{"id":92927,"date":"2019-06-28T19:50:34","date_gmt":"2019-06-28T17:50:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=92927"},"modified":"2019-06-28T14:20:42","modified_gmt":"2019-06-28T12:20:42","slug":"ceshtja-e-kosoves-serbia-papritur-me-syte-nga-washington","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ceshtja-e-kosoves-serbia-papritur-me-syte-nga-washington\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs: Serbia papritur me syt\u00eb nga Washington"},"content":{"rendered":"<p><em>Pas bllokimit t\u00eb dialogut mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs politika e jashtme serbe p\u00ebrpiqet ta gjej\u00eb rrug\u00ebdaljen n\u00eb Washington. Edhe anulimi i samitit n\u00eb Paris e ka b\u00ebr\u00eb Beogradin t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga SHBA.<\/em><\/p>\n<p>Prej ca koh\u00ebsh politikan\u00ebt n\u00eb Beograd japin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb deklarata p\u00ebr ndikimin vendimtar t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb procesin e zgjidhjes s\u00eb \u04ab\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklaratat e m\u00ebparshme. Kur Prishtina insistonte p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Amerik\u00ebs n\u00eb procesin e Kosov\u00ebs, Beogradi i refuzonte idet\u00eb e tilla, duke theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbia do t\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb n\u00eb dialog t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe Rusia.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sidomos pas anulimit t\u00eb samitit n\u00eb Paris, q\u00eb n\u00eb Beograd mes t\u00eb tjerash shihet edhe si nj\u00eb humbje e Bashkimit Evropian (BE), \u00ebsht\u00eb evidente se tani gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shpresat varen n\u00eb fuqin\u00eb politike dhe diplomatike t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministri serb i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Ivica Da\u010di\u0107 tha se d\u00ebshtimi i samitit n\u00eb Paris tregoi se pa SHBA asgj\u00eb nuk mund t\u00eb kryhet, dhe pak m\u00eb von\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb ser\u00eb komplimetsh n\u00eb adres\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs amerikane, duke th\u00ebn\u00eb se \u201eadministrata e Trumpit ka qen\u00eb shum\u00eb korrekte p\u00ebrsa i p\u00ebrket dialogut me Prishtin\u00ebn dhe se pas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur si problem, por si nj\u00eb faktor q\u00eb \u04abon p\u00ebrpara dialogun&#8221;.<\/p>\n<p>Por ndoshta m\u00eb ilustrative ishte deklarata e kryetarit t\u00eb delegacionit parlamentar t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e NATO-s, Dragan Shormaz, i cili theksoi se \u201edo t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u04ab\u00ebshtja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfundohej para zgjedhjeve n\u00eb SHBA vitin e ardhsh\u00ebm, me ndihm\u00ebn e Donald Trumpit dhe SHBA&#8221;. Shormaz theksoi m\u00eb tej se presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u04abi\u04ab po punon p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e raporteve me SHBA dhe se rezultatet jan\u00eb t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p><strong>Vazhdim i l\u00ebvizjeve t\u00eb gabuara<\/strong><\/p>\n<p>E gjith\u00eb seria e deklaratave tregon se Serbia nuk ka nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebmenduar n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, e kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vazhdim i l\u00ebvizjeve t\u00eb gabuara t\u00eb diplomacis\u00eb serbe, si n\u00eb rastin kur kreu i shtetit u p\u00ebrfshi n\u00eb fushat\u00ebn e Hillary Klintonit, vler\u00ebson p\u00ebr DW Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane.<\/p>\n<p>\u201eKjo tani m\u00eb duket si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb an\u00ebn e Amerik\u00ebs, e cila n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebrpiqet t\u00eb laj\u00eb hesapet me BE. Nga ana tjet\u00ebr Amerika e ka njohur Kosov\u00ebn, por nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb rishikimit t\u00eb kufijve dhe k\u00ebtu ndoshta presidenti Vu\u04abi\u04ab ndoshta ka gjetur vend p\u00ebr bisedime. N\u00eb Serbi do t\u00eb konsiderohej si humbje m\u00eb e vog\u00ebl, n\u00ebse do t\u00eb merreshin disa territore, edhe pse t\u00eb gjitha analizat tregojn\u00eb se kjo do t\u00eb sillte p\u00ebrfitime afatshkurtra, dhe do t\u00eb hapnin shum\u00eb \u04ab\u00ebshtje t\u00eb tjera n\u00eb afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ve\u04aban\u00ebrisht kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Bosnnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn&#8221;, paralajm\u00ebron Beshiri.