eb pozicion e tyre, karshi dialogut Kosov\u00eb-Serbi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb ky unitet edhe n\u00eb shoq\u00ebri, edhe n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb Serbi dhe t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb pranueshme p\u00ebr pal\u00ebt, por edhe t\u00eb zbatueshme n\u00eb terren.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Nuk i kursyet nga kritikat as BE-n\u00eb dhe vendet e Kuintit. A n\u00ebnkupton kjo q\u00eb procesi nuk \u00ebsht\u00eb duke u udh\u00ebhequr si duhet?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Definitivisht, n\u00eb Berlin \u00ebsht\u00eb treguar edhe nj\u00ebher\u00eb se sa e dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb Evropa dhe se sa jo unik \u00ebsht\u00eb Bashkimi Evropian dhe \u00e7far\u00eb paqart\u00ebsie kan\u00eb mes veti lider\u00ebt e vendeve p\u00ebrkat\u00ebse. Ishte nj\u00eb vullnet i mir\u00eb i kancelares Merkel, por jo rezultativ.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Keni p\u00ebrmendur edhe rolin e SHBA-s\u00eb n\u00eb proces si t\u00eb pashmangsh\u00ebm p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes. N\u00eb \u00e7far\u00eb kuptimi keni menduar, marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb Uashingtoni disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se e mb\u00ebshtet\u00eb procesin q\u00eb udh\u00ebhiqet nga BE-ja?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: N\u00eb kuptimin e rolit vendimtar dhe historik t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kur ka arritur paqen n\u00eb Dejton p\u00ebr Bosnje Hercegovin\u00ebn, marr\u00ebveshjen n\u00eb Rambuje p\u00ebr Kosov\u00eb, e gjithashtu kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebveshjen n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por edhe marr\u00ebveshjen n\u00eb Kon\u00e7ul. Prandaj, e ritheksoj edhe sot, dhe jo rast\u00ebsisht kam diskutuar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Berlin rreth dy or\u00eb para takimit n\u00eb Berlin, se roli i SHBA-s\u00eb edhe n\u00eb procesin aktual, at\u00eb t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje pa rolin dinamik dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>E them k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr arsye se presidenti (Donald) Trump, ka qen\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb mesazhet e tij dhe formula e gjetjes s\u00eb zgjidhjes p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare Kosov\u00eb-Serbi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb substanc\u00ebn dhe korniz\u00ebn e letrave t\u00eb presidentin Trump.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Ju keni p\u00ebrmendur n\u00eb shum\u00eb raste edhe iden\u00eb e korrigjimit t\u00eb kufirit, si pjes\u00eb t\u00eb negociatave, por nuk keni marr\u00eb mb\u00ebshtetje, sidomos n\u00eb Prishtin\u00eb, e s\u00eb fundit edhe n\u00eb Samitin e Berlinit. P\u00ebr \u00e7far\u00eb korrigjimi angazhoheni ju?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Un\u00eb gjithmon\u00eb kam qen\u00eb kund\u00ebr dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem gjithmon\u00eb kund\u00ebr shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve sepse \u00ebsht\u00eb pazar dhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk do ta lejoj q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb. Kam qen\u00eb, jam dhe do t\u00eb vazhdoj t\u00eb mbes fuqish\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb korrigjimit t\u00eb padrejt\u00ebsive historike n\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc. Punoj fuqish\u00ebm q\u00eb ajo pjes\u00eb e Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujoncit q\u00eb t\u2019i bashk\u00ebngjitet territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb kam prezantuar edhe n\u00eb Samitin e Berlinit, por Samiti i Berlinit nuk ka sjell ndonj\u00eb ide t\u00eb re, por nuk i ka mbyllur asnj\u00eb ide t\u00eb diskutuar deri m\u00eb tani, pra edhe at\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Medvegj\u00ebs dhe Bujanocit.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00ebse ju do t\u00eb k\u00ebrkoni q\u00eb Presheva, Medvegja e Bujanoci t\u2019i takojn\u00eb Kosov\u00ebs, a nuk i hap\u00eb kjo rrug\u00eb edhe Serbis\u00eb q\u00eb ta k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb Kosov\u00ebs, si veriu p\u00ebr shembull?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i:<\/strong>\u00a0Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, mund dhe do t\u00eb luftoj q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me territorin aktual t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke mos e cenuar asnj\u00eb centimet\u00ebr t\u00eb territorit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, kam theksuar edhe n\u00eb Berlin se nuk do t\u00eb lejojm\u00eb asnj\u00eb ide p\u00ebr ndonj\u00eb sovranitet t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, apo ndonj\u00eb ide p\u00ebr ndonj\u00eb Asociacion me elemente ekzekutive t\u00eb modelit t\u00eb Republik\u00ebs Serbe, sepse kjo n\u00ebnkupton ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs, sikund\u00ebr q\u00eb nuk do t\u00eb lejojm\u00eb ndonj\u00eb model gjermano-gjerman.