{"id":84908,"date":"2019-05-21T11:24:26","date_gmt":"2019-05-21T09:24:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=84908"},"modified":"2019-05-21T11:24:26","modified_gmt":"2019-05-21T09:24:26","slug":"misioni-frontex-ne-shqiperi-lleshaj-garanci-per-sigurine-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/misioni-frontex-ne-shqiperi-lleshaj-garanci-per-sigurine-tone\/","title":{"rendered":"Misioni \u201cFrontex\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, Lleshaj: Garanci p\u00ebr sigurin\u00eb ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cFillimi i misionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt sh\u00ebnoni nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimit euriopian. Ky mision rrit sigurin\u00eb e kufijve tan\u00eb.\u00a0 \u00c7do investim p\u00ebr siguri duhet t\u00eb shtoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb lirin\u00eb. Rojet nga vendet e BE do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me rojet tan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rolet e tyre. N\u00ebse dikur k\u00ebto kufij ishin izolim p\u00ebr vendin ton\u00eb, ata tashm\u00eb po shtrohen n\u00eb ura komunikim tejet intensiv.<\/p>\n<p>Kurba e hyrje daljeve e personave po vjen n\u00eb rritje. \u00a0Krahas rritjes s\u00eb turist\u00ebve, kan\u00eb tentuar migrant\u00ebt ta p\u00ebrdorin Shqip\u00ebrin\u00eb drejt vendeve t\u00eb BE. Edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti fenomeni ka vijuar t\u00eb jet\u00eb prezent. Me k\u00ebt\u00eb operacion do t\u00eb rrisim bashk\u00ebpunimin me Frontex dhe vendet e tjera si dhe do rrisim besimin mes Polic\u00ebs Europiane\u00a0 dhe atyre\u00a0 Europiane. Ky model bashk\u00ebpunimi po sh\u00ebrben si potencial p\u00ebr t\u00eb vijuar bashk\u00ebpunimet edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme dhe Policia \u00ebsht\u00eb e angazhuar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision. Ky operacion fillon sot dhe p\u00ebr suksesin e tij nuk mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb dyshimi.\u201d-tha Lleshaj.<\/p>\n<h2><strong>Fjala e plot\u00eb e Lleshajt:<\/strong><\/h2>\n<p>Q\u00eb kur u krijua, p\u00ebrpara 107 vjet\u00ebsh, shteti yn\u00eb lindi si nj\u00eb projekt shqiptar por dhe europian. Me gjith\u00eb turbulencat e jasht\u00ebzakonshme historike, qasja proeuropiane e shqiptar\u00ebve ka mbetur e paprekur, si nj\u00eb nd\u00ebr karakteristikat e tyre m\u00eb tipike.<\/p>\n<p>Edhe marr\u00ebveshja, e cila sot fillon t\u00eb zbatohet n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb po aq tipike. Ajo \u00ebsht\u00eb e para e k\u00ebtij lloji q\u00eb BE n\u00ebnshkruan me nj\u00eb vend jo an\u00ebtar. Fillimi i zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjes sot, n\u00eb prag t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb BE p\u00ebr negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i jep asaj nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb krejt ve\u00e7ant\u00eb. Marr\u00ebveshja statusore nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Europian, q\u00eb u ratifikua nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00eb dat\u00eb 7.2.2019, hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 1 maj 2019 dhe sot fillon zbatimin n\u00eb terren n\u00ebp\u00ebrmjet operacionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Fillimi i operacionit mes Agjencis\u00eb Europiane p\u00ebr Kufirin dhe Roj\u00ebn Bregdetare dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit sh\u00ebnon nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Europian. Operacioni ka p\u00ebr q\u00ebllim primar rritjen e siguris\u00eb s\u00eb kufijve tan\u00eb, por ai kontribuon n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe n\u00eb zgjerimin e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb ligjshme p\u00ebrmes tyre. Dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb. \u00c7do investim p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb siguri duhet t\u00eb prodhoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb liri dhe liria e l\u00ebvizjes mbetet nj\u00eb nd\u00ebr arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, e cila duhet mir\u00ebmbajtur me p\u00ebrkushtim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, si ky q\u00eb po fillojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>Angazhimi n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb operacionit, 22 maj \u2013 19 qershor, i nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb personelit dhe t\u00eb teknik\u00ebs speciale, nga 11 vende an\u00ebtare t\u00eb BE, shpreh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb i kushtohet atij. Rojet e kufirit nga vendet e BE do t\u00eb patrullojn\u00eb s\u00eb bashku me rojet tona kufitare, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb kufirit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Personeli i shtuar, i mb\u00ebshtetur nga teknik\u00eb moderne do t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr vendosjen e standardeve t\u00eb reja si n\u00eb kontrollin e kufirit t\u00eb gjelb\u00ebr, ashtu dhe n\u00eb funksionimin e pikave t\u00eb kalimit kufitar.