{"id":82966,"date":"2019-05-08T14:47:14","date_gmt":"2019-05-08T12:47:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=82966"},"modified":"2019-05-08T14:47:14","modified_gmt":"2019-05-08T12:47:14","slug":"basha-nga-11-maji-do-varen-15-vitet-e-ardhshme-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-nga-11-maji-do-varen-15-vitet-e-ardhshme-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Basha: Nga 11 Maji do varen 15 vitet e ardhshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD-s\u00eb, Lulzim Basha u takua sot me demokrat\u00eb n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, ku dha disa mesazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr protest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb 11 Majit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr kauz\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, p\u00ebr alternativ\u00ebn e PD.<\/p>\n<p>\u201cNga vendosm\u00ebria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kjo betej\u00eb. N\u00eb k\u00ebto jav\u00eb q\u00eb vijn\u00eb, duke nisur nga 11 maji, do t\u00eb varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d,- tha ai.<\/p>\n<p>\u201c100 milion\u00eb euro n\u00eb vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjal\u00ebn para Zotit, asnj\u00eb cent m\u00eb pak nuk do t\u00eb jap\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr fermer\u00ebt e saj me qeverisjen e Partis\u00eb Demokratike\u201d,- premtoi Basha nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se tha q\u00eb pa opozit\u00ebn s\u2019do ket\u00eb zgjedhje, kryedemokrati Basha u shpreh se demokrat\u00ebt nuk e l\u00ebshojn\u00eb Bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. \u201cJu them sot n\u00eb emrin tuaj e n\u00eb emrin tim, as mos e \u00e7oni n\u00eb mend Bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. Fitore\u201d.<\/p>\n<p><strong>FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA NE VAUN E DEJ\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj nga zemra lidershipin e demokrat\u00ebve t\u00eb mbledhur k\u00ebtu n\u00eb sall\u00eb duke nisur padyshim me kryetarin e deg\u00ebs me z.Bushati, q\u00eb me men\u00e7uri, me vendosm\u00ebri, fjal\u00ebpak por pun\u00eb shum\u00eb ka ditur t\u2019i jap\u00eb k\u00ebsaj dege t\u00eb re me organizim, tiparet e nj\u00eb prej deg\u00ebve me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb energji dhe me m\u00eb shum\u00eb kontribut n\u00eb betejat e shumta q\u00eb kemi luftuar k\u00ebto vite sup m\u00eb sup me nj\u00ebri-tjetrin. Mir\u00ebnjohja ime p\u00ebr ju, mir\u00ebnjohje p\u00ebr strukturat, mir\u00ebnjohje p\u00ebr demokrat\u00ebt, mir\u00ebnjohje p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb betej\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr liri, p\u00ebr demokraci, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa! Dhe kjo betej\u00eb do t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfundim, do t\u00eb ket\u00eb mposhtjen e tiranis\u00eb, largimin e qeveris\u00eb s\u00eb krimit, mposhtjen e kriminel\u00ebve q\u00eb jo rrall\u00ebher\u00eb por n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje jan\u00eb munduar t\u00eb imponohen kudo, ku me m\u00eb shum\u00eb e ku me m\u00eb pak sukses por k\u00ebtu fal\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb Vaut t\u00eb Dej\u00ebs iu ka hasur gjithmon\u00eb sharra n\u00eb gozhd\u00eb, e n\u00eb gozhd\u00eb do t\u2019u has\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e ka mision komb\u00ebtar t\u00eb mos e l\u00ebr\u00eb demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb bande hajdut\u00ebsh, kriminel\u00ebsh, p\u00ebrdhunuesish, trafikant\u00ebsh droge. Padyshim Partia Demokratike ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr standardin europian n\u00eb zgjedhje, n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb ndarjen dhe balancimin e pushteteve, n\u00eb konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb ekonomi. Padyshim Partia Demokratike do t\u2019i prij\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb transformuese kushtetuese, zgjedhore, politike. 