{"id":83126,"date":"2019-05-09T15:14:14","date_gmt":"2019-05-09T13:14:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=83126"},"modified":"2019-05-09T15:14:14","modified_gmt":"2019-05-09T13:14:14","slug":"samiti-i-brdo-brijunit-thirrje-be-te-konsideroje-zgjerimin-ne-ballkanin-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/samiti-i-brdo-brijunit-thirrje-be-te-konsideroje-zgjerimin-ne-ballkanin-perendimor\/","title":{"rendered":"Samiti i Brdo Brijunit: Thirrje BE t\u00eb konsideroj\u00eb zgjerimin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>Samiti i Brdo Brijunit i mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn thirrje BE q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb Zgjerimin e tij n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij takimi thuhet se vendet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar edhe m\u00eb tej proceset e dialogut dhe pajtimit n\u00eb rajon<\/p>\n<p><em>&#8220;I b\u00ebjm\u00eb thirrje Bashkimit Europian t\u00eb konsideroj\u00eb zgjerimin e tij n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi gjeopolitike, duke pasur parasysh se integrimi i plot\u00eb i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb sistemin europian t\u00eb vlerave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr vet\u00eb stabilitetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm europian. Kjo nuk p\u00ebrjashton detyrimin e vendeve kandidate p\u00ebr t\u00eb zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj vendeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb. Ne besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb reciprokisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb dhe prosperitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb Shteteve An\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, q\u00eb standardet t\u00eb respektohen dhe procesi i negociatave t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb fleksib\u00ebl si dhe m\u00eb i shpejt\u00eb.&#8221;<\/em><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundimet e Takimit t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Procesit t\u00eb Brdo-Brijunit<\/strong><\/p>\n<p><em>Ne, udh\u00ebheq\u00ebsit e Procesit t\u00eb Brdo-Brijuni, u takuam n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 9 maj 2019 n\u00eb prani t\u00eb miqve tan\u00eb, Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Polonis\u00eb Andrzej Duda dhe P\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme dhe Politik\u00ebn e Siguris\u00eb si dhe dhe N\u00ebnkryetaren e Komisionit Europian, Federica Mogherini.<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi njohur dhe pranuar se p\u00ebrparimi i sh\u00ebnuar deri m\u00eb tani, ka kontribuar n\u00eb konsolidimin e demokracis\u00eb, t\u00eb paqes, siguris\u00eb, stabilitetit, si dhe n\u00eb rritjen e bashk\u00ebpunimit rajonal.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne e mir\u00ebprit\u00ebm Marr\u00ebveshjen e fundit t\u00eb Presp\u00ebs dhe arrit\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundimin se nj\u00eb shembull i till\u00eb i hap rrug\u00ebn forcimit t\u00eb lidhjeve europiane dhe euroatlantike me rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/em><\/p>\n<p><em>Pranuam se ky moment pozitiv ka ngjallur optimiz\u00ebm t\u00eb ri sinergjik n\u00eb rajon, duke mbajtur parasysh perspektivat e tij europiane dhe euroatlantike, si objektiva ky\u00e7e strategjike.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr debatet e brendshme intensive q\u00eb po zhvillohen n\u00eb gjirin e Bashkimit Europian, n\u00eb kontekstin e BREX-it dhe t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme parlamentare europiane, ne mir\u00ebpresim p\u00ebrkushtimin e BE-s\u00eb p\u00ebrkundrejt rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe p\u00ebrmes proceseve t\u00eb Berlinit dhe Brdo-Brijunit, si dhe p\u00ebrmes takimit t\u00eb fundit t\u00eb mbajtur n\u00eb Berlin me nism\u00ebn e Kancelares gjermane, Angela Merkel si dhe t\u00eb Presidentit francez, Emmanuel Macron me krer\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb Kroacis\u00eb dhe t\u00eb Sllovenis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E p\u00ebrg\u00ebzuam Polonin\u00eb q\u00eb do t\u00eb mikpres\u00eb Samitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, duke konfirmuar se rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor mbetet p\u00ebrpar\u00ebsor n\u00eb krye t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu ne p\u00ebrg\u00ebzuam mb\u00ebshtetjen aktive t\u00eb Kroacis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj perspektiv\u00ebs europiane t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe angazhimin e tyre p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi rajonit gjat\u00eb Presidencave t\u00eb tyre t\u00eb ardhshme t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Europian, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2020 dhe n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2021.