{"id":89195,"date":"2019-06-10T19:56:19","date_gmt":"2019-06-10T17:56:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89195"},"modified":"2019-06-10T19:56:19","modified_gmt":"2019-06-10T17:56:19","slug":"nevoje-per-ndryshim-radikal-lubonja-rama-nuk-rrezohet-me-forma-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nevoje-per-ndryshim-radikal-lubonja-rama-nuk-rrezohet-me-forma-demokratike\/","title":{"rendered":"\u2018Nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim radikal\u2019, Lubonja: \u2018Rama nuk rr\u00ebzohet me forma demokratike\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja nga studio e News 24, thot\u00eb se ky regjim nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet m\u00eb mjete demokratike, duke shtuar se n\u00eb vendin ton\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb ndryshim radikal, duke shtuar se thirrjet p\u00ebr dialog nuk do t\u00eb ken\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thot\u00eb me tej se Rama po k\u00ebrkon tani t\u00eb kap\u00eb edhe institucionin e Presidenc\u00ebs<\/p>\n<p>\u2018Duke u nisur nga p\u00ebrgjimet e Bild, neve arrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, se k\u00ebtu tek ne ka ndodhur di\u00e7ka q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vjetruara, kategorit\u00eb shtet korrupsion, shtet krim. Sepse po t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, thon\u00eb se ka akoma korrupsion por duhet luftuar, ka krim t\u00eb organizuar dhe duhet luftuar, q\u00eb n\u00ebnkupton se ka dy etnitete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kur arrin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb e quaj pik\u00eb vlimi, grumbullimi i aq shum\u00eb krimi n\u00eb vendin ton\u00eb, b\u00ebn q\u00eb si t\u00eb thuash t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kalim cil\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb regjim tjet\u00ebr ku shteti dhe krimi nuk jan\u00eb m\u00eb dy entitete, por nj\u00eb i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb paradoksale q\u00eb t\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb prokurori e sunduar nga krimi, nj\u00eb kryeminist\u00ebr veg\u00ebl e krimit, mundet nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb luftoj\u00eb krimin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, jemi n\u00eb nj\u00eb regjim t\u00eb krimit dhe regjimet \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndryshohen me forma demokratike, me dialogun, me forcat q\u00eb l\u00ebvizin sepse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Me ardhjen e Ram\u00ebs k\u00ebto 6 vjet, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Ram\u00ebs, por s\u00ebmundja e tij e pushtetshm\u00ebris\u00eb dhe rritja e krimit, na kan\u00eb \u00e7uar tek ky regjim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb regjim q\u00eb rr\u00ebzohet si\u00e7 rr\u00ebzohen t\u00eb gjitha regjimet. Pastaj, format jan\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nevoja p\u00ebr ndryshim radikal. Thirrjet p\u00ebr ulje n\u00eb dialog mua m\u00eb duket se nuk do t\u00eb ken\u00eb sukses. K\u00ebtu duhet nj\u00eb ndryshim radikal q\u00eb nuk e sjell dot dialogu Rama-opozit\u00eb. Vet\u00eb Rama ka shkuar aq larg n\u00eb regjimin e tij sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb humbas\u00eb pushtetin tashm\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ne e kemi humbur dhe nuk e kemi pasur asnj\u00ebher\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndarja e pushtetit. N\u00ebse ne nuk kemi drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, Parlamentin. Kur t\u00eb gjitha k\u00ebto kapen nga nj\u00eb dor\u00eb e vetme dhe Presidenti s\u00eb fundmi tentohet t\u00eb kapet, nuk ka kuptim t\u00eb diskutohet m\u00eb p\u00ebr loj\u00ebn demokratike.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb tjet\u00ebr. Ky \u00ebsht\u00eb regjimi. Regjimet rr\u00ebzohen, nd\u00ebrsa krimi dhe korrupsioni luftohen. N\u00eb qoft\u00eb se vazhdojm\u00eb akoma t\u00eb themi se kemi shtetin dhe krimi dhe korrupsioni duhen luftuar, si\u00e7 na thon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, jemi gabim. Nuk jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kjo q\u00eb b\u00ebn Presidenti mund t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb m\u00eb ndryshme. Ndonj\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme. Mos harroni si ndodhi \u201997-ta, e kemi nj\u00eb precedent. Edhe at\u00ebher\u00eb kishim nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb gjitha pushtetet dhe nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb largohej nga pushteti por ndodhi nj\u00eb kolaps ekonomik dhe ndodhi ajo q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetja e madhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb se nuk do t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet m\u00eb 30 qershor por si do t\u00eb zgjidhet kjo nyje gardiane. Konflikti mbetet aty dhe si do t\u00eb zgjidhet ky konflikt midis narko-shtetit si\u00e7 tha edhe Basha dhe demokracis\u00eb?!<\/p>\n<p>Me mjete shtet\u00ebrore, ku shteti \u00ebsht\u00eb narkoshteti me gjith\u00eb institucionet q\u00eb ka kapur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje e madhe. Nj\u00eb rol do t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb legjitimuar dhe deligjitimuar pushtet dhe jan\u00eb ata faktor i tret\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse sot d\u00ebgjova q\u00eb Boshart ka th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shqiptar\u00ebve dhe nga ana tjet\u00ebr, frika \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb ndoshta mendon se jan\u00eb k\u00ebto institucione q\u00eb ka kapur Rama se do ta zgjidhin, si Parlamenti.<\/p>\n<p>Mbetet edhe kjo nj\u00eb enigm\u00eb se sa do t\u00eb din\u00eb edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shtet q\u00eb lufton krimin dhe korrupsionin, si\u00e7 e thon\u00eb vazhdimisht por me nj\u00eb shtet q\u00eb ka nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb medaljes s\u00eb vet krimin dhe korrupsionin q\u00eb duhet luftuar me m\u00ebnyra t\u00eb tjera.\u201d, tha Lubonja.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Fatos Lubonja nga studio e News 24, thot\u00eb se ky regjim nuk mund t\u00eb rr\u00ebzohet m\u00eb mjete demokratike, duke shtuar se n\u00eb vendin ton\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb ndryshim radikal, duke shtuar se thirrjet p\u00ebr dialog nuk do t\u00eb ken\u00eb sukses. Nd\u00ebrsa thot\u00eb me tej se Rama po k\u00ebrkon tani t\u00eb kap\u00eb edhe institucionin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89195","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}