{"id":86000,"date":"2019-05-26T16:17:15","date_gmt":"2019-05-26T14:17:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86000"},"modified":"2019-05-26T16:17:15","modified_gmt":"2019-05-26T14:17:15","slug":"vetevendosje-i-kerkon-doreheqjen-rames-punon-per-copetimin-e-kosoves-shqiperia-smund-te-vazhdoje-me-keshtu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vetevendosje-i-kerkon-doreheqjen-rames-punon-per-copetimin-e-kosoves-shqiperia-smund-te-vazhdoje-me-keshtu\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje i k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen Ram\u00ebs: Punon p\u00ebr cop\u00ebtimin e Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebria s&#8217;mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu"},"content":{"rendered":"<p>Jo vet\u00ebm opozita, por edhe l\u00ebvizja \u201cVET\u00cbVENDOSJE!\u201d k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Sipas tyre, vendin nuk po e qeveris Partia Socialiste, por nj\u00eb klik\u00eb politikan\u00ebsh q\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb gishta t\u00eb dor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Vet\u00ebvendosje, zgjidhja e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend do t\u00eb mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm me dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe largimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu. Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb udh\u00ebheqje dhe programe p\u00ebrparimtare ekonomike dhe politike. Le t\u00eb nis\u00eb ndryshimi me nj\u00eb akt emancipues si dor\u00ebheqja\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb deklarat\u00ebn e deg\u00ebs s\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE n\u00eb Tiran\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja dhe ndryshimet jan\u00eb t\u00eb domosdoshme<\/p>\n<p>Pushteti n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb ka abuzuar me mandatin e dh\u00ebn\u00eb nga qytetar\u00ebt. Rritjes s\u00eb varf\u00ebris\u00eb dhe pabarazis\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me arroganc\u00eb e dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsin\u00eb ka tentuar ta mbuloj\u00eb me marketing dhe kontroll mediatik, dhe nuk jep m\u00eb llogari. K\u00ebrkesave t\u00eb stundent\u00ebve p\u00ebr arsim t\u00eb lart\u00eb cil\u00ebsor e falas, bazuar mbi arsimin si nj\u00eb e drejt\u00eb, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me karikaturimin e disa pikave q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb thelbin e problemit. Aspirat\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me pranim planesh p\u00ebr cop\u00ebtimin e Kosov\u00ebs, pa u distancuar asnj\u00ebher\u00eb prej projektit t\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7it dhe Hashim Tha\u00e7it, dhe me vendosjen e nj\u00eb kufiri t\u00eb dyt\u00eb: traun e taks\u00ebn n\u00eb Rrug\u00ebn e Kombit. Protestave kund\u00ebr k\u00ebsaj takse, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me parap\u00ebrgatije p\u00ebr vendosjen e taksave t\u00eb reja n\u00eb akse t\u00eb tjera rrugor\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa premtimin p\u00ebr treg t\u00eb unifikuar Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, e ka shkelur pa iu dridhur syri. S\u00eb fundmi, i ka dh\u00ebn\u00eb shkelm\u00ebn edhe parlamentarizmit, duke tentuar t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb formale q\u00eb e kontrollon vet.<\/p>\n<p>Kriza n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb mes opozit\u00ebs dhe pozit\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e p\u00ebrgjithshme ekonomike, shoq\u00ebrore dhe insitucionale. Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr. E kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje p\u00ebrgjegj\u00ebsi mban edhe opozita, e cila ka pranuar m\u00eb her\u00ebt t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe sistemin elektoral p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e dy partive q\u00eb kan\u00eb gati 30 vite q\u00eb sundojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me trajtat e nj\u00eb sistemi neo-feudal. Prandaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme pse gjat\u00eb protestave studentore, student\u00ebt i mbajt\u00ebn larg partit\u00eb. K\u00ebto parti politike kan\u00eb braktisur shum\u00eb prej kauzave q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur, dhe nuk e g\u00ebzojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve. Por qytetar\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb t\u00eb qart\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00ebp\u00ebr protesta se status quo-ja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e pranueshme. Kush nuk e sheh k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb legjitime t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb duke e ndjer\u00eb apo kuptuar momentin kritik n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet vendi.