{"id":89411,"date":"2019-06-11T17:11:43","date_gmt":"2019-06-11T15:11:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89411"},"modified":"2019-06-11T17:11:43","modified_gmt":"2019-06-11T15:11:43","slug":"presidenti-meta-njoftojini-amerikanet-e-europianet-ne-shqiperi-do-kete-zgjedhje-jo-votime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/presidenti-meta-njoftojini-amerikanet-e-europianet-ne-shqiperi-do-kete-zgjedhje-jo-votime\/","title":{"rendered":"Presidenti Meta: Njoftojini amerikan\u00ebt e europian\u00ebt, n\u00eb Shqip\u00ebri do ket\u00eb zgjedhje, jo votime"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS SH.T.Z ILIR META<\/p>\n<p>Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, m\u00eb dat\u00eb 8 qershor, p\u00ebrpara zhvillimit t\u00eb protest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs, b\u00ebra publik vendimin p\u00ebr shfuqizimin e dekretit p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve m\u00eb dat\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebt\u00eb gjith\u00eb rrethanave, fakteve, dhe t\u00eb informacioneve t\u00eb siguruara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kreut t\u00eb Shtetit se,m\u00eb dat\u00eb8 qershor mund t\u00eb provokohej nj\u00eb konflikt destabilizues me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn, dhe sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, sigurin\u00eb publike dhe rendin kushtetues n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e djeshme kam b\u00ebr\u00eb publike t\u00eb gjith\u00eb argumentat kushtetues, ligjor\u00eb dhe logjik\u00eb mbi t\u00eb cilat mora k\u00ebt\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb momentin e shpalljes s\u00ebk\u00ebtij vendimi, dhe m\u00eb pas t\u00eb argumentave shterrues, kam v\u00ebn\u00eb re p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe disa reagime emotive, akuza t\u00eb ndryshme, apo intepretime konstitucionalisto-politike se Presidenti i Republik\u00ebs ka shkelur Kushtetut\u00ebn,madje ka c\u00ebnuar edhe Republik\u00ebn,duke krijuar q\u00ebllimisht nj\u00ebgjendje amullie dhe konfuzioni mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ditur fort mir\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb, qarkullojn\u00eb edhe disa modele e botime t\u00eb ndryshme t\u00eb tekstit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, disa t\u00eb p\u00ebrkthyera edhe krejt\u00ebsisht gabim n\u00eb anglisht, italisht, apo ndonj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, jam i detyruar t\u00eb dal s\u00ebrish p\u00ebrpara jush.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb keqinformuar, apo kan\u00eb lexuar nj\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrkthyer keq\u00a0 dhe q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb si\u00e7 duhet ligjin themeltar t\u00eb Shtetit Shqiptar, ju b\u00ebj me dije se Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zyrtare dhen\u00eb fuqi, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo k\u00ebtu, kjo q\u00ebpo ju tregoj un\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga neni 1 dhe deri n\u00eb fund t\u00eb saj, nuk p\u00ebrcakton afatin me dit\u00eb apo me muaj, se kur zhvillohen zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor.<\/p>\n<p>Kushtetuta nuk thot\u00eb q\u00eb, zgjedhjet zhvillohen n\u00eb dat\u00ebn 1 apo n\u00eb 30 t\u00eb k\u00ebtij, apo t\u00eb atij muaji.<\/p>\n<p>K\u00ebto detaje formale i ka Kodi Zgjedhor, me t\u00eb cilin si\u00e7 e dini edhe ju, dhe partit\u00eb politike vet\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb si jan\u00eb sjell\u00eb dhe sa shum\u00eb e kan\u00eb respektuar.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, q\u00eb ato i din\u00eb fare mir\u00eb, kan\u00eb ndryshuar jo Kodin, por edhe Kushtetut\u00ebn brenda nj\u00eb nate.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb ish-President\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar dekretet e tyre t\u00eb m\u00ebparshme, dhe q\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb datat e zgjedhjeve vendore dhe atyre t\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk jan\u00eb akuzuar p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs?!<\/p>\n<p>Paraardh\u00ebsit e mi t\u00eb nderuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb,v\u00ebrtet\u00eb nuk e kan\u00eb shkelur Kushtetut\u00ebn, por n\u00eb respekt t\u00eb parimeve t\u00eb saj, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin, referuar rrethanave q\u00eb e kan\u00eb diktuar zgjidhjen e tyre, n\u00eb interes t\u00eb pluralizmit politik, t\u00eb paqes dhe stabilitetit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kemi d\u00ebgjuar k\u00ebto 2-3 dit\u00eb se vendimmarrje te Presidentit p\u00ebr shtyrjen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, quhen kushtetuese vet\u00ebm kur b\u00ebhen me lejen e 2 partive politike!!