{"id":89980,"date":"2019-06-14T17:13:27","date_gmt":"2019-06-14T15:13:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=89980"},"modified":"2019-06-14T17:13:27","modified_gmt":"2019-06-14T15:13:27","slug":"zgjedhjet-osbe-raport-paraprak-ne-31-bashki-ps-pa-kundershtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zgjedhjet-osbe-raport-paraprak-ne-31-bashki-ps-pa-kundershtare\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet\/ OSBE raport paraprak: N\u00eb 31 bashki, PS pa kund\u00ebrshtar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>OSBE ka publikuar sot raportin paraprak p\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit, duke marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore nga 24 maji deri n\u00eb 11 qershor 2019. N\u00eb raport p\u00ebrshkruhet situata politike, duke theksuar se zgjedhjet jan\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb thell\u00eb politike dhe se disa parti opozitare nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje OSBE thot\u00eb se n\u00eb 31 bashki, PS garon pa kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu thuhet se Presidenti Meta ka ofruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb dialogun mes pal\u00ebve dhe n\u00eb fund t\u00eb muajit maj shprehu vullnetin p\u00ebr shtyrjen e zgjedhjeve. \u201cM\u00eb 10 qershor, duke iu referuar p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij kushtetuese p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pluralizmin dhe shqet\u00ebsimeve p\u00ebr sigurin\u00eb publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit p\u00ebr vendosjen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. M\u00eb 11 qershor, PS-ja inicioi nj\u00eb debat n\u00eb Parlament n\u00eb lidhje me vlefshm\u00ebrin\u00eb e dekretit p\u00ebr shfuqizimin e dekretit t\u00eb vendosjes s\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Presidentit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu evidentohet se \u201cDisa dispozita t\u00eb Kodit Zgjedhor mbeten t\u00eb hapura ndaj interpretimeve t\u00eb ndryshme dhe kan\u00eb qen\u00eb objekt ankesash n\u00eb KQZ dhe n\u00eb Kolegjin Zgjedhor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs (Kolegji Zgjedhor), si p\u00ebr shembull sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb legjitimitetit p\u00ebr t\u00eb apeluar vendimet e KQZ-s\u00eb dhe procedurat p\u00ebr t\u00ebrheqjen e kandidat\u00ebve. Nuk ekzistojn\u00eb dispozita specifike p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve pa kund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas OSBE, 36 parti politike, 2 koalicione dhe 6 kandidat\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur nga zgjedh\u00ebsit jan\u00eb regjistruar si subjekte zgjedhore. 26 Si rrjedhoj\u00eb, nga KZAZ-t\u00eb dhe KQZ-ja jan\u00eb regjistruar 97 kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, duke p\u00ebrfshir\u00eb 11 kandidate gra, si dhe 544 lista kandidat\u00ebsh t\u00eb 2 koalicioneve dhe 14 partive individuale me 9,842 kandidat\u00eb gjithsej.<\/p>\n<p><strong>P\u00cbRMBLEDHJA E RAPORTIT<\/strong><br \/>\nZgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha 61 bashkit\u00eb po mbahen n\u00eb kushtet e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb thell\u00eb politike mes Partis\u00eb Socialiste (PS) n\u00eb pushtet dhe Partis\u00eb Demokratike (PD) n\u00eb opozit\u00eb, s\u00eb bashku me L\u00ebvizjen Socialiste p\u00ebr Integrim (LSI), ku k\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Parlamenti n\u00eb muajin shkurt.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare t\u00eb udh\u00ebhequra nga PD-ja kan\u00eb organizuar protesta t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb shum\u00eb prej t\u00eb cilave u vu re prania e dhun\u00ebs, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb dhe mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare. PD-ja dhe LSI-ja, ashtu si edhe disa parti m\u00eb t\u00eb vogla opozitare nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00eb 31 bashki, kandidat\u00ebt e PS-s\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie garojn\u00eb pa kund\u00ebrshtar\u00eb. M\u00eb 10 qershor, Presidenti dekretoi shfuqizimin e dekretit p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. M\u00eb 11 qershor, PS-ja inicioi nj\u00eb debat n\u00eb Parlament n\u00eb lidhje me vlefshm\u00ebrin\u00eb e dekretit q\u00eb shfuqizonte dekretin p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Presidentit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt e bashkive zgjidhen p\u00ebrmes sistemit mazhoritar, kurse an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi proporcional listash t\u00eb mbyllura n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor q\u00eb n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe mbetet i pandryshuar q\u00eb prej zgjedhjeve vendore t\u00eb 2015-\u00ebs. Opozita u t\u00ebrhoq nga procesi i reform\u00ebs zgjedhore q\u00eb filloi pak koh\u00eb pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 2017-\u00ebs dhe q\u00eb nuk \u00e7oi n\u00eb asnj\u00eb ndryshim ligjor.<\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb rregullim specifik p\u00ebr zgjedhje pa kund\u00ebrshtar\u00eb.<br \/>\nSipas ligjit, qeveria dhe partit\u00eb parlamentare opozitare kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb tre nivelet e administrat\u00ebs zgjedhore. PD-ja dhe LSI-ja nuk pranuan fillimisht t\u00eb em\u00ebronin an\u00ebtar\u00eb n\u00eb komisione, duke e l\u00ebn\u00eb KQZ-n\u00eb dhe 90 Komisionet e Zonave t\u00eb Administrimit Zgjedhor (KZAZ) pa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga opozita. M\u00eb pas, KQZ-ja doli me vendimin se partit\u00eb q\u00eb nuk garojn\u00eb n\u00eb zgjedhje nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb komisioner\u00eb.