{"id":82481,"date":"2019-05-04T14:59:19","date_gmt":"2019-05-04T12:59:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=82481"},"modified":"2019-05-04T14:59:19","modified_gmt":"2019-05-04T12:59:19","slug":"sfidat-e-sigurise-ne-rajon-bushati-llojet-e-konfliktit-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sfidat-e-sigurise-ne-rajon-bushati-llojet-e-konfliktit-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Sfidat e siguris\u00eb n\u00eb rajon, Bushati: Llojet e konfliktit n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm Ditmir Bushati zhvilloi nj\u00eb bised\u00eb me student\u00eb dhe pedagog\u00eb mbi sfidat e siguris\u00eb n\u00eb rajon: \u201cA \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor nj\u00eb rajon n\u00eb kuptimin politik, ekonomik dhe t\u00eb siguris\u00eb?\u201d. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Bushati u ndal tek sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot rajoni, llojet e konflikteve dhe mund\u00ebsit\u00eb sesi ato mund t\u00eb adresohen.<\/p>\n<p>\u201cNatyra e par\u00eb e mosmarr\u00ebveshjeve e ka origjin\u00ebn tek Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me Greqin\u00eb. Ju duhet ta dini q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, ende ka nj\u00eb ligj lufte n\u00eb fuqi n\u00eb Greqi, p\u00ebrkundrejt Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb ligj lufte q\u00eb Greqia e vendosi gjat\u00eb luft\u00ebs italo-greke, ndaj Italis\u00eb po me efekte dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb ligj lufte i shfuqizuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebrkundrejt Italis\u00eb, por i pashfuqizuar ende ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb ligj lufte i cili sjell pasoja juridike n\u00eb raportet, jo thjesht mes dy vendeve tona, por dhe mes personave fizik\u00eb dhe juridik\u00eb. Origjina e mosmarr\u00ebveshjeve historike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb e ka filles\u00ebn pik\u00ebrisht tek ligji i luft\u00ebs dhe t\u00eb gjitha aktet q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Natyra e dyt\u00eb, apo mosmarr\u00ebveshjet e nj\u00eb kategorie tjet\u00ebr, jan\u00eb mosmarr\u00ebveshjet q\u00eb e kan\u00eb origjin\u00ebn te shp\u00ebrb\u00ebrja e ish-Jugosllavis\u00eb. Sot e k\u00ebsaj dite Sllovenia me Kroacin\u00eb ende nuk e kan\u00eb p\u00ebrmbyllur mosmarr\u00ebveshjet q\u00eb kan\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje kufitare. Kroacia me Malin e Zi gjithashtu, e p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Natyra e tret\u00eb e konflikteve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me subjektivitetin juridiko-nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kemi rastin e Kosov\u00ebs q\u00eb nuk njihet nga Serbia, nuk njihet nga Bosnja-Hercegovina dhe natyrisht Kosova ka nj\u00eb deficit p\u00ebrsa i p\u00ebrket subjektivitetit juridiko-nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por kemi dhe rastin e Bosnje-Hercegovin\u00ebs. Pavar\u00ebsisht se Dejtoni i vuri nj\u00eb lloj kapaku konfliktit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb, ende sot e k\u00ebsaj dite kemi nj\u00eb diskutim shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb lidhur me funksionalitetin e Bosnje-Hercegovin\u00ebs dhe kemi pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e Dejtonit apo me krijimin e mund\u00ebsive apo hap\u00ebsirave q\u00eb Dejtoni do t\u2019i jepte Bosnjes p\u00ebr avancimin n\u00eb strukturat euroatlantike\u201d, n\u00ebnvizoi ai.<\/p>\n<p>Bushati u ndal tek diferenca mes dialogut Shqip\u00ebri-Greqi dhe diskutimit mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria dhe Greqia e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Shqip\u00ebria dhe Greqia jan\u00eb t\u00eb dyja subjekte t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jan\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb OKB-s\u00eb. Shqip\u00ebria dhe Greqia kan\u00eb nj\u00eb protokoll t\u00eb Firences q\u00eb p\u00ebrcakton pik\u00ebn e nisjes se ku pal\u00ebt dhe se si pal\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb delimitimin e hap\u00ebsir\u00ebs detare. Shqip\u00ebria dhe Greqia jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb mbi t\u00eb drejt\u00ebn e detit, unclos-it, e cila e p\u00ebrcakton qart\u00eb metodat q\u00eb shtetet mund t\u00eb zgjedhin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. M\u00eb pas kombinimi i k\u00ebtyre metodave n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrzgjidhen k\u00ebto metoda jep dhe rezultatin final n\u00eb praktik.