{"id":84340,"date":"2019-05-17T15:24:19","date_gmt":"2019-05-17T13:24:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=84340"},"modified":"2019-05-17T15:24:19","modified_gmt":"2019-05-17T13:24:19","slug":"bamir-topi-bujari-punonjes-karburanti-nishani-je-burracak-e-qelepirxhi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bamir-topi-bujari-punonjes-karburanti-nishani-je-burracak-e-qelepirxhi\/","title":{"rendered":"Bamir Topi: Bujari punonj\u00ebs karburanti, Nishani: Je burracak e qelepirxhi"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook ish presidenti Bujar Nishani i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, Bamir Topi.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja duket se \u00ebsht\u00eb nxitur nga nj\u00eb pjes\u00eb e libri t\u00eb Topit i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tregonte si e kishte njohur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti dhe m\u00eb pas e kishte futur n\u00eb PD.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr Bujar Nishanin e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ndryshe. Nishani thot\u00eb se Bamir Topi nuk do mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dot deputet n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb ai q\u00eb t\u00eb ruante t\u00eb paprekur kutit\u00eb e votimit<\/p>\n<p>Nishani e quan Bamir Topin si njeriu me \u00a0tre karakteristika ; g\u00ebnjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.<\/p>\n<p><strong>Si u njoh\u00ebn Topi dhe Nishani<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij autobiografik me titull \u2018Nocturn\u201d (Kur arsyeja err\u00ebsohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rr\u00ebfen se si ka njohur ish-presidentin Bujar Nishanin.<\/p>\n<p>\u201cBujar Nishanin e kam njohur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb prilli t\u00eb vitit 2001. Pas mbledhjes s\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ku un\u00eb isha an\u00ebtar kryesie, po diskutohej ndarja e zonave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mbledhjes un\u00eb u caktova n\u00eb zon\u00ebn e Xhamllikut, ku p\u00ebrfshiheshin lagje me qytetar\u00eb autokton\u00eb, por edhe shum\u00eb t\u00eb ardhur, sidomos n\u00eb pallatet tek \u2018Varri i Bamit\u2019.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse zona ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas mbledhjes n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes shkova t\u00eb takoj mikun tim Veli Rada, i cili ishte koordinatori i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr zon\u00ebn.<\/p>\n<p>Vizita ime iu duk surpriz\u00eb dhe i shqet\u00ebsuar m\u00eb thot\u00eb: \u2018Haj\u00ebr ishalla\u2019. \u2013\u2018Jo, jo, s\u2019ka gj\u00eb, por erdha t\u00eb njoftoj se u caktova kandidat p\u00ebr deputet n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb\u2019. U g\u00ebzua pa mas\u00eb duke m\u00eb dh\u00ebn\u00eb kurajo se do ta fitonim gar\u00ebn. \u2013M\u00eb thuaj, Veli, ndonj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr ta vendosur kryetar t\u00eb qendr\u00ebs zgjedhore t\u00eb zon\u00ebs, \u2013 i thash\u00eb un\u00eb. \u2013Nuk e di, por ne kemi pasur disa oficer\u00eb n\u00eb lirim q\u00eb i merrnim p\u00ebr komision, -vazhdoi Veliu. \u2013A ke ndonj\u00eb num\u00ebr telefoni? \u2013e pyeta un\u00eb. \u2013Jo, \u2013 tha Veliu, \u2013 por kemi emrat e tyre dhe me sa di un\u00eb nj\u00ebri prej tyre, Bujar Nishani, punon n\u00eb zon\u00ebn e Plepave n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb karburant. \u2013Ok, \u2013 i thash po shkoj ta takoj. T\u00eb nes\u00ebrmen, s\u00eb bashku me Kujtim Merepez\u00ebn u nis\u00ebm drejt Durr\u00ebsit dhe n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti pran\u00eb Konvaleshenc\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes tek Shk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs, shikoj dik\u00eb q\u00eb po furnizonte me karburant nj\u00eb autobus q\u00eb shkonte drejt jugut. \u2013Kujtim, shko e pyet kush \u00ebsht\u00eb Bujar Nishani! \u2013 thash\u00eb un\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shihja kush do t\u00eb ishte prej dy punonj\u00ebsve t\u00eb pik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kujtimi bisedoi me personin n\u00eb fjal\u00eb, afrohet tek un\u00eb. \u2013 Ai \u00ebsht\u00eb, por sa t\u00eb furnizoj\u00eb autobusin do t\u00eb vij\u00eb! V\u00ebrtet\u00eb ai erdhi duke k\u00ebrkuar ndjes\u00eb, por edhe me kureshtje se \u00e7\u2019ishte ky takim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne nuk njiheshim. \u2013P\u00ebrsh\u00ebndetje Bujar! \u2013P\u00ebrsh\u00ebndetje! Sigurisht un\u00eb ju njoh! \u2013 tha Bujari. \u2013Kam ardhur t\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb propozim p\u00ebr t\u00eb punuar me mua p\u00ebr zgjedhjet politike t\u00eb qershorit dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryetar i KZAZ-s\u00eb s\u00eb zon\u00ebs 35- i thash.