{"id":82975,"date":"2019-05-08T14:56:44","date_gmt":"2019-05-08T12:56:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=82975"},"modified":"2019-05-08T14:56:44","modified_gmt":"2019-05-08T12:56:44","slug":"u-shkarkua-nga-puna-ylli-dylgjeri-fiton-gjyqin-gjykata-rrezon-urdhrin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/u-shkarkua-nga-puna-ylli-dylgjeri-fiton-gjyqin-gjykata-rrezon-urdhrin-e-rames\/","title":{"rendered":"U shkarkua nga puna, Ylli Dylgjeri fiton gjyqin, gjykata rr\u00ebzon urdhrin e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Administrative ka rr\u00ebzuar sot vendimin p\u00ebr shkarkimin e Yllit Dylgjerit nga detyra n\u00eb Drejtorin\u00eb e Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Koncesioneve dhe PPP, n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave. Shkarkimi i Dylgjerit b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb opinionin publik, p\u00ebr shkak se ishte rasti i rrall\u00eb kur nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i administrat\u00ebs publike largohet nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb komenteve dhe q\u00ebndrimeve personale n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur sot, Ylli Manjani, avokat i Ylli Dylgjerit paraqiti argumentet ligjore se p\u00ebrse vendimi i shkarkimit ishte jo vet\u00ebm pa asnj\u00eb baz\u00eb ligjore, por edhe precedent\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe statusin e n\u00ebpun\u00ebsit civil. Ministria q\u00eb firmoi shkarkimin e Dylgjerit jepte si motiv komentet humoristike q\u00eb Dylgjeri ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Facebook kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe zv\/ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Gent Cakaj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme komentet n\u00eb rrjetet sociale Ministria i ka klasifikuar si\u00a0q\u00ebndrime n\u00eb media,\u00a0nd\u00ebrkoh\u00eb Facebook, Twitter, etj, nuk jan\u00eb media por adresa personale. Me t\u00eb nj\u00ebjtin argument q\u00eb shkrimet n\u00eb Facebook dhe rrjete sociale jan\u00eb q\u00ebndrime n\u00eb media, zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb edhe raste t\u00eb tjera, duke krijuar precedent\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb ndalojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Argumentet e avokatit Ylli Manjani n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur sot:<\/p>\n<p>E nderuar Gjyqtare!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyqsor k\u00ebrkuam p\u00ebrgjigjen e nj\u00eb pyetje themelore:<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb ligji q\u00eb ndalon N\u00ebpun\u00ebsin Civil t\u00eb b\u00ebj\u00eb humor n\u00eb faqen e tij\/saj\u00a0t\u00eb facebook, ligj t\u00eb cilin kemi shkelur me faj q\u00eb \u201ct\u00eb meritojm\u00eb\u201d largimin nga detyra?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pyetje kemi b\u00ebr\u00eb edhe para Komisionit t\u00eb Disiplin\u00ebs q\u00eb u ngrit sa hap e mbyll syte, krejt pa justifikim ligjor p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shkarkuar nga detyra dhe larguar nga Sh\u00ebrbimi Civil.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetje ne nuk e morr\u00ebm, as p\u00ebrgjat\u00eb procedimit disiplinor e as n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyqsor.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb mund p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Agjensis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Koncesioneve n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e DAP p\u00ebrmend\u00ebn si referenca ligjore nenet 42, 37.1 dhe 58.c si dhe nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme tek Kodi i Procedurave Administrative dhe akte n\u00ebn ligjore q\u00eb burojn\u00eb nga ligji i Sh\u00ebrbimit Civil.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb konkrete q\u00eb t\u00eb lidh\u00eb veprimet e mosveprimet e mia, si n\u00ebpun\u00ebs civil, me ndalimet apo disponimet e ndonj\u00eb neni konkret. Dhe n\u00eb fakt, nuk ka asnj\u00eb nen t\u00eb till\u00eb, ndaj dhe i mirkuptojm\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb dhe DAP n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, q\u00eb ndihen t\u00eb pasigurt\u00eb e t\u00eb paqart\u00eb n\u00eb interpretimet e tyre t\u00eb thata.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, nuk kuptoj dot, se si ka mund\u00ebsi q\u00eb ligji t\u00eb mos ndaloj\u00eb nj\u00eb vendimmarrje kaq arbitrare, pra t\u00eb m\u00eb largoj\u00eb nga sh\u00ebrbimi civil pa ligj?!