{"id":85848,"date":"2019-05-26T12:32:26","date_gmt":"2019-05-26T10:32:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85848"},"modified":"2019-05-26T12:32:26","modified_gmt":"2019-05-26T10:32:26","slug":"opozita-proteste-ne-31-maj-rama-nje-hap-pas-shtyn-celjen-e-fushtes-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/opozita-proteste-ne-31-maj-rama-nje-hap-pas-shtyn-celjen-e-fushtes-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Opozita protest\u00eb n\u00eb 31 maj\/ Rama nj\u00eb hap pas, shtyn \u00e7eljen e fusht\u00ebs zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb pest\u00eb publike kreut t\u00eb opozit\u00ebs Lulzim Basha ku e gjykon si nj\u00eb hap prapa t\u00eb opozit\u00ebs protest\u00ebn paq\u00ebsore, p\u00ebrjashtuar hedhjen e shashkave dhe boj\u00ebs n\u00eb Kryeministri.<br \/>\nNdon\u00ebse nuk i ka kursyer ironit, Rama ka p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dialog mes pal\u00ebve p\u00ebr ti dhun\u00eb zgjidhje situat\u00ebs politike.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb let\u00ebr\u00ebs s\u00eb tij, Rama njofton se hapra e fushat\u00ebs zgjedhor do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb 1 qershor, kjo p\u00ebr shkak sepse protesta e radh\u00ebs e opozit\u00ebs, do t\u00eb mbahet me 31 maj.<br \/>\nLetra e V e kryeministrit Ram\u00ebs drejtuar Lulzim Bash\u00ebs<br \/>\nZoti Kryetar,<br \/>\nn\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb sinqerisht p\u00ebrg\u00ebzime p\u00ebr mbr\u00ebm\u00eb, sepse pavar\u00ebsisht boj\u00ebhedhjes mbi mure q\u00eb e keni cen fiziologjik si parti, kalimi nga kapsollat e molotov\u00ebt, tek balonat dhe dritat e celular\u00ebve ishte nj\u00eb hap dometh\u00ebn\u00ebs mbrapa!<br \/>\nPor si\u00e7 edhe me siguri e vut\u00eb re vet\u00eb, karvani i fitores Suaj imagjinare po firon pak e nga pak, \u00e7do her\u00eb q\u00eb sos n\u00eb Tiran\u00eb dhe si\u00e7 e kuptoni, nj\u00ebkoh\u00ebsisht po firojn\u00eb edhe shanset e Dialogut mes nesh. Koha e mbetur drejt dit\u00ebnisjes zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb 30 qershorit po tretet me shpejt\u00ebsi, e bashk\u00eb me t\u00eb po jep shpirt t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn edhe shpresa ime e vobekt\u00eb, se n\u00eb dyllin e vesh\u00ebve Tuaj mund t\u00eb hapet nj\u00eb vrim\u00eb.<br \/>\nSidoqoft\u00eb shpresa vdes e fundit dhe ja ku jam, un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Dialogut me Ju p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb timen deri n\u00eb fund kund\u00ebr k\u00ebsaj historie t\u00eb pakuptimt\u00eb, t\u00eb sh\u00ebmtuar e d\u00ebmtore p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. U b\u00ebn\u00eb muaj q\u00eb vini v\u00ebrdall\u00eb, bashk\u00eb me punonj\u00ebsit e bashkive blu e me ca katran\u00eb me boj\u00eb, duke goditur Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe tek miqt\u00eb europian\u00eb, lidhur me \u00e7eljen e negociatave me Bashkimin Europian; duke c\u00ebnuar veprimtarin\u00eb ekonomike t\u00eb vendit dhe turizmin n\u00eb ve\u00e7anti; duke trazuar nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb me hallin absurd se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb e \u00e7far\u00eb do t\u00eb digjet kur t\u00eb sosni n\u00eb Tiran\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr&#8230;<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre sukseseve, q\u00eb mund t\u2019i thelloni m\u00eb tutje n\u00ebse e vijoni k\u00ebt\u00eb avaz dhe r\u00ebnies s\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb grupimit Tuaj politik, \u00e7far\u00eb keni arritur ose mund t\u00eb arrini tjet\u00ebr apo le t\u00eb dal\u00eb ku t\u00eb dal\u00eb?