<\/p>\n<p>Serbia dhe Kosova nuk e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OKB-s\u00eb, nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fuqi e pesh\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket subjektivitetit juridiko-nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe \u00e7do lloj procesi q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i natyrsh\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket delimitimit t\u00eb kufijve, ndon\u00ebse kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb dhe kufijt\u00eb detar\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre t\u00eb ndryshme, mund dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm pasi dy shtetet e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pranojn\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb disa parime t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb dy shtetet. Prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kur ne analizojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si konflikte t\u00eb ndryshme mund t\u00eb kthehen n\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr paqe, stabilitet dhe prosperitet t\u00eb kemi parasysh faktet e mir\u00ebnjohura, qoft\u00eb n\u00eb aspektin historik por dhe ato q\u00eb na ofron me shumic\u00eb e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, p\u00ebrfundoi ish- shefi i diplomacis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>I pyetur nga student\u00ebt mbi debatin p\u00ebr ndryshimin t\u00eb kufijve Bushati tha; \u201cUn\u00eb b\u00ebj pjes\u00eb tek ajo kategori njer\u00ebzish q\u00eb nuk e shoh as zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe as zhvillimin e Kosov\u00ebs dhe as zhvillimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb rajon n\u00eb kurriz t\u00eb nj\u00eb populli apo kombi tjet\u00ebr. Por nga ana tjet\u00ebr gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb pak nga \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u00e7ka mendon Serbia apo rehabilitimi i Serbis\u00eb n\u00eb Ballkan, apo rehabilitimi i Serbis\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mendoj se ne si Shqip\u00ebri na takon t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim parimor p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. K\u00ebtu ka diplomat\u00eb q\u00eb kan\u00eb punuar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit dhe mund ta d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po them, p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare pavar\u00ebsisht kush ka qeverisur ka qen\u00eb nj\u00eb konstante respektimi i integritetit territorial t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb dikurshme apo Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut sot. Q\u00eb k\u00ebshtu nuk besoj se mund t\u00eb ket\u00eb politikan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos respektoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk mendoj se do t\u00eb ket\u00eb njeri kurajo n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb apikoj\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb politika shqiptare ka aplikuar p\u00ebr 30 vjet me fqinjin tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot Maqedonia e Veriut. Kur thash\u00eb q\u00eb nuk e pres edhe n\u00eb planin personal q\u00eb avancimi i Shqip\u00ebris\u00eb, i Kosov\u00ebs apo shqiptar\u00ebve t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb Serbis\u00eb apo nj\u00eb kombi tjet\u00ebr, besoj se e ardhmja nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, dhe Serbia dhe Kosova kan\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin shum\u00eb\u00e7ka. Mund t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, mund t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjellt\u00eb t\u00eb diplomave dhe patentave, mund t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb humburit gjat\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr viktimat e luft\u00ebs, mund t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb karakterit ekonomik dhe tregtar, mund t\u00eb diskutojn\u00eb p\u00ebr programe t\u00eb cilat synojn\u00eb pajtimin nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Pra, foksui i gjith\u00eb k\u00ebtij procesi n\u00eb gjykimin tim duhet t\u00eb jet\u00eb individi, qytetari europian, pav\u00ebrsisht n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb i Kosov\u00ebs, n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb i Serbis\u00eb apo nes\u00ebr pasnes\u00ebr,i nj\u00eb vendi tjet\u00ebr dhe jo tendenca p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje t\u00eb shekullit t\u00eb 19 si receta p\u00ebr shekullin e 21\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Jasht\u00ebm Ditmir Bushati zhvilloi nj\u00eb bised\u00eb me student\u00eb dhe pedagog\u00eb mbi sfidat e siguris\u00eb n\u00eb rajon: \u201cA \u00ebsht\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor nj\u00eb rajon n\u00eb kuptimin politik, ekonomik dhe t\u00eb siguris\u00eb?\u201d. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Bushati u ndal tek sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sot rajoni, llojet e konflikteve dhe mund\u00ebsit\u00eb sesi ato mund t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":62001,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82481","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}