{"id":90141,"date":"2019-06-15T12:21:44","date_gmt":"2019-06-15T10:21:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=90141"},"modified":"2019-06-15T12:21:44","modified_gmt":"2019-06-15T10:21:44","slug":"agron-duka-vendi-po-shkon-drejt-monizmit-do-ngreme-qytetaret-te-mos-e-pranojne-keqqeverisjen-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/agron-duka-vendi-po-shkon-drejt-monizmit-do-ngreme-qytetaret-te-mos-e-pranojne-keqqeverisjen-e-rames\/","title":{"rendered":"Agron Duka: Vendi po shkon drejt monizmit, do ngrem\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos e pranojn\u00eb keqqeverisjen e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, duke e ndalur theksin tek kriza politike q\u00eb po kalon vendi, axhenda e opozit\u00ebs, sjellja e mazhoranc\u00ebs dhe debati Qeveri-Presidenc\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, kreu i PAA shprehu bindjen se vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kritike, duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje aktor\u00ebve politik\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektojn\u00eb, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebr rrezikohet t\u00eb shkohet drejt p\u00ebrplasjes civile. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zoti Duka theksoi se stabiliteti i vendit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se pushteti i kryeministrit Edi Rama, duke i k\u00ebrkuar k\u00ebtij t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkesat e opozit\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund kriza. Madje, duke komentuar kriz\u00ebn politike numri nj\u00eb i Ambientalist\u00ebve vuri n\u00eb dukje faktin se nj\u00eb nga arsyet q\u00eb kjo kriz\u00eb \u00ebsht\u00eb prezent n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet ngusht\u00ebsisht me sistemin zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebrkoi urgjentisht q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb. Sa i takon vendimit t\u00eb Presidentit Ilir Meta p\u00ebr t\u00eb \u00e7\u2019dekretuar dat\u00ebn e zgjedhjeve lokale, ai theksoi se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i drejt\u00eb dhe objektiv. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Duka e ndali theksin edhe tek situata ekonomike n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Megjithat\u00eb, zoti Duka teksa zbuloi programin e partis\u00eb q\u00eb ai drejton, garantoi se PAA ka nj\u00eb plan konkret p\u00ebr t\u00eb stimuluar dhe rritur ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Duka, Presidenti Ilir Meta pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb anuloi zgjedhjet lokale. Por pavar\u00ebsisht anulimit t\u00eb zgjedhjeve, mazhoranca qeveris\u00ebse k\u00ebmb\u00ebngul se do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit, nd\u00ebrsa dekretin e presidentit e ka quajtur anti-kushtetues. Madje, t\u00eb unifikuar gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e PS kan\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb akuza dhe sulme n\u00eb adres\u00eb te kreut t\u00eb shtetit. A \u00ebsht\u00eb normale kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb aspak normale. N\u00eb nj\u00eb vend normal, vendimi i Presidentit do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar kriz\u00ebn. Duke mos shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi dialogu, mazhoranca tregoi se nuk ka vullnet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur at\u00eb, si dhe nuk ka vullnet p\u00ebr t\u00eb adresuar t\u00eb gjitha shkaqet q\u00eb kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb. N\u00eb gjykimin ton\u00eb, kjo sjellje e r\u00ebndon pozicionin e mazhoranc\u00ebs, ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb grupit drejtues t\u00eb Rilindjes, pasi socialist\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr qasje ndaj situat\u00ebs politike.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrtej akuzave t\u00eb nd\u00ebrsjellta mes Presidenc\u00ebs dhe Qeveris\u00eb, mazhoranca ka nd\u00ebrrmar\u00eb \u00a0nj\u00eb nism\u00eb, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e Presidentit. Keni nj\u00eb koment?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kjo mbetet nj\u00eb manov\u00ebr politike p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb debat shterp\u00eb, dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Madje edhe debati parlamentar i s\u00eb enjtes u devijua nga q\u00ebllimet fillestare. Nga nj\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Presidentit u kthye n\u00eb nj\u00eb maraton\u00eb fjal\u00ebsh kund\u00ebr dekretit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Pas anulimit t\u00eb zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta iu b\u00ebri apel partive politike q\u00eb t\u00eb nisin dialogun me t\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re zgjedhjesh. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebt thirrjes s\u00eb tij, ishit ju, ose m\u00eb sakt\u00eb partit\u00eb e \u201cGrupimit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb\u201d. Mund t\u00eb na thoni \u00e7far\u00eb diskutuat n\u00eb tryez\u00ebn me presidentin dhe sa t\u00eb k\u00ebnaqur dol\u00ebt nga ai takimi?<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti po vepron si nj\u00eb aktor i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm i politik\u00ebs shqiptare, dhe nisur nga anulimi i zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit, ka nisur konsultimet p\u00ebr dat\u00ebn e re. Ne si \u2018Grupim i Qendr\u00ebs s\u00eb Djatht\u00eb\u2019, kemi qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkuam angazhimin e Presidentit n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishim edhe t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u thirr\u00ebm n\u00eb konsultime, t\u00eb cilat do t\u00eb vijojn\u00eb me gjith\u00eb partit\u00eb e tjera. Pra me Presidentin diskutuam mbi \u00e7\u00ebshtjen e dat\u00ebs, megjithat\u00eb ajo q\u00eb duhet theksuar se problemi nuk \u00ebsht\u00eb data n\u00eb vetvete por standarde q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebr zgjedhjet. Po u krijuan standardet, data mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kalendarike.<\/p>\n<p><strong>Prej gati 4 muajsh ju po protestoni kund\u00ebr qeveris\u00eb. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre tubimeve, kryeministri Rama ka shprehur vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat tuaja, nd\u00ebrsa ka vendosur q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb 30 qershor. Cili do t\u00eb jet\u00eb hapi juaj i radh\u00ebs, n\u00eb kushtet kur situatat \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hart\u00ebn e kriz\u00ebs politike, zgjedhjet e 30 qershorit jan\u00eb nj\u00eb destinacion q\u00eb sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar edhe m\u00eb tej opinionin e brendsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj mbi situat\u00ebn reale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi. Vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vijuar zhvillimin e zgjedhjeve, edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me dekretin e publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare, ne do t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me organizmin e gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb duan zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, q\u00eb nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb monizmin drejt t\u00eb cilit po shkon vendi. Jam i bindur se p\u00ebrgjigja e tyre do t\u00eb jet\u00eb pozitive, sepse askush nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb vijimin e k\u00ebsaj krize dhe kapjen e pushtetit nga nj\u00eb person i vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Ju keni zhvilluar plot 8 protesta komb\u00ebtare. A mendoni se ato kan\u00eb qen\u00eb produktive apo jan\u00eb zbehur?<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb protestat kan\u00eb sh\u00ebrbyer, jo vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e qytetar\u00ebve, por edhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb kulture t\u00eb rezistenc\u00ebs ndaj keqqeverisjes. N\u00eb kujtes\u00ebn time nuk ka pasur nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb kaq t\u00eb vazhdueshme n\u00eb koh\u00eb. Secila prej tyre ishte nj\u00eb mesazh i qart\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkonin ndryshim, q\u00eb nj\u00eb qeveri e matur do t\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjonte.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb disa prej tubimeve, nuk kan\u00eb munguar edhe p\u00ebrplasjet mes protestuesve dhe policis\u00eb. Madje, mazhoranca ju ka akuzuar se keni gjuajtur me bomba Molotov. A \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb pretendon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet, duke p\u00ebrdorur k\u00ebsisoj skenar\u00ebsh dhe strategjish?