<\/p>\n<p>Nevojiten reforma t\u00eb thella e t\u00eb gjera n\u00eb shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Aq substanciale duhet t\u00eb jen\u00eb ato, saq\u00eb m\u00eb par\u00eb se p\u00ebr reformim duhet t\u00eb flasim p\u00ebr transformim t\u00eb domosdosh\u00ebm. Nuk ka asnj\u00eb arsye legjitime pse sistemi elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri mos t\u00eb jet\u00eb proporcional komb\u00ebtar, me lista t\u00eb hapura, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb qytetar\u00ebt do t\u00eb mund t\u2019i zgjidhnin vet\u00eb kandidat\u00ebt brenda listave, si kund\u00ebrpesh\u00eb edhe e munges\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme n\u00eb subjektet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ku i pari i Partis\u00eb vendos thuajse gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Modeli ekonomik, duhet orientuar drejt prodhimit, duke mbrojtur t\u00eb drejtat e pun\u00ebtor\u00ebve dhe duke ringritur sindikata q\u00eb angazhohen pa kompromis p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb drejta. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb bazuar mbi parimet e demokracis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies, duke luftuar pabarazit\u00eb ekstreme q\u00eb jan\u00eb krijuar. Shum\u00eb pushtetar\u00eb, m\u00eb par\u00eb sesa t\u00eb heqin dor\u00eb nga posti zyrtar duhet t\u00eb heqin k\u00ebmb\u00ebn nga qafa e popullit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demokraci dhe as Republik\u00eb. Shteti shqiptar po i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb n\u00ebnshtetasit e vet e po i zhg\u00ebnjen shqiptar\u00ebt jasht\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se Partia Socialiste nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, pasi vendi drejtohet nga nj\u00eb klik\u00eb politikan\u00ebsh e tajkun\u00ebsh q\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb gishta t\u00eb dor\u00ebs. Kjo linj\u00eb shkon n\u00eb drejtimin e kund\u00ebrt me zhvillimet n\u00eb partit\u00eb socialdemokrate n\u00eb Evrop\u00eb. Mjafton t\u00eb japim shembullin e Partis\u00eb Laburiste n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, e cila ka hequr dor\u00eb nga slogane si \u201cp\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs e t\u00eb djatht\u00ebs\u201d, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritnin udh\u00ebheq\u00ebsit e saj t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm, dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer te socialdemokracia p\u00ebrmes luft\u00ebs kund\u00ebr pabarazis\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn, dhe jo p\u00ebr privilegje p\u00ebr pakic\u00ebn.<\/p>\n<p>Me programin politik t\u00eb ngritur mbi drejt\u00ebsin\u00eb sociale, ajo ka rritur duksh\u00ebm edhe p\u00ebrkrahjen nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetet e BE-s\u00eb, dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb pak nga \u00e7ka b\u00ebr\u00eb pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb Austri, Kryeministri Sebastian Kurz, dhe n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Kryeministrja Theresa May, dhan\u00eb t\u00eb dy dor\u00ebheqjen s\u00eb fundmi. i pari p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb skandali korrupsioni t\u00eb partnerit t\u00eb tij t\u00eb koalicionit, e dyta, p\u00ebr shkak se nuk arriti t\u00eb finalizonte projektin q\u00eb mb\u00ebshteste. T\u00eb dy k\u00ebta politikan\u00eb kishin fituar votat e shumic\u00ebs p\u00ebr ta qeverisur vendin, por nuk u fsheh\u00ebn mbrapa numrave p\u00ebr paaft\u00ebsit\u00eb e tyre. Ata mor\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike e morale duke kryer nj\u00eb akt emancipues si dor\u00ebheqja.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta ndodh n\u00eb vendin ton\u00eb, ku p\u00ebrdoren nga pushtetar\u00ebt epitete si \u201ceg\u00ebrsira\u201d ndaj qytetar\u00ebve, ashtu si\u00e7 jan\u00eb etiketuar shqiptar\u00ebt nga pushtuesit, me pretekstin e \u201ccivilizimit\u201d p\u00ebrmes dhun\u00ebs. Madje, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb qytetar\u00ebt, kan\u00eb tentuar t\u00eb rrisin diskriminimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb prejardhjes gjeografike, duke treguar nj\u00eb mend\u00ebsi qeveris\u00ebse krejt\u00ebsisht pronvicialiste dhe klanore n\u00eb drejtimin e vendit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu. Shqiptar\u00ebt meritojn\u00eb udh\u00ebheqje dhe programe p\u00ebrparimtare ekonomike dhe politike. Le t\u00eb nis\u00eb ndryshimi me nj\u00eb akt emancipues si dor\u00ebheqja.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 26 maj 2019<br \/>\nL\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE!<br \/>\nQendra n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jo vet\u00ebm opozita, por edhe l\u00ebvizja \u201cVET\u00cbVENDOSJE!\u201d k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre, vendin nuk po e qeveris Partia Socialiste, por nj\u00eb klik\u00eb politikan\u00ebsh q\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb gishta t\u00eb dor\u00ebs. Sipas Vet\u00ebvendosje, zgjidhja e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend do t\u00eb mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm me dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe largimin e qeveris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86000","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86000"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86000\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}