{"id":85665,"date":"2019-05-25T14:28:14","date_gmt":"2019-05-25T12:28:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85665"},"modified":"2019-05-25T14:31:23","modified_gmt":"2019-05-25T12:31:23","slug":"mbi-5500-euro-per-nje-pishe-kontrata-e-bashkise-se-tiranes-nen-hetim-nga-prokuroria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/mbi-5500-euro-per-nje-pishe-kontrata-e-bashkise-se-tiranes-nen-hetim-nga-prokuroria\/","title":{"rendered":"Mbi 5500 euro p\u00ebr nj\u00eb pish\u00eb: Nd\u00ebrhyrja n\u00eb autostrad\u00ebn Tiran\u00eb- Durr\u00ebs, hedh n\u00eb plehra 2,6 mil euro"},"content":{"rendered":"<p>Planet p\u00ebr zgjerimin e autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs pritet t\u00eb rrafshojn\u00eb pas palmave, edhe pishat e kushtueshme n\u00eb skarpatet e saj, t\u00eb cilat u mboll\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate me negocim mes Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k; kontrat\u00eb e cila po hetohet nga Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d.<\/p>\n<p>Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku paralajm\u00ebroi s\u00eb fundmi planet e af\u00ebrta t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs; nj\u00eb projekt i debatuesh\u00ebm ky q\u00eb synon sipas saj zgjerimin e rrug\u00ebs dhe vendosjen e nj\u00eb tarife p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e saj.<\/p>\n<p>Projekti i qeveris\u00eb p\u00ebr arterien kryesore t\u00eb vendit do t\u00eb rrafshoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pes\u00eb vitesh pem\u00ebt e kushtueshme n\u00eb skarpatet e saj, p\u00ebr t\u00eb cilat qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs e kan\u00eb paguar tashm\u00eb fatur\u00ebn e kripur prej 332 milion\u00eb lek\u00ebsh [2.6 milion\u00eb euro].<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb korrespondence t\u00eb gjat\u00eb me nj\u00eb seri institucionesh tregojn\u00eb se pavar\u00ebsisht dijenis\u00eb p\u00ebr projektin e zgjerimit t\u00eb autostrad\u00ebs, Bashkia e Tiran\u00ebs shtyu p\u00ebrpara planet p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar palmat e thara me pisha t\u00eb buta n\u00eb hyrje t\u00eb kryeqytetit n\u00eb n\u00ebntor 2017.<\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb pas, p\u00ebrmes nj\u00eb drejtorie n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj, Bashkia e Tiran\u00ebs paracaktoi si fitues kompanin\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k; nd\u00ebrsa lidhi me t\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me negocim dhe pa shpallje paraprake duke u bazuar te nj\u00eb p\u00ebrjashtim i ligjit p\u00ebr \u201cProkurimin Publik\u201d q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb raste t\u00eb nevoj\u00ebs ekstreme apo p\u00ebr ngjarje t\u00eb paparashikuara.<\/p>\n<p>Kontrata me vler\u00eb 332 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbjelljen e pishave t\u00eb buta nga mbikalimi i Kamz\u00ebs deri n\u00eb at\u00eb t\u00eb Kasharit iu bashkangjit fatur\u00ebs prej 90 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb Ministria e Mjedisit shpenzoi n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr t\u00eb gjelb\u00ebruar t\u00eb nj\u00ebjtin segment me drur\u00eb palme.<\/p>\n<p>Kontrata e Bashkis\u00eb me kompanin\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k u denoncua nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt e akuzuan kryebashkiakun Veliaj se po paguante 5 milion\u00eb lek\u00eb [t\u00eb vjetra] p\u00ebr nj\u00eb pish\u00eb si dhe u kall\u00ebzua prej tyre n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs i tha BIRN se prej shtatorit 2018 kishte regjistruar nj\u00eb procedim penal p\u00ebr veprat e \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe \u201cshkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjesmarrjes n\u00eb tendera\u201d mbi kontrat\u00ebn e lidhur me kompanin\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim dhe nuk ka persona t\u00eb ndaluar apo t\u00eb pezulluar nga detyra,\u201d tha p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkruar Prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr kontrat\u00ebn me Bashkin\u00eb dhe hetimin e Prokuroris\u00eb, kompania Fusha sh.p.k nuk dha p\u00ebrgjigje deri n\u00eb botimin e shkrimit. Bashkia e Tiran\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj gjithashtu k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr koment t\u00eb BIRN, ndon\u00ebse iu la n\u00eb dispozicion koh\u00eb e mjaftueshme.