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se duket e tep\u00ebrt t\u2019u marrim koh\u00ebn Tuaj t\u00eb \u00e7muar duke analizuar nenet 42,37.1 dhe 57.2.c t\u00eb ligjit p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsin Civil, \u00e7mojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb sjellim n\u00eb vemendje p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtyre neneve.<\/p>\n<p>I.Neni 42:<\/p>\n<p>Detyrimi i respektimit t\u00eb ligjit dhe formimit profesional<\/p>\n<p>N\u00ebpun\u00ebsi civil kryen me profesionaliz\u00ebm, paan\u00ebsi, pa diskriminim dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin detyrat e tij n\u00eb sh\u00ebrbimin civil.<br \/>\nN\u00ebpun\u00ebsi civil detyrohet t\u00eb respektoj\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe t\u00eb mbroj\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut, si dhe t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesit publik.<br \/>\nN\u00ebpun\u00ebsi civil ka detyrimin t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale n\u00ebp\u00ebrmjet formimit profesional dhe trajnimeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb financuara nga fondet publike.<\/p>\n<p>Nga leximi i v\u00ebmendsh\u00ebm i k\u00ebtij neni, i cituar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e DAP, nuk arrijm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb asnj\u00eb lidhje me shkeljen e pretenduar e aq m\u00eb pak me vendimin e marr\u00eb nga ana e Komisionit Disiplinor dhe m\u00eb tej e Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Sjell n\u00eb v\u00ebmendjen Tuaj se detyrat si Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Kon\u00e7ensioneve, i kam kryer me profesionaliz\u00ebm, paan\u00ebsi dhe padiskriminim. Thelbi i detyr\u00ebs sime ishte t\u00eb drejtoja Komisionin e Blerjeve t\u00eb vogla n\u00eb Axhenci, t\u00eb ushtroja detyr\u00ebn e N\u00ebpun\u00ebsit Zbatues, si dhe t\u00eb mbanim nj\u00eb Regjist\u00ebr t\u00eb Koncensioneve t\u00eb dh\u00ebna nga axhensit\u00eb shtet\u00ebrore. N\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebsaj detyre nuk kam patur asnj\u00eb her\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, e p\u00ebr asnj\u00eb arsye asnj\u00eb v\u00ebrejtje qoft\u00eb dhe me z\u00eb. ASNJ\u00cb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet e mia n\u00eb pun\u00eb kan\u00eb qen\u00eb maksimale nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ndaj nuk e kuptoj lidhjen e k\u00ebtij neni me vendimin q\u00eb ata kan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 37.1<\/p>\n<p>N\u00ebpun\u00ebsi civil ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprimtari politike jasht\u00eb orarit zyrtar. N\u00ebpun\u00ebsi civil nuk duhet t\u00eb shpreh\u00eb publikisht bindjet apo preferencat e tij politike.<\/p>\n<p>As n\u00eb Seanc\u00eb gjyqsore, e as p\u00ebrgjat\u00eb procedimit disiplinor, as p\u00ebrfaq\u00ebsuesit\u00a0 n\u00eb gjyq e as an\u00ebtar\u00ebt e komisionit Disiplinor, nuk qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb na tregojn\u00eb se cil\u00ebs an\u00eb politike i p\u00ebrkas un\u00eb, referuar mesazheve q\u00eb kishin printuar si shkak p\u00ebr fillimin disiplinor. K\u00ebto mesazhe jan\u00eb edhe n\u00eb dosjen gjyqsore.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, sepse si\u00e7 spjegova n\u00eb seanc\u00ebn gjyqsore n\u00eb faqen time n\u00eb facebook un\u00eb b\u00ebj humor, jo politik. Humori \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs sime private dhe n\u00eb rrethin e miqve t\u00eb mi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo i vog\u00ebl, un\u00eb njihem si njeri i batut\u00ebs dhe e humorit. Humori im nuk ka kursyer as pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e mi, t\u00eb cil\u00ebt, thuajse t\u00eb gjith\u00eb, m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe kan\u00eb ndar\u00eb me mua k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e humorit.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb k\u00ebrkosh n\u00eb humor bindje politike, \u00ebsht\u00eb pak e tep\u00ebrt. Pa dyshim, edhe un\u00eb nuk jam pa binjde politike, por asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb arsye nuk i kam ngat\u00ebrruar me detyr\u00ebn publike. Madje bindjet politike nuk i kam kursyer t\u2019i b\u00ebj pjes\u00eb edhe t\u00eb humorit, pa asnj\u00eb kompleks e asnj\u00eb sforcim.