{"id":90301,"date":"2019-06-15T23:30:11","date_gmt":"2019-06-15T21:30:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=90301"},"modified":"2019-06-15T16:29:44","modified_gmt":"2019-06-15T14:29:44","slug":"zbigniew-brzezisnki-nje-europe-me-e-madhe-i-leverdis-edhe-moskes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbigniew-brzezisnki-nje-europe-me-e-madhe-i-leverdis-edhe-moskes\/","title":{"rendered":"Zbigniew Brzezisnki: Nj\u00eb Europ\u00eb m\u00eb e madhe i leverdis edhe Mosk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me Zbigniew Brzezinski, ekspert i politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i cili thot\u00eb se nj\u00eb Europ\u00eb m\u00eb e madhe i leverdis edhe Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kur ju ishit K\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare i Presidentit Carter, Moska ishte kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik. Tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i Rusis\u00eb. A b\u00ebhet fjal\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr kryeqytetin e nj\u00eb superfuqie?<\/strong><br \/>\nN\u00eb nivel strategjik, po t\u00eb flasim nga pik\u00ebpamja ushtarake, Rusia \u00ebsht\u00eb ende superfuqi, por n\u00eb nivel taktik nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb as edhe nga pik\u00ebpamja ekonomike, financiare dhe kulturore. I mungon paras\u00ebgjithash dimensioni global i superfuqis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ministri i Jasht\u00ebm rus Primakov p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se nevojitet nj\u00eb \u00abpluraliz\u00ebm gjeopolitik\u00bb, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Shtetet e Bashkuara nuk duhet t\u00eb jen\u00eb superfuqia e vetme. Jeni dakord?<\/strong><br \/>\nQ\u00eb Shtetet e Bashkuara jan\u00eb aktualisht superfuqia e vetme n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb faktike dhe nuk shoh se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Primakov q\u00eb ta ndaloj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs, ndoshta do t\u00eb shfaqen edhe superfuqi t\u00eb tjera dhe midis tyre sigurisht shpresoj q\u00eb t\u00eb jet\u00eb Europa, q\u00eb do t\u2019i bashkangjitet ndoshta Japonis\u00eb, Kin\u00ebs, Rusis\u00eb dhe Indis\u00eb. Por shfaqja apo jo e superfuqis\u00eb varet nga niveli i zhvillimit t\u00eb tyre politik dhe ekonomik.<\/p>\n<p><strong>A besoni se disa projekte rind\u00ebrtimi t\u00eb Perandoris\u00eb Ruse, si plani Surikov, q\u00eb parashikojn\u00eb riintegrimin n\u00eb Federat\u00ebn aktuale t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb ish Bashkimit Sovjetik, prekin interesa jetike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara? Dhe, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, si do t\u00eb duhet t\u00eb reagoj\u00eb Uashingtoni?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr momentin, Rusia nuk e k\u00ebrc\u00ebnon sigurin\u00eb ton\u00eb dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, mendoj se duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb ajo t\u00eb integrohet n\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb lidhjen me Europ\u00ebn. Rind\u00ebrtimi eventual i Perandoris\u00eb Ruse mund t\u00eb influencoj\u00eb negativisht ndaj interesave amerikane n\u00eb rast se do t\u00eb ndodhte i sforcuar. P\u00ebrdorimi i forc\u00ebs do t\u00eb n\u00ebnkuptonte se Rusia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb me karakter nacional \u2013 shovinist dhe, si e till\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr fqinj\u00ebt e saj. Prandaj, Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin pluralizmin gjeopolitik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ish sovjetike dhe m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta favorizuar \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja e shteteve t\u00eb rinj t\u00eb pavarur q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb mbesin t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Riintegrimi i Bjellorusis\u00eb n\u00eb Federat\u00eb duket tashm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e sigurt\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prelud p\u00ebr rikthimin e Ukrain\u00ebs dhe t\u00eb Kazakistanit? Ku duhet t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb limit Per\u00ebndimi dhe si?