{"id":86903,"date":"2019-05-31T14:10:10","date_gmt":"2019-05-31T12:10:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86903"},"modified":"2019-05-31T14:10:10","modified_gmt":"2019-05-31T12:10:10","slug":"vasili-leter-te-hapur-delegacionit-te-be-koncesioni-milot-balldren-nje-grabitje-skandaloze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vasili-leter-te-hapur-delegacionit-te-be-koncesioni-milot-balldren-nje-grabitje-skandaloze\/","title":{"rendered":"Vasili let\u00ebr t\u00eb hapur Delegacionit t\u00eb BE: Koncesioni Milot &#8211; Balldren, nj\u00eb grabitje skandaloze"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Petrit Vasili i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur Delegacionit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nAi i k\u00ebrkon p\u00ebrfaq\u00ebsuseve t\u00eb BE q\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb afer\u00ebn sipas tij korruptive t\u00eb rrug\u00ebs Milot &#8211; Balldren.<br \/>\n\u201cKjo pla\u00e7kitje, shkruan Vasili, po i varf\u00ebron ekstremisht shqiptar\u00ebt dhe po i b\u00ebn t\u00eb humbasin shpres\u00ebn dhe t\u00eb braktisin vendin e tyre.<br \/>\nNdaj \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ju t\u00eb flisni sot.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb shqiptar\u00ebt presin nga ju!\u201d<br \/>\n\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e diellit q\u00eb shk\u00ebmbi dhe pengesa kryesore n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian \u00ebsht\u00eb korrupsioni galopant, i \u00e7frenuar dhe endemik i qeveris\u00eb\u201d, shkruan Vasili n\u00eb letr\u00ebn postuar n\u00eb faqen e tij n\u00eb facebook.<br \/>\nLet\u00ebr e hapur.<br \/>\nDelegacionit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nShqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur bindjen e tyre p\u00ebr Integrimin Europian si dhe gadishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7do sakrific\u00eb q\u00eb ky integrim t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb dhe Shqip\u00ebria nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Europian.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e diellit q\u00eb shk\u00ebmbi dhe pengesa kryesore n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit europian \u00ebsht\u00eb korrupsioni galopant, i \u00e7frenuar dhe endemik i qeveris\u00eb.<br \/>\nNuk dua t\u00eb ndalem sot n\u00eb aferat e njohura bot\u00ebrisht t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar apo t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, si shfaqje nga m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuarat e nj\u00eb korrupsioni pa kufi p\u00ebr t\u00eb cilat reagimi juaj ka qen\u00eb thuajse inekzistent edhe kur dhunimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kaloi \u00e7do kufi duke tejkaluar edhe kufijt\u00eb e diktaturave.<br \/>\nSot ju drejtohem juve zot\u00ebrinj t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr afer\u00ebn e rrug\u00ebs Milot-Balldren.<br \/>\nDimensionet e k\u00ebsaj afere korruptive jan\u00eb absolutisht t\u00eb frikshme dhe qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb reagimi nga \u201cdrejt\u00ebsia e re\u201d \u00ebsht\u00eb zero.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb aq e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb ideatore, p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe fajtorja e vetme e k\u00ebtij korrupsioni, sa q\u00eb ajo kund\u00ebrshton edhe vetveten me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr ti grabitur k\u00ebto qindra milion euro q\u00eb dalin nga xhepat e shqiptar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr.<br \/>\nVet\u00eb Qeveria n\u00eb strategjin\u00eb Sektoriale t\u00eb Transportit dhe Planit t\u00eb Veprimit 2016-2020, e cila u hartua me asistenc\u00ebn e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, planifikoi t\u00eb nd\u00ebrtonte By Passin e Lezh\u00ebs (aksin Milot-Balldren) me gjat\u00ebsi vet\u00ebm 4 kilomet\u00ebr kundrejt 24 milion\u00eb euro, ose 6 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr.<br \/>\nM\u00eb pas projekti u zgjerua n\u00eb gjat\u00ebsi nga 4 n\u00eb 17 kilomet\u00ebr dhe sipas kostove fillestare, n\u00ebse rruga do t\u00eb nd\u00ebrtohej me fonde buxhetore, nuk do t\u00eb kushtonte me shum\u00eb se 102 milion\u00eb euro, ose m\u00eb pak se gjysma e asaj q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me taksat tona sipas kon\u00e7esionit q\u00eb qeveria sapo ka miratuar.<br \/>\nPra:<br \/>\n-nga nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb sipas parashikimit t\u00eb vet\u00eb qeveris\u00eb do t\u00eb kushtonte jo m\u00eb shum\u00eb se 102 milion euro po ta nd\u00ebrtonte vet\u00eb shteti, tani do t\u00eb kushtoj\u00eb n\u00eb total rreth 260 milion euro, pra 2 her\u00eb e ca m\u00eb shum\u00eb;<br \/>\n-si dhe \u00e7mimi q\u00eb do t\u00eb shkonte 6 milion euro kilometri po ta nd\u00ebrtonte shteti, arrin n\u00eb 15 milion euro sipas kon\u00e7esionit.<br \/>\nKostot e projektit t\u00eb rrug\u00ebs Milot\u2013Balldren me nj\u00eb gjat\u00ebsi totale prej 17.2 km, nj\u00eb koncesion i pak\u00ebrkuar i dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb A.N.K \u00ebsht\u00eb 213.6 milion\u00eb euro plus TVSH-n\u00eb, sipas propozimit financiar, pjes\u00eb e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit\/PPP.<br \/>\nNga kjo shum\u00eb, financimi i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb 140 milion\u00eb euro, sipas specifikimeve n\u00eb kontrat\u00eb, nga t\u00eb cilat nj\u00eb hua bankare prej 70 milion\u00eb eurosh, e cila do t\u00eb merret nga nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb institucione financiare, financimi nga furnitor\u00ebt prej 19.5 milion\u00eb euro dhe 52 milion\u00eb euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.<br \/>\nPjesa e mbetur prej 72 milion\u00eb eurosh do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr pagim interesash dhe fitimin e kompanis\u00eb, teksa kjo shum\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rreth 34% t\u00eb totalit (pa TVSH), ose rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e kostos totale t\u00eb rrug\u00ebs, \u00e7ka e \u00e7on koston totale p\u00ebr kilomet\u00ebr n\u00eb 15 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr (p\u00ebrfshir\u00eb TVSH).<br \/>\nNe 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedur\u00ebn konkurruese p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion\/PPP t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebs Milot\u2013Balldren, me vler\u00eb nd\u00ebrtimi dhe mir\u00ebmbajtje gjithsej 161.5 milion\u00eb euro, sipas buletinit zyrtar t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, sipas parimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit funksionojn\u00eb presupozohet q\u00eb kompania duhet t\u00eb kishte llogaritur t\u00eb gjitha kostot, interesat p\u00ebr huat\u00eb e mundshme dhe fitimin e saj, q\u00eb qeveria nga ana e saj duhet t\u2019ia kthente me k\u00ebste p\u00ebr nj\u00eb afat 13 vje\u00e7ar.<br \/>\nPor, kontrata \u00ebsht\u00eb rinegocuar m\u00eb pas pa gar\u00eb, nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb asnj\u00eb ligj, teksa nj\u00eb pjes\u00eb e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb kontraktuar p\u00ebrmes tenderit konkurrues dhe m\u00eb pas pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb rinegociuar p\u00ebr interesat . \u201cSipas propozimit t\u00eb rishikuar financiar, sipas deklarat\u00ebs t\u00eb dat\u00ebs 19.3.2019, Norma e interesit e llogaritur p\u00ebr gjitha burimet e financimit t\u00eb p\u00ebrcaktuara m\u00eb sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb 5%\u201d, thuhet n\u00eb kontrat\u00eb (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tre burimet e financimit t\u00eb kompanis\u00eb nga kredia, kapitali i vet dhe furnitor\u00ebt prej 140 milion\u00eb eurove). Ky rinegocim i paprecedent\u00eb dhe pa gar\u00eb e \u00e7oi vler\u00ebn e kontrat\u00ebs n\u00eb 213 milion\u00eb euro, duke e rritur at\u00eb me 32%.