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ky nen q\u00eb t\u00eb zbatohet, k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto bindje t\u2019i b\u00ebsh publike. Si\u00e7 kam deklaruar edhe n\u00eb seanc\u00eb, n\u00ebn betim para ligjit, se p\u00ebrgjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyrave t\u00eb mia n\u00eb sh\u00ebrbimin civil q\u00eb prej vitit 2001, asnj\u00ebher\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb as shkrime n\u00eb gazeta, as intervista apo biseda televizive t\u00eb natyr\u00ebs politike. Pra nuk ka asnj\u00eb veprim timin q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb shprehje t\u00eb bindjeve t\u00eb mia publike n\u00eb media, si mjet i komunikimit masiv.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me vend t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen e gjykat\u00ebs se sot ka n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dalje publike n\u00eb media dhe mbrojn\u00eb partin\u00eb n\u00eb pushtet, ashtu si\u00e7 ka n\u00ebpun\u00ebs civil\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si komisioner\u00eb partiak\u00eb, an\u00ebtar\u00eb shtabesh elektorale dhe n\u00eb FB b\u00ebjn\u00eb \u00e7do dit\u00eb shared dhe deklarime politike t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa un\u00eb thjesht b\u00ebj humor dhe kjo quhet shprehje e an\u00ebsis\u00eb politike?! Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb lidhje t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 57.2.c<br \/>\nc) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrave funksionale;<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt referimi kryesor q\u00eb p\u00ebrmban akti i shkarkimit tim nga Sh\u00ebrbimi Civil. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kjo \u00ebsht\u00eb edhe prova themelore q\u00eb tregon se ministria nuk ka ndaj meje asnj\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr \u201cdetyr\u00ebn funksionale\u201d. Sepse po t\u00eb kishte, do t\u00eb duhej t\u00eb m\u00eb tregonte se \u00e7far\u00eb nga k\u00ebrkesat e p\u00ebrshkrimit t\u00eb pun\u00ebs nuk kreva n\u00eb pozicionin e Drejtorit?!<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrshkrimin e pun\u00ebs, n\u00eb detyrat funksionale, nuk thuhet askund q\u00eb ndalohet shkrimi n\u00eb FB. Aq m\u00eb pak t\u00eb thuhet se ndalohet t\u00eb b\u00ebsh humor.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb p\u00ebr cil\u00ebn detyr\u00eb funksionale flet ministria, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn paskam shkelur?! Detyra funksionale e \u00e7do n\u00ebpun\u00ebsi civil p\u00ebrcaktohet n\u00eb p\u00ebrshkrimin e pun\u00ebs, por edhe n\u00eb rregulloret e procedurat e sjelljes institucionale.<\/p>\n<p>Cil\u00ebn nga k\u00ebto k\u00ebrkesa kam shkelur?!<\/p>\n<p>Ministria dhe Axhencia ATRAKO, ende nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb na e thot\u00eb!<\/p>\n<p>Ndaj un\u00eb nuk shoh asnj\u00eb shkelje t\u00eb nenit 57.2.c, as i vet\u00ebm e as n\u00eb relacion me nenit 37.1 apo 42.1.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi im nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb kriterin e par\u00eb t\u00eb shkeljes disiplinore, pra shkeljen e ligjit. Sepse ende nuk ka nj\u00eb ligj t\u00eb shkelur apo t\u00eb anashkaluar nga ana ime.<\/p>\n<p>Kriteri tjet\u00ebr Faji, qart\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb i pamundur t\u00eb analizohet p\u00ebr sa koh\u00eb nuk kemi gjetur ende ligjin e shkelur.<\/p>\n<p>Gjithashtu analiza q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhej parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb nd\u00ebshkim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e tep\u00ebrt sepse duke mos patur nj\u00eb ligj konkret t\u00eb shkelur, masa e marr\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht pa vlere ligjore. As shkeljet e lehta, q\u00eb k\u00ebrkon neni 57, nuk do t\u00eb mund t\u00eb quheshin shkelje n\u00eb kushte kur nuk ka nj\u00eb ligj t\u00eb shkelur.<\/p>\n<p>Ndaj na lind e drejta t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb anullimin e menj\u00ebher\u00ebshme t\u00eb atij vendimi.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pretendimin e shfaqur n\u00eb senc\u00eb gjyqsore nga ana e P\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb DAP se \u201c Facebook \u00ebsht\u00eb media (media sociale) dhe per shkak t\u00eb shtrirjes s\u00eb gjer\u00eb quhet komunikim publik\u201d desha t\u00eb paraqes k\u00ebt\u00eb prap\u00ebsim:<\/p>\n<p>Ky argument \u00ebsht\u00eb sigurisht sekondar n\u00eb raport me faktin e pamohuesh\u00ebm tashm\u00eb, se kriteri themelor q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkelje disiplinore \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb shkelur. Ky nen apo ligj nuk u gjet nga askush, sepse nuk ekziston.