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i cili kandidon p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit e ka kthyer mbjelljen e pem\u00ebve n\u00eb nj\u00eb prej pikave t\u00eb forta t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, nd\u00ebrsa ka publikuar qindra foto me lopat\u00eb e kaz\u00ebm n\u00eb dor\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Tiran\u00ebs pran\u00eb fidan\u00ebsh t\u00eb njom\u00eb dhe gropash t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga publiciteti i kthyer n\u00eb rutin\u00eb, mbjellja e pishave t\u00eb buta n\u00eb autostrat\u00ebn Tiran\u00eb-Durr\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018 u kalua n\u00eb heshtje prej tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se fondet p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e palmave t\u00eb thara me pisha t\u00eb buta u miratuan n\u00eb nj\u00eb ndryshim buxheti afatmes\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>\u201cE pranojm\u00eb q\u00eb palmat nuk ishin nj\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u2019i mbijetuar k\u00ebtyre temperaturave. N\u00ebse do t\u2019i p\u00ebrfundonim p\u00ebrpara vitit t\u00eb ri [mbjelljen e pishave] kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb situat\u00eb ideale,\u201d tha kryebashkiaku Veliaj n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak m\u00eb 23 n\u00ebntor 2017.<\/p>\n<p>Kontrata q\u00eb po hetohet nga Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d iu dha nga Drejtoria Num\u00ebr 1 e Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Qytetit me negocim dhe pa gar\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2018 kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k. Ajo kishte p\u00ebr objekt gjelb\u00ebrimin e dy an\u00ebve t\u00eb autostrad\u00ebs, n\u00eb segmentin \u201cMbikalimi i Kamz\u00ebs \u2013 Mbikalimi i Kasharit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFusha\u201d sh.p.k. \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr fituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kontratave me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, p\u00ebrfshi nd\u00ebrtimin e Sheshit Sk\u00ebnderbej, nd\u00ebrsa emri i saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb ligji special t\u00eb miratuar n\u00eb Kuvend p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Teatrit t\u00eb ri Komb\u00ebtar, nj\u00eb projekt i kontestuar prej muajsh n\u00eb protesta.<\/p>\n<p>Fondi i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb kompanis\u00eb Fusha ishte rreth 332 milion\u00eb lek\u00eb, i ndar\u00eb p\u00ebr t\u2019u disbursuar p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2017-2019. Pas nj\u00eb ndryshimi t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vendimit n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak, kontrata u ekzekutua plot\u00ebsisht gjat\u00eb muajve janar dhe maj 2018.<\/p>\n<p>Nga prilli deri n\u00eb shtator 2018, BIRN i drejtoi tre k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe mori mbrapsht tre shkresa, por jo p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet mbi kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cFusha\u201d si dhe numrin e pem\u00ebve t\u00eb mbjella nga mbikalimi i Kamz\u00ebs deri n\u00eb mbikalimin e Kasharit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb tetor 2018 me pal\u00eb edhe Komisionerin p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Nr.1 t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve deklaruan se \u201cinformacioni i k\u00ebrkuar ishte sekuestruar me vendim t\u00eb Prokuroris\u00eb m\u00eb 24 shtator 2018 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i aksesuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga Bashkia, BIRN num\u00ebroi pishat e mbjella nga mbikalimi i Kamz\u00ebs deri n\u00eb mbikalimin e Kasharit. N\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e rrug\u00ebs n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi prej afro 7 kilometrash u evidentuan rreth 405 pisha t\u00eb matrikulluara me mbishkrimin \u201cFUS\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat u ballafaquan edhe me statistikat e publikuara n\u00eb faqen opendata.tirana.al, n\u00eb databaz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs raportohet se shpenzimet p\u00ebr gjelb\u00ebrimin rrugor t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Nr.1 t\u00eb Qytetit p\u00ebr muajt Janar dhe Maj 2018 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se zakonisht, pasi p\u00ebrfshijn\u00eb edhe vendosjen e drur\u00ebve dekorativ\u00eb n\u00eb zon\u00ebn industriale Kam\u00ebz-Kashar.<\/p>\n<p>Numri i drur\u00ebve t\u00eb raportuar n\u00eb muajt Janar dhe Maj 2018 \u00ebsht\u00eb 485 cop\u00eb gjithsej.<\/p>\n<p>BIRN iu drejtua tre kompanive q\u00eb tregtojn\u00eb dru dekorativ\u00eb; nj\u00ebra n\u00eb Kavaj\u00eb dhe dy t\u00eb tjerat n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00ebsoi se \u00e7mimi i shitjes p\u00ebr nj\u00eb pish\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb treg varion nga 700 deri n\u00eb 1000 euro.