{"id":92759,"date":"2019-06-27T16:11:27","date_gmt":"2019-06-27T14:11:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=92759"},"modified":"2019-06-27T16:11:27","modified_gmt":"2019-06-27T14:11:27","slug":"emerimi-i-gjinushit-ne-ash-shqiperia-ka-nisur-rrugen-drejt-diktatures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/emerimi-i-gjinushit-ne-ash-shqiperia-ka-nisur-rrugen-drejt-diktatures\/","title":{"rendered":"\u2018Em\u00ebrimi i Gjinushit n\u00eb ASH, Shqip\u00ebria ka nisur rrug\u00ebn drejt diktatur\u00ebs\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb ekskluzive e gazetares se Deutsche Welle-s Anila Shuka me historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt, p\u00ebr strukturat autoritare n\u00eb Shqip\u00ebri, munges\u00ebn e alternativave t\u00eb besueshme partiake dhe dilem\u00ebn e votuesit.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetarja Anila Shuka n\u00eb lidhje me em\u00ebrimin e Sk\u00ebnder Gjinushit n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Schmitt \u00ebsht\u00eb shprehur se \u2018kjo tregon se Shqip\u00ebria ka nisur udh\u00ebtimin drejt s\u00eb kaluar\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, parlamenti shqiptar ka marr\u00eb dy vendime q\u00eb kan\u00eb ngjallur shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi te nj\u00eb pjes\u00eb e intelektual\u00ebve: Caktimin e Sk\u00ebnder Gjinushit n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe kufizimin e objektit t\u00eb studimit t\u00eb Institutit p\u00ebr Studimin e Krimeve t\u00eb Komunizmit n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs. Si i komentoni ju k\u00ebto dy vendime?<\/p>\n<p>Mjerisht, k\u00ebto dy raste jan\u00eb tipike. Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave caktohet pik\u00ebrisht nj\u00eb person q\u00eb ka qen\u00eb minist\u00ebr n\u00eb komuniz\u00ebm, kjo tregon se Shqip\u00ebria ka nisur udh\u00ebtimin drejt s\u00eb kaluar\u00ebs. Ve\u00e7 k\u00ebsaj ky em\u00ebrim bie ndesh edhe me Ligjin e Akademis\u00eb q\u00eb nuk lejon zgjedhjen e personave t\u00eb jet\u00ebs politike. Ve\u00e7 k\u00ebsaj lind pyetja, se cili ka qen\u00eb kontributi i ve\u00e7ant\u00eb shkencor i personit n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb vitet e fundit q\u00eb do t\u00eb arsyetonte em\u00ebrimin e tij n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb. Kjo nuk e ndihmon as reformimin e Akademis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i nevojsh\u00ebm, sepse Shqip\u00ebria nga ana shkencore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt. Edhe dalja e tij e par\u00eb n\u00eb media d\u00ebshmoi se ai ka nj\u00eb koncept shum\u00eb t\u00eb kufizuar p\u00ebr median e lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dytin mund t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e tmerrshme. Shqip\u00ebria ka pasur nj\u00eb nga regjimet m\u00eb kriminale t\u00eb Evrop\u00ebs, ka pasur kampe d\u00ebnimi deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb regjimit ku kan\u00eb vuajtur mij\u00ebra njer\u00ebz. Ne kemi n\u00eb Shqip\u00ebri situata ku komandant\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre kampeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb aparatit shtyp\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb l\u00ebvizin t\u00eb lir\u00eb, por, p\u00ebrkundrazi, p\u00ebrfitojn\u00eb edhe pensione t\u00eb larta, ku viktimat e regjimit intimidohen, edhe sot e k\u00ebsaj dite, dhe madje haptazi. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk e njoh nga asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00ebse qeveria pengon trajtimin kritik t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, mund t\u00eb them, se nuk e ka kuptuar aspak se si krijohet nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Dhe nuk ka aspak interes ta m\u00ebsoj\u00eb. Un\u00eb si historian solidarizohem shum\u00eb edhe me viktimat e regjimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sjellje\u00a0 m\u00eb se absurde dhe krejt e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha rregullat e shoq\u00ebrive demokratike.