{"id":93198,"date":"2019-06-29T15:12:40","date_gmt":"2019-06-29T13:12:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93198"},"modified":"2019-06-29T15:12:40","modified_gmt":"2019-06-29T13:12:40","slug":"la-stampa-shqiperia-e-ndare-mes-dhunes-e-votimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/la-stampa-shqiperia-e-ndare-mes-dhunes-e-votimeve\/","title":{"rendered":"\u201cLa Stampa\u201d: Shqip\u00ebria e ndar\u00eb mes dhun\u00ebs e votimeve"},"content":{"rendered":"<p>\u201cNes\u00ebr zhvillohen zgjedhjet lokale t\u00eb k\u00ebrkuara nga kryeministri dhe t\u00eb anuluara nga Presidenti. N\u00eb shesh nisin protestat. Shqiptar\u00ebt t\u00eb ndar\u00eb mes votave dhe protest\u00ebs: \u2018Duam t\u00eb ikim, por Italia \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si ne&#8217;\u201d. K\u00ebshtu shkruan media italiane \u201cLa Stampa\u201d n\u00eb nj\u00eb artikull dedikuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe situat\u00ebs n\u00eb vend n\u00eb vigjilje t\u00eb 30 qershorit, kur maxhoranca do t\u00eb b\u00eb zgjedhje e vetme, opozita nuk merr pjes\u00eb dhe Presidenti ka anuluar dat\u00ebn 30 qershor si dit\u00eb zgjedhjesh.<\/p>\n<p>Nga\u00a0Letizia Tortello<br \/>\nPallatet e stilit fashist t\u00eb kryeministris\u00eb dhe kreut t\u00eb shteti jan\u00eb p\u00ebrball\u00eb njeri-tjetrit n\u00eb Bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, nj\u00eb nga arteriet kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs. Pak qindra metra i ndajn\u00eb, por dy drejtuesit nuk flasin m\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb paralizuar, kryeministri dhe presidenti i drejtohen vendit me postime n\u00eb Facebook ose me an\u00eb t\u00eb mediave. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb totale me goditje dekretesh t\u00eb kryq\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb vendosur dat\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs kund\u00ebr qeveris\u00eb, Ilir Meta versus Edi Rama, aleat\u00eb antik\u00eb, sot armiq n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Nes\u00ebr Shqip\u00ebria do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb votime p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryebashkiak\u00ebt e 61 bashkive, por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201czgjedhje ilegale\u201d, \u201czgjedhje socialiste\u201d, thot\u00eb Presidenti Meta. Pas dy jav\u00ebsh protesta, opozita e PD (Partia Demokratike, qendra e djatht\u00eb) bojkotoi procesin. N\u00eb flet\u00ebn e votimit, ku dikur ishin t\u00eb gjitha partit\u00eb e forta, nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm emri i asaj t\u00eb Kryeministrit. Dhe parashikohen p\u00ebrplasje n\u00eb shesh.<\/p>\n<p>Votimet e nes\u00ebrme jan\u00eb t\u00eb pavlefshme nga pozicioni m\u00eb i lart\u00eb i shtetit (Presidenti), i cili k\u00ebrkon q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen n\u00eb tetor. Por kryeministri Rama i bie shkurt dhe k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lart\u00eb jan\u00eb pezulluar nga funksionet e tyre.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e tensionuar, q\u00eb nga muaji shkurt shp\u00ebrtheu mobilizimi thuajse permanent kund\u00ebr Ram\u00ebs; manifestuesit e akuzojn\u00eb (Ram\u00ebn) p\u00ebr korrupsion dhe e p\u00ebr shkat\u00ebrrim t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, e gjitha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ekonomike t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vigjilje t\u00eb dit\u00ebs m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb t\u00eb vendit, i cili nga viti 2014 \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d val\u00ebvitet flamuri i kuq me shqiponj\u00ebn e zez\u00eb me dy kok\u00eb dhe 18-vje\u00e7ari Alex Bardhashi shpreh q\u00ebndrimin e tij: \u201cNdoshta p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb nisin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb revolucion\u201d. Ai nuk do t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb votoj\u00eb. \u00cbnd\u00ebrron vet\u00ebm t\u00eb largohet jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb avokatin. Sigurisht jo n\u00eb vendin ton\u00eb (Itali). \u201cItalia \u00ebsht\u00eb si ne. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksportuar drog\u00eb, -thot\u00eb-. D\u00ebshira e shum\u00eb adoleshent\u00ebve k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb skaf dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb para me k\u00ebt\u00eb biznes, drejt brigjeve italiane. Por n\u00ebse ikin t\u00eb gjith\u00eb, \u00e7far\u00eb do fundi do t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria?\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ai flet, socialisti Edi Rama mbyll fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Vlor\u00eb. \u201cNuk mund t\u00eb ndalojn\u00eb rrug\u00ebn europiane t\u00eb vendit,- thot\u00eb ai,- nd\u00ebshkimi do t\u00eb jet\u00eb ekzemplar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk lejojn\u00eb votimet\u201d. Q\u00eb nga shkurti protestat n\u00eb shesh i k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen. Akuzohet p\u00ebr manipulime elektorale dhe lidhje me krimin e organizuar, pas publikimit t\u00eb nj\u00eb investigimi n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u201cBild\u201d. SHBA jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tij, z\u00ebvend\u00ebssekretari i shtetit, Mattew Palmer, duke komentuar k\u00ebrc\u00ebnimet e opozit\u00ebs s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb t\u00eb drejtuar nga Lulzim Basha p\u00ebr bojkotin e zgjedhjeve, paralajm\u00ebroi k\u00ebdo q\u00eb provon t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb dhun\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb shqet\u00ebson edhe Italin\u00eb, z\u00ebvend\u00ebskryeministri Matteo Salvini k\u00ebrkon nj\u00eb negociata mes Ram\u00ebs dhe kreut t\u00eb shtetit Meta, i cili ka ftuar pal\u00ebt p\u00ebr qet\u00ebsi dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kujton fantazmat e s\u00eb kaluar\u00ebs, me nj\u00eb video n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb vitit 1982, q\u00eb riprodhon imazhet e diktatorit Enver Hoxha. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb thuash; k\u00ebto t\u00eb Edi Ram\u00ebs nuk jan\u00eb zgjedhje demokratike.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb sot dhe nes\u00ebr nuk e di askush. Kryebashkiakt\u00eb e bashkive t\u00eb drejtuara nga opozita kan\u00eb deklaruar se nuk do t\u00eb lejojn\u00eb hapjen e votimeve. Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar d\u00ebnon dhun\u00ebn e dit\u00ebve t\u00eb fundit, si ajo e s\u00eb enjtes, kur nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb ku ruheshin votat n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Veri, u dogj dhe tre polic\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb plagosur. \u201cPrind\u00ebrit e mi nuk do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb dhe as un\u00eb,- thot\u00eb Neka Xhaferri, 19 vje\u00e7 -, \u00ebsht\u00eb e rrezikshme\u201d. Ashtu si ajo, e zhg\u00ebnjyer nga politika \u00ebsht\u00eb 71% e t\u00eb rinjve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb muajit dhjetor t\u00eb Gallup duan t\u00eb emigrojn\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb me Italia ndalesa p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u201cUn\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb punoja n\u00eb Gjermani\u201d, shpjegon Nina Nuhu, e cila punon n\u00eb nj\u00eb call center n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb operator italian.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb vitet \u201990 vendi yn\u00eb (Italia) ishte nj\u00eb mirazh i adhuruesh\u00ebm, sot t\u00eb rinjt\u00eb duan Europ\u00ebn Veriore. Ndryshe nga prind\u00ebrit e tyre, t\u00eb rritur me buk\u00eb dhe programet e televizioneve italiane, sot t\u00eb rinjt\u00eb italisht nuk din\u00eb as edhe nj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomia shqiptare rritet me 3,8%. Investitor\u00ebt, mes t\u00eb cil\u00ebve biznese italiane g\u00eblojn\u00eb dhe biznesi rritet. E megjithat\u00eb, shpjegon Lorella Kuka, shit\u00ebse e produkteve kozmetike, n\u00ebse nuk ke rekomandimet e duhura dhe me k\u00ebt\u00eb n\u00ebnkupton parat\u00eb, nuk punon. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Tirana shpreson gjat\u00eb ver\u00ebs te turizmi. Gjithmon\u00eb n\u00ebse situata e p\u00ebrplasjeve politiko-institucionale nuk degjeneron.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cNes\u00ebr zhvillohen zgjedhjet lokale t\u00eb k\u00ebrkuara nga kryeministri dhe t\u00eb anuluara nga Presidenti. N\u00eb shesh nisin protestat. Shqiptar\u00ebt t\u00eb ndar\u00eb mes votave dhe protest\u00ebs: \u2018Duam t\u00eb ikim, por Italia \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si ne&#8217;\u201d. K\u00ebshtu shkruan media italiane \u201cLa Stampa\u201d n\u00eb nj\u00eb artikull dedikuar Shqip\u00ebris\u00eb dhe situat\u00ebs n\u00eb vend n\u00eb vigjilje t\u00eb 30 qershorit, kur maxhoranca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93199,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93198","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93198"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93198\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}