{"id":93272,"date":"2019-06-29T17:54:23","date_gmt":"2019-06-29T15:54:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93272"},"modified":"2019-06-29T17:54:23","modified_gmt":"2019-06-29T15:54:23","slug":"leksioni-i-ministrit-hungarez-asnje-i-huaj-seshte-me-shqiptar-se-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/leksioni-i-ministrit-hungarez-asnje-i-huaj-seshte-me-shqiptar-se-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Leksioni i ministrit hungarez: Asnj\u00eb i huaj s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb shqiptar se shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm dhe i Tregtis\u00eb s\u00eb Hungaris\u00eb, P\u00e9ter Szijj\u00e1rt\u00f3, deklaron se kriza politike n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb zgjidhet nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr interesin dhe stabilitetin e vendit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb zhvilloi tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kryediplomati hungarez thekson se qasja e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ndaj krizave \u00ebsht\u00eb shpesh her\u00eb e gabuar. I pyetur se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr tensionet n\u00eb Shqip\u00ebri, P\u00e9ter Szijj\u00e1rt\u00f3, sjell shembullin e vendit t\u00eb tij dhe thot\u00eb se askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shqiptar sesa shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb jem i sinqert\u00eb, jam ngopur me ata politikan\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera me mendjen p\u00ebr t\u2019u treguar njer\u00ebzve atje, se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb vendi juaj. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja juaj, prandaj ju takon juve q\u00eb ta zgjidhni. Un\u00eb nuk mendoj se keni nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat e tyre. Nuk mendoj se keni nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshill\u00ebn time, pik\u00eb s\u00eb pari. S\u00eb dyti, un\u00eb e bazoj politik\u00ebn time t\u00eb jashtme n\u00eb nj\u00eb qasje, respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, un\u00eb nuk mund t\u00eb jem m\u00eb shqiptar sesa shqiptar\u00ebt, prandaj m\u00eb mir\u00eb ta zgjidh\u00eb vet\u00eb populli shqiptar\u201d,\u00a0shprehet P\u00e9ter Szijj\u00e1rt\u00f3.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr deklaratat e BE-s\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Szijj\u00e1rt\u00f3 sjell shembullin e Hungaris\u00eb n\u00eb raport me vendet e tjera. \u201cUn\u00eb ua ndaloj ambasador\u00ebve t\u00eb mi, kudo, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarata p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera. I ndaloj q\u00eb t\u00eb bashkohen me \u00e7do lloj deklarate t\u00eb delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet e brendshme, sepse, nuk \u00ebsht\u00eb puna jon\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00eb pal\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. S\u00eb dyti, Bashkimi Europian mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, n\u00ebse ka p\u00eblqim, n\u00ebse ka nj\u00eb konsensus n\u00eb vendin e caktuar p\u00ebr t\u00eb ftuar BE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb\u201d,- deklaron Szijj\u00e1rt\u00f3.<\/p>\n<ol>\n<li><strong> P\u00e9ter Szijj\u00e1rt\u00f3, ju fal\u00ebnderojm\u00eb q\u00eb pranuat t\u00eb jepnit k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d. Do desh\u00ebm t\u00eb nisim komunikimin me raportet mes dy vendeve. Marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Hungaris\u00eb vler\u00ebsohen t\u00eb shk\u00eblqyera. Si i konsideroni marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike dhe a ka projekte t\u00eb afera konkrete mes dy vendeve?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ne e konsiderojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb nd\u00ebr prioritetet tona kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare, sepse \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Biznesmen\u00ebt hungarez\u00eb e njohin mjaft mir\u00eb. Ballkanasit jan\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime. Tani ne kemi nj\u00eb kompani mjaft t\u00eb suksesshme k\u00ebtu, banka m\u00eb e madhe hungareze, OTP. Sapo ka marr\u00eb bler\u00eb aksionet e bank\u00ebs Societe Generale Albania dhe pritet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nd\u00ebr aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb sektorit bankar n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo sip\u00ebrmarrje do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt t\u00eb papar\u00eb, sepse kudo q\u00eb OTP operon, u jep besim kompanive hungareze q\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin treg. Pra, OTP \u00ebsht\u00eb tani nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e suksesshme, e cila do t\u2019i ndihmoj\u00eb kompanit\u00eb hungareze q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb k\u00ebtu.