{"id":88019,"date":"2019-06-05T15:59:22","date_gmt":"2019-06-05T13:59:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88019"},"modified":"2019-06-05T15:59:22","modified_gmt":"2019-06-05T13:59:22","slug":"palmer-nuk-vendosim-afate-e-as-vija-te-kuqe-ne-bisedimet-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/palmer-nuk-vendosim-afate-e-as-vija-te-kuqe-ne-bisedimet-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"Palmer: Nuk vendosim afate e as vija t\u00eb kuqe n\u00eb bisedimet Kosov\u00eb &#8211; Serbi"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebs ndihm\u00ebs sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por do t\u00eb d\u00ebshironin nj\u00eb rifillim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb bisedimeve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr programin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk vendosin vija t\u00eb kuqe n\u00eb procesin e bisedimeve, por kjo nuk n\u00ebnkupton se t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zoti Palmer, a prisni q\u00eb Serbia dhe Kosova t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb k\u00ebt\u00eb vit?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Ne nuk po k\u00ebrkojm\u00eb ndonj\u00eb kuad\u00ebr kohor t\u00eb caktuar. Ne mb\u00ebshtesim normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ne duam t\u00eb shohim q\u00eb dialogu p\u00ebr arritjen e k\u00ebtij synimi t\u00eb rifilloj\u00eb sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb se kjo do t\u00eb ndodh apo jo deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, nuk jam n\u00eb gjendje ta parashikoj.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Presidenti Trump ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Prandaj ju pyeta, a besoni se ajo do t\u00eb ndodh k\u00ebt\u00eb vit?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment jam m\u00eb i interesuar q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb ulen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve, t\u00eb rifillojn\u00eb dialogun, t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb hap pas hapi drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje. Nuk mendojm\u00eb se vendosja e nj\u00eb kufiri artificial kohor do t\u00eb ndihmonte arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje apo t\u00eb leht\u00ebsonte procesin. Por, duam q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb rifillojn\u00eb negociatat sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe urgjentisht.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 foli n\u00eb parlament p\u00ebr nj\u00eb kompromis p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe paralajm\u00ebroi se mund t\u00eb ket\u00eb sulme nga shqiptar\u00ebt n\u00ebse nuk arrihet nj\u00eb kompromis. A e shikoni k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb sinjal se ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb kompromis nga sa \u00e7\u2019ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Mendoj se presidenti Vu\u00e7i\u00e7 e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur t\u00eb kthehet tek negociatat kur tarifat t\u00eb hiqen dhe t\u00eb punoj\u00eb me Kosov\u00ebn drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Ne besojm\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb i sinqert\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ne besojm\u00eb se pala e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjithashtu e sinqert\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Por k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nd\u00ebrlikuara. Ato jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara politikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht. Pra do t\u00eb duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i zgjidhur. Hapi i par\u00eb sigurisht \u00ebsht\u00eb q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb ulen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bisedime p\u00ebr negociata dhe t\u00eb ecin n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong>: P\u00ebrse besoni se Vu\u00e7i\u00e7 do ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ai ka qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr shtat\u00eb vjet dhe asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Ne besojm\u00eb se presidenti Vu\u00e7i\u00e7 \u00ebsht\u00eb i vendosur p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme evropiane p\u00ebr Serbin\u00eb dhe besoj se ka nj\u00eb kuptim t\u00eb qart\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces se e ardhmja evropiane si p\u00ebr Serbin\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Pra shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb takohen, t\u00eb negociojn\u00eb, t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje, ta zbatojn\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb hapin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb evropiane si p\u00ebr Serbin\u00eb ashtu edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Beogradi nuk do t\u00eb kthehet n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve para se Prishtina t\u00eb heq tarifat. Prishtina e refuzon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje disa her\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Edhe ju e keni k\u00ebrkuar k\u00ebt\u00eb. Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 tha jav\u00ebn e kaluar se Prishtina do t\u00eb heq tarifat kur \u201cmentor\u00ebt e saj per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb vendosin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Serbia, udh\u00ebheqja politike n\u00eb Beograd t\u00eb pranoj\u00eb se Kosova ka agjenci t\u00eb pavarura. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb instrument i Shteteve t\u00eb Bashkuara. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i pavarur, nj\u00eb shoq\u00ebri e pavarur q\u00eb ka politikat e veta dhe k\u00ebto politika duhet t\u00eb zbatohen. \u00c7\u00ebshtja e negociatave, \u00e7\u00ebshtja e tarifave \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ngarkuar politikisht n\u00eb kontekstin e politik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ne do t\u00eb mb\u00ebshtesnim pezullimin apo heqjen e tarifave si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb dialog. Ne mendojm\u00eb se ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara. Por, gjithashtu mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vet\u00eb pal\u00ebt t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb manovruar sfidat n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb negociuar.