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrs\u00ebrit\u00ebm r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb zbatuar reformat ky\u00e7e, t\u00eb lidhura edhe me p\u00ebrparimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve nga rajoni, n\u00eb proceset e tyre p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb integrimit, me nj\u00eb qasje t\u00eb bazuar n\u00eb meritat e vendeve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne mb\u00ebshtesim q\u00ebndrimin e Bashkimit Europian se nj\u00eb nga kushtet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e nj\u00eb vendi aspirues \u00ebsht\u00eb zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve ende t\u00eb hapura dypal\u00ebshe me fqinj\u00ebt e vet. Do t\u00eb p\u00ebrpiqemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb dialogun dhe rritjen e besimit brenda rajonit q\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb. T\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e hapura do t\u00eb zgjidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, n\u00ebn frym\u00ebn e respektit dhe t\u00eb bashk\u00ebpunimit reciprok.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne theksojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb pozitive t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb, t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit dhe respektimin, mbrojtjen dhe p\u00ebrmbushjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb rajon si dhe zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve dypal\u00ebshe.<\/em><\/p>\n<p><em>I b\u00ebjm\u00eb thirrje Bashkimit Europian t\u00eb konsideroj\u00eb zgjerimin e tij n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi gjeopolitike, duke pasur parasysh se integrimi i plot\u00eb i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb sistemin europian t\u00eb vlerave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr vet\u00eb stabilitetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm europian. Kjo nuk p\u00ebrjashton detyrimin e vendeve kandidate p\u00ebr t\u00eb zbatuar standardet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj vendeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb. Ne besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb reciprokisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb dhe prosperitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe t\u00eb Shteteve An\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, q\u00eb standardet t\u00eb respektohen dhe procesi i negociatave t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb fleksib\u00ebl si dhe m\u00eb i shpejt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne rikthesuam se shk\u00ebmbimi i nd\u00ebrlidhjes brenda Ballkanit Per\u00ebndimor, si dhe midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, me instrumete n\u00eb rritje n\u00eb transport, energji dhe n\u00eb infrastruktur\u00ebn dixhitale, paraqet nj\u00eb interes strategjik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb si dhe nj\u00eb parakusht p\u00ebr rritjen ekonomike, konkurrenc\u00ebn dhe integrimin e plot\u00eb ekonomik brenda rajonit dhe me Bashkimin Europian gjithashtu.<\/em><\/p>\n<p><em>Ram\u00eb dakord mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar edhe m\u00eb tej proceset e dialogut dhe pajtimit n\u00eb rajon, bazuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, besimin si dhe aderimin n\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura deri m\u00eb tani, si dhe duke mbajtur parasysh ruajtjen e paqes, siguris\u00eb dhe begatis\u00eb s\u00eb brezave t\u00eb tanish\u00ebm e t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne biem dakord q\u00eb Sllovenia do t\u00eb jet\u00eb mikprit\u00ebsja e ardhshme e Takimit t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Procesit Brdo-Brijuni, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Samiti i Brdo Brijunit i mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb i b\u00ebn thirrje BE q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb Zgjerimin e tij n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb p\u00ebrfundimet e k\u00ebtij takimi thuhet se vendet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar edhe m\u00eb tej proceset e dialogut dhe pajtimit n\u00eb rajon &#8220;I b\u00ebjm\u00eb thirrje Bashkimit Europian t\u00eb konsideroj\u00eb zgjerimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":83127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83126","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}