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: President, t\u2019i kthehemi taks\u00ebs t\u00eb vendosur nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr mallrat nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina. A mund t\u00eb vazhdojn\u00eb negociatat pa heqjen e k\u00ebsaj takse?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Takimi i Berlinit, \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb n\u00eb fund me iniciativ\u00ebn e presidentit (Emmanuel) Macron, me pajtueshm\u00ebrin\u00eb time, por edhe t\u00eb presidentit (Aleksandar) Vu\u00e7iq, jemi dakorduar t\u00eb ndodh\u00eb takimi i Parisit. Taksa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka legjitime dhe e drejt\u00eb nga ana e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj edhe do t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb kusht\u00ebzohet nga Serbia.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: M\u00eb her\u00ebt edhe ju e keni kund\u00ebrshtuar taks\u00ebn, keni k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqet ose t\u00eb pezullohet?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: \u00cbsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e kulluar nga kushdo q\u00eb e ka prezantuar se un\u00eb e kam refuzuar taks\u00ebn dhe merrni deklaratat e mija, nj\u00eb nga nj\u00eb, nga dita e par\u00eb, nga momenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar nga zoti (Enver) Hoxhaj p\u00ebr 10 p\u00ebr qind, e kam mb\u00ebshtetur dhe n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar nga kryeparlamentari (Kadri) Veseli n\u00eb 100 p\u00ebr qind, e kam mb\u00ebshtetur. Taksa \u00ebsht\u00eb vendim legjitim dhe i drejt\u00eb dhe do t\u00eb mbetet. P\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera, ka deklarime t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar dhe mashtrues.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00ebse taksa nuk hiqet nga Qeveria e Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkojn\u00eb edhe vendet aleate t\u00eb Kosov\u00ebs, a duhet t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Taksa nuk hiqet dhe nuk nd\u00ebrlidhet fare me zgjedhje. N\u00ebse partner\u00ebt e koalicionit humbin shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, apo n\u00ebse nuk e konstatojn\u00eb q\u00eb e kan\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, natyrisht se vendi mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje, nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebndet p\u00ebr demokracin\u00eb dhe un\u00eb u kam d\u00ebrguar mesazh edhe partner\u00ebve t\u00eb koalicionit se duhet ta ruajn\u00eb shumic\u00ebn, p\u00ebrndryshe vendi nuk mund t\u00eb mbetet i paralizuar me qeverisje t\u00eb minoranc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Do t\u00eb thot\u00eb, ju jeni q\u00eb t\u00eb mos hiqet taksa edhe pse ka pasur presion nga vendet mike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb taksa t\u00eb hiqet.<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Asnj\u00eb presion nuk kam pasur n\u00eb Berlin, asnj\u00eb takim p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs. T\u00eb gjitha kan\u00eb qen\u00eb improvizime, aktruese p\u00ebr poen\u00eb politik\u00eb. Askush nuk ka pasur ndonj\u00eb presion.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: Ka edhe nj\u00eb Ekip negociator n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb ka hartuar Platform\u00ebn p\u00ebr dialogun, t\u00eb cil\u00ebn e ka miratuar edhe Kuvendi. Do t\u00eb jeni ju apo ky ekip q\u00eb do ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb negociatave?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Kosova do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar me bart\u00ebsit e institucioneve, legjitimitet dhe legalitet q\u00eb del ky nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, por edhe nga vullneti i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, mandati kushtetues dhe ligjor, por do t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrfshirje edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb Ekipit t\u00eb unitetit. Pra, do t\u00eb jemi bart\u00ebsit e institucioneve, por do t\u00eb jen\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka do t\u2019i informoj\u00eb sot dhe nes\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb, ku do t\u00eb jet\u00eb edhe opozita.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb<\/strong>: N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi zoti Tha\u00e7i, a prisni q\u00eb Kosova dhe Serbia sivjet t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje?<\/p>\n<p><strong>Hashim Tha\u00e7i<\/strong>: Un\u00eb shpresoj q\u00eb po, n\u00ebse jo do t\u00eb humbim dekad\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, thot\u00eb se tarifa e vendosur p\u00ebr produktet me origjin\u00eb nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do t\u00eb hiqet. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, presidenti Tha\u00e7i foli edhe p\u00ebr Samitin e Berlinit, q\u00eb sipas tij, nuk ka nxjerr\u00eb ndonj\u00eb konkluzion t\u00eb qart\u00eb, derisa kritikoi s\u00ebrish Bashkimin Evropian [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69702,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82203","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82203"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82203\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}