{"id":88204,"date":"2019-06-06T13:38:12","date_gmt":"2019-06-06T11:38:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88204"},"modified":"2019-06-06T13:38:12","modified_gmt":"2019-06-06T11:38:12","slug":"rama-per-die-welt-kemi-bere-reforma-qe-vendet-negociuese-si-kane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-per-die-welt-kemi-bere-reforma-qe-vendet-negociuese-si-kane\/","title":{"rendered":"Rama p\u00ebr \u201cDie Welt\u201d: Kemi b\u00ebr\u00eb reforma q\u00eb vendet negociuese s\u2019i kan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Edi Rama deklaroi p\u00ebr \u2018Die Welt\u2019 se deri m\u00eb tani procesi i integrimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb proc\u00ebs asimetrik pasi, sipas tij, p\u00ebr vendet q\u00eb u bashkuan t\u00eb parat, presioni ishte m\u00eb i vog\u00ebl, k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb pakta dhe procesi shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb. E m\u00eb pas, p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb u bashkua m\u00eb pas, gjithmon\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari kemi b\u00ebr\u00eb detyrat tona t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe se q\u00eb prej vitit t\u00eb kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanim\u00eb gati p\u00ebr hapjen e negociatave\u201d \u2013<\/em>\u00a0u shpreh kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen gjermane \u201cDieWelt\u201d.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Negociatat p\u00ebr hapjen e bisedimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb mund t\u00eb nisin q\u00eb n\u00eb muajin qershor. Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja rreth k\u00ebtij procesi?<\/strong><\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 2018. Kjo nuk ndodhi. Megjithat\u00eb, Bashkimi Europian u zotua p\u00ebr nisjen e negociatave n\u00eb 2019-n. Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha m\u00eb her\u00ebt n\u00eb vitin 2014 se zgjerimi do t\u00eb ngrihej p\u00ebr pes\u00eb vjet dhe tani jemi n\u00eb 2019-n. Marr\u00ebveshja e Maqedonis\u00eb me Greqin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap historic n\u00eb diplomacin\u00eb e rajonit. Duket se ky \u00ebsht\u00eb momenti i duhur. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur tashm\u00eb q\u00eb t\u00eb parashikosh \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje rreth asaj q\u00eb Bashkimi Europian do t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb tej. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem brenda familjes dhe parashikueshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e fundit q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb. Ndaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari kemi b\u00ebr\u00eb detyrat tona t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe se q\u00eb prej vitit t\u00eb kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanim\u00eb gati p\u00ebr hapjen e negociatave. Komisioni, n\u00eb pik\u00ebpamjen time, \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm q\u00eb ka ekspertiz\u00ebn e duhur dhe njohurin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb detajeve e historikut t\u00eb secilit vend. Th\u00ebn\u00eb kjo, pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb thjesht politik\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet. Por, n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk po e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, ne po e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb sepse procesi i integrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl fantastike modernizimi. P\u00ebrshtatja e standarteve europiane \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm meritojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ndiheni m\u00eb pak optimist rreth t\u00eb gjith\u00eb procesit?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gati tragjike un\u00eb kam qen\u00eb gjithmon\u00eb optimist. Jeta ime dhe historia jon\u00eb m\u00eb tregojn\u00eb vazhdimisht se optimizmi tragjik \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb. Tani, edhe holandez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb skeptik\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebrpara. Holanda, s\u00eb bashku me Gjermanin\u00eb dhe Austrin\u00eb, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ne. T\u00eb tre k\u00ebto vende jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb koalicioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb po na asiston n\u00eb refom\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Ne kemi b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk e ka realizuar m\u00eb par\u00eb. Ne kemi ndryshuar Kushtetut\u00ebn, por jo vet\u00ebm kjo; ne kemi kaluar t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt n\u00eb sit\u00ebn e nj\u00eb procesi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb vetingu dhe po pastrojm\u00eb sistemin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr negociues nuk e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb bukuria dhe \u00e7udia e k\u00ebtij procesi, sepse nd\u00ebrsa duhet ende t\u00eb hapim negociatat, kemi realizuar gj\u00ebra q\u00eb vendet negociuese duhet ende t\u2019i realizojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po sugjeroni q\u00eb deri tani, procesi i integrimit ka qen\u00eb nj\u00eb proces asimetrik?<\/strong><\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb po. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sekret dhe t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr vendet q\u00eb u bashkuan t\u00eb parat, presioni ishte m\u00eb i vog\u00ebl, k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb pakta dhe procesi shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb. E m\u00eb pas, p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb u bashkua m\u00eb pas, gjithmon\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>A mendoni se tani ka m\u00eb pak oreks, nga ana e BE-s\u00eb p\u00ebr vende t\u00eb reja n\u00eb Union?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb sakt\u00ebsoj se ne nuk pretendojm\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi n\u00eb BE q\u00eb tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave. Koha p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb von\u00eb. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb planifikosh nj\u00eb martes\u00eb, por jo t\u00eb martohesh menj\u00ebher\u00eb. Kjo e b\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb edhe m\u00eb fruestuese dhe edhe m\u00eb absurde sepse nd\u00ebrsa kemi b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb na \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr hapjen e negociatave, trajtohemi sikur duhet t\u00eb vendoset q\u00eb tani n\u00ebse do t\u00eb jemi apo jo pjes\u00eb e Unionit. E kjo \u00ebsht\u00eb thjesht e pav\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si mundet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb BE dhe Gjermania nga hapja e k\u00ebtyre bisedimeve?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk jam n\u00eb pozit\u00eb p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb atyre asgj\u00eb. Ata jan\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn ku duhet t\u00eb mendojn\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb. Ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, e nuk kan\u00eb p\u00ebrjetuar luft\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr ta, nuk \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb arsyet se p\u00ebrse ne jemi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me kaq pasion pas Bashkimit Europian. Jam i sigurt\u00eb q\u00eb n\u00ebse baballar\u00ebt themeluese t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb ishin ende k\u00ebtu, ata do t\u00eb kuptonin p\u00ebrfitimet shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr ne, BE \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ishte edhe p\u00ebr ta, nj\u00eb projekt paqeje dhe nj\u00eb vend ku mund t\u00eb gjesh nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar, t\u00eb pak\u00ebrc\u00ebnuar nga konfliktet e t\u00eb shkuar\u00ebs. P\u00ebr europian\u00ebt e sot\u00ebm, lufta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj sajese televizive bardh e zi. Nga ana tjet\u00ebr, pa dyshim, Bashkimi Europian ka problemet e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb v\u00ebrtet koh\u00eb v\u00ebrtet komplekse dhe nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb b\u00ebsh parashikime.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se ka nj\u00eb ide t\u00eb gabuar rreth Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb thoja q\u00eb ka qen\u00eb edhe m\u00eb keq. Po b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb dhe do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb sepse gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz po vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po kuptojn\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm nga p\u00ebrgjithsimet negative mund t\u00eb ken\u00eb besuar. Kjo ide do t\u00eb p\u00ebrhapet, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, dembelizmi gazetaresk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb karakteristik\u00eb e koh\u00ebve tona. P\u00ebr nj\u00eb gazetar dembel nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh lajme t\u00eb mira, por vet\u00ebm lajme t\u00eb k\u00ebqija, sepse pa dyshim ato shesin m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare u rrit me 4,1% sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb BE. Si do t\u00eb p\u00ebrshkruanit situat\u00ebn makroekonomike t\u00eb vendit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrllogaritjen ton\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb vitit 2018 rritja ishte prej 4,5%, por ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb ende duke u vler\u00ebsuar. Ne synojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb rritjen ekonomike mbi kufirin e 4%. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kemi p\u00ebrjetuar nj\u00eb rr\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, nga 18,7% n\u00eb 12,3%. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta reduktojm\u00eb m\u00eb tej, drejt 8%. Nuk do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb as e pamundur. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po luftojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si do ta karakterizonit marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Gjermania \u00ebsht\u00eb Gjermania. Kancelarja Anxhela Merkel \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrs\u00ebritshme dhe ajo ka nj\u00eb vizion tejet t\u00eb qart\u00eb rreth Ballkanit, rreth t\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij rajoni. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ajo ka qen\u00eb dhe mbetet kampionia jon\u00eb. Lidershipi i saj e ka shnd\u00ebrruar Gjermanin\u00eb n\u00eb shp\u00ebtimtaren e Europ\u00ebs. Nuk e di se ku do t\u00eb ishte Europa sot n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb Anxhela Merkel n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve. Edhe pse i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, gatishm\u00ebria e saj p\u00ebr ta paguar at\u00eb \u00e7mim e b\u00ebn nj\u00eb lider edhe m\u00eb t\u00eb madh. Gj\u00ebrmania \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e drejt\u00eb dhe e qart\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7ka nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb raportuar q\u00eb Gjermania sapo i dha Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb grant historik. Mund t\u00eb na thoni m\u00eb shum\u00eb rreth r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebje?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grant, media e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb duket si e till\u00eb, por nj\u00eb finacim. N\u00eb pik\u00ebpamjen e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb plan 7-vje\u00e7ar financimi p\u00ebrmes bank\u00ebs s\u00eb zhvillimit Kf\u00cb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vitin 2016, Gjermania u shnd\u00ebrrua n\u00eb partnerin e kat\u00ebrt m\u00eb t\u00eb madh ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb cilin drejtim tregtia dypal\u00ebshe mund t\u00eb fuqizohet m\u00eb tej?<\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb potencial rritje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb tregtare dhe jam shum\u00eb besimplot\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrsa i p\u00ebrket produkteve tona bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Sipas statistikave t\u00eb \u201cHeritage Foundation\u201d, nj\u00eb e dhjeta e investimeve t\u00eb huaja direkte q\u00eb fokusohet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor shkon n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>1\/10 sepse ne nuk kemi qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr rritjen e investimeve t\u00eb huaja direkte n\u00eb turiz\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sektori me potencialin m\u00eb t\u00eb madh. IHJ n\u00eb turiz\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ulta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb energjia ka qen\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Aktualisht, jemi n\u00eb fund t\u00eb testimeve t\u00eb fundit me SHELL n\u00eb lidhje me nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme naft\u00eb dhe gazmbajt\u00ebse. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat paraprake sugjerojn\u00eb se kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb histori suksesi. Rreth k\u00ebsaj do t\u00eb dim\u00eb m\u00eb shum\u00eb s\u00eb shpejti. N\u00ebse lajmi do t\u00eb jet\u00eb pozitiv, do t\u00eb kemi nj\u00eb investim tjet\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb vijim. Gjithashtu, sapo kemi filluar t\u00eb investojm\u00eb edhe n\u00eb energjin\u00eb diellore. Oferta jon\u00eb e par\u00eb shkoi shum\u00eb mir\u00eb dhe tani po p\u00ebrgatitemi p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Prodhimi dhe agrikultura ofrojn\u00eb gjithashtu disa mund\u00ebsi v\u00ebrtet interesante p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb bendi juaj gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb drejtim t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe hapjes s\u00eb korridoreve me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, por disa projekte madhore jan\u00eb duke u zbatuar. Shpresoj q\u00eb do t\u00eb kemi lajme t\u00eb m\u00ebtejshme nga Procesi i Berlinit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>Di\u00e7ka unike midis politikan\u00ebve, por ju jeni edhe nj\u00eb artist. \u00c7far\u00eb po b\u00ebni si kryeminist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sfer\u00ebn kulturore?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, kemi shum\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb talentuar q\u00eb po shprehin veten n\u00eb fush\u00ebn artistike jasht\u00eb vendit. P\u00ebrshembull, jan\u00eb disa shqiptar\u00eb n\u00eb Orkestr\u00ebn Filarmonike t\u00eb Berlinit, kemi disa k\u00ebng\u00ebtar\u00eb fantastike opera si dhe artist\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb arteve vizuale. P\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrmasave tona, kemi nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e artit. Rinovimi i sheshit q\u00ebndror t\u00eb Tiran\u00ebs, Sheshit Sk\u00ebnd\u00ebrbej fitoi \u00e7mimin prestigjioz Europian t\u00eb Hap\u00ebsirave Publike n\u00eb vitin 2018, nj\u00eb prej \u00e7mimeve m\u00eb prestigjioze n\u00eb arkitektur\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama deklaroi p\u00ebr \u2018Die Welt\u2019 se deri m\u00eb tani procesi i integrimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb proc\u00ebs asimetrik pasi, sipas tij, p\u00ebr vendet q\u00eb u bashkuan t\u00eb parat, presioni ishte m\u00eb i vog\u00ebl, k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb pakta dhe procesi shum\u00eb m\u00eb i leht\u00eb. E m\u00eb pas, p\u00ebr \u00e7do vend q\u00eb u bashkua m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":86451,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88204","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88204\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}