<br \/>\nParlamentin e keni ndaluar dot t\u00eb funksionoj\u00eb normalisht?<br \/>\nJo, madje n\u00eb seancat e t\u00eb enjtes ka m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb sall\u00ebs, se sa \u00e7\u2019kishte deri kur Ju e braktis\u00ebt.<br \/>\nQeverin\u00eb e keni ndaluar dot t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn normalisht?<br \/>\nJo, madje e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se edhe t\u00eb enjten, q\u00eb na e kishit imponuar si dit\u00eb p\u00ebr loj\u00eb luftash, kur duhet t\u00eb merreshim me balt\u00ebn, \u00e7izmet, boj\u00ebn, glasat e vez\u00ebt Tuaja n\u00eb Kuvend, e kemi dit\u00eb kuvendore normale.<br \/>\nA mos vall\u00eb m\u00eb keni larguar mua dot?<br \/>\nPo, kjo po, m\u00eb keni larguar mbr\u00ebm\u00eb me balonat q\u00eb merrnin me vete n\u00eb qiell parrull\u00ebn e lodhur \u201cRama ik\u201d, n\u00ebn tingujt \u00ebngj\u00ebllor\u00eb t\u00eb vuvuzel\u00ebve t\u00eb paqes, teksa pllaka e gramafonit Tuaj rilajm\u00ebronte fundin e af\u00ebrt t\u00eb tiranis\u00eb me p\u00ebrkrahjen mbar\u00ebbot\u00ebrore p\u00ebr largimin tim drejt qiellit, kurse fallxhorja Juaj i rr\u00ebfente popullit se n\u00eb nj\u00eb filxhan amerikan ishte iluminuar mbi dhun\u00ebn, q\u00eb Zoti e d\u00ebnon si shemb\u00eblltyr\u00eb t\u00eb Djallit!<br \/>\nGjith\u00ebsesi, pa u zgjatur me \u00e7ka Ju kam st\u00ebrshpjeguar nga ana ime n\u00eb kat\u00ebr letrat e m\u00ebparshme, shoh t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb n\u00ebnvizoj si vijon:<br \/>\nE para, n\u00ebse nuk ulemi n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut edhe k\u00ebto pak dit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur, Ju mund t\u00eb vazhdoni t\u00eb l\u00ebshoni balona e t\u00eb ndizni dritat e celular\u00ebve t\u00eb shpres\u00ebs se qielli do m\u00eb p\u00ebrpij\u00eb mua, nj\u00ebsoj balonat dhe nga qielli bum, do bjer\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr Ju fitorja q\u00eb me vot\u00eb meazallah se e arrini dot. Vazhdoni po desh\u00ebt deri n\u00eb qershor 2021, me k\u00ebt\u00eb ritual grotesk t\u00eb fushat\u00eb &#8211; protestave seriale kund\u00ebr zgjedhjeve, me frik\u00ebn nga drejt\u00ebsia si karikues p\u00ebr baterit\u00eb tuaja. Nd\u00ebrsa ne, thjesht do t\u00eb nisim e do t\u00eb zhvillojm\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve vendore, do t\u2019i marrim bashkit\u00eb e braktisura prej jush se meq\u00eb i lat\u00eb ju, s\u2019mund t\u2019i lem\u00eb edhe ne rrug\u00ebve dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb qeverisim, me t\u00eb gjitha baterit\u00eb e karikuara p\u00ebr kat\u00ebr vjet, deri n\u00eb qershorin 2021.