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta lidhur v\u00ebrshimin e qindra mij\u00ebra njer\u00ebzve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje t\u00eb lira, nj\u00eb qeveri t\u00eb pa lidhur me krimin dhe nj\u00eb ekonomin konkurruese\u00a0 me disa akte t\u00eb izoluara, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen gjetk\u00eb. Acarimet, zem\u00ebrata, reagimi kund\u00ebr arroganc\u00ebs nuk mund t\u00eb kontrollohen. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk e kan\u00eb arritur vende m\u00eb demokratike se i yni, mjafton t\u00eb shohim \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00eb Paris dhe Athin\u00eb. Opozita nuk po k\u00ebrkon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet n\u00ebp\u00ebrmjet protestave, por n\u00ebp\u00ebrmjet tyre k\u00ebrkon krijimin e kushteve t\u00eb nevojshme q\u00eb ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb pushtet me krimin t\u2019i hapin rrug\u00eb nj\u00eb qeverie tranzitore, po me drejtimin e socialist\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kur do zhvillohet protesta e radh\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Protesta e opozit\u00ebs po b\u00ebhet policentrike. Pra do t\u00eb organizohet n\u00ebp\u00ebr rrethe, duke kund\u00ebrshtuar fushat\u00ebn donkishoteske t\u00eb mazhoranc\u00ebs aty ku ajo zhvillohet. Ky organizim quhet Aleanca Qytetare p\u00ebr Mbrojtjen e Demokracis\u00eb dhe do t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebr rrezikun q\u00eb po i kanoset demokracis\u00eb n\u00eb vend, si dhe marrjen e t\u00eb gjitha masave p\u00ebr t\u00eb mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb institucioneve, organizmi qytetar mbetet mjeti m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Jam i bindur se, pa\u00e7ka se Rilindja mund t\u00eb detyroj\u00eb administrat\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb votime, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb nuk e shohin si zgjidhje kthimin n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb parti kandidonte dhe nj\u00eb parti num\u00ebronte votat, do t\u00eb reagojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Opozita ku ju b\u00ebni pjes\u00eb ka paralajm\u00ebruar se nuk do t\u00eb lejojn\u00eb zhvillimin e zgjedhjeve n\u00eb 30 qershor. A mendoni se vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje civile?<\/strong><\/p>\n<p>Rreziku ekziston, pasi jemi de facto p\u00ebrball\u00eb dy Shqip\u00ebrive. Nj\u00ebra q\u00eb pranon anulimin e zgjedhjeve dhe tjetra q\u00eb nuk e pranon at\u00eb. Megjithat\u00eb, ka ende koh\u00eb p\u00ebr reflektim nga ana e mazhoranc\u00ebs, dhe rasti i zgjedhjeve n\u00eb Kavaj\u00eb na m\u00ebson se kryeministri do t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb blof deri n\u00eb momentin e fundit. Por, nga momenti q\u00eb kjo kriz\u00eb po p\u00ebrshkall\u00ebzohet vet\u00ebm sepse ai nuk heq dor\u00eb nga karrigia e tij, jam i bindur se element\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm nga krahu i socialist\u00ebve dhe faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, roli i CDU-s\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktues, do t\u00eb detyrojn\u00eb kryeministrin t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb hap mbrapa. Pushteti i nj\u00eb njeriu nuk vlen sa stabiliteti i nj\u00eb Shteti.<\/p>\n<p><strong>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb gazeta gjermane \u201cBild\u201d publikoi disa p\u00ebrgjime t\u00eb dosjes \u201c339\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn opozita pretendon se \u00ebsht\u00eb konsumuar krim elektoral. Sa q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjime dhe sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb pretendimet e ngritura nga opozita?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjimet e gazet\u00ebs Bild rr\u00ebzuan perden mbi suksesin zgjedhor t\u00eb mazhoranc\u00ebs, dhe provuan se kauza e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Shikoni, vet\u00ebm n\u00eb dy vende n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat aplikohet sistemi zgjedhor proporcional rajonal, nj\u00eb parti e vetme ka fituar mazhoranc\u00ebn absolute. I pari ishte Maqedonia e Gruevskit, vend n\u00eb t\u00eb cilin pati krim zgjedhor. I dyti \u00ebsht\u00eb vendi yn\u00eb n\u00eb vitin 2017, dhe krimi zgjedhor po faktohet nga p\u00ebrgjimet zyrtare t\u00eb prokuroris\u00eb.