{"id":93150,"date":"2019-06-29T13:16:10","date_gmt":"2019-06-29T11:16:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93150"},"modified":"2019-06-29T13:16:10","modified_gmt":"2019-06-29T11:16:10","slug":"nis-shperndarja-e-materialeve-zgjedhore-7-779-police-ne-gatishmeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nis-shperndarja-e-materialeve-zgjedhore-7-779-police-ne-gatishmeri\/","title":{"rendered":"Nis shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore, 7.779 polic\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Ka nisur prej m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore n\u00ebp\u00ebr 90 KZAZ-t\u00eb n\u00eb 61 bashkit\u00eb e vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb policia deklaroi se jan\u00eb trajnuar 7.779 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb do t\u00eb angazhohen me detyra gjat\u00eb zgjedhjeve, sipas niveleve t\u00eb menaxhimit policor, deri tek niveli baz\u00eb i veprimit policor.<\/p>\n<p>Efektiv\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr sigurimin e 5.417 Qendrave t\u00eb Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV.<\/p>\n<p><strong>Klos, nis shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore n\u00eb qendrat e votimit<\/strong><\/p>\n<p>Ka nisur shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore n\u00eb KZAZ 17 n\u00eb Bashkin\u00eb e Klosit. Situata duket e qet\u00eb dhe nuk ka asnj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb tubim.<br \/>\nKomisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor 17, po b\u00ebn ndarjen e materialeve t\u00eb cilat do t\u00eb transportohen me mjete t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrimin e forcave t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu pran\u00eb KZAZ 17 \u00ebsht\u00eb stacionuar edhe nj\u00eb furgon me forca t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb KZAZ than\u00eb se shp\u00ebrndarja e materialeve pritet t\u00eb b\u00ebhet deri n\u00eb or\u00ebn 15. Qendrat e votimeve do t\u00eb jen\u00eb aty ku kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb zgjedhjet e kaluara, pra, pran\u00eb shkollave.<\/p>\n<p><strong>Elbasan, nis n\u00eb mesdit\u00eb shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore<\/strong><br \/>\nN\u00eb Elbasan nisi rreth mesdit\u00ebs shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore\u00a0 p\u00ebr t\u00eb gjitha qendrat e votimit q\u00eb do zhvillohen n\u00eb 30 qershor. Raportohet se deri tani nuk ka pasur incidente.<\/p>\n<p>Materialet po t\u00ebrhiqen nga kryetaret e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative t\u00eb shoq\u00ebruar nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb OSBE ndodhen n\u00eb Elbasan p\u00ebr t\u00eb ndjekur procesin e ndarjes s\u00eb materialeve zgjedhore.<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrndahen materialet zgjedhore n\u00eb Kurbin<\/strong><br \/>\nEdhe n\u00eb Kurbin KZAZ-t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shp\u00ebrndarjen e materialeve zgjedhore p\u00ebr procesin e dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme n\u00ebp\u00ebr qendrat e votimit.<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrndahen materialet zgjedhore edhe n\u00eb Lushnj\u00eb<\/strong><br \/>\nDy KZAZ-t\u00eb me num\u00ebr 54 dhe 55 n\u00eb Lushnje kan\u00eb nisur shp\u00ebrndarjen materialeve zgjedhore. Deri tani raportohet se procesi ka qen\u00eb i qet\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb v\u00ebzhgim kan\u00eb qen\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs forcat e policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kuk\u00ebs, materialet zgjedhore shp\u00ebrndahen me mjete t\u00eb ushtris\u00eb<\/strong><br \/>\nN\u00eb Kuk\u00ebs materialet zgjedhore jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb me mjeteve t\u00eb ushtris\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruara nga policia. Pritet q\u00eb shp\u00ebrndarja e materialeve t\u00eb nis\u00eb edhe n\u00eb Has e Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrndahen materialet n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Maliq e Kolonj\u00eb<\/strong><br \/>\nKa filluar fillon shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore n\u00eb qendrat e votimit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Maliq e Kolonj\u00eb. Procesi sipas gazetares