30 vjet betej\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb student\u00ebt e dhjetorit dhe t\u00eb rinjt\u00eb e Dhjetorit \u201990. Nderim p\u00ebr betej\u00ebn tuaj! Por tani ju jap fjal\u00ebn se misioni im, i bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb mi, por edhe i brezit m\u00eb t\u00eb ri k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019i japim fund k\u00ebtij tranzicioni dhe t\u2019ua japim \u00ebndrr\u00ebn tuaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa, duke nisur me zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Pra, kur t\u00eb shkoni e t\u2019i ftoni n\u00eb protest\u00eb i thoni se ju ftojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb fisnike, p\u00ebr lirin\u00eb. Se njeriu pa lirin\u00eb s\u2019ka asgj\u00eb. Por ju ftojm\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb qeveri e cila do t\u2019ju kthej\u00eb dinjitetin, shpres\u00ebn dhe mir\u00ebqenien, 100 mln euro subvencione n\u00eb vit p\u00ebr fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb programi i Partis\u00eb Demokratike. Se akti yn\u00eb i par\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb fermer\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb subvencionet der\u00eb m\u00eb der\u00eb, blegtor m\u00eb blegtor, bujk m\u00eb bujk. 100 milion\u00eb euro n\u00eb vit, aq jep Maqedonia, as jep Kosova. Ju jap fjal\u00ebn para Zotit, asnj\u00eb cent m\u00eb pak nuk do t\u00eb jap\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr fermer\u00ebt e saj me qeverisjen e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Biznesi i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb shtylla kryesore e ekonomive t\u00eb vendeve si e jona. \u00cbsht\u00eb shtylla kryesore madje edhe e ekonomive si Italia. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, propozimi yn\u00eb p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl do t\u00eb b\u00ebhet realitet. Menj\u00ebher\u00eb i gjith\u00eb biznesi i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 140 milion\u00eb lek t\u00eb vjetra n\u00eb vit, do t\u00eb konsiderohet biznes i vog\u00ebl. Taksa e vetme, nj\u00eb taks\u00eb do t\u00eb paguaj\u00eb biznesi i vog\u00ebl. Lokale dhe q\u00ebndrore, nj\u00eb taks\u00eb vet\u00ebm z. Kryetar i Bashkis\u00eb. Nj\u00eb taks\u00eb vet\u00ebm. 0.5% t\u00eb xhiros vjetore dhe asnj\u00eb taks\u00eb tjet\u00ebr dhe kjo do t\u00eb shkoj\u00eb e gjitha p\u00ebr pushtetin vendor. Me pull\u00ebn fiskale t\u00eb vendosur tek dera, tek dritarja apo tek qepeni i hyrjes, do t\u00eb ndalohet me ligj hyrja n\u00eb premisat e biznesit t\u00eb vog\u00ebl \u00e7do taksidari, \u00e7do inspektori, \u00e7do pjestari t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore. Po u kap\u00ebn me at\u00eb pull\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se duke bler\u00eb, i pret burgu, i pret shkarkimi nga administrata. Horrori administrativ mbi biznesin e vog\u00ebl, terrori i taksidar\u00ebve mbi biznesin e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit kryesor\u00eb p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe ne do t\u2019i japim fund. Do ta \u00e7lirojm\u00eb dhe do t\u2019i japim oksigjen biznesit t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, student\u00ebt jan\u00eb e ardhmja e vendit. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb arsimi sot do t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria nes\u00ebr dhe mua nuk m\u00eb p\u00eblqen fare se \u00e7far\u00eb shoh sot. Zot na ruaj nqse Shqip\u00ebria nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb si \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb arsimi sot. Prandaj nd\u00ebrhyrja n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje prioritare. Prioriteti i t\u00eb gjith\u00eb prioriteteve. Qeveria e ardhshme e Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb dedikoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fondet e nevojshme p\u00ebr ta nxjerr\u00eb arsimin nga gjendja e kolapsit, p\u00ebr t\u00eb siguruar programet m\u00eb t\u00eb avancuara, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do f\u00ebmi shqiptar t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb anglishten, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb \u00e7do bir e bij\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron dhe ka kapacitetin p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb arsimin e lart\u00eb por mund\u00ebsit\u00eb nuk i ka familja p\u00ebr shkaqe ekonomike, t\u2019i jepen k\u00ebto mund\u00ebsi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye para kat\u00ebr dit\u00ebsh kemi zbuluar para pedagog\u00ebve shqiptar\u00eb, planin ton\u00eb p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, dyfishimin e buxhetit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb, subvencionimin e plot\u00eb t\u00eb tarifave p\u00ebr bachelor dhe master p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjet me t\u00eb ardhura n\u00ebn 640 mij\u00eb lek t\u00eb vjetra n\u00eb muaj q\u00eb jan\u00eb 90% e familjeve q\u00eb \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria q\u00eb e ka kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar, por jo