<\/p>\n<p><strong>Kosova \u2013 si nj\u00eb kart\u00eb p\u00ebr t\u2018i b\u00ebr\u00eb presion BE<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb dyshoj q\u00eb Amerika t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb plan konkret p\u00ebr Kosov\u00ebn, thot\u00eb p\u00ebr DW komentuesi i \u04ab\u00ebshtjeve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Boshko Jakshi\u04ab, dhe shton: \u201eD\u00ebshtimi i BE p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebrpara n\u00eb dialog ka hapur \u04ab\u00ebshtjen e zmadhimit t\u00eb rolit t\u00eb SHBA. Ashtu si presidenti amerikan u b\u00ebri thirrje president\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb mos e humbasin shansin historik, tani edhe Departamenti i Shtetit i ofron ndihm\u00eb Brukselit t\u00eb dob\u00ebsuar, por thon\u00eb pa patur q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shtyjn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb evropian\u00ebt. Akoma nuk e dim\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij shansi historik, ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos e din\u00eb as amerikan\u00ebt \u2013 por e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se Uashingtoni mund ta p\u00ebrdor\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar presionin ndaj aleat\u00ebve evropian\u00eb, p\u00ebr ta kuptuar p\u00ebrfundimisht se kush \u00ebsht\u00eb i zoti i sht\u00ebpis\u00eb&#8221;, thot\u00eb Jakshi\u04ab.<\/p>\n<p><strong>Serbia pa veprime serioze<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse shikoni faqet kryesore t\u00eb mediave pran\u00eb pushtetit, Amerika vazhdon t\u00eb jet\u00eb armiku num\u00ebr nj\u00eb i Serbis\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb moment e thekson p\u00ebr DW edhe Naim Leo Beshiri. Kjo, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tij, nuk i sh\u00ebrben vullnetit t\u00eb deklaruar publikisht nga Serbia, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet me Amerik\u00ebn:<\/p>\n<p>\u201eAktualisht n\u00eb administrat\u00ebn amerikane ka nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur garnitur\u00eb antiestablishment, e cila i trajton n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disi m\u00eb t\u00eb leht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb mentalitetit k\u00ebtu dhe si Serbia i sheh k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klim\u00eb e favorshme, q\u00eb Serbia t\u00eb gjej\u00eb bashk\u00ebbisedues n\u00eb Uashington. Por un\u00eb n\u00eb fakt nuk shoh asnj\u00eb fushat\u00eb serioze, apo aktivitet t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Uashington, q\u00eb mund t\u00eb sillte nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Kosov\u00ebn&#8221;, v\u00ebren Beshiri.<\/p>\n<p>Beogradi dhe Prishtina jan\u00eb momentalisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sintoni, sepse Serbia dhe Kosova mendojn\u00eb se roli i Amerik\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb ky\u04ab p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk besojn\u00eb n\u00eb fuqin\u00eb e Bashkimit Evropian p\u00ebr ta \u04abuar deri n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb proces, dhe po krijohet p\u00ebrshtypja se Uashingtoni po shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si negociator kryesor apo si partner n\u00eb k\u00ebto bisedime n\u00eb vend t\u00eb Brukselit. Boshko Jakshi\u04ab mendon se kjo \u00ebsht\u00eb dukja n\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb par\u00eb, por se Beogradi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst kalon pa par\u00eb disa gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, para s\u00eb gjithash q\u00eb Uashingtoni natyrisht nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201eLe t\u00eb mos harrojm\u00eb se Uashingtoni prej koh\u00ebsh p\u00ebrs\u00ebrit t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mant\u00ebr, q\u00eb njohja reciproke \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb efikase dhe m\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse Beogradi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb Uashingtonin, at\u00ebher\u00eb kjo mund t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb Beogradi i afrohet ndonj\u00eb varianti konsensi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs&#8221;, thot\u00eb Jakshi\u04ab.