<br \/>\nMegjithat\u00eb, faqja personale n\u00eb FB nuk \u00ebsht\u00eb mjet i komunikimit masiv, si\u00e7 jan\u00eb mediat vizive apo t\u00eb shkruara. K\u00ebto t\u00eb fundit n\u00eb definicion quhen mjete t\u00eb komunikimit masiv sepse i drejtohen nj\u00eb numri t\u00eb pakufizuar lexuesish. Nd\u00ebrsa Facebook \u00ebsh\u00eb rrjet social, i cili ndahet me miq virtual\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt regjistrohen dhe gjithmon\u00eb jan\u00eb me num\u00ebr t\u00eb kufizuar. Krahasimisht, nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb tregimi i nj\u00eb barcolete me miqt\u00eb t\u00eb njohur ose jo, me nj\u00eb ske\u00e7 apo parodi t\u00eb transmetuar n\u00eb televizor. Kjo \u00ebsht\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin.<br \/>\nFaqja ime nuk \u00ebsht\u00eb media sociale, si \u00ebsht\u00eb fjala bie ERTV. Sepse un\u00eb nuk jam as kryeminist\u00ebr as minist\u00ebr q\u00eb t\u00eb kem nevoj\u00eb t\u00eb marketoj politika apo vizione. Jam qytetar i thjesht\u00eb q\u00eb jetoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri me pun\u00ebn time, pun\u00eb e cila mu hoq padrejt\u00ebsisht.<br \/>\nFaqa ime e Facebook nuk \u00ebsht\u00eb as Portal Elektronik q\u00eb shp\u00ebrndan lajme e reklama. P\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb faqe n\u00eb FB, mjafton t\u00eb regjisrohesh n\u00eb serverin e FB, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb Portal duhet t\u00eb regjistrohesh, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb zyr\u00ebn e Tatimeve.<br \/>\nP\u00ebrmbajtja e humorit tim, mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur nga mjete t\u00eb komunikimit masiv, por kurr\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn apo qoft\u00eb dhe dijenin\u00eb time. Fakt \u00ebsht\u00eb se un\u00eb nuk kam as kontrat\u00eb dhe as p\u00ebrfitoj asgj\u00eb nga kjo veprimtari. Letra e Gazet\u00ebs Telegraf, e tregon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, proceduralisht nuk mund t\u00eb kishte filluar nj\u00eb procedur\u00eb disiplinore, aq m\u00eb pak t\u00eb ngrihej m\u00ebnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb komision disiplinor pa p\u00ebrcaktuar m\u00eb par\u00eb;<\/p>\n<p>Shkeljen ligjore,<br \/>\nLigjin e shkelur,<br \/>\nNatyr\u00ebn e shkeljes (e leht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb)<br \/>\nShkelje t\u00eb m\u00ebparshme,<br \/>\nVler\u00ebsim paraprak t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga k\u00ebto veprime nuk duket t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb, por u nxitua me thirrjen e nj\u00eb komsioni shpejt e shpejt. Aq shpejt e b\u00ebne saq\u00eb n\u00eb njoftimin zyrtar p\u00ebr fillimin e procedimit, nuk m\u00eb dhan\u00eb asnj\u00eb informacion. Letra madje kishte gabim edhe dat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj kjo procedur\u00eb q\u00eb nisi me ves t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ligjor duhet t\u00eb shfuqizohet q\u00eb n\u00eb fillimin t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, bazuar n\u00eb ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative k\u00ebrkoj;<\/p>\n<p>Shfuqizimin e vendimit 40\/10 dat\u00eb 13.03.2019 t\u00eb Komisionit Disiplinor.<br \/>\nRikthimin n\u00eb detyr\u00ebn publike si Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Axhencis\u00eb s\u00eb Kon\u00e7ensioneve.<br \/>\nDetyrimin e t\u00eb paditurit t\u00eb m\u00eb paguaj\u00eb pagat rregulisht nga muaji i par\u00eb i aktit t\u00eb shkarkimit e n\u00eb vijim, deri n\u00eb rikthimin tim n\u00eb detyr\u00eb.<br \/>\nPagesat e sigurimeve shoq\u00ebrore.<br \/>\nT\u2019i ngarkohen shpenzimet gjyqsore t\u00eb paditurit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Administrative ka rr\u00ebzuar sot vendimin p\u00ebr shkarkimin e Yllit Dylgjerit nga detyra n\u00eb Drejtorin\u00eb e Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Koncesioneve dhe PPP, n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave. Shkarkimi i Dylgjerit b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb opinionin publik, p\u00ebr shkak se ishte rasti i rrall\u00eb kur nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i administrat\u00ebs publike largohet nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb komenteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82975","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82975\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}