{"id":90108,"date":"2019-06-15T11:01:10","date_gmt":"2019-06-15T09:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=90108"},"modified":"2019-06-15T11:01:10","modified_gmt":"2019-06-15T09:01:10","slug":"deputeti-gjerman-ne-shqiperi-po-behet-lufte-per-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/deputeti-gjerman-ne-shqiperi-po-behet-lufte-per-pushtet\/","title":{"rendered":"Deputeti gjerman: N\u00eb Shqip\u00ebri po b\u00ebhet luft\u00eb p\u00ebr pushtet"},"content":{"rendered":"<p>Raportuesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin, (T\u00eb Gjelbrit) mendon se Shqip\u00ebria e meriton \u00e7eljen e negociatave: Kat\u00ebr grupe parlamentare n\u00eb Bundestag jan\u00eb pro.<\/p>\n<p><em>Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb BE-s\u00eb dhe, sipas nj\u00eb informacioni n\u00eb Sueddeutsche Zeitung, ajo tha se vendimi p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave me Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrinl\u00eb do t\u00eb shtyhet p\u00ebr n\u00eb shtator\/tetor. Si e argumentoi kancelarja k\u00ebt\u00eb shtyrje?<\/em><\/p>\n<p>Manuel Sarrazin<strong>:<\/strong>\u00a0Ajo thjesht e tha k\u00ebt\u00eb duke informuar p\u00ebr planin kohor dhe tha se beson se votimi do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb shtator\/tetor, sepse ekziston ende nevoj\u00eb koordinimi brenda grupit t\u00eb saj parlamentar. Por ajo vet\u00eb nuk u shpreh as pozitivisht e as negativisht dhe nuk tha se cili do t\u00eb jet\u00eb rezultati i k\u00ebtij procesi votimi.<\/p>\n<p><em>Pik\u00ebrisht ato dit\u00eb gazeta &#8220;Bild&#8221; publikoi audio-p\u00ebrgjimet p\u00ebr shitblerjen e votave n\u00eb zgjedhjet e 2017-\u00ebs, a mendoni se ky publikim do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave?<\/em><\/p>\n<p>Jo,nuk besoj se luan ndonj\u00eb rol te deputet\u00ebt e informuar. K\u00ebto regjistrime nuk jan\u00eb t\u00eb reja. Ky debat ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb tablon\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Natyrisht q\u00eb k\u00ebto akuza kishin mb\u00ebrritur deri te ne. Por un\u00eb deri tani nuk kam qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb verifikoj, se a p\u00ebrputhen ato me realitetin. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, un\u00eb mendoj se raporti n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Bild&#8221; nuk t\u00eb jep p\u00ebrshtypjen se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si duhet me verifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave. Gjithashtu un\u00eb u \u00e7udita shum\u00eb se p\u00ebrse pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kur do t\u00eb merren vendimet n\u00eb qeverin\u00eb federale dhe n\u00eb parlamentin gjerman, gazeta &#8220;Bild&#8221; shkon e boton k\u00ebt\u00eb raportim kaq t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm. Dhe kjo t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypjen se ka patur nj\u00eb funksion politik.<\/p>\n<p><em>Kjo pyetje \u00ebsht\u00eb shtruar edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por askush nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim q\u00eb p\u00ebrgjimet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, sepse ato vijn\u00eb nga prokuroria.<\/em><\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb sesa i nj\u00ebkuptimt\u00eb \u00ebsht\u00eb konteksti, n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb vendosur ato. Un\u00eb nuk e shoh t\u00eb nj\u00ebkuptimt\u00eb. Por natyrisht q\u00eb ne i marrim seriozisht akuzat dhe jemi t\u00eb mendimit se pyetjet se a ka pasur blerje votash duhen sqaruar dhe k\u00ebt\u00eb ua themi edhe partner\u00ebve tan\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare. Por p\u00ebrfundimi n\u00eb t\u00eb cilin arrin opozita shqiptare, sipas mendimit tim, nuk \u00ebsht\u00eb aq i padiskutuesh\u00ebm, s\u00eb paku, nuk \u00ebsht\u00eb provuar ende. Por nuk \u00ebsht\u00eb detyra ime si deputet i parlamentit federal gjerman q\u00eb ta konstatoj k\u00ebt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e organeve shqiptare.<\/p>\n<p><em>Por organet shqiptare, pra, prokuroria kan\u00eb qen\u00eb dy vjet n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre audio-p\u00ebrgjimeve, dhe shum\u00eb von\u00eb reagoi e megjithat\u00eb po punon me hapa tep\u00ebr t\u00eb ngadalt\u00eb. Edhe ministri i Brendsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me DW se ai nuk ka ndikim mbi prokurorin\u00eb. Si i b\u00ebhet at\u00ebher\u00eb, kur prokuroria i vonon hetimet?