<\/strong><br \/>\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, limiti duhet t\u00eb jet\u00eb kufiri i shteteve t\u00eb pavarura q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb till\u00eb. Ky objektiv \u00ebsht\u00eb i pajtuesh\u00ebm me konceptin e pluralizmit gjeopolitik q\u00eb Per\u00ebndimi do t\u00eb duhet ta favorizoj\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Rusia mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shtet komb normal europian, duke braktisur ambiciet perandorake.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, cili ka qen\u00eb gabimi m\u00eb i madh i b\u00ebr\u00eb nga Per\u00ebndimi ndaj Rusis\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit? P\u00ebr shembull, a e mendoni korrekte qasjen e atyre q\u00eb mb\u00ebshtesnin \u201cterapin\u00eb e shokut\u201d n\u00eb fush\u00ebn ekonomike?<\/strong><br \/>\nSipas mendimit tim dhe k\u00ebt\u00eb e kam shkruajtur m\u00eb p\u00ebrpara, zbatimi mekanicist i \u00abterapis\u00eb s\u00eb shokut\u00bb ndaj Rusis\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb gabim i madh. Nuk ekzistonin as kushtet politike, as ato ekonomike p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb terapie t\u00eb till\u00eb. Tentativa p\u00ebr t\u00eb imponuar modele per\u00ebndimore ka shkaktuar nj\u00eb reagim t\u00eb natyrsh\u00ebm antiper\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt rus\u00eb proper\u00ebndimor\u00eb her\u00ebt a von\u00eb b\u00ebhen jopopullor\u00eb ose tentojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb mendim?<\/strong><br \/>\nReagimi antiper\u00ebndimor dhe antidemokratik n\u00eb Rusi ishte thuajse i pashmangsh\u00ebm. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kolapsi i fuqis\u00eb sovjetike n\u00ebnkuptonte fundin e hegjemonis\u00eb ruse. Kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb mir\u00eb frustrimi dhe m\u00ebrie.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb elitat ruse duket e p\u00ebrgjithshme antipatia ndaj zgjerimit t\u00eb NATO-s. N\u00eb Mosk\u00eb ka q\u00eb theksojn\u00eb se Uashingtoni do ta p\u00ebrdor\u00eb zgjerimin e Aleanc\u00ebs Atlantike n\u00eb funksion antirus, ashtu si n\u00eb koh\u00ebn e tij projekti i mburoj\u00ebs hap\u00ebsinore u p\u00ebrdor kund\u00ebr Bashkimit Sovjetik: p\u00ebr t\u00eb ushqyer nj\u00eb gar\u00eb armatimesh q\u00eb do t\u00eb minonte themelet e ekonomis\u00eb dhe t\u00eb Rusis\u00eb si shtet. N\u00ebqoft\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb ky q\u00ebllimi, at\u00ebhere cila \u00ebsht\u00eb arsyeja e zgjerimit?<\/strong><br \/>\nElitat ruse jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb preokupuara nga NATO sesa \u00ebsht\u00eb opinioni publik. Sondazhet e opinionit lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e zgjerimit demonstrojn\u00eb se shumic\u00ebs s\u00eb rus\u00ebve nuk u intereson kushedi se \u00e7far\u00eb gj\u00ebja. N\u00eb thelb, kuund\u00ebrshtimi i niveleve drejtuese mb\u00ebshtetet mbi aspirata fuqie. Ekspansioni i Europ\u00ebs n\u00ebnkupton q\u00eb Moska do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb predominim gjeopolitik n\u00eb Europ\u00ebn Qendrore. Sipas mendimit tim, duhet proceduar me ekspansionin e Europ\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet sqaruar se zgjerimi i NATO-s nuk b\u00ebhet n\u00eb funksion antirus, por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb i finalizuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb strukture t\u00eb vlefshme sigurie p\u00ebr Europ\u00ebn. Nd\u00ebrtimi i entitetit kontinental europian nuk mund t\u00eb ndalet p\u00ebrball\u00eb kufijsh arbitrar\u00eb dhe antihistorik\u00eb t\u00eb hequra n\u00eb vitin 1945.