{"id":89768,"date":"2019-06-13T14:37:24","date_gmt":"2019-06-13T12:37:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89768"},"modified":"2019-06-13T14:37:24","modified_gmt":"2019-06-13T12:37:24","slug":"jo-e-holandes-tabaku-rama-qesharak-ia-hedh-fajin-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/jo-e-holandes-tabaku-rama-qesharak-ia-hedh-fajin-opozites\/","title":{"rendered":"\u201cJo\u201d e Holand\u00ebs\/ Tabaku: Rama qesharak, ia hedh fajin opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb \u201cFacebook\u201d shprehet se Rama sot n\u00eb parlament u b\u00eb qesharak kur tha se fajin p\u00ebr \u201cJo\u201d-n\u00eb e Holand\u00ebs p\u00ebr hapje t\u00eb negociatave, e ka opozita e vendit.<\/p>\n<p>Tabaku u shpreh se Rama paturp\u00ebsisht ia hedh fajin opozit\u00ebs, nd\u00ebrsa fajtore \u00ebsht\u00eb kjo qeveri, e sponsorizuar nga krimi i organizuar.<\/p>\n<p><strong>Postimi i Jorida Tabakut:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb m\u00eb s\u00eb paku qesharake, kryeministri Rama gjeti koh\u00ebn dhe shansin p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb mbi opozit\u00ebn n\u00eb lidhje me pro\u00e7esin e integrimit. Akuzat e tij se \u00ebsht\u00eb opozita fajtore q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb po refuzojn\u00eb dhe po ve\u00e7ojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga Maqedonia e Veriut n\u00eb lidhje me hapjen e negociatave, jan\u00eb thjesht propaganda e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, mbasi taboret e qeveris\u00eb p\u00ebr jav\u00eb me rradh\u00eb na than\u00eb se mor\u00ebn OK nga Hollanda e Gjermania p\u00ebr hapjen e negociatave, dje Dhoma e Ul\u00ebt e Parlamentit hollandez votoi rezolut\u00eb p\u00ebr ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga Maqedonia e Veriut si dhe p\u00ebr t\u2019i prer\u00eb rrug\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebaht\u00eb fatale p\u00ebr te ardhmen Europiane dhe fatale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, qeveria me Edi Ram\u00ebn n\u00eb krye p\u00ebr faktin q\u00eb kthyen krimin i organizuar n\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb qeveria p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb krimi i organizuar \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sponsorizin kryesor t\u00eb kryeministrit Rama dhe sejmen\u00ebve rreth tij. Jo m\u00eb larg se kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb ministrat e Holand\u00ebs kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kan\u00eb paraqitur p\u00ebrpara autoriteteve shtet\u00ebrore shqiptare gj\u00ebndjen e r\u00ebnduar q\u00eb sh\u00ebrbimet e tyre sekrete raportojn\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar dhe bekimin e mb\u00ebsht\u00ebtjen e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb qeveria p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mij\u00ebra emigrat\u00eb dhe azilk\u00ebrkues q\u00eb trokasin n\u00eb dyert e Evrop\u00ebs pasi nuk gjejn\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb jetuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nga pikat e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr hapjen e negociatave \u00ebsht\u00eb qeverisja e mir\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt largohen nga vendi jon\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb qeverisjes s\u00eb gabuar. Siguria e pron\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb 30 vite demokraci tranzitore, pronar\u00ebt trajtohen si leck\u00eb nd\u00ebrsa qeveria gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb thyen konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kushtetut\u00ebn duke monopolizuar dhe grabitur \u00e7do pron\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb qeveria p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb element\u00eb kriminal\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb vjedhin zgjedhjet duke i bler\u00eb votat n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb, por k\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb em\u00ebrojn\u00eb, caktojn\u00eb dhe lista deputetesh. Duket e pabesueshme t\u00eb faj\u00ebsosh opozit\u00ebn se Avdylajt e din\u00eb kur \u00ebsht\u00eb kryeministri Rama n\u00eb Gjermani dhe se \u00e7far\u00eb mendon shoq\u00ebruesi i tij Dako p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e listave.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebto tre argumente mundet t\u00eb shpjegojn\u00eb pa asnj\u00eb far\u00eb mundimi \u00e7mendurin\u00eb e alibis\u00eb s\u00eb kryeministrit se \u201c\u00ebsht\u00eb opozita fajtore p\u00ebr mos hapjen e negociatave\u201d. Kjo tentantiv\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb mbase reflekton pazot\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb duke bashk\u00ebjetuar dhe bashk\u00ebndar\u00eb pushtetin me grupet kriminale. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak problem i opozit\u00ebs. Kush ka jetuar dhe bashk\u00ebpunuar me krimin e organizuar duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrpara votuesve t\u00eb tij, shqiptar\u00ebve dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb ardhmes son\u00eb europiane.<\/p>\n<p>Po, n\u00eb ka di\u00e7ka ku opozita \u00ebsht\u00eb e lidhur me faktin q\u00eb nuk ka hequr dot Edi Ram\u00ebn. Por p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb dhe ndjesa ime personale i drejtohet \u00e7do shqiptari p\u00ebr barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb po vuajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim! Por alenca me krimin, korripsioni galopant, uzurpimi i drejtesis\u00eb i kan\u00eb zgjatur jet\u00ebn k\u00ebtij regjimi. Por tashm\u00eb ka nisur fundi pa kthim i qeverisjes m\u00eb te keqe, m\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb kan\u00eb njohur Shqiptar\u00ebt gjat\u00eb tranzicionit t\u00eb mundimsh\u00ebm post-totalitar!<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb, shantazhoj\u00eb apo nd\u00ebrtoj\u00eb alibi p\u00ebr opozit\u00ebn p\u00ebr t\u2019i ikur gjykimit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Askush nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb krimet e tij elektorale duke u fshehur pas gishtit t\u00eb akuz\u00ebs. Prandaj sado q\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb nga salla e kuvendit duke akuzuar opozit\u00ebn, e cila e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb \u00e7menduris\u00eb s\u00eb tij, kryeministri duhet t\u00eb mabj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi elektorale dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr krimet e tij.<\/p>\n<p>E gjeti vendin me viza t\u00eb liberalizuara. I gjeti shqiptar\u00ebt t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb Evrop\u00eb pa viza. Sot i ka rikthyer n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga Europa pasi do t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht me krimin e organizuar. Ne dhe shqiptar\u00ebt e kemi zgjedhur rrug\u00ebn e Europ\u00ebs s\u00eb Bashkuar nd\u00ebrsa ai dhe eskorta e tij politiko-kriminale kan\u00eb zgjedhur rrug\u00ebn e krimit t\u00eb organizuar dhe burgut p\u00ebr shqiptar\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit do t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb do ta gjykojn\u00eb shum\u00eb shpejt me zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb \u201cFacebook\u201d shprehet se Rama sot n\u00eb parlament u b\u00eb qesharak kur tha se fajin p\u00ebr \u201cJo\u201d-n\u00eb e Holand\u00ebs p\u00ebr hapje t\u00eb negociatave, e ka opozita e vendit. Tabaku u shpreh se Rama paturp\u00ebsisht ia hedh fajin opozit\u00ebs, nd\u00ebrsa fajtore \u00ebsht\u00eb kjo qeveri, e sponsorizuar nga krimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69477,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89768","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89768"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89768\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}