{"id":86209,"date":"2019-05-27T17:45:43","date_gmt":"2019-05-27T15:45:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86209"},"modified":"2019-05-27T17:45:43","modified_gmt":"2019-05-27T15:45:43","slug":"deklaratat-e-thacit-per-bashkim-kombetar-shihen-si-pjese-e-retorikes-e-pa-plan-konkret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deklaratat-e-thacit-per-bashkim-kombetar-shihen-si-pjese-e-retorikes-e-pa-plan-konkret\/","title":{"rendered":"Deklaratat e Tha\u00e7it p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar shihen si pjes\u00eb e retorik\u00ebs e pa plan konkret"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i ka deklaruar se po krijohen edhe rrethanat e reja, t\u00eb cilat sipas tij, ofrojn\u00eb bashkimin e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb si zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE ardhmja e jon\u00eb e sigurt \u00ebsht\u00eb n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian, Por po krijohen rrethana t\u00eb reja q\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb dy parlamentet, ai i Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb nxirrnin deklaratat e nevojshme, t\u00eb vullnetit t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pa kufij\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>K\u00ebto komente ai i ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb nj\u00ebzetvjetorin e operacionit \u201cShigjeta DO-2\u201d dhe luftimeve n\u00eb Pashtrik.<\/p>\n<p>Pas ides\u00eb p\u00ebr korrigjimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht ndryshimin e kufirit, sipas s\u00eb cil\u00ebs tri komuna n\u00eb Serbin\u00eb jugore, Presheva, Bujanoci e Medvexha do t\u2019i bashkoheshin Kosov\u00ebs, presidenti Hashim Tha\u00e7i tani po lason iden\u00eb e bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr iden\u00eb e fundit, Tha\u00e7i i ka dh\u00ebn\u00eb dy ide, at\u00eb t\u00eb bashkimit n\u00ebn \u201combrell\u00ebn e Bashkimit Evropian\u201d apo t\u00eb bashkimit \u201cn\u00ebn ombrell\u00ebn shqiptare\u201d t\u00eb dy vendeve n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb vet\u00ebm. Ngjash\u00ebm me fjalimin n\u00eb nj\u00ebzetvjetorin e luftimeve n\u00eb Pashtrik, Tha\u00e7i foli edhe t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb bashkin\u00eb e Hasit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku tha se Kosova dhe Shqip\u00ebria, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebr t\u00eb do bashkohen.<\/p>\n<p>\u201cJu keni qen\u00eb bashk\u00ebrisht n\u00eb istikame t\u00eb luft\u00eb dhe bashk\u00ebrisht do t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb liri e bashk\u00ebrisht do t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri\u201d, tha Tha\u00e7i, pasi n\u00eb Has, mori titullin \u201cQytetar Nderi\u201d.<\/p>\n<p>\u00ebSipas tij, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb realizohet, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai, kjo \u00ebnd\u00ebrr, pra q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, sesa q\u00eb ka qen\u00eb sfida e largimit t\u00eb Serbis\u00eb nga Kosova.<\/p>\n<p>Deklaratat e Tha\u00e7it, nga analist\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb shihen si pjes\u00eb e retorik\u00ebs, dhe pa nj\u00eb plan konkret.<\/p>\n<p>Politologu Ramush Tahiri, thot\u00eb se presidenti deri tani nuk e ka paraqitur ndonj\u00eb program apo plan konkret p\u00ebr iden\u00eb e p\u00ebrmendur p\u00ebr bashkim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Tha\u00e7i b\u00ebn deklarata politike, duket s\u00eb \u00ebsht\u00eb i frustruar me gjendjen ekzistuese n\u00eb Kosov\u00eb edhe me dallimet e brendshme rreth \u00e7\u00ebshtjes themelore, por edhe me procesin e integrimeve evropiane si dhe me procesin e dialogut me Serbin\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e hedh opsionin q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb krahin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb bashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>Tahiri deklarimet e presidentit me shum\u00eb i sheh si nj\u00eb lloj pak\u00ebnaq\u00ebsie me politik\u00ebn e Bashkimin Evropian karshi Kosov\u00ebs, sidomos me procesin e liberalizmit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>\u201cTha\u00e7i luan n\u00eb nj\u00eb kart\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb m\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb konsideruar nacionaliste, por tash konsiderohet komb\u00ebtare dhe nuk thot\u00eb q\u00eb me \u00e7do mjet do t\u00eb realizohet, por thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga alternativat n\u00ebse Kosov\u00ebs dhe kosovar\u00ebve u mbyllen dyert e Bashkimit e Evropian. Presidenti Tha\u00e7i ashtu si\u00e7 po e shpjegon e konsideron se nj\u00eb bashkim i Kosov\u00ebs m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr paqe dhe stabilitet\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>Kurse, analisti politik Artan Muhaxhiri, thot\u00eb se diskursi i presidentit Tha\u00e7i p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i pabazuar n\u00eb realitetin politik.