\u00a0 Ky fill duket se po lidh fatin e kriz\u00ebs shqiptare me at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb. Mendoj se edhe p\u00ebrfundimi do t\u00eb jet\u00eb i ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Pas publikimit t\u00eb p\u00ebrgjimeve, kan\u00eb reaguar edhe zyrtar\u00ebt e PS, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mohuar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim elektoral, sikund\u00ebr pretendoni ju si opozit\u00eb. Madje, nj\u00ebri prej t\u00eb akuzuarve nga opozita, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kryebashkiaku i Durr\u00ebsit, Vangjush Dako shkoi m\u00eb tej, duke iu akuzuar juve se i keni pasur Avdylajt n\u00eb krah kur jeni zgjedhur deputet dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht deklaroi se ju keni standart t\u00eb dyfisht\u00eb, nisur nga fakti q\u00eb keni garuar p\u00ebr parti t\u00eb ndryshme. Keni nj\u00eb reagim p\u00ebr k\u00ebto deklarata?<\/strong><\/p>\n<p>Kur nuk ka drejt\u00ebsi, dhe mungesa e hetimit t\u00eb shpjet dhe efikas nga Prokuroria e konfirmon k\u00ebt\u00eb, b\u00ebn q\u00eb faktet t\u00eb kthehen n\u00eb interpretime. Nuk dua t\u00eb komentoj deklaratat q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb relativizojn\u00eb situat\u00ebn, por do shtoj di\u00e7ka tjet\u00ebr.\u00a0 U linda dhe u rrita n\u00eb Shijak, kam qen\u00eb m\u00ebsues, kam qen\u00eb lojtar volejbolli p\u00ebr Erzenin p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 15 vite, madje\u00a0 n\u00eb vitet \u201996, \u201997, \u201998 kam qen\u00eb sponsorizues i ekipit t\u00eb volejbollit t\u00eb meshkujve, i cili arriti t\u00eb fitonte tri her\u00eb Kampionatin Komb\u00ebtar dhe dy kupa Republike. N\u00eb at\u00eb zon\u00eb kam nd\u00ebrtuar sip\u00ebrmarrjen time dhe kam krijuar mir\u00ebqenie dhe pun\u00ebsuar qindra e qindra njer\u00ebz nd\u00ebr vite. E gjith\u00eb kjo p\u00ebrvoj\u00eb jete m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga pik\u00ebpamja elektorale dhe, ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, nuk kam pas nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2018fort\u00eb\u2019 p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet dhe as p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.<\/p>\n<p><strong>Ju zoti Duka, jeni kryetar i nj\u00eb partie, baza e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb bujq\u00ebsia, por edhe blegtoria.\u00a0 Si e shikoni ju situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoni ju p\u00ebr k\u00ebto 2 sektor\u00eb, kur t\u00eb vinin n\u00eb pushtet?<\/strong><\/p>\n<p>Kriza politike ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb asnj\u00eb energji e qeveris\u00eb t\u00eb derdhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor jetik p\u00ebr vendin. Nuk ka asnj\u00eb vizion strategjik p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, q\u00eb sipas qasjes son\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe lokomotiva t\u00ebrheq\u00ebse e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit. Ne si PAA nuk duhet t\u00eb shpikim asgj\u00eb, por do t\u00eb ndjekim praktika t\u00eb njohura n\u00eb rajon, sikurse jan\u00eb subvencionet e drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr fermer\u00ebt dhe blegtor\u00ebt. Nj\u00eb shembull i mir\u00eb jan\u00eb Kosova dhe Maqedonia, e para jep diku te 60 milion\u00eb euro subvencione nd\u00ebrsa e dyta afro 150 milion euro. K\u00ebt\u00eb vit qeveria shqiptare do t\u00eb disbursoj\u00eb 5 apo 6 milion euro, kjo diferenc\u00eb marramend\u00ebse flet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Pra do t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb shtuar ndaj bujq\u00ebsis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor specialist\u00ebt dhe agronom\u00ebt tek t\u00eb cil\u00ebt shteti yn\u00eb ka investuar n\u00eb dekada, me formim dhe pun\u00ebsim, dhe q\u00eb sot, fatkeq\u00ebsisht, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr t\u00eb favorizuar pun\u00ebsimin e militant\u00ebve partiak.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar situat\u00ebn politike n\u00eb vend, duke e ndalur theksin tek kriza politike q\u00eb po kalon vendi, axhenda e opozit\u00ebs, sjellja e mazhoranc\u00ebs dhe debati Qeveri-Presidenc\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cSOT\u201d, kreu i PAA shprehu bindjen se vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kritike, duke iu b\u00ebr\u00eb thirrje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71797,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90141","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90141\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}