<br \/>\nMomentalisht, ne kemi nj\u00eb shk\u00ebmbim tregtar prej 129 milion\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb vit. Por, ka hap\u00ebsira p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim, padyshim.<\/p>\n<p>EXIM Bank ka hapur linj\u00ebn e kredis\u00eb prej 125 milion\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb ndihmuar financiarisht kompanit\u00eb hungareze dhe ato shqiptare p\u00ebr t\u00eb lidhur marr\u00ebveshje tregtare me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Shpresoj q\u00eb kompanit\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo mund\u00ebsi, dhe pastaj mund t\u00eb flasim p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Por 120-150 milion\u00eb euro nuk \u00ebsht\u00eb tavani, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u2019i rrisim investimet.<\/p>\n<p><strong>Hungaria ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e fort\u00eb e integrimit t\u00eb Ballkanit Perendimor n\u00eb BE dhe Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7elja e negociatave p\u00ebr integrimin \u00ebsht\u00eb hapi i radh\u00ebs i Shqip\u00ebris\u00eb drejt rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb BE. Vendimi q\u00eb pritej jav\u00ebn e kaluar p\u00ebr hapjen e negociatave u shty n\u00eb muajin tetor. Mendoni se n\u00eb muajin tetor Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut do t\u00eb marrin \u00e7eljen e negociatave? Cili \u00ebsht\u00eb hezitimi i BE, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ne, vendimi e K\u00ebshillit Europian ishte shum\u00eb zhg\u00ebnjyes. Q\u00ebndrimi yn\u00eb ishte shum\u00eb i qart\u00eb. Ne ishim pro \u00e7eljes s\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BE-n\u00eb. Ne kemi ndjekur p\u00ebrpjekjet q\u00eb ju dhe Maqedonia e Veriut keni b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Bazuar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje, ne jemi absolutisht t\u00eb bindur se, si ju dhe maqedonasit keni fituar mjaft merita dhe i keni p\u00ebrmbushur kriteret, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave duhet t\u00eb nisin bisedimet e an\u00ebtar\u00ebsimit. P\u00ebr ne, t\u00eb ashtuquajturat argumente t\u00eb parashtruara nga shtetet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, miqt\u00eb tan\u00eb, p\u00ebr mos\u00e7eljen e negociatave, jan\u00eb t\u00eb pakuptimta, gjepura. Para s\u00eb gjithash, mendoj se ishte qesharake q\u00eb ata iu referuan munges\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs, sepse ju keni qen\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vjet dhe t\u00eb gjith\u00eb e dinin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb plan q\u00eb prej nj\u00eb viti. Gjithkush e dinte se nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re n\u00eb raportin e Komisionit, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj se t\u00eb gjitha kushtet e domosdoshme ishin plot\u00ebsuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim. Megjithat\u00eb, u b\u00eb nj\u00eb loj\u00eb taktike shum\u00eb e padrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb konsumuar koh\u00eb, kur francez\u00ebt i b\u00ebn\u00eb presion Komisionit Evropian q\u00eb t\u00eb mos e nxirrte raportin para zgjedhjeve t\u00eb Parlamentit Europian dhe m\u00eb pas Gjermania deklaroi se nuk kishte autorizimin e Parlamentit gjerman. Pra, kjo nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se harxhim kohe. T\u00eb gjith\u00eb e dinin p\u00ebr dat\u00ebn e mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit q\u00eb para shum\u00eb koh\u00ebsh. Gjithkush mund t\u00eb ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Disa argumente t\u00eb tjera, q\u00eb u hodh\u00ebn nga K\u00ebshilli Evropian, ishin pak m\u00eb thelb\u00ebsore, si lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, trafikut t\u