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Pra ju thoni se Uashingtoni nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb inkurajuar Prishtin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pezulluar tarifat?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Jo, nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po them. Mendoj se ka gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe leht\u00ebsuar p\u00ebrparimin q\u00eb p\u00ebrfshin inkurajimin e partner\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb thell\u00eb dhe me kujdes n\u00ebse tarifat n\u00eb fakt avancojn\u00eb interesat e Kosov\u00ebs. Ne besojm\u00eb se interesat e Kosov\u00ebs sh\u00ebrbehen m\u00eb mir\u00eb me arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me Beogradin dhe p\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb marr\u00ebveshje, ata duhet t\u00eb kthehen tek dialogu dhe p\u00ebr t\u00eb arritur tek dialogu, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb tarifat t\u00eb eliminohen si nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparim.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Kur do t\u00eb ndodh kjo?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Nuk mund t\u2019u jap\u00eb nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb por shpresoj q\u00eb t\u00eb ndodh sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb ndodh k\u00ebt\u00eb vit? A mendoni se dialogu mund t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vit?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Po, mendoj se \u00ebsht\u00eb absolutisht e mundur.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0N\u00ebse flasim p\u00ebr modelin e zgjidhjes, duket sikur Gjermania dhe Franca e hoq\u00ebn nga tryeza iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, pas samitit n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vet\u00eb pal\u00ebt t\u00eb vendosin parametrat e marr\u00ebveshjes. Ajo \u00e7far\u00eb ne do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb shikonim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me autor\u00ebsi lokale, nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb q\u00ebndrueshme, nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb zbatueshme dhe q\u00eb mund t\u00eb pranohet nga publiku i t\u00eb dyja pal\u00ebve, q\u00eb mund t\u00eb zbatohet drejt dhe plot\u00ebsisht, dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb mund t\u00eb \u00e7el\u00eb rrug\u00ebtimin drejt t\u00eb ardhmes evropiane.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0A do t\u00eb thot\u00eb kjo se SHBA-ja nuk e ka hequr nga tavolina iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve? Pra, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Gjermanin\u00eb dhe Franc\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Mattthew Palmer:<\/strong>\u00a0Ne nuk po vendosim vija t\u00eb kuqe n\u00eb procesin e negocimit, p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb pal\u00ebt nuk duhet t\u00eb diskutojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e vet\u00eb pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur p\u00ebrpara, me mb\u00ebshtetjen ton\u00eb. Por, kjo gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7ek i bardh\u00eb\u201d. Do t\u00eb d\u00ebshironim t\u2019i shohim pal\u00ebt t\u00eb negociojn\u00eb marr\u00ebveshjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme; t\u00eb na e paraqesin, n\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb kemi shqet\u00ebsime, do t\u2019i shprehim ato dhe do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhjen me pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka q\u00eb mund ta mb\u00ebshtesim dhe me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr zbatimin e saj. Por, ky nuk \u00ebsht\u00eb procesi yn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb procesi i tyre. Ne i mb\u00ebshtesim.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb prisni se do t\u00eb ndodh n\u00eb Paris?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Nuk kam ndonj\u00eb pritshm\u00ebri specifike p\u00ebr at\u00eb takim<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0A keni biseduar me partner\u00ebt francez\u00eb dhe gjerman\u00eb<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Absolutisht. Mendoj se synimi i takimeve, n\u00eb Berlin n\u00eb prill dhe n\u00eb Paris n\u00eb korrik, t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb kushte q\u00eb do t\u00eb lejonte pal\u00ebt t\u00eb ktheheshin n\u00eb negociata p\u00ebrmes procesit t\u00eb udh\u00ebhequr nga BE-ja q\u00eb ka sjell marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe ka prodhuar disa l\u00ebvizje p\u00ebrparuese p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0A do t\u00eb marrin Shtetet e Bashkuara nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm apo m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb dialog tani q\u00eb Komisioni Evropian po ristrukturohet?<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0Ne kemi qen\u00eb partner\u00eb me Evrop\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, e kemi mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb proces dhe BE-ja e ka udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb proces. Nuk shoh ndonj\u00eb arsye specifike p\u00ebrse kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb pal\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara<\/p>\n<p><strong>Matthew Palmer:<\/strong>\u00a0N\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol p\u00ebr ne, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb konstruktiv dhe mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces, nj\u00eb rol q\u00eb partner\u00ebt evropian\u00eb dhe vet\u00eb pal\u00ebt do t\u00eb donin q\u00eb ne t\u00eb luanim, ne jemi t\u00eb hapur p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebs ndihm\u00ebs sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por do t\u00eb d\u00ebshironin nj\u00eb rifillim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb bisedimeve. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr programin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88020,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88019","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88019\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}