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb media dhe n\u00eb biseda kafehanesh sesa q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb serioze dhe konkrete. \u00cbsht\u00eb absolutisht e qart\u00eb se si b\u00ebhen k\u00ebto ndryshime t\u00eb m\u00ebdha gjeopolitike dhe gjerostrategjike n\u00eb Ballkan dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Pra, nevojitet nj\u00eb ndryshim i madh dhe nj\u00eb presion i madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb efektet e tilla, gj\u00eb q\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb 0.1% pra nuk ka asgj\u00eb konkrete\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Muhaxhiri, pos tjerash thot\u00eb se deklaratat e Tha\u00e7it jan\u00eb populiste, por t\u00eb cilat nuk dihet as kujt n\u00eb fakt i drejtohen.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kuptojm\u00eb se k\u00eb d\u00ebshiron ta sh\u00ebnjestroj\u00eb me k\u00ebto deklarata se t\u00eb gjith\u00eb qytetaret e Kosov\u00ebs e din\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb ket\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tendencioze e pompoze\u201d, tha Muhaxhiri p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb jet\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, \u2018p\u00ebrkushtimin jet\u00ebsor\u2019 t\u00eb tij p\u00ebr bashkimin e Preshev\u00ebs, Medvexh\u00ebs dhe Bujanocit me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJu e dini bot\u00ebrisht dhe e ritheksoj edhe sot k\u00ebtu n\u00eb mesin e burrave t\u00eb Hasit dhe grave, zotimin tim dhe p\u00ebrkushtimin tim jet\u00ebsor q\u00eb Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t\u2019i bashk\u00ebngjiten territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pa u cenuar asnj\u00eb centimet\u00ebr e territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, as Trep\u00e7a, as Ujmani, as Mitrovica, asnj\u00eb cep i territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, si parakusht p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar\u201d, ka deklaruar Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Lidhur me deklarimet e presidentit Tha\u00e7i p\u00ebr ndryshimin e kufirit mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs Isa Mustafa. Ai ka shkruar n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook se presidentit Tha\u00e7i i ka th\u00ebn\u00eb edhe personalisht se diskursin politik p\u00ebr korrigjim t\u00eb kufijve e ka t\u00eb gabuar dhe t\u00eb papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kurse, Tha\u00e7i i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur liderit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs Isa Mustafa, se korrigjimi i padrejt\u00ebsive ndaj Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi i tiji pandalsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cLugina e Preshev\u00ebs duhet t\u00eb bashkohet me Kosov\u00ebn, nj\u00ebsoj sikurse Kosova q\u00eb duhet t\u00eb bashkohet natyrsh\u00ebm me Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00ebn ombrell\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE-s\u00eb ose edhe vet\u00ebm n\u00ebn ombrell\u00ebn shqiptare, n\u00ebse BE-ja vazhdon t\u2019i mbyll dyert e saj p\u00ebr ne\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Deklaratat p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, si opsion, vijn\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova dhe Serbia po p\u00ebrgatiten p\u00ebr takimin e radh\u00ebs m\u00eb 1 korrik, n\u00eb Paris, i cili pritet t\u00eb mbahet me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Anglela Merkel.<\/p>\n<p>Takimi i 1 korrikut n\u00eb Paris, \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e procesit t\u00eb Berlinit t\u00eb iniciuar nga kancelarja Merkel.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i ka deklaruar se po krijohen edhe rrethanat e reja, t\u00eb cilat sipas tij, ofrojn\u00eb bashkimin e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb si zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u201cE ardhmja e jon\u00eb e sigurt \u00ebsht\u00eb n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian, Por po krijohen rrethana t\u00eb reja q\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69702,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86209","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86209\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}