<\/p>\n<p>Ju thoni, q\u00eb k\u00ebto dy vendime jan\u00eb tipike. \u00c7far\u00eb keni parasysh me k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Kur them se jan\u00eb tipike, kam parasysh se prej disa vitesh po krijohen struktura autoritare\u00a0 &#8211; n\u00eb rastin e PS edhe duke rehabilituar sistemin enverist dhe duke mohuar ose minimizuar krimet e tij. Por tendencat autoritare nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm me qeverin\u00eb aktuale, nuk mund t\u00eb thuhet se Partia Demokratike nuk ka qen\u00eb autoritare, edhe ata e kan\u00eb instrumentalizuar historin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje partiake. Dhe t\u00eb dyja partit\u00eb nuk kan\u00eb pasur interes q\u00eb intelektual\u00eb kritik\u00eb t\u00eb merreshin me temat e s\u00eb kaluar\u00ebs. Arkivat u hap\u00ebn shum\u00eb von\u00eb, arkivat, pas gjase, jan\u00eb ndryshuar shum\u00eb, &#8211; duhet pasur shum\u00eb kujdes kur punon me to. M\u00ebnyra se si po merret qeveria me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste &#8211; dhe socialist\u00ebt jan\u00eb partia pasardh\u00ebse e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs \u2013jo vet\u00ebm q\u00eb pengon nj\u00eb debat t\u00eb hapur dhe kritik, por synon harrimin e krimeve komuniste dhe idealizimin e regjimit enverist. Por problemet, prej t\u00eb cil\u00ebs shoq\u00ebria shqiptare vuan ende edhe sot, u shkaktuan nga sundimi komunist dhe vazhdim\u00ebsia e tij n\u00eb epok\u00ebn e tranzicionit. Strategjia e qeveris\u00eb aktuale sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t&#8217;i bindur qytetar\u00ebt ta shohin t\u00eb ardhmen n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse ju thoni, asnj\u00ebra nga partit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e besueshme, at\u00ebher\u00eb kujt duhet t&#8217;u besojn\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00ebse jo partive t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem specifik shqiptar, por vihet re n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Protesta studentore, si ato n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri, ka edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, n\u00eb Serbi, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, madje edhe n\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si n\u00eb Rumani, Hungari, Bullgari. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende sistemi parlamentar me partit\u00eb ekzistuese nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vullnetin e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Dhe kjo \u00e7on n\u00eb nj\u00eb bllokad\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemit demokratik. N\u00eb Rumani tani ka nisur t\u00eb formohet krejt papritur nj\u00eb parti proper\u00ebndimore opozitare, e cila nuk \u00ebsht\u00eb ende e q\u00ebndrueshme. Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur p\u00ebrpjekje t\u00eb ngjashme me l\u00ebvizje qytetare, por prej tyre nuk dol\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb parti t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ju p\u00ebrmend\u00ebt Rumanin\u00eb, para ca koh\u00ebsh ju keni shkruar nj\u00eb artikull p\u00ebr rolin e diaspor\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Rumani. Mendoni se edhe diaspora shqiptare mund t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb n\u00eb zgjidhjen afatgjate t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se ka dy tipa diaspore. Kemi rastin klasik, ku diaspora \u00ebsht\u00eb konservatore, nacionale dhe autoritare, dhe rastin shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, ku diaspora n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb t\u00eb angazhohet p\u00ebr implementimin e vlerave t\u00eb vendeve ku jeton. N\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare ka shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur dhe t\u00eb angazhuar, por kjo energji nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb pun\u00eb parlamentare, n\u00ebse diaspora nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb jap\u00eb vot\u00ebn e saj n\u00eb vendet ku jeton. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb duhet ndryshuar ligji zgjedhor, por kjo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mungon vullneti politik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb ekskluzive e gazetares se Deutsche Welle-s Anila Shuka me historianin zviceran, Oliver Jens Schmitt, p\u00ebr strukturat autoritare n\u00eb Shqip\u00ebri, munges\u00ebn e alternativave t\u00eb besueshme partiake dhe dilem\u00ebn e votuesit. I pyetur nga gazetarja Anila Shuka n\u00eb lidhje me em\u00ebrimin e Sk\u00ebnder Gjinushit n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Schmitt \u00ebsht\u00eb shprehur se \u2018kjo tregon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92759","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92759"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92759\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}