<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, Ndoshta kufijt\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb elementi q\u00eb e simbolizon m\u00eb s\u00eb miri dinamik\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb ndryshimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse dikur, k\u00ebta kufij ishin mure t\u00eb pakalueshme ndarjeje dhe izolimi t\u00eb vendit, tashm\u00eb ata po shnd\u00ebrrohen n\u00eb ura t\u00eb nj\u00eb komunikimi p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb intensiv.<\/p>\n<p>Kurba e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb personave q\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin nga kufijt\u00eb e vendit vijon t\u00eb njoh\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb pandalur rritjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb harkun e 10 viteve t\u00eb fundit, numri personave q\u00eb kan\u00eb l\u00ebvizur n\u00ebp\u00ebr pikat tona kufitare \u00ebsht\u00eb rritur nga 9 milion\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb 23 milion\u00eb n\u00eb fundin e vitit 2018. Kjo rritje vijon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tendenc\u00eb dhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti. Por p\u00ebrve\u00e7 flukseve p\u00ebrher\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rregullt, ku dominojn\u00eb turist\u00ebt, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar edhe nj\u00eb rritje e numrit t\u00eb migrant\u00ebve t\u00eb parregullt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb tentuar t\u00eb p\u00ebrdorin Shqip\u00ebrin\u00eb si vend transiti n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre drejt vendeve t\u00eb tjera europiane. N\u00eb vitin 2018 ky num\u00ebr u rrit me disa her\u00eb n\u00eb krahasim me vitin 2017, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti fenomeni ka vijuar t\u00eb mbetet prezent.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet operacionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me FRONTEX ne synojm\u00eb t\u00eb adresojm\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e migracionit t\u00eb parregullt drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebtij operacioni ne besojm\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrforcojm\u00eb kapacitetet tona n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit nd\u00ebrkufitar, do t\u00eb rrisim bashk\u00ebpunimin me FRONTEX dhe me vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, t\u00eb cilat marrin pjes\u00eb n\u00eb operacion, dhe, mbi t\u00eb gjitha, do t\u00eb rrisim nivelin e besimit reciprok mes Policis\u00eb shqiptare dhe strukturave homologe europiane. Policia shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb voglat n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ne kemi rreth 320 punonj\u00ebs policie p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, shif\u00ebr kjo duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb krahasim me shum\u00eb vende fqinje apo edhe an\u00ebtare t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Operacioni i p\u00ebrbashk\u00ebt i FRONTEX kontribuon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb kompensimi t\u00eb kapaciteteve t\u00eb limituara t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ky model bashk\u00ebpunimi operacional mendoj se mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb testuar mund\u00ebsit\u00eb e zgjerimit t\u00eb tij edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, ku prioritare mbetet lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Aktivizimi i ekipeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb hetimit me kompetenca ekzekutive, edhe n\u00eb fush\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb ngjashme me k\u00ebto q\u00eb nisin sot veprimtarin\u00eb e tyre mbetet nj\u00eb opsion q\u00eb meriton vler\u00ebsim nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit mbeten t\u00eb angazhuara p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr suksesin e plot\u00eb t\u00eb operacionit, q\u00eb nisim sot s\u00eb bashku me FRONTEX, si dhe t\u00eb interesuara p\u00ebr zgjerimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb fushave t\u00eb bashk\u00ebpunimit operacional me vendet partnere t\u00eb BE, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u00eb fal\u00ebnderoj Komisionin Europian, posa\u00e7\u00ebrisht Komisionerin Avramopoulos p\u00ebr mund\u00ebsimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi t\u00eb pa precedent, t\u00eb gjitha vendet pjes\u00ebmarr\u00ebse p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e operacionit dhe natyrisht FRONTEX e Policin\u00eb Shqiptare p\u00ebr organizmin, koordinimin dhe drejtimin e k\u00ebtij operacioni q\u00eb fillon sot dhe p\u00ebr suksesin e t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurr\u00ebfar\u00eb dyshimi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFillimi i misionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt sh\u00ebnoni nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashkimit euriopian. Ky mision rrit sigurin\u00eb e kufijve tan\u00eb.\u00a0 \u00c7do investim p\u00ebr siguri duhet t\u00eb shtoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb lirin\u00eb. Rojet nga vendet e BE do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me rojet tan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rolet e tyre. N\u00ebse dikur k\u00ebto kufij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":75001,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84908","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}