{"id":86491,"date":"2019-05-29T14:21:42","date_gmt":"2019-05-29T12:21:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86491"},"modified":"2019-05-29T14:21:42","modified_gmt":"2019-05-29T12:21:42","slug":"arta-marku-bllokon-hetimin-per-autoret-e-shkaterrimit-te-emrit-te-teatrit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/arta-marku-bllokon-hetimin-per-autoret-e-shkaterrimit-te-emrit-te-teatrit-kombetar\/","title":{"rendered":"Arta Marku bllokon hetimin p\u00ebr autor\u00ebt e shkat\u00ebrrimit t\u00eb emrit t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb mesdit\u00ebn e sotme nj\u00eb njoftim p\u00ebr opinionin publik, duke denoncuar direkt prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe kreun e saj, Arta Marku, p\u00ebr bllokim dhe refuzim t\u00eb hetimit p\u00ebr autor\u00ebt e shkat\u00ebrrimit dhe heqjen e emrit (shkronjave n\u00eb fasad\u00eb) t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, sot duhet t\u2019ju informojm\u00eb se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme praktikisht refuzon t\u00eb hetoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. Megjith\u00ebse i jemi drejtuar vazhdimisht, megjith\u00ebse mjetet p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes ekzistojn\u00eb, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb kan\u00eb vepruar pa asnj\u00eb leje zyrtare, Prokuroria shprehet se ende nuk ka caktuar prokurorin p\u00ebrkat\u00ebs \u2013 hap ky q\u00eb duhet t\u00eb kishte ndodhur menj\u00ebher\u00eb pas denoncimit p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, vjen denoncimi nga kjo aleanc\u00eb e cila ka m\u00eb shum\u00eb se 1 vit q\u00eb proteston kund\u00ebr prishjes s\u00eb godin\u00ebs, ku kryeministri Rama dhe kryetari i bashkis\u00eb Veliaj kan\u00eb planifikuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kulla gjigante.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 29.05.2019<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIAT<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb Teatrit,<br \/>\nSi\u00e7 jeni t\u00eb informuar, n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dat\u00ebs 26 prill, shkronjat e fasad\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar u hoq\u00ebn pa asnj\u00eb vendim apo njoftim. Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit, me ndihm\u00ebn dhe kontributin e shum\u00eb prej jush, i rivendosi shkronjat n\u00eb vendin e duhur n\u00eb 7 maj, duke i rikujtuar Bashkis\u00eb dhe Qeveris\u00eb se godin\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar nuk do mund ta rrezikojn\u00eb kurr\u00eb! Artist\u00ebt dhe qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vendosur ta mbrojn\u00eb at\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ne kemi b\u00ebr\u00eb publik faktin se shkronjat u hoq\u00ebn nga punonj\u00ebs t\u00eb Bashkis\u00eb, v\u00ebrtetuar kjo nga foto t\u00eb publikuara n\u00eb faqen ton\u00eb n\u00eb Facebook por edhe n\u00eb media. Si p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebtij veprimi, Aleanca denoncoi heqjen e shkronjave n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme. Duke qen\u00eb se ky veprim ndodhte vet\u00ebm pak metra larg godin\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, e cila ruhet me kamera t\u00eb shumta, ishte e arsyeshme t\u00eb mendonim se personat p\u00ebrgjegj\u00ebs do t\u00eb identifikoheshin shpejt\u00eb, e m\u00eb pas edhe arsyet pse e kishin nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Ju rikujtojm\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe qoft\u00eb Bashkia Tiran\u00eb e qoft\u00eb Ministria e Kultur\u00ebs, institucioni q\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsi godin\u00ebn e Teatrit Komb\u00ebtar, nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim dhe kan\u00eb refuzuar t\u00eb shprehen n\u00eb publik sa her\u00eb q\u00eb pyeten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Heshtja nga ana e institucioneve v\u00ebrteton se nuk ka pasur asnj\u00eb urdh\u00ebr zyrtar q\u00eb lejonte heqjen e shkronjave nga fasada e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, sot duhet t\u2019ju informojm\u00eb se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme praktikisht refuzon t\u00eb hetoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. Megjith\u00ebse i jemi drejtuar vazhdimisht, megjith\u00ebse mjetet p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes ekzistojn\u00eb, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb kan\u00eb vepruar pa asnj\u00eb leje zyrtare, Prokuroria shprehet se ende nuk ka caktuar prokurorin p\u00ebrkat\u00ebs \u2013 hap ky q\u00eb duhet t\u00eb kishte ndodhur menj\u00ebher\u00eb pas denoncimit p\u00ebrkat\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, Aleanca mbetet e vendosur t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebsaj historie, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendosm\u00ebri q\u00eb ka treguar deri m\u00eb sot n\u00eb mbrojtje t\u00eb godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kjo histori tregon edhe nj\u00ebher\u00eb se institucionet e shtetit shqiptar, qoft\u00eb edhe ato q\u00eb duhet t\u00eb funksionojn\u00eb si t\u00eb pavarura, jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb kapura nga interesat e Qeveris\u00eb. Veprime t\u00eb cilat jan\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe leht\u00ebsisht t\u00eb hetueshme, nuk merren p\u00ebrsip\u00ebr nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme thjesht e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur personat me pushtet politik. Kjo histori, sado e vog\u00ebl mund ti duket dikujt, \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i qart\u00eb i kolapsit institucional dhe autoritarizmit politik q\u00eb p\u00ebrjeton sot Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Aleanca P\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleanca p\u00ebr Mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb mesdit\u00ebn e sotme nj\u00eb njoftim p\u00ebr opinionin publik, duke denoncuar direkt prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe kreun e saj, Arta Marku, p\u00ebr bllokim dhe refuzim t\u00eb hetimit p\u00ebr autor\u00ebt e shkat\u00ebrrimit dhe heqjen e emrit (shkronjave n\u00eb fasad\u00eb) t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar\u00eb. \u201cFatkeq\u00ebsisht, sot duhet t\u2019ju informojm\u00eb se Prokuroria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":55507,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86491","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86491"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86491\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}