<\/em><\/p>\n<p>Si deputet gjerman un\u00eb nuk mund t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb se kaq. Si\u00e7 e dini, ne n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit n\u00eb BE, parashtrojm\u00eb edhe k\u00ebrkesat tona ndaj qeveris\u00eb shqiptare ndaj funksionimit t\u00eb gjyq\u00ebsorit, organizimit t\u00eb prokuroris\u00eb, nd\u00ebrtimi i nj\u00ebsive speciale antikorrupsion, por un\u00eb si deputet nuk mund t&#8217;i jap udh\u00ebzime prokuroris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne sigurisht q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb organet shqiptare t\u00eb vijojn\u00eb me zbardhjen e \u00e7\u00ebshtjes dhe kjo t\u00eb merret seriozisht. N\u00ebse rezulton se ka pasur shitblerje votash, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por d\u00ebshiroj t\u00eb them edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr se \u00e7\u00ebshtja e shitblerjes s\u00eb votave nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen vet\u00ebm shqiptar, ajo vihet re n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Un\u00eb nuk kam p\u00ebrshtypjen se shitblerja e votave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa t\u00eb ket\u00eb influencuar raportet shumic\u00eb-pakic\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, nuk besoj se kjo e justifikon bojkotimin e parlamentit apo v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje ligjshm\u00ebrin\u00eb e parlamentit shqiptar. Natyrisht, se akuzat duhet t\u00eb merren seriozisht dhe t\u00eb zbardhen.<\/p>\n<p><em>Kryebashkiaku i Durr\u00ebsit nuk e ka fshehur q\u00eb ka pasur kontakte me k\u00ebta persona t\u00eb krimit. A ju duket normale juve, si politikan, q\u00eb t\u00eb keni kontakte edhe me qytetar\u00eb t\u00eb lidhur me krimin e organizuar?<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar. Por Durr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet port, dhe ka nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Edhe un\u00eb vij nga nj\u00eb qytet port. Si kryebashkiak i Hamburgut un\u00eb nuk do ta quaja normal komunikimin me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Por nuk mund t\u00eb jap nj\u00eb gjykim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat b\u00ebhet politika vendore n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb p\u00ebr vete nuk kam kontakte me krimin e organizuar dhe p\u00ebrpiqem q\u00eb t\u00eb mos kem kontakte aspak me persona, q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar se jan\u00eb t\u00eb lidhur me krimin.<\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria tani \u00ebsht\u00eb duke shkuar n\u00eb zgjedhje lokale pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs. A ndikon ky fakt negativisht ne vendimin e deputet\u00ebve?<\/em><\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb keq p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend kur opozita dhe qeveria nuk bien dakord p\u00ebr gj\u00ebrat themelore dhe kur opozita bojkoton zgjedhjet. Por un\u00eb nuk besoj se akuzat e opozit\u00ebs e justifikojn\u00eb bojkotimin e parlamentit dhe mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje. P\u00ebrshtypja ime \u00ebsht\u00eb se aty po zhvillohet nj\u00eb lufte e fort\u00eb p\u00ebr pushtet mes Ram\u00ebs dhe Bash\u00ebs dhe kjo lufte ne k\u00ebt\u00eb gjendje nuk \u00ebsht\u00eb e aspak e favorshme p\u00ebr vendimin qe duhet te marrin deputet\u00ebt ne Bundestag. Por, megjithat\u00eb, grupet parlamentare Te Gjelbrit, socialdemokrat\u00ebt, liberal\u00ebt dhe E Majta jan\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave, pavar\u00ebsisht se kush do ta fitoj\u00eb ket\u00eb betej\u00eb p\u00ebr pushtet, zoti Rama apo zoti Basha. Ne mendojm\u00eb se Shqip\u00ebria i ka p\u00ebrmbushur kushtet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raportuesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin, (T\u00eb Gjelbrit) mendon se Shqip\u00ebria e meriton \u00e7eljen e negociatave: Kat\u00ebr grupe parlamentare n\u00eb Bundestag jan\u00eb pro. Deutsche Welle: Zoti Sarrazin, kancelarja gjermane Angela Merkel raportoi n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb BE-s\u00eb dhe, sipas nj\u00eb informacioni n\u00eb Sueddeutsche Zeitung, ajo tha se vendimi p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90109,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90108","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90108","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90108"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90108\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}