<\/p>\n<p>Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonj\u00eb sqarim m\u00eb shum\u00eb. \u2013N\u00ebse pranon, do t\u00eb largohesh nga puna, pasi do t\u00eb jesh \u00e7do dit\u00eb n\u00eb komision! Mendohu dhe m\u00eb thuaj n\u00eb telefon. U ndam\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar n\u00eb mbr\u00ebmje. M\u00eb telefonoi dhe me tha se pranonte dhe k\u00ebshtu nisi bashk\u00ebpunimi yn\u00eb\u201d, shkruan Topi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Kunderpergjigjja e Bujar Nishanit<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam preferuar kurr\u00eb ti kund\u00ebrp\u00ebrgjigjem provokimeve dhe sulmeve t\u00eb nd\u00ebrsyera t\u00eb Bamir Topit vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb arsye. Duke e njohur mir\u00eb at\u00eb njeri, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kompleksit t\u00eb thell\u00eb t\u00eb inferioritetit q\u00eb e karakterizon, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur gjith\u00eb jet\u00ebn e tij vegjetative t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kontraste halu\u00e7inante me t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb e mundonin me q\u00ebnien e tyre.<\/p>\n<p>Nuk i jam kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur Bamiri kur si i vetmi ish-President keqp\u00ebrdorej nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb sulmuar Presidentin n\u00eb detyr\u00eb. Jo pse, k\u00ebt\u00eb mision e merrte vet\u00ebm ky nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ish President\u00ebt e vendit por p\u00ebr nj\u00eb arsye fare t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Kisha parasysh nivelin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Edi Rama, imagjino pastaj nj\u00eb bufon q\u00eb p\u00ebrdorej nga Rama.<\/p>\n<p>Nuk kam reaguar as kur mora detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe u skandalizova kur e gjeta institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shtetit Shqiptar t\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb vend ku kalbeshin mbeturina t\u00eb hedhura prej vitesh, e ku vendi m\u00eb i investuar ishte kuzhina e gatimit dhe menca e ngr\u00ebnies.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk mund ta mendoja m\u00eb par\u00eb se si zyra e Kryetarit t\u00eb Shtetit t\u00eb kthehej n\u00eb kuzhin\u00eb gatimi e ngr\u00ebnie. Natyrisht q\u00eb e ktheva urgjentisht at\u00eb ambient n\u00eb nj\u00eb bibliotek\u00eb e dhom\u00eb p\u00ebr median dhe t\u00eb gjith\u00eb ambientin e Presidenc\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend dinjitoz p\u00ebr shtetin e qytetar\u00ebt.<br \/>\nTashm\u00eb Bamiri m\u00eb paska b\u00ebr\u00eb edhe pompist karburanti !!!<\/p>\n<p>T\u00eb punosh pompist nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe aspak.<\/p>\n<p>Kam respektin dhe nderimin tim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ndershme se sa p.sh. ti ushqesh f\u00ebmij\u00ebt me parat\u00eb q\u00eb ju merr si gjoba gjyqtar\u00ebve e prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Por mua nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punoj\u00eb kurr\u00eb si pompist. N\u00ebse do ta kisha t\u00eb nevojshme at\u00eb pun\u00eb do ta bej\u00eb pa asnj\u00eb problem.<\/p>\n<p>N\u00eb fak mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punoj n\u00eb sektorin privat si administrator n\u00eb tre bisnese t\u00eb ndryshme, p\u00ebr disa vite, pasi megjith\u00ebse kisha vet\u00ebm nj\u00eb vit kur isha kthyer nga studimet pasuniversitare n\u00eb nj\u00eb prej akademive m\u00eb prestigjoze n\u00eb Kaliforni t\u00eb SHBA, u pushova nga puna n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe u largova nga Forcat e Armatosura prej ish-enverist\u00ebve t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar q\u00eb u rikthyen n\u00eb krye t\u00eb asaj ministrie dhe Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb n\u00eb shtatorin e vitit 1997<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb m\u00eb ndihmoi t\u00eb diplomohesha m\u00eb pas edhe n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ja vlen ti p\u00ebrgjigjesh g\u00ebnjeshtrave ordinere t\u00eb Bamirit q\u00eb sipas tij m\u00eb paska futur n\u00eb PD duke m\u00eb propozuar p\u00ebr Sekretar i PD p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt ky nuk e ka njohur dhe nuk ka ditur kurr\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb zgjidhesha Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn e p\u00ebrpara se t\u00eb drejtoja komisionin q\u00eb b\u00ebri Bamirin deputet, un\u00eb isha zgjedhur kryetar i deg\u00ebs 3 p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Ishte ajo gara ime e par\u00eb brenda PD, madje duke fituar edhe p\u00ebrball\u00eb kandidat\u00ebsh q\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb PD.<br \/>\nN\u00eb fakt n\u00ebse ka nj\u00eb kontribut p\u00ebr karrier\u00ebn e tjetrit n\u00eb politik\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i imi.