<\/p>\n<p>Por Bashkia e Tiran\u00ebs i ka paguar kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k \u00e7mime disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb tregut, t\u00eb cilat variojn\u00eb nga 5500 euro\/pisha p\u00ebr numrin e drur\u00ebve t\u00eb raportuar n\u00eb portalin e Bashkis\u00eb n\u00eb 6500 euro\/pisha p\u00ebr numrin e drur\u00ebve t\u00eb matrikulluar q\u00eb BIRN konstatoi nga mbikalimi i Kamz\u00ebs deri n\u00eb mbikalimin e Kasharit.<\/p>\n<p><strong>Investimi q\u00eb shkon \u201cd\u00ebm\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Plani p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i ri dhe \u00ebsht\u00eb paraprir\u00eb nga nj\u00eb projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar p\u00ebr zgjerimin e saj nga dy n\u00eb tre korsi, i prezantuar publikisht n\u00eb shtator 2016. Projekti i ARRSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb tre lote; ku segmenti nga mbikalimi i Kamz\u00ebs deri n\u00eb Vor\u00eb p\u00ebrb\u00ebn lotin e par\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb i ri as shqet\u00ebsimi p\u00ebr mbivendosje projektesh n\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, i cili duket se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016, projekti i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit p\u00ebr mbjelljen e palmave n\u00eb autostrad\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kall\u00ebzimi q\u00eb Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit b\u00ebri n\u00eb adres\u00eb t\u00eb drejtuesve t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i KLSH-s\u00eb lidhej me grop\u00ebn e parave t\u00eb shpenzuara n\u00eb autostrad\u00ebn Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitej projekti p\u00ebr zgjerimin e saj me tenderat p\u00ebr rehabilitimin e rrethrrotullimit t\u00eb Dogan\u00ebs, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sinjalistik\u00ebs rrugore dhe gjelb\u00ebrimin me palma t\u00eb aksit nga mbikalimi i Kamz\u00ebs deri n\u00eb Kashar. T\u00eb tria projektet kishin kushtuar rreth 593 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH ose 4.7 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre investimeve, ARRSH n\u00ebp\u00ebrmjet prokurimit t\u00eb k\u00ebtij studimi ka projektuar q\u00eb n\u00eb fillim shkat\u00ebrrimin e investimeve t\u00eb filluara me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 593 milion\u00eb lek\u00ebsh pa tvsh, \u00e7ka automatikisht i kthen k\u00ebto investime n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme monetare n\u00eb investime tejet afatshkurtra, t\u00eb cilat r\u00ebndojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme buxhetin e shtetit,\u201d thuhet n\u00eb raportin e KLSH.<\/p>\n<p>Kontrata e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e administruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka fryr\u00eb m\u00eb tej kostot e investimeve q\u00eb pritet t\u00eb dalin jasht\u00eb funksionit me zgjerimin e autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN n\u00ebse e kishte informuar Bashkin\u00eb p\u00ebr planet e zgjerimit t\u00eb rrug\u00ebs, Autoriteti Rrugor Shqiptar e shkarkoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja, duke pohuar se Bashkia e Tiran\u00ebs ishte n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>\u201cZgjerimi i superstrad\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i hartuar n\u00eb periudh\u00ebn kohore 2014-2016. Sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, konsultimi me publikun \u00ebsht\u00eb kryer dhe n\u00eb takimin e organizuar jan\u00eb ftuar t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt si Bashkia Tiran\u00eb, Bashkia Vor\u00eb, Bashkia Kam\u00ebz, grupet e interesit etj,\u201d tha ARRSH.<\/p>\n<p>\u201cBashkia Tiran\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimin e konsultimit me publikun,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Planet p\u00ebr zgjerimin e autostrad\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs pritet t\u00eb rrafshojn\u00eb pas palmave, edhe pishat e kushtueshme n\u00eb skarpatet e saj, t\u00eb cilat u mboll\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate me negocim mes Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d sh.p.k; kontrat\u00eb e cila po hetohet nga Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d. Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":85703,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85665","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-360-grade","8":"category-aktualitet","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85665"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85665\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85703"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}