Lorena Kodra po vijon normalisht dhe situata \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>MASAT E POLICIS\u00cb<\/strong><br \/>\nN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave t\u00eb deritanishme t\u00eb marra nga Policia e Shtetit p\u00ebr garantimin dhe mbar\u00ebvajtjen e gjith\u00eb procesit zgjedhor n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e tij, Policia e Shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb proces votimi sa m\u00eb t\u00eb qet\u00eb\u00a0p\u00ebr votuesit ka marr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash shtes\u00eb, masa k\u00ebto q\u00eb do reflektohen m\u00eb tep\u00ebr duke filluar prej dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb e deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Nga strukturat qendrore dhe vendore t\u00eb Policis\u00eb, po ndiqen me kujdes masat e planifikuara sipas fazave p\u00ebr sigurimin e rendit publik.<br \/>\nPolicia e Shtetit, me nj\u00eb Plan Masash t\u00eb detajuar garantoi me sukses mbar\u00ebvajtjen e \u00e7do aktiviteti elektoral t\u00eb zhvilluar gjat\u00eb fushat\u00ebs, si dhe do t\u00eb garantoj\u00eb ruajtjen e qendrave t\u00eb votimit, shoq\u00ebrimin e materialeve zgjedhore dhe sigurimin e vendeve t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, gjat\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb trajnuar 7.779 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb do t\u00eb angazhohen me detyra gjat\u00eb zgjedhjeve, sipas niveleve t\u00eb menaxhimit policor, deri tek niveli baz\u00eb i veprimit policor.<br \/>\nP\u00ebr sigurimin e 5.417 Qendrave t\u00eb Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritjet t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr automjete, pajisje, komunikim, ushqim etj.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Kodit Zgjedhor, n\u00eb dat\u00ebn 15 Qershor, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit d\u00ebrgoi n\u00eb KQZ, n\u00eb afatin e p\u00ebrcaktuar:<br \/>\n\u2013 List\u00ebn me 5.876 punonj\u00ebs t\u00eb policis\u00eb q\u00eb do t\u00eb angazhohen me sh\u00ebrbim p\u00ebr ruajtjen e objekteve zgjedhore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n\u2013 List\u00ebn me 281 automjete civile, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga strukturat e disa nj\u00ebsive policore n\u00eb Tiran\u00eb, Drejtorive t\u00eb Kufirit dhe Migracionit dhe struktura t\u00eb tjera, do t\u00eb d\u00ebrgohen 1.450 punonj\u00ebs policie n\u00eb funksion t\u00eb procesit zgjedhor n\u00eb disa Drejtori Vendore t\u00eb Policis\u00eb; si dhe do t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion 543 automjete.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgatitur dhe miratuar Urdhri i P\u00ebrbashk\u00ebt i Ministrit Brendsh\u00ebm dhe Ministrit t\u00eb Mbrojtjes, si dhe Urdhri i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr marrjen n\u00eb ruajtje t\u00eb 84 objekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb sigurohen me punonj\u00ebs policie, nga forcat \u201cKomando\u201d.<br \/>\n280 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb objekteve, do t\u00eb angazhohen p\u00ebr sigurimin e objekteve zgjedhore dhe do t\u00eb marrin detyra p\u00ebr procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Nga strukturat policore n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorit\u00eb e rretheve gjyq\u00ebsore jan\u00eb trajtuar dhe po hetohen\u00a0veprat penale q\u00eb lidhen me procesin zgjedhor, kryesisht sulme mbi KZAZ dhe punonj\u00ebsit e policis\u00eb\u00a0t\u00eb planizuar pran\u00eb k\u00ebtyre KZAZ-ve, djegie t\u00eb materialeve zgjedhore, vepra penale q\u00eb prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Me Prezenc\u00ebn e OSCE n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe me disa institucione shqiptare si KQZ dhe Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme kemi kryer trajnimet e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb p\u00ebr procesin zgjedhor, t\u00eb cilat kan\u00eb kontribuar edhe me lektor\u00eb t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Prezenca e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, na ka mb\u00ebshtetur n\u00eb procesin e trajnimeve, por edhe p\u00ebr financimin e \u201cLibrit t\u00eb Xhepit\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb.<br \/>\nLidhur me v\u00ebzhguesit afatgjat\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR, \u00ebsht\u00eb siguruar e organizuar puna n\u00eb t\u00eb gjitha Drejtorit\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb, q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb akses dhe t\u00eb monitorojn\u00eb masat lidhur me procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Jan\u00eb p\u00ebrcaktuar koordinator\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebpun\u00ebsi nd\u00ebrlidh\u00ebs i saj me KQZ, si dhe plot\u00ebsimi i detyrimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Task Forc\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe n\u00eb Kryeministri p\u00ebr zgjedhjet, duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p>Lidhur me detyrat n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procesit zgjedhor Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ardi Veliu, u ka d\u00ebrguar nj\u00eb telegram me udh\u00ebzime drejtuesve qendror\u00eb e vendor\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ka k\u00ebrkuar angazhim maksimal dhe profesional t\u00eb t\u00eb gjitha strukturave policore n\u00eb baz\u00eb e zbatim t\u00eb ligjit p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, Kodin Zgjedhor dhe aktet e tjera normative, duke kryer veprime t\u00eb shpejta dhe profesionale n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb n\u00eb rastet kur ka kall\u00ebzime penale q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen nga subjekte t\u00eb ndrysh\u00ebm, si dhe t\u00eb ruhet gjakftoht\u00ebsia n\u00eb komunikim dhe etika policore.<\/p>\n<p>Policia deklaroi dje se \u00e7do organizim dhe zhvillim i tubimeve dhe protestave n\u00eb datat 29 dhe 30 Qershor 2019, data q\u00eb korrespondojn\u00eb me periudh\u00ebn e \u201cheshtjes zgjedhore\u201d, jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe t\u00eb d\u00ebnueshme nga ligji penal, pasi konsiderohen vepra penale t\u00eb cilat prekin dhe cenojn\u00eb t\u00eb drejtat kushtetuese dhe ligjore t\u00eb zgjedh\u00ebsve apo personave p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs, t\u00eb parashikuara n\u00eb Kreun e X-t\u00eb t\u00eb Kodit Penal. Sipas dispozitave t\u00eb k\u00ebtij Kodi, k\u00ebto vepra penale kan\u00eb si mas\u00eb d\u00ebnimi at\u00eb me burgim nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb Vendimin e KQZ-s\u00eb me Nr. 498 dat\u00eb 24.06.2017 p\u00ebrcaktohet se gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit nga momenti i hapjes s\u00eb qendrave t\u00eb votimit n\u00eb oren 07:00 deri n\u00eb momentin e mbylljes s\u00eb tyre n\u00eb or\u00ebn 19:00, ndalohet qendrimi, grumbullimi apo \u00e7do veprimtari tjet\u00ebr e personave t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb parashikuar nga neni 110 i Kodit Zgjedhor, n\u00eb objektet ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit (oborret, korridoret, apo p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb objekt ku jan\u00eb vendosur qendrat e votimit).<\/p>\n<p>Policia e Shtetit n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kodin Zgjedhor dhe Udh\u00ebzimin nr. 7, dat\u00eb 23.03.2009 \u201cP\u00ebr detyrat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe forcave t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, i ndryshuar, ka planifikuar masat p\u00ebr ruajtjen e sigurimin e objekteve zgjedhore, ruajtjen e rendit dhe siguris\u00eb publike n\u00eb territor, nd\u00ebrhyrjen p\u00ebr rivendosjen e rendit publik etj., sipas k\u00ebrkesave ligjore dhe procedurave standarde t\u00eb miratuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur prej m\u00ebngjesit t\u00eb sot\u00ebm shp\u00ebrndarja e materialeve zgjedhore n\u00ebp\u00ebr 90 KZAZ-t\u00eb n\u00eb 61 bashkit\u00eb e vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb policia deklaroi se jan\u00eb trajnuar 7.779 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb do t\u00eb angazhohen me detyra gjat\u00eb zgjedhjeve, sipas niveleve t\u00eb menaxhimit policor, deri tek niveli baz\u00eb i veprimit policor. Efektiv\u00ebt do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93151,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93150","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93150"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93150\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}