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishin ato sakrifica t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb miat p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb pushtetit t\u00eb koh\u00ebs dhe kalimi i net\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb jave i mbyllur n\u00eb ambientet e Gjimnazit \u00c7ajupi p\u00ebr t\u00eb ruajtura t\u00eb paprekura kutit\u00eb e votimi, Bamiri nuk do mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dot deputet me ato (72) vota avantazh q\u00eb kishte mbi kandidaten socialiste.<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt e kujtojn\u00eb fare mir\u00eb betej\u00ebn e pabarabart\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ku fituam p\u00ebrfundimisht mandatin p\u00ebr Bamirin.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk do t\u00eb ishte futur n\u00eb Parlament n\u00eb vitin 2001, Bamiri do t\u00eb ishte harruar n\u00eb politik\u00eb e do t\u00eb gjesdiste sot me vul\u00ebn e veterinerit n\u00eb dor\u00eb n\u00ebp\u00ebr thertoret e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka vler\u00eb t\u00eb shpjegosh sot pse u b\u00eb Bamiri, President Republike ?<\/p>\n<p>Bamiri as e ka kuptuar e as e kupton dot as sot.<br \/>\nD\u00ebshtimi i zgjedhjes s\u00eb Presidentit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb shp\u00ebrndante Parlamentin dhe e \u00e7onte vendin 3 her\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja parlamentare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ishte n\u00eb rrug\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO dhe p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb faktor\u00ebve anti NATO p\u00ebr ta stopuar pro\u00e7esin e an\u00ebtar\u00ebsimeve n\u00eb Ballkan ne nuk do lejonim k\u00ebt\u00eb skenar.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb Minist\u00ebr i Brend\u00ebsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb kohe dhe informacionit q\u00eb disponoja p\u00ebr influencat e huaja kam mbajtur vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar.<\/p>\n<p>I jam drejtuar drejt Bamirit duke i th\u00ebn\u00eb : \u201cn\u00ebse ti i ke votat (84) p\u00ebr tu zgjedhur President neve na ke t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb rrjesht pas teje, por n\u00ebse ti e \u00e7on Parlamentin drejt shp\u00ebrndarjes dhe vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme tre her\u00eb rradhazi, duhet t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike personale\u201d !<\/p>\n<p>U tmerrua nga kjo q\u00eb i thash\u00eb, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe tha se votat duhet ti gjente Sali Berisha dhe jo ai.<\/p>\n<p>Ne fakt duheshin nj\u00eb duzin\u00eb votash nga socialist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kaluar situat\u00ebn e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhej kandidat dikush q\u00eb ishte \u201cas mish e as peshk\u201d q\u00eb t\u00eb mos viheshin n\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ata socialist\u00eb q\u00eb do t\u00eb votonin kandidatin ton\u00eb p\u00ebr President.<\/p>\n<p>Ky ishte Bamiri.<\/p>\n<p>Kur e kam njohur, fillimisht m\u00eb vinte keq dhe nuk e kuptoja se p\u00ebrse elita e partis\u00eb e p\u00ebrbuzte dhe nuk e afronte.<br \/>\nRrinte gjithmon\u00eb i vetmuar tek nj\u00eb kiosk\u00eb p\u00ebrball\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD. M\u00eb merrte n\u00eb telefon dhe fillimisht shkoja ti b\u00ebja shoq\u00ebri.<br \/>\nKur pash\u00eb se rrinte aty ve\u00e7 t\u00eb hante nj\u00eb pjat\u00eb me pa\u00e7e e nj\u00eb tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu p\u00ebshtiros.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt e lokalit mund t\u2019ja kishin ofruar \u201cprivilegjin\u201d e pa\u00e7es dhe pilafit falas por un\u00eb nuk e \u201cg\u00eblltisja\u201d dot at\u00eb sjellje.<\/p>\n<p>Ndaj nuk ja vlente q\u00eb un\u00eb ti kund\u00ebrvihesha nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte ve\u00e7 tre karakteristika ; g\u00ebnjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb n\u00eb fakt karakteristikat e nj\u00eb individi me kompleksin e fort\u00eb t\u00eb inferioritetit t\u00eb cilit sot nuk i afrohen as v\u00ebllez\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook ish presidenti Bujar Nishani i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, Bamir Topi. Kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja duket se \u00ebsht\u00eb nxitur nga nj\u00eb pjes\u00eb e libri t\u00eb Topit i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tregonte si e kishte njohur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb karburanti dhe m\u00eb pas e kishte futur n\u00eb PD. Por p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":84341,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84340","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84340\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}