<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, an\u00ebtar\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb NATO-s si Polonia duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb me titull t\u00eb plot\u00eb n\u00eb klubin atlantik?<\/strong><br \/>\nPo.<\/p>\n<p><strong>Sipas disa sondazheve t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00ebn Qendrore demonstrojn\u00eb se opinionet publike e k\u00ebtyre vendeve jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr nj\u00eb integrim eventual n\u00eb NATO, por jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb prirur q\u00eb t\u00eb zbresin n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur reciprokisht n\u00eb rast agresioni. E mendoni t\u00eb mundshme q\u00eb \u00e7ek\u00ebt t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr polak\u00ebt dhe anasjelltas?<\/strong><br \/>\nNATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb sigurie kolektive dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb amerikan\u00ebt nuk pyeten n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm apo jo q\u00eb t\u00eb japin jet\u00ebn p\u00ebr Anadollin, por n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Europ\u00ebs dhe t\u00eb Amerik\u00ebs. I nj\u00ebjti diskutim duhet t\u2019i zbatohet edhe Europ\u00ebs Qendrore, sidomos n\u00ebse Europa nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet v\u00ebrtet Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si\u00e7 thoshte Lordi Ismay, mendoni se objektivi themelor i NATO-s \u00ebsht\u00eb akoma ai p\u00ebr t\u00eb \u201cmbajtur larg rus\u00ebt, brenda amerikan\u00ebt dhe t\u00eb n\u00ebnshtruar gjerman\u00ebt\u201d? N\u00eb fund t\u00eb fundit, a nuk mund t\u00eb mendohet se i gjith\u00eb operacioni i zgjerimit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe kufizuar fuqin\u00eb gjermane n\u00eb Europ\u00ebn Qendrolindore? A mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb p\u00ebrkim interesash me rus\u00ebt, apo jo?<\/strong><br \/>\nQ\u00ebllimi kryesor i NATO-s \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb sistemin e siguris\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm paralelisht me rritjet e nj\u00eb Europe m\u00eb t\u00eb madhe. Ata q\u00eb i kund\u00ebrvihen zgjerimit t\u00eb NATO-s jan\u00eb n\u00eb fakt po ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb cunguar, t\u00eb cil\u00ebs disa do t\u2019i mbesinin pak t\u00eb sigurta, t\u00eb p\u00ebrshkuara nga cop\u00ebzime etnike dhe t\u00eb ekspozuara ndaj ambicieve perandorake. Nj\u00eb Europ\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb, politikisht m\u00eb e bashkuar dhe e lidhur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sistemi sigurie me Amerik\u00ebn, do t\u00eb eliminonte n\u00eb fakt problemin e vjet\u00ebr e fuqis\u00eb gjermane dhe do t\u00eb krijonte bazat p\u00ebr nj\u00eb sistem marr\u00ebdh\u00ebniesh t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe reciprokisht t\u00eb sigurt\u00eb me Rusin\u00eb. Me pak fjal\u00eb, Europa e zgjeruar \u00ebsht\u00eb avantazhuese jo vet\u00ebm p\u00ebr europian\u00ebt, por edhe p\u00ebr amerikan\u00ebt e p\u00ebr rus\u00ebt, pasi u vjen p\u00ebrshtat nevojave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Bota.al- (nga Limes Nr.2 i vitit 1996)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me Zbigniew Brzezinski, ekspert i politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i cili thot\u00eb se nj\u00eb Europ\u00eb m\u00eb e madhe i leverdis edhe Mosk\u00ebs. Kur ju ishit K\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare i Presidentit Carter, Moska ishte kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik. Tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm i Rusis\u00eb. A b\u00ebhet fjal\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr kryeqytetin e nj\u00eb superfuqie? N\u00eb nivel strategjik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":90302,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90301","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90301"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90301\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}