<br \/>\nE dyta, zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shtyn dot askush nd\u00ebr ne dhe as i pengon dot askush mbi k\u00ebt\u00eb dhe! Sepse Kushtetuta e Republik\u00ebs son\u00eb nuk lejon ask\u00ebnd t\u2019i shtyj\u00eb, kurse ligji d\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb k\u00ebdo q\u00eb prek qoft\u00eb edhe nj\u00eb kuti votimi. E meq\u00eb ra fjala, ata miqt\u00eb gjerman\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb partin\u00eb Tuaj simot\u00ebr, b\u00ebni mir\u00eb t\u2019i d\u00ebgjoni kur Ju sugjerojn\u00eb dialog pa kushte, e jo t\u00eb abuzoni publikisht p\u00ebr t\u00eb \u00e7oroditur dynjan\u00eb, duke spekulluar me opinionet e tyre krejt miq\u00ebsore! Se jo p\u00ebr gj\u00eb po ja, erdhi dita kur 61 kandidat\u00ebt e mij\u00ebra k\u00ebshilltar\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb gongut t\u00eb vrapimit drejt 30 qershorit dhe pastaj s\u2019mbetet asnj\u00eb mik n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb t\u00eb harxhoj\u00eb m\u00eb koh\u00eb as p\u00ebr opinione miq\u00ebsore.<br \/>\nE treta dhe e fundit, mos mendoni Ju lutem p\u00ebr asnj\u00eb moment se 30 qershori nuk do t\u00eb vij\u00eb apo do t\u00eb kaloj\u00eb pa zgjedhje. Nj\u00eb drit\u00ebshkurt\u00ebsi e till\u00eb mund t\u2019i lejohet udh\u00ebheq\u00ebsit Tuaj t\u00eb currufjasur, i cili zhubravitet papushim nga mllefi i patretsh\u00ebm qysh prej ikjes nga pushteti me 1 milion\u00eb shpulla dhe cfilitet p\u00ebrdit\u00eb, nga tmerri i pangush\u00eblluesh\u00ebm i trokitjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb der\u00eb. Po kjo s\u2019ka si t\u2019Ju falet Juve q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen e 30 qershorit, do t\u00eb gjykoheni nga ndjek\u00ebsit Tuaj p\u00ebr se si ka mund\u00ebsi, q\u00eb i dor\u00ebzuat pa betej\u00eb elektorale t\u00ebr\u00eb bashkit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb! E aty pastaj kam frik\u00eb se edhe t\u00ebr\u00eb pasojat e xhindosjes s\u00eb atij marroqit dixhital ndaj meje e Partis\u00eb Socialiste, do t\u2019i hani Ju si fajtori i madh i nj\u00eb disfate katastrofike.<br \/>\nMos g\u00ebnjeni veten m\u00eb tutje i dashur Lulzim, koha po mbaron dhe mbytja e anijes Suaj sapo ka filluar. Ka ende nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr Dialog p\u00ebrpara se sa vet\u00eb ndjek\u00ebsit Tuaj, t\u2019Ju flakin t\u00eb parin n\u00eb ujrat thith\u00ebs ku e keni futur qorrazi at\u00eb anije.<br \/>\nEdi Rama<br \/>\nPost Scriptum: Meq\u00eb lajm\u00ebruat grumbullimin e radh\u00ebs n\u00eb 31 maj, shtabi yn\u00eb elektoral vendosi ta spostoj\u00eb n\u00eb 1 qershor mitingun e \u00e7eljes zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs &#8211; kollaj, nuk ishte nj\u00eb dat\u00eb si ajo zgjedhjeve q\u00eb s\u2019e kemi ne n\u00eb dor\u00eb:-)<br \/>\n26 maj, 2019<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb pest\u00eb publike kreut t\u00eb opozit\u00ebs Lulzim Basha ku e gjykon si nj\u00eb hap prapa t\u00eb opozit\u00ebs protest\u00ebn paq\u00ebsore, p\u00ebrjashtuar hedhjen e shashkave dhe boj\u00ebs n\u00eb Kryeministri. Ndon\u00ebse nuk i ka kursyer ironit, Rama ka p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dialog mes pal\u00ebve p\u00ebr ti dhun\u00eb zgjidhje situat\u00ebs politike. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85848","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85848\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}