{"id":88143,"date":"2019-06-06T12:05:56","date_gmt":"2019-06-06T10:05:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88143"},"modified":"2019-06-06T12:05:56","modified_gmt":"2019-06-06T10:05:56","slug":"pergjimet-flet-gazetari-materialet-te-besueshme-burimet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pergjimet-flet-gazetari-materialet-te-besueshme-burimet-shqiptare\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet\/ Flet gazetari: Materialet t\u00eb besueshme, burimet shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Peter Tiede, i cili publikoi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen gjermane \u2018Bild\u2019 6 p\u00ebrgjimet e reja nga dosja 339\/1 tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u2018Opinion\u2019, se materialet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nuk ka mashtrime dhe t\u00eb gjitha materialet jan\u00eb testuar.<\/p>\n<p>\u201cBurimet jan\u00eb absolutisht t\u00eb besueshme, jan\u00eb burime shqiptare q\u00eb na jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion nga Tirana\u201d, thekson Peter Tiede.<\/p>\n<p>N\u00eb 6 p\u00ebrgjimet e publikuara nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen gjermane \u2018Bild\u2019 dalin lidhjet direkte q\u00eb Astrit Avdylaj, kreu i grupit, mbante me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit Vangjush Dako, por dhe me kandidatin aktual t\u00eb Partis\u00eb socialiste p\u00ebr Bashkin\u00eb e Shijakut Elton Arban, si dhe angazhimin e Avdylajt p\u00ebr t\u00eb siguruar vota p\u00ebr Partin\u00eb socialiste dhe nj\u00eb prej kandidat\u00ebve t\u00eb saj, deputetin aktual Ilir Ndraxhi.<\/p>\n<h2><strong>\u00a0<\/strong><strong>Intervista e Plot\u00eb:<\/strong><\/h2>\n<p><strong>Pergjimet audio q\u00eb ju keni publikuar n\u00eb Bild kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb furtun\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Her\u00ebn e par\u00eb disa persona nga mazhoranca ju akuzuan si t\u00eb paguar nga opozita.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb totalisht marr\u00ebzi, pakuptim. Un\u00eb jam nj\u00eb gazetar gjerman, jetoj n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb dhe tek ne, gazetar\u00ebt paguhen nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tyre dhe ky pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs quhet Bild dhe jo opozita shqiptare. Un\u00eb madje, nuk njoh fare dik\u00eb nga opozita shqiptare.<\/p>\n<p><strong>A mbani ju p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr autenticitetin e k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve? Sepse n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krize si kjo q\u00eb po kalon Shqip\u00ebria kjo mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb goditje e fort\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb material i v\u00ebrtet\u00eb, nuk ka mashtrime ne e kemi testuar k\u00ebt\u00eb material ashtu si\u00e7 veprojn\u00eb, pra b\u00ebjm\u00eb gjithmon\u00eb me informacionet. Burimet jan\u00eb absolutisht t\u00eb besueshme, jan\u00eb burime shqiptare q\u00eb na jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion nga Tirana.<\/p>\n<p><strong>Si gazetar me eksperienc\u00eb a mendoni se publikimi i k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb Gjermanis\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb dhe hapjes s\u00ebnegociatave.<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb domosdoshm\u00ebrisht do t\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin e Gjermanis\u00eb, pasi p\u00ebr Gjermanin\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb mos i ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb si me Malin e Zi, q\u00eb ndikohet nga rus\u00ebt. Pra dhe ajo t\u00eb mos ndikohet nga Turqia. T\u00eb gjith\u00eb duan ta ken\u00eb p\u00ebr vete Ballkanin, por p\u00ebr Gjermanin\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka gjendja aktuale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, me korrupsionin e madh q\u00eb ka, me munges\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shtypit, me munges\u00ebn e gjyklatave. Juve nuk kene madje as gjykat\u00eb kushtetuese. Me t\u00eb gjitha k\u00ebeto Shqip\u00ebria k\u00ebrkon ose p\u00ebrpiqet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb rasti aktual.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1559815500452\"><\/div>\n<p><strong>Si mendoni se duhet t\u00eb reagoj\u00eb qeveria shqiptare n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb tille? A keni patur raste t\u00eb ngjashme dhe si \u00ebsht\u00eb proceduar me von\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ndoshta nuk ka se si t\u00eb mund t\u00eb reagoj\u00eb ndryshe, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb pretendoj\u00eb se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim apo nj\u00eb konspirim I madh. Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe ata gjerman\u00eb thon\u00eb krejt hapur dhe qart\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria e ka humbur luft\u00ebn. Aty qeveris mafia. Pra politika duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mafia. N\u00eb fakt ajo vet\u00eb \u00ebsht\u00eb mafia.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebto shkrime ishin t\u00eb planifikuara apo erdh\u00ebn si reagim pas shkrimit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pasi qeveria juaj pretendoi se un\u00eb jam bler\u00eb dhe gjihh\u00e7ka \u00ebsht\u00eb mashtrim, vendos\u00ebm t\u00eb vazhdonim k\u00ebrkimet dhe t\u00eb v\u00ebrtetonim se neve nuk na ka bler\u00eb askush dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto informacione jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u2019ju pyes p\u00ebr burimet e p\u00ebrgjimeve, por n\u00eb Shqiperi ka dyshime dhe deklatata politike q\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebe tyre jan\u00eb pjes\u00eb e dosjeve q\u00eb jan\u00eb tek krimet e r\u00ebnda. I jeni referuar m\u00eb s\u00eb shumti burimeve shqiptare apo atyre gjermane?<\/strong><\/p>\n<p>Burimet shqiptare. Prej andej e ka origjinen materiali. Materiali \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe ne gjermanisht. Por si\u00e7 e thash\u00eb, ai vjen nga Shqip\u00ebria dhe un\u00eb e kam marr nga Shqip\u00ebria<\/p>\n<p><strong>\u00a0Ka shum\u00eb ish oficer\u00eb polici\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb kan\u00eb investiguar raste t\u00eb implikimit t\u00eb drejtuesve politik\u00eb me c\u00ebshtje korrupsioni, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ose k\u00ebrkojn\u00eb azil politik n\u00eb vende t\u00eb tilla si Holanda Zvicra apo vendet skandinave.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje interesante, p\u00ebrse duhet t\u00eb p\u00ebrndiqen polic\u00eb shqiptar\u00eb? Ju e njihni rastin e Saimir Tahirit apo t\u00eb polic\u00ebve nga Vlora, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb arratiseshin n\u00eb Zvic\u00ebr. Mund t\u00eb marrim edhe rastin e polic\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur n\u00eb Holand\u00eb apo t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb klinikave spitalore t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb japin (l\u00ebshojn\u00eb) raporte mjek\u00ebsore p\u00ebr kriminelt\u00ebt, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebta bos\u00eb t\u00eb drog\u00ebs apo t\u00eb mafias t\u00eb dalin nga burgu. P\u00ebrse duhet t\u00eb arratisen k\u00ebta njer\u00ebz? P\u00ebrse p\u00ebrndiqen ata n\u00eb Shqip\u00ebri? Dritan Zagani, apo polic\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb burg pa nj\u00eb padi. Polic\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe duhet t\u00eb arratiseshin nga Shqip\u00ebria, pasi kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr politik\u00ebs. Neve personalisht k\u00ebto audio nuk na nevojiten, por mendoj se nevojiten p\u00ebr koleg\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr polic\u00ebt e guximsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb ato t\u00eb publikohen.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb p\u00ebrgjimet tuaja jan\u00eb p\u00ebrmendur shum\u00eb emra t\u00eb njohur. Si keni menduar t\u00eb p\u00ebrballeni me ta n\u00eb rast se do t\u2019i drejtohen gjykat\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Uroj dhe shpresoj q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, psai k\u00ebshtu do dalin n\u00eb gjyq dhe ne do t\u00eb paraqesim provat. Edhe un\u00eb vlej si prov\u00eb, sigurisht. K\u00ebshtu gjykat\u00ebsit do t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb n\u00ebse un\u00eb g\u00ebnjej dhe n\u00ebse ju n\u00eb Shqip\u00ebri qeveriseni nga nj\u00eb mafia e korruptuar. Un\u00eb e di q\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Peter Tiede, i cili publikoi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen gjermane \u2018Bild\u2019 6 p\u00ebrgjimet e reja nga dosja 339\/1 tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u2018Opinion\u2019, se materialet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nuk ka mashtrime dhe t\u00eb gjitha materialet jan\u00eb testuar. \u201cBurimet jan\u00eb absolutisht t\u00eb besueshme, jan\u00eb burime shqiptare q\u00eb na jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion nga Tirana\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88144,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88143","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88143","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88143"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88143\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}