{
    "id": 85863,
    "date": "2019-05-26T12:44:48",
    "date_gmt": "2019-05-26T10:44:48",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=85863"
    },
    "modified": "2019-05-26T12:44:48",
    "modified_gmt": "2019-05-26T10:44:48",
    "slug": "letra-e-dylgjerit-per-ramen-kam-qene-drejtor-i-letrave-te-qeverise-nano",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/letra-e-dylgjerit-per-ramen-kam-qene-drejtor-i-letrave-te-qeverise-nano\/",
    "title": {
        "rendered": "Letra e Dylgjerit p\u00ebr Ram\u00ebn: Kam q\u00ebn\u00eb Drejtor i Letrave t\u00eb Qeveris\u00eb Nano\u2026"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Gazetari Ylli Dylgjeri p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Edi Rama p\u00ebr letrat q\u00eb ai i ka d\u00ebrguar kreut t\u00eb opozit\u00ebs, Lulzim Basha.<\/p>\n<p>Ai shkruan se disa her\u00eb, komunikimin me an\u00eb t\u00eb letrave ta shtyn edhe s\u00ebmundja, gruaja, era e keqe e goj\u00ebs, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut, frika telefonis\u00eb nga p\u00ebrgjimet e sh\u00ebrbimeve, demonstratat e publikut, bllokimi i rrug\u00ebve, mungesa e dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb njerzve p\u00ebr tu takuar me Ty etj.<\/p>\n<p>\u201cPorosia e vetme q\u00eb mund Tu jap sot si ish Drejtor i Letrave t\u00eb Qeveris\u00eb Nano \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>Ki kujdes t\u00eb vendos\u00ebsh pulla t\u00eb mjaftueshme, sidomos n\u00ebse n\u00eb zarf ke futur literatur\u00eb plot\u00ebsuese. N\u00ebse vlera e pullave \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, zarfi mund t\u00eb t\u00eb kthehet mbrapsht. Dyshoj se letrat i kan\u00eb shkuar Lulit\u201d, shkruan Dylgjeri.<\/p>\n<p><strong>Ja positimi i plot\u00eb i Dylgjerit:<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebr<\/p>\n<p>I nderuar zoti Rama,<\/p>\n<p>LETRAT kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn dhe sjelljen e mijra njer\u00ebzve sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Me an\u00eb t\u00eb tyre njerzit raportojn\u00eb, spiunojn\u00eb, predikojn\u00eb, dashurojn\u00eb, dor\u00ebhiqen etj. Edhe n\u00eb Kuran p\u00ebr njerzit q\u00eb rrin\u00eb kot thuhet: Rri q\u00eb rri, b\u00ebje nj\u00eb hajmali!<\/p>\n<p>T\u00eb shkruash letra \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e efektshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi. D\u00ebshmitar\u00ebt\u00a0e Jehovait jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrdorimin e Letrave sot se SPAKU nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Nevoj\u00ebn e komunikimit me Letra ta imponojn\u00eb edhe rrethanat. N\u00eb disa zona, shum\u00eb njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb kan\u00eb masa t\u00eb rrepta sigurie. Nj\u00ebri prej tyre jeni dhe Ju.<\/p>\n<p>N\u00eb vende t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb predikohet lirisht. Disa e kalojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i takojm\u00eb kur japim d\u00ebshmi nga sht\u00ebpia n\u00eb sht\u00ebpi. T\u00eb tjer\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7uara. Ju p\u00ebr sh\u00ebmbull jetoni n\u00eb mal, n\u00eb periferi t\u00eb zonave t\u00eb banuara. Mund\u00ebsia e komunikimit me Ty \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Dikur, n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs n\u00eb fshatin ku jetoni Ju sot, komunikimi b\u00ebhej me duar n\u00eb vesh, duke dal\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e shk\u00ebmbit, e m\u00eb pas sok\u00ebllije me britma p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb informacion. Z\u00ebri jehonte nga maja n\u00eb maj\u00eb, e k\u00ebshtu arrije t\u00eb \u00e7oje nj\u00eb lajm n\u00eb malin kashi.<br \/>\nEdhe sot, pavar\u00ebsisht letrave, sht\u00ebpia Juaj me beton e hekur, nuk merr e p\u00ebr\u00e7on leht\u00eb tingullin apo informacionin. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Ju s&#8217;futni edhe njeri br\u00ebnda. Por gjith\u00ebsesi letrat jan\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb e Juaja sot.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb, komunikimin me an\u00eb t\u00eb letrave ta shtyn edhe s\u00ebmundja, gruaja, era e keqe e goj\u00ebs, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut,<br \/>\nfrika telefonis\u00eb nga p\u00ebrgjimet e sh\u00ebrbimeve, demonstratat e publikut, bllokimi i rrug\u00ebve, mungesa e dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb njerzve p\u00ebr tu takuar me Ty etj. Un\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn si Drejtor letrash n\u00eb Qeveri, p\u00ebrpunoja 7000 letra n\u00eb vit. Ju m\u00eb pas, kur morr\u00ebt timonin, ngaq\u00eb s&#8217;kishit nerva e mbyll\u00ebt fare Drejtorin\u00eb e Letrave dhe tani po e ringjallni prap me korespondenc\u00ebn me Lulin.<\/p>\n<p>Ndaj them, se letrat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb po d\u00ebrgon sot si Kryeminist\u00ebr, duhen mir\u00ebkuptuar. Ato jan\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi dokumentare me dor\u00ebn e dhe kok\u00ebn Tuaj.<\/p>\n<p>Porosia e vetme q\u00eb mund Tu jap sot si ish Drejtor i Letrave t\u00eb Qeveris\u00eb Nano \u00ebsht\u00eb:<br \/>\nKi kujdes t\u00eb vendos\u00ebsh pulla t\u00eb mjaftueshme, sidomos n\u00ebse n\u00eb zarf ke futur literatur\u00eb plot\u00ebsuese. N\u00ebse vlera e pullave \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme, zarfi mund t\u00eb t\u00eb kthehet mbrapsht. Dyshoj se letrat i kan\u00eb shkuar Lulit.<br \/>\nGjith\u00ebsesi, jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb letrave!<\/p>\n<p>Me respekt,<br \/>\nYlli Dylgjeri<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Gazetari Ylli Dylgjeri p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale ka ironizuar kryeministrin Edi Rama p\u00ebr letrat q\u00eb ai i ka d\u00ebrguar kreut t\u00eb opozit\u00ebs, Lulzim Basha. Ai shkruan se disa her\u00eb, komunikimin me an\u00eb t\u00eb letrave ta shtyn edhe s\u00ebmundja, gruaja, era e keqe e goj\u00ebs, koha e keqe, bllokimi i Face Bookut, frika telefonis\u00eb [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2013,
    "featured_media": 0,
    "comment_status": "open",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-85863",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "6": "category-aktualitet",
        "7": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85863",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85863"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85863\/revisions"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85863"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85863"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85863"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}