{"id":84291,"date":"2019-05-16T16:55:48","date_gmt":"2019-05-16T14:55:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=84291"},"modified":"2019-05-16T16:55:48","modified_gmt":"2019-05-16T14:55:48","slug":"hahn-nje-pamje-thote-me-shume-se-njemije-fjale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/hahn-nje-pamje-thote-me-shume-se-njemije-fjale\/","title":{"rendered":"Hahn: Nj\u00eb pamje thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebmij\u00eb fjal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me Deutsche Welle-n, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, thot\u00eb se imazhi aktual i Shqip\u00ebris\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebson shum\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv pro negociatave. Ai deklaron se \u00ebsht\u00eb pro hapjes s\u00eb tyre por se e vendosin vendet an\u00ebtare. Ai b\u00ebn apel p\u00ebr dialog mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>DW: Zoti Hahn, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb para ca koh\u00ebsh e p\u00ebrshkruanit veten si zjarrfik\u00ebs dhe arkitekt t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shtun\u00ebn shp\u00ebrtheu zjarri. n\u00eb protest\u00eb Me cilat mjete do t\u00eb ofroheshit ju p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar gjendjen?<br \/>\nJohannes Hahn:\u00a0Un\u00eb e thash\u00eb k\u00ebt\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyetjeje p\u00ebr p\u00ebrshkrimin e detyr\u00ebs sime dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me vendet fqinje. Me k\u00ebt\u00eb doja t\u00eb thoja se nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i zhvilloj gj\u00ebrat nga ana konceptuale e nga ana tjet\u00ebr m\u00eb duhet t\u00eb jem edhe n\u00eb rajon me shpres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjidhur ndonj\u00eb problem akut. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe kjo vlen edhe p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, mendoj se \u00ebsht\u00eb perspektiva evropiane motivi kryesor dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim un\u00eb mund t\u2019i inkurajoj t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit politik\u00eb q\u00eb t\u2019i kthehen pun\u00ebs parlamentare. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e qeveris\u00eb q\u00eb t\u2019i afrohet opozit\u00ebs dhe detyr\u00eb e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrfshihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive, kritike por edhe t\u00eb angazhuar. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe me imazhin q\u00eb jep Shqip\u00ebria n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A do t\u00eb ndikoj\u00eb ky imazh mbi vendimin p\u00ebr negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit?<br \/>\nNatyrisht. Imazhi q\u00eb l\u00eb nj\u00eb vend ka ndikim shum\u00eb t\u00eb madh te vendimmarr\u00ebsit n\u00eb Bashkimin Evropian. K\u00ebta jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit dhe qytetari i thjesht\u00eb q\u00eb shikon pamjet e transmetuara n\u00eb televizion e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kuptoj\u00eb kur d\u00ebgjon se ky vend na qenka gati p\u00ebr t\u00eb filluar bisedimet e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Pra, edhe nj\u00eb her\u00eb apeli im p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe se dihet q\u00eb nj\u00eb pamje flet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebmij\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ministri i shtetit, Michael Roth, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle-n u shpreh pro hapjes s\u00eb negociatave q\u00eb n\u00eb qershor.<br \/>\nEdhe un\u00eb jam p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit ofrojn\u00eb pik\u00ebrisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikohet mbi zhvillimin e vendit n\u00eb aspektin evropian me katalogun e vlerave evropiane dhe prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb fillohet sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut gjendja duket m\u00eb premtuese se n\u00eb Shqip\u00ebri. A ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Maqedonia e Veriut t\u00eb trajtohet m\u00eb vete?<br \/>\nSynimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto vende t\u00eb trajtohen nj\u00ebherazi, sepse edhe raportet do t\u00eb vendosen nj\u00ebherazi. Por un\u00eb nuk mund ta parashikoj se si do t\u00eb vendosin vendet an\u00ebtare. Fakt \u00ebsht\u00eb se Maqedonia e Veriut ka kontribuar shum\u00eb dhe konkretisht, jo vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkesave tona, por edhe duke kap\u00ebrcyer grindjen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emrit, por edhe me kap\u00ebrcimin e konfliktit dypal\u00ebsh me Bullgarin\u00eb, Maqedonia e Veriut ka krijuar kushtet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb papritmas i vetmi vend n\u00eb rajon, q\u00eb nuk ka asnj\u00eb konflikt me fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra, kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse Shqip\u00ebria nuk arrin t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kompromis, mund t\u00eb \u00e7elen negociatat vet\u00ebm me Maqedonin\u00eb e Veriut?<br \/>\nNegociatat e zgjerimit jan\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb bazohen n\u00eb meritat dhe arritjet e secilit vend. Do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb vend do t\u00eb priste, sepse nj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk arrin rezultate.<\/p>\n<p>Kjo vlen n\u00eb parim. Natyrisht, do t\u00eb ishte ideale n\u00ebse t\u00eb gjashta vendet do t\u00eb hynin s\u00eb bashku. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb realiste. Por \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb angazhuar m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr kompromise, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb sjellin rezultate. K\u00ebta nuk duhet t\u00eb d\u00ebnohen tani meq\u00eb jan\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Po grupi parlamentar i CDU\/CSU-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, se nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb n\u00eb qershor dhe se n\u00eb fakt d\u00ebshiron ta shtyj\u00eb vendimin deri n\u00eb shtator. E biseduat dhe ju me ta, apo nuk jeni dor\u00ebzuar ende dhe po vazhdoni t\u00eb luftoni q\u00eb ta sillni \u00e7eljen e negociatave n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb qysh n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti?<\/p>\n<p>Ne n\u00eb Vjen\u00eb kemi nj\u00eb shprehje: Vet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr dor\u00ebzohet. Asgj\u00eb tjet\u00ebr. Prandaj edhe un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem deri n\u00eb momentin e fundit, q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb vendim. Ia vlen dhe ua kemi borxh partner\u00ebve tan\u00eb q\u00eb ta mbajm\u00eb fjal\u00ebn, kur ata i p\u00ebrmbushin kushtet q\u00eb ua kemi vendosur ne mbi baz\u00ebn e vendimeve t\u00eb marra nj\u00ebz\u00ebri nga t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut u fol tashm\u00eb gjer\u00eb e gjat\u00eb. M\u00eb 29 maj do t\u00eb dalin progres-raportet e t\u00eb gjitha vendeve. \u00c7far\u00eb do t\u00eb lexojm\u00eb aty p\u00ebr vendet e tjera?<br \/>\nShum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira, por edhe shum\u00eb gj\u00ebra kritike. Si\u00e7 ndodh r\u00ebndom me progres-raporte. Ka p\u00ebrparime aty k\u00ebtu, por ka edhe stanjacion. P\u00ebr shembull, te bisedat mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat kan\u00eb ngrir\u00eb prej disa muajsh. Shpresoj se tani do t\u00eb shkrijn\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb stin\u00ebs. Pra, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkoqur: se s\u00eb shpejti do t\u00eb fillojn\u00eb bisedimet. Edhe k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me perspektiv\u00ebn evropiane p\u00ebr t\u00eb dy vendet dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje obliguese nd\u00ebrmjet vendeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit bazamenti p\u00ebr perspektiv\u00ebn europiane.<\/p>\n<p>Zonja Merkel dhe Zoti Macron kan\u00eb nisur nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur k\u00ebto biseda. Cilat jan\u00eb mjetet m\u00eb efektive q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb Bashkimi Evropian p\u00ebr t\u2019i l\u00ebvizur t\u00eb dyja pal\u00ebt drejt kompromisit?<br \/>\nBesueshm\u00ebria. N\u00ebse \u00e7elim negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut \u2013 kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ato hyjn\u00eb nes\u00ebr n\u00eb BE, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces disavje\u00e7ar q\u00eb k\u00ebrkon edhe shum\u00eb p\u00ebrpjekje,- at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb joshja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt dhe kosovar\u00ebt q\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave. Sepse ajo q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb arrijn\u00eb ata nuk do t\u00eb pritet me duartrokitje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb asnj\u00eb vend. K\u00ebrkon guxim dhe kuraj\u00eb nga aktor\u00ebt veprues q\u00eb t\u00eb ulen n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb dhe t\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb kompromis, i cili do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb l\u00ebshime nga t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb rezultat p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Hyn k\u00ebtu edhe liberalizimi i vizave?<br \/>\nNuk lidhet drejtp\u00ebrdrejt me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por sa i p\u00ebrket besueshm\u00ebris\u00eb, po.<br \/>\nPresidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, \u00ebsht\u00eb i mendimit se pa SHBA-t\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb negociata t\u00eb suksesshme. E shihni dhe ju k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb dakordim i qart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar se si duhen b\u00ebr\u00eb k\u00ebto negociata. Natyrisht \u00ebsht\u00eb mir\u00eb n\u00ebse kemi mb\u00ebshtetje edhe nga aktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe kur bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb e bashkuar. SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme si mb\u00ebshtet\u00ebse, por struktura aktuale e negociatave, n\u00ebn drejtimin e P\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb Lart\u00eb, aktualisht Federica Mogherinit, \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme.<\/p>\n<p>Pyetja e fundit, p\u00ebr ju si \u201carkitekt\u201d i Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00ebse m\u00eb lejohet t\u2019i kthehem edhe nj\u00ebher\u00eb vet\u00ebp\u00ebrshkrimit t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb krye t\u00eb intervist\u00ebs. Vitin e kaluar ju e mb\u00ebshtet\u00ebt iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb Ballkan. E shihni ende si zgjidhje t\u00eb mundshme p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi-Kosov\u00eb?<br \/>\nUn\u00eb vet\u00ebm kam th\u00ebn\u00eb se kjo nuk duhet tabuizuar menj\u00ebher\u00eb. E sqarova menj\u00ebher\u00eb se zgjidhja q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs nuk duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kosto t\u00eb t\u00eb tret\u00ebve. Tani \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt t\u00eb flitet p\u00ebr zgjidhjet q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pyetje. Sepse marr\u00ebveshja q\u00eb do t\u00eb arrihet mes dy vendeve do t\u00eb jet\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Nj\u00eb vend qendror n\u00eb marr\u00ebveshje do ta z\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pakicave, sepse ka shum\u00eb serb\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe jo n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pra, marr\u00ebveshja do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb rebusi, t\u00eb cilat shpresojm\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb japin nj\u00eb panoram\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive me Deutsche Welle-n, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn, thot\u00eb se imazhi aktual i Shqip\u00ebris\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebson shum\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv pro negociatave. Ai deklaron se \u00ebsht\u00eb pro hapjes s\u00eb tyre por se e vendosin vendet an\u00ebtare. Ai b\u00ebn apel p\u00ebr dialog mes pal\u00ebve. DW: Zoti Hahn, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":66479,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84291","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84291","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84291"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84291\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}