<br \/>\nKompania llogarit n\u00eb tabelat e publikuara n\u00eb kontrat\u00eb se do t\u00eb paguaj\u00eb interesa prej rreth 31 milion\u00eb eurosh p\u00ebr kredin\u00eb 70 milion\u00eb euro dhe financimet e furnitor\u00ebve prej 19.5 milion\u00eb euro, duke mbetur nj\u00eb fitim p\u00ebr kompanin\u00eb rreth 40 milion\u00eb euro, ose rreth 20% e totalit.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, norma e interesit prej 5% p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kompania ka negociuar pa gar\u00eb \u00ebsht\u00eb pra shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa interesi i eurobondit prej 3.55% kur qeveria emetoi eurobondin e ri pak muaj m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa kompania premton t\u00eb financoj\u00eb 52 milion\u00eb euro nga kapitali i vet, t\u00eb dh\u00ebnat zyrare nga bilanci 2017 tregojn\u00eb se totali i aktiveve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 16 milion\u00eb euro (2 miliard\u00eb lek\u00eb), nd\u00ebrsa totali i kapitalit \u00ebsht\u00eb 3.2 milion\u00eb euro. Kompania kishte t\u00eb ardhura prej 16 milion\u00eb eurosh n\u00eb 2017-n dhe nj\u00eb fitim minimal prej m\u00eb pak se 1 milion euro. Pra kompania s`ka absolutisht burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nEshte aq e vertete sa qe edhe ne kontrate specifikohet qe vetem vitin e trete kompania do te filloje te operoje me fondet e veta.<br \/>\nI nderuar Delegacion i BE n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nSkandale t\u00eb tilla do t\u00eb duhej t\u00eb d\u00ebnoheshin rrept\u00eb nga ju, nisur edhe nga detyra e monitorimit q\u00eb ju keni si dhe e drejta q\u00eb ju lind p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kerkesa si dhe q\u00eb t\u00eb vini edhe kushte kur e keni gjykuar t\u00eb nevojshme.<br \/>\nJu nuk i keni kursyer l\u00ebvdatat p\u00ebr nj\u00eb \u201cdrejt\u00ebsi t\u00eb re\u201d q\u00eb po lind.<br \/>\nPor jam i shtr\u00ebnguar t\u2018ju kujtoj se kjo \u201ddrejt\u00ebsi e re\u201d ka mbyllur totalisht goj\u00ebn p\u00ebrpara skandaleve t\u00eb tilla flagrante dhe trondit\u00ebse, bile p\u00ebr fat t\u00eb keq ka treguar nj\u00eb nivel kapjeje t\u00eb till\u00eb, q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pabesueshme p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt presin vepra dhe jo fjal\u00eb nga drejt\u00ebsia.<br \/>\nNdaj edhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb zem\u00ebruar dhe u jan\u00eb drejtuar shesheve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb vendit p\u00ebr t`ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb pla\u00e7kitjes q\u00eb po i b\u00ebn qeveria taksave t\u00eb tyre.<br \/>\nKjo pla\u00e7kitje po i varf\u00ebron ekstremisht shqiptar\u00ebt dhe po i b\u00ebn t\u00eb humbasin shpres\u00ebn dhe t\u00eb braktisin vendin e tyre.<br \/>\nNdaj \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ju t\u00eb flisni sot.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb shqiptar\u00ebt presin nga ju!<br \/>\nMe respekt<br \/>\nPetrit Vasili<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim Petrit Vasili i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur Delegacionit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb. Ai i k\u00ebrkon p\u00ebrfaq\u00ebsuseve t\u00eb BE q\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb afer\u00ebn sipas tij korruptive t\u00eb rrug\u00ebs Milot &#8211; Balldren. \u201cKjo pla\u00e7kitje, shkruan Vasili, po i varf\u00ebron ekstremisht shqiptar\u00ebt dhe po i b\u00ebn t\u00eb humbasin shpres\u00ebn dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":86904,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86903","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86903","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86903"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86903\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86904"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86903"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86903"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86903"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}