kriminel\u00ebt, oligark\u00ebt dhe politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pushtetin me ta, do t\u00eb marr\u00eb fund. Koha ka ardhur dhe asnj\u00eb dit\u00eb nuk do t\u00eb vonoj\u00eb. Prej dit\u00ebs son\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pushtet, do t\u00eb vem\u00eb n\u00eb jet\u00eb planin ton\u00eb dhe n\u00eb n\u00eb fund t\u00eb 4 viteve t\u00eb para t\u00eb qeverisjes son\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb pension n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nuk ka njeri q\u00eb nuk e pranon se ne do t\u00eb shkojm\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakishme, qofshin k\u00ebta miq tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, qofshin k\u00ebta miq tan\u00eb politik\u00eb. Shqip\u00ebria do t\u00eb shkoj\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. Data \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pork a di\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa data, kushtet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakoshme. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb m\u00eb nj\u00eb 2017 t\u00eb dyt\u00eb. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb e nuk do t\u00eb pranojm\u00eb standard zgjedhore afrikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Asgj\u00eb m\u00eb pak se standardet e zgjedhjeve t\u00eb lira. Dhe, kushti I kushteve p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira \u00ebsht\u00eb qeveria tranzitore, pa Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevosjhme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masat q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb pak\u00ebrc\u00ebnuar, t\u00eb pashantazhuar, t\u00eb pabler\u00eb n\u00eb vullnetin etyre. Nga vendosm\u00ebria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi do t\u00eb p\u00ebrfurnoj\u00eb kjo betej\u00eb. N\u00eb k\u00ebto jav\u00eb q\u00eb vijn\u00eb, duke nisur nga 11 maji, do t\u00eb varen ndoshta 5, 10 apo 15 vitet e ardhshmet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jemi parti ne q\u00eb lind\u00ebm p\u00ebr kalkulime elektroale. Ne jemi parti q\u00eb lind\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb mssion komb\u00ebtar,ne jemi Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb rr\u00ebzuam Enver Hoxh\u00ebn dhe diktaturt\u00ebn e tij. Ne jemi partia q\u00eb do t;I jap\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb zgjedhje t\u00eb lir e demokratike dhe do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn e bblokuar t\u00eb integrimit europian. Ndaj, ju k\u00ebrko t\u00eb mos kursejm\u00eb asgj\u00eb k\u00ebto dit\u00eb ek\u00ebto jav\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb projektojm\u00eb bashkimin m\u00eb t\u00eb madh, vebdosm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditj\u00eb p\u00ebrfundimtare tiranis\u00eb s\u00eb krimit. Edhe nj\u00eb gj\u00eb ta keni fare t\u00eb qart\u00eb: zgjedhje m\u00eb 30 Qershor nuk ka p\u00ebr t\u00eb patur. Zgjedhje t\u00eb diktuara mga krimi nuk do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb asnj\u00eb cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aq m\u00eb pak n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs<\/p>\n<p>Kur t\u00eb vijn\u00eb zgjedhjet, q\u00eb ne do t\u2019i diktojm\u00eb bashk\u00eb dhe ne do t\u00eb synojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb edhe zgjedhjet parlamentare, edhe zgjedhjet lokale, ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb diksutojm\u00eb deri at\u00ebher\u00eb. Por nj\u00eb gj\u00eb e kemi t\u00eb sigurt\u00eb sot. Bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs nuk e dor\u00ebzojm\u00eb. Kurr\u00eb. Askujt. Askush mos ta mendoj\u00eb e askush t\u00eb mos guxoj\u00eb. Ju them sot n\u00eb emrin tuaj e n\u00eb emrin tim, as mos e \u00e7oni n\u00eb mend Bashkin\u00eb e Vaut t\u00eb Dej\u00ebs. Fitore!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD-s\u00eb, Lulzim Basha u takua sot me demokrat\u00eb n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, ku dha disa mesazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr protest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb 11 Majit n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr kauz\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, p\u00ebr alternativ\u00ebn e PD. \u201cNga vendosm\u00ebria juaj, nga qendresa juaj, nga forca juaj, nga kurajo juaj varet sesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":79183,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82966","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82966\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}