<\/p>\n<p>Ankesa e ngritur m\u00eb pas kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi u rr\u00ebzua nga gjykata n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb fundit. Regjistrimi i zgjedh\u00ebsve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces pasiv, ku listat e zgjedh\u00ebsve nxirren nga Regjistri Komb\u00ebtar i Gjendjes Civile. Ministria e Brendshme ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb regjist\u00ebr, ku p\u00ebrfshihet edhe caktimi i nj\u00eb kodi t\u00eb sakt\u00eb adrese \u00e7do zgjedh\u00ebsi. Disa nga pal\u00ebt bashk\u00ebbiseduese t\u00eb Misionit t\u00eb V\u00ebzhgimit t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb ODIHR-it, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb auditues t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr regjistrimin e zgjedh\u00ebsve, kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Numri p\u00ebrfundimtar i zgjedh\u00ebsve t\u00eb regjistruar t\u00eb shpallur m\u00eb 25 maj ishte 3,536,016. Nga KZAZ-t\u00eb dhe KQZ-ja jan\u00eb regjistruar gjithsej 97 kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, duke p\u00ebrfshir\u00eb 11 kandidate gra, si dhe 544 lista kandidat\u00ebsh p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb k\u00ebshillash bashkiak\u00eb. Ligji parashikon nj\u00eb kuot\u00eb gjinore p\u00ebrfaq\u00ebsimi prej 50 p\u00ebr qind p\u00ebr secil\u00ebn gjini n\u00eb listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr zgjedhjet vendore.<\/p>\n<p>Disa kandidat\u00eb dhe disa lista kandidat\u00ebsh nuk jan\u00eb pranuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb afatit p\u00ebr paraqitjen e dokumentacionit dhe\/ose p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr vendbanimin ose kuot\u00ebn gjinore.<\/p>\n<p>Fushata zyrtare filloi m\u00eb 31 maj. P\u00ebrve\u00e7 kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar\u00eb bashkie, dy koalicione, nj\u00ebri i udh\u00ebhequr nga PS-ja dhe tjetri nga Partia Aleanca Kuq e Zi, si dhe 14 parti q\u00eb garojn\u00eb m\u00eb vete, kan\u00eb paraqitur kandidat\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat bashkiak\u00eb. Ndon\u00ebse fushata mbetet p\u00ebrgjith\u00ebsisht me vizibilitet t\u00eb ul\u00ebt, gjuha e p\u00ebrdorur dominohet nga polemikat dhe debatet n\u00ebse mund t\u00eb mbahen zgjedhje pa pjes\u00ebmarrjen e partive opozitare kryesore. PS-ja nuk e ka pranuar publikisht dekretin e Presidentit, i cili synon shfuqizimin e dekretit p\u00ebr vendosjen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb mitingje n\u00eb kryeqytet dhe n\u00eb qytetet kryesore.<\/p>\n<p>Mjedisi mediatik \u00ebsht\u00eb i larmish\u00ebm, por mediat kryesore perceptohen si t\u00eb pozicionuara politikisht. P\u00ebrdorimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb prodhuar nga partit\u00eb politike n\u00eb edicionet informative mbetet shqet\u00ebsim p\u00ebr shum\u00eb nga bashk\u00ebbiseduesit e MVZ-s\u00eb s\u00eb ODIHR-it. Roli i mediave audiovizive n\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet i rregulluar, ku Kodi Zgjedhor specifikon mas\u00ebn e mbulimit mediatik dhe t\u00eb minutazhit falas p\u00ebr partit\u00eb parlamentare bazuar n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i vonuar i Bordit t\u00eb Monitorimit t\u00eb Medias e ka kufizuar mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij bordi p\u00ebr t\u00eb mbikqyrur p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave ligjore p\u00ebr mbulim proporcional nga mediat audiovizive.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, vet\u00ebm partit\u00eb politike dhe kandidat\u00ebt e pavarur, t\u00eb cil\u00ebve u preken t\u00eb drejtat, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqesin ankesa ndaj organeve t\u00eb administrimit t\u00eb zgjedhjeve. KQZ-ja shqyrton ankesat ndaj vendimeve t\u00eb KZAZ-ve. Ndaj vendimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet ankes\u00eb n\u00eb Kolegjin Zgjedhor t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 6 qershor, KQZ-ja ka marr\u00eb 14 ankesa ndaj vendimeve t\u00eb KZAZ-ve, t\u00eb cilat lidhen kryesisht me regjistrimin e kandidat\u00ebve, por shumica e vendimeve t\u00eb Kolegjit p\u00ebr k\u00ebto ankesa nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende publike. Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar 11 k\u00ebrkesa ankimore ndaj vendimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb vendime p\u00ebr regjistrim kandidat\u00ebsh dhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb komisioner\u00ebve zgjedhor\u00eb dhe ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi 8 prej tyre. Shumica e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs nuk jan\u00eb publikuar t\u00eb plota.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>OSBE ka publikuar sot raportin paraprak p\u00ebr zgjedhjet e 30 qershorit, duke marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore nga 24 maji deri n\u00eb 11 qershor 2019. N\u00eb raport p\u00ebrshkruhet situata politike, duke theksuar se zgjedhjet jan\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb thell\u00eb politike dhe se disa parti opozitare nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje OSBE [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":55062,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89980","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89980"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89980\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}