<\/p>\n<p>Pra sipas k\u00ebtyre, Presidenti, duhet t\u00eb marr\u00eb leje nga partit\u00eb politike, dhe duhet q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb noterizoj\u00eb vullnetin e tyre, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull me Kushtetut\u00ebn?!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb publik fakti se precedenti i par\u00eb p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme vendore nga Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijuar fal\u00eb kontributit ekskluziv dhe t\u00eb padikutuesh\u00ebm t\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, at\u00ebher\u00eb Kryetar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, z. Rama, n\u00eb dhjetor 2006 \u2013 janar 2007.<\/p>\n<p>Vendimmarrja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e Dekretit p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve m\u00eb dat\u00eb 30 qershor, u b\u00eb e domosdoshme n\u00eb kushtet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb dhe t\u00eb vullnetsh\u00ebm t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe aksioneve histerike t\u00ebt\u00eb dy pal\u00ebve politike p\u00ebr rritjen e tensionit n\u00eb vend, dhe rrezikut p\u00ebr t\u00eb kulmuar p\u00ebrplasjen mes tyre m\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>T\u00eb dy pal\u00ebt e kishin shpallur dat\u00ebn e caktuar nga Presidenti p\u00ebr zgjedhjet vendore, pra 30 qershorin, si dit\u00ebn kur do t\u00eb p\u00ebrballeshin n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb force dhe jetw a vdekje midis tyre.<\/p>\n<p>Ndaj, me bindje t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur, edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb si Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, mora vendimin e duhur p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb konflikt civil n\u00eb vend dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar demokracin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Republika, nuk \u00ebsht\u00eb monopartitiz\u00ebm, por zgjedhje pluraliste, t\u00eb lira,t\u00eb ndershme, me mund\u00ebsi dhe shanse t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Republika, nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu as kapje totale e institucioneve nga ana e mazhoranc\u00ebs, dhe as delegjitimim i tyre nga ana e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, i siguron qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se zgjedhjet p\u00ebr pushtetin vendor, do t\u00eb zhvillohen n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme dhe gjithmon\u00eb brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm, n\u00eb respekt me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato do t\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lira, t\u00eb ndershme, demokratike dhe konkurruese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Presidenti u b\u00ebn thirrje pal\u00ebve q\u00eb ta lexojn\u00eb bashkarisht dhe me seriozitet Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb thellohen dhe t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kohore q\u00eb u kam ofruar p\u00ebr gjetjen nj\u00eb zgjidhjeje urgjente p\u00ebr kriz\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb dakord\u00ebsimin e nj\u00eb date t\u00eb re p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb zgjedhjet vendore.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs garanton popullin shqiptar, se \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe i gatsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmeq\u00eb do t\u00eb diktoj\u00eb situata dhe interesi m\u00eb i mir\u00eb i vendit, n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat q\u00eb i jep Kushtetuta dhe me betimin e tij solemn p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebrparimit t\u00eb gjith\u00eb Popullit Shqiptar!<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs fton pal\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e zgjidhjes s\u00eb shpejt\u00eb dhe p\u00ebrmes dialogut t\u00eb k\u00ebsaj krize, si akti i vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb favorizonte \u00e7eljen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb\u00a0 negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARAT\u00cb E PRESIDENTIT T\u00cb REPUBLIK\u00cbS SH.T.Z ILIR META Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, m\u00eb dat\u00eb 8 qershor, p\u00ebrpara zhvillimit t\u00eb protest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb opozit\u00ebs, b\u00ebra publik vendimin p\u00ebr shfuqizimin e dekretit p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve m\u00eb dat\u00eb 30 qershor. Ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebt\u00eb gjith\u00eb rrethanave, fakteve, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":68161,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89411\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}