<\/p>\n<p><strong>Kosova nuk \u00ebsht\u00eb prioritet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjen e Beogradit q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Uashingtonin t\u00eb p\u00ebrshpejtohet procesi p\u00ebr Kosov\u00ebn, apo q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb disi deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trumpit, Naim Leo Be\u0161iri e sheh si nj\u00eb iluzion t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201eMund t\u00eb themi se kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb, n\u00ebse presidenti Trump e ka v\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn lart n\u00eb agjend\u00ebn e tij, por kjo momentalisht nuk \u00ebsht\u00eb absolutisht e v\u00ebrtet\u00eb dhe nuk ekzistojn\u00eb as shenjat, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb. N\u00ebse Trump fiton mandatin e dyt\u00eb, ekziston mund\u00ebsia q\u00eb Amerika t\u00eb merret m\u00eb shum\u00eb me rajonin.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu dua t\u00eb them p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin, sepse Amerika nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar ve\u04aban\u00ebrisht p\u00ebr Serbin\u00eb apo p\u00ebr vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, por Ballkanin ata e shohin si t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Dhe kjo p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb q\u00eb Amerika t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga ideja e rishikimit t\u00eb kufijve, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e keqe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin&#8221;, vler\u00ebson Beshiri.<\/p>\n<p><strong>Zgjidhja n\u00eb koh\u00ebn e Trumpit<\/strong><\/p>\n<p>Nxitimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb Beograd dhe theksi n\u00eb rolin amerikan p\u00ebr Kosov\u00ebn, interpretohet si frik\u00eb nga kthimi i administrat\u00ebs demokrate n\u00eb Uashington. Serbia vler\u00ebson, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka folur edhe ministri Da\u04abi\u04ab, se fitorja e kandidatit t\u00eb demokrat\u00ebve do t\u00eb ishte nj\u00eb lajm shum\u00eb i keq p\u00ebr Serbin\u00eb dhe praktikisht kthim i administrat\u00ebs s\u00eb Klintonit. Prandaj edhe retorika n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb periudh\u00ebn pas fitores s\u00eb Donald Trumpit, kur ka patur shpresa t\u00eb m\u00ebdha dhe \u00ebsht\u00eb pritur nj\u00eb mir\u00ebkuptim m\u00eb i mir\u00eb nga administrata e re amerikane. Prandaj edhe Boshko Jakshi\u04ab paralajm\u00ebron se edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u04abdo gj\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si n\u00eb fillimin e mandatit t\u00eb Trumpit, kur kemi par\u00eb tituj &#8216;Trump, o serb!&#8217;.<\/p>\n<p>\u201eNe priremi t\u00eb jemi euforik\u00eb, por postulatet baz\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane megjithat\u00eb nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb. E qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb vazhdohet me presione t\u00eb m\u00ebtejshme ndaj Serbis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pajtohet me disa zgjidhje, t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite zyrtarisht i refuzon&#8221;, p\u00ebrfundon Jakshi\u04ab.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas bllokimit t\u00eb dialogut mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs politika e jashtme serbe p\u00ebrpiqet ta gjej\u00eb rrug\u00ebdaljen n\u00eb Washington. Edhe anulimi i samitit n\u00eb Paris e ka b\u00ebr\u00eb Beogradin t\u00eb kthej\u00eb syt\u00eb nga SHBA. Prej ca koh\u00ebsh politikan\u00ebt n\u00eb Beograd japin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb deklarata p\u00ebr ndikimin vendimtar t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb procesin e zgjidhjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69954,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92927","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92927\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}