{"id":88679,"date":"2019-06-08T18:39:46","date_gmt":"2019-06-08T16:39:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=88679"},"modified":"2019-06-08T18:39:46","modified_gmt":"2019-06-08T16:39:46","slug":"keshilla-epike-e-ambasadorit-walker-mos-degjoni-nderkombetaret-por-popullin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/keshilla-epike-e-ambasadorit-walker-mos-degjoni-nderkombetaret-por-popullin\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilla epike e ambasadorit Walker\/ Mos d\u00ebgjoni nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, por popullin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 15 janarit t\u00eb vitit 1999, forcat serbe nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb sulm kund\u00ebr fshatit t\u00eb Re\u00e7akut, n\u00eb komun\u00ebn e Shtimes, n\u00eb rajonet qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, hyn\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, ndan\u00eb meshkujt m\u00eb vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, ish drejtues i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ambasadori William Walker, shkoi n\u00eb vendin ku ishin hedhur kufomat, rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb kodre dhe e quajti aktin nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb kryer nga forcat serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb 20 vjetorit t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut, Ambasadori William Walker, thot\u00eb se i mbetet besnik vler\u00ebsimit t\u00eb tij p\u00ebr ngjarjen, e cila hodhi drit\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00eb \u00e7oi eventualisht n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s kund\u00ebr forcave serbe.<\/p>\n<p>20 vjet m\u00eb pas, ambasadori Walker e sheh situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb si t\u00eb trazuar dhe idet\u00eb e reja n\u00eb negociatat p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb si t\u00eb pafavorshme p\u00ebr Prishtin\u00ebn.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb vjen Kosova sh\u00ebnon 20 vjetorin e masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut, t\u00eb cil\u00ebn ju m\u00eb 16 janar t\u00eb vitit 1999 e cil\u00ebsuat krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Si e kujtoni at\u00eb dit\u00eb 20 vjet m\u00eb pas?<\/p>\n<p>William Walker: E kujtoj me aq p\u00ebrpik\u00ebri ashtu si\u00e7 e pash\u00eb vet\u00ebm disa or\u00eb pasi d\u00ebshmova rezultatin e masakr\u00ebs. E sjell shpesh n\u00eb mendje at\u00eb sken\u00eb dhe nuk kam ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb interpretimin e asaj q\u00eb pash\u00eb apo \u00e7far\u00eb e kishte shkaktuar at\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka kujtesa ndaj ngjarjeve t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>William Walker: P\u00ebr mendimin tim, \u2013 ndoshta e ekzagjeroj por nuk mendoj ashtu, \u2013 ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Re\u00e7ak dhe ngjarjet q\u00eb pasuan \u00e7uan n\u00eb formimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ai incident, reagimi im ndaj tij, dhe m\u00eb pas reagimi i qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb ndaj reagimit tim, prodhuan nj\u00eb cunam nd\u00ebrkomb\u00ebtar raportimesh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb \u00e7oi pastaj n\u00eb takimin e ministrave t\u00eb jasht\u00ebm, m\u00eb pas takimet n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Rambuje q\u00eb u pasuan me fushat\u00ebn e bombardimeve gj\u00eb q\u00eb eventualisht \u00e7liroi Kosov\u00ebn nga kontrolli i Serbis\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ta kujtoj sa m\u00eb shpesh t\u00eb jet\u00eb e mundur \u2013 sa her\u00eb q\u00eb ndeshem me informacione t\u00eb reja kontrolloj p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse konkluzioni im fillestar ishte i sakt\u00eb dhe deri m\u00eb sot, 20 vjet m\u00eb pas, jam ende i bindur se vler\u00ebsimi q\u00eb dhash\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi juaj sh\u00ebnoi kthes\u00eb n\u00eb qasjen e diplomacis\u00eb per\u00ebndimore e cila u p\u00ebrfshi n\u00eb proceset q\u00eb u paraprin\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s. Beogradi ju shpalli person t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm dhe ngul k\u00ebmb\u00eb edhe sot se Re\u00e7aku u paraqit ndryshe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shkas p\u00ebr bombardimet kund\u00ebr Serbis\u00eb. Si u p\u00ebrgjigjeni k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve?<\/p>\n<p>William Walker: \u00cbsht\u00eb absolutisht qesharake. Un\u00eb e di p\u00ebrse shkova n\u00eb Re\u00e7ak at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb 16 janarit. Mb\u00ebrrita aty vet\u00ebm disa or\u00eb pasi kishte ndodhur masakra. Pash\u00eb n\u00eb mesin e asaj dite t\u00eb acart\u00eb dimri trupat dhe at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur ndaj atyre burrave dhe djemve. Qeveria e Beogradit doli q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb me versione t\u00eb ndryshme q\u00eb i p\u00ebrshtaste me at\u00eb q\u00eb m\u00ebsonte bota p\u00ebr at\u00eb ngjarje dhe vazhdimisht ka ndryshuar opinionin e saj. Ata arrit\u00ebn deri aty saq\u00eb pretendonin se un\u00eb kisha shkuar dhe kisha ndryshuar rrobat e m\u00eb shum\u00eb se 40 viktimave dhe i kisha shpuar me plumba. K\u00ebto ishin shpjegime qesharake. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb t\u00eb tilla t\u00eb b\u00ebra nga Beogradi. Edhe nj\u00ebher\u00eb, un\u00eb nuk kam par\u00eb asnj\u00eb informacion nga burime t\u00eb besueshme, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb r\u00ebn\u00eb ndesh me vler\u00ebsimin tim fillestar t\u00eb asaj q\u00eb ndodhi at\u00eb nat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebzet vjet m\u00eb pas, kur e mendoni situat\u00ebn q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb Kosov\u00eb, a ka qen\u00eb e mundur t\u00eb shmangej nj\u00eb masak\u00ebr e till\u00eb?<\/p>\n<p>William Walker: Jo. Ajo nuk ishte masakra e vetme, kishte edhe t\u00eb tjera. Ndryshimi me at\u00eb t\u00eb Re\u00e7akut ishte se v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn aty brenda disa or\u00ebve dhe k\u00ebshtu q\u00eb historit\u00eb e sajuara t\u00eb nj\u00eb beteje mes U\u00c7K-s\u00eb dhe forcave serbe u sfiduan. Ata ishin t\u00eb gjith\u00eb djem dhe burra fshatar\u00eb me veshjet e tyre t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb. Nuk mendoj se masakra mund t\u00eb ishte shmangur. Ajo thjesht hodhi drit\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb qeveria n\u00eb Beograd po b\u00ebnte ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk ishte vet\u00ebm n\u00eb Re\u00e7ak por n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ambasador, nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb ju that\u00eb n\u00eb Re\u00e7ak se \u201c\u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese, pasi k\u00ebta njer\u00ebz nuk e dhan\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr ta par\u00eb Kosov\u00ebn aty ku \u00ebsht\u00eb tani\u201d. Sipas jush ku ndodhet Kosova nj\u00ebzet vjet pas asaj masakre?<\/p>\n<p>William Walker: Do t\u00eb thosha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb trazuar. Dit\u00ebn kur u shpall pavar\u00ebsia \u2013 isha at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb Pej\u00eb dhe kujtoj at\u00eb lum njer\u00ebzish q\u00eb festonin \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb. Pritshm\u00ebrit\u00eb ishin t\u00eb larta, ndoshta shum\u00eb t\u00eb larta. Por edhe po t\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh njer\u00ebzish n\u00eb Kosov\u00eb sot jan\u00eb mjaft t\u00eb zhg\u00ebnjyer me ecurin\u00eb e deritanishme. Shum\u00eb njer\u00ebz thon\u00eb se duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet t\u00eb ri q\u00eb lindi nga asgj\u00ebja, se politikan\u00ebt kosovar\u00eb nuk kishin p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb politikan\u00eb e aq m\u00eb shum\u00eb president\u00eb apo z\u00ebvend\u00ebsministra, apo deputet\u00eb. Por mendoj se situata \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyese, ka shum\u00eb korrupsion, shum\u00eb krim, shum\u00eb pasiguri p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Rrjedhja e trurit q\u00eb ka prekur t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit por ve\u00e7an\u00ebrisht Kosov\u00ebn, papun\u00ebsia mes t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe ata po humbasin shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb aft\u00eb. Kam qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb me Universitetin Amerikan n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb trajnuar t\u00eb rinjt\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn sesi funksionon bota sot. Kemi patur rezultate t\u00eb mira. Ka shum\u00eb student\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe inteligjent\u00eb, por sapo diplomohen ata largohen \u2013 shkojn\u00eb n\u00eb Gjermani apo k\u00ebtu n\u00eb Shtetet e Bashkuara \u2013 e k\u00ebrkojn\u00eb fatin diku tjet\u00ebr pasi n\u00eb Kosov\u00eb mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakta. Pra shum\u00eb njer\u00ebz prisnin m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrparim 20 vjet pas asaj q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Kosova sh\u00ebnon sivjet 11 vjet t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, por ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces bisedimesh p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Gjat\u00eb vitit q\u00eb lam\u00eb pas madje jan\u00eb hedhur ide p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb mund t\u00eb prekte edhe kufijt\u00eb e saj. Si e shihni ju k\u00ebt\u00eb proces dhe ide t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>William Walker: Un\u00eb e shoh k\u00ebshtu: nj\u00ebra pal\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb negocioj\u00eb dhe t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen nd\u00ebrsa tjetra shum\u00eb e pandryshuar n\u00eb q\u00ebndrimin e saj se Kosova \u00ebsht\u00eb ende pjes\u00eb e Serbis\u00eb. Duke patur parasysh m\u00ebnyr\u00eb sesi e trajtoi shumic\u00ebn shqiptare qeveria e Sllobodan Millosheviqit n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb nuk e imagjinoj dot q\u00eb populli i Kosov\u00ebs t\u00eb pranoj\u00eb ndonj\u00eb lloj kufizimi t\u00eb liris\u00eb nga ana e Beogradit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb t\u00eb dyja vendet jan\u00eb fqinje. Serbia vazhdon t\u00eb provokoj\u00eb probleme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs me pakic\u00ebn serbe. Ende nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00eb zgjidhje t\u00eb mundshme nga tryeza e bisedimeve q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e zbatueshme, q\u00eb t\u00eb zgjidhte problemet. D\u00ebgjon p\u00ebr shk\u00ebmbime territoresh apo ide t\u00eb tjera. E di q\u00eb Bashkimi Evropian k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje, nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb negociueshme, e di q\u00eb Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje. U deklarua koh\u00ebt e fundit se do t\u00eb mb\u00ebshtesim \u00e7do marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bien dakord pal\u00ebt. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme. Ata kan\u00eb mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb dhe vende t\u00eb tjera n\u00eb an\u00ebn e tyre. Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb dob\u00ebta. Thjesht shpresoj q\u00eb kushdo q\u00eb negocion p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb mbetet k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs se do t\u00eb ishte e papranueshme \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se njohja e pavar\u00ebsis\u00eb nga Beogradi, se fakti q\u00eb Kosova ekziston si nj\u00eb shtet i pavarur n\u00eb Evrop\u00eb. Jam disi i shqet\u00ebsuar se klasa e tanishme politike, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj, jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb re tjet\u00ebr q\u00eb u r\u00ebndon mbi supe q\u00eb \u00ebsht\u00eb zyra e Prokurorit Special. Disa prej tyre mund t\u00eb ndjejn\u00eb se n\u00ebse nuk b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb u thot\u00eb Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund t\u00eb akuzohen shum\u00eb leht\u00eb. Zyra e Prokurorit Special ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur dhe ende nuk kam d\u00ebgjuar p\u00ebr akuza t\u00eb ngritura kund\u00ebr askujt, por e di se disa n\u00eb lidershipin e tanish\u00ebm jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se mund t\u00eb akuzohen personalisht p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Ju e shihni Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt sesa Serbia q\u00eb sipas jush ka mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb. Si e shihni p\u00ebrfshirjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>William Walker: Mendoj se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb tentuar t\u00eb t\u00ebrhiqen nga angazhimi i fuqish\u00ebm i m\u00ebparsh\u00ebm ndaj Kosov\u00ebs si nj\u00eb shtet i pavarur p\u00ebr shum\u00eb arsye. V\u00ebmendja po kthehet ndaj problemeve t\u00eb tjera n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl. Shtetet e Bashkuara nuk mb\u00ebshteten tek Kosova p\u00ebr asgj\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb interesat nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta. Nuk do t\u00eb thosha se Shtetet e Bashkuara kan\u00eb humbur interesin por po humbasin entuziazmin q\u00eb kishin p\u00ebr ta ndihmuar Kosov\u00ebn t\u00eb zhvillohej si nj\u00eb vend q\u00eb shum\u00eb d\u00ebshironin se do t\u00eb ishte. N\u00eb administrat\u00ebn e tanishme amerikane nuk mendoj se ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me \u00e7lirimin apo pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs apo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur para masakr\u00ebs s\u00eb Re\u00e7akut. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegosh sesa e keqe ishte situata p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs n\u00ebn Sllobodan Millosheviqin. Dhe nuk kam par\u00eb ndonj\u00eb shenj\u00eb nga qeveria e Beogradit p\u00ebr t\u00eb ndryshuar q\u00ebndrimin ndaj Kosov\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb kaluar n\u00eb q\u00ebndrimin se \u00e7do lloj marr\u00ebveshjeje \u00ebsht\u00eb e pranueshme prej nesh. Kjo m\u00eb zhg\u00ebnjen!!<\/p>\n<p>Cila do t\u00eb ishte k\u00ebshilla juaj p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Kosov\u00ebs n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij procesi?<\/p>\n<p>William Walker: Do t\u2019i k\u00ebshilloja t\u00eb mos d\u00ebgjonin aq shum\u00eb sa kan\u00eb d\u00ebgjuar deri tani komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb popullin n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb d\u00ebgjonin m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb i votojn\u00eb, i zgjedhin dhe u mund\u00ebsojn\u00eb titujt, pun\u00ebt e mira, udh\u00ebtimet dhe t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat q\u00eb vijn\u00eb me mbajtjen e nj\u00eb posti publik. Ata nuk d\u00ebgjojn\u00eb at\u00eb q\u00eb thon\u00eb njer\u00ebzit. Si\u00e7 e thash\u00eb ka nj\u00eb zhg\u00ebnjim t\u00eb madh dhe zem\u00ebrim se gj\u00ebrat nuk kan\u00eb shkuar si duhet. Mendoj se klasa politike n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 q\u00eb nga presidenti, tek kryeministri, tek ministrat \u2013 shum\u00eb prej tyre jan\u00eb par\u00eb si heronj t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb luftuan me U\u00c7K-n\u00eb. Po \u2013 ata u shp\u00ebrblyen, mor\u00ebn poste politike. Por ka ardhur koha q\u00eb ata t\u00eb largohen, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb brez i ri q\u00eb e di si \u00ebsht\u00eb tani bota. Nuk shoh fytyra t\u00eb ndryshme n\u00eb zyra publike nga ato q\u00eb kam par\u00eb un\u00eb 20 vjet m\u00eb par\u00eb. Bota ka ndryshuar, situata e Kosov\u00ebs ka ndryshuar dhe ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb drejtim q\u00eb ka besimin e popullit.\/ Z\u00ebri Amerik\u00ebs\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e 15 janarit t\u00eb vitit 1999, forcat serbe nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb sulm kund\u00ebr fshatit t\u00eb Re\u00e7akut, n\u00eb komun\u00ebn e Shtimes, n\u00eb rajonet qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, hyn\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, ndan\u00eb meshkujt m\u00eb vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre. T\u00eb nes\u00ebrmen, ish drejtues i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ambasadori William Walker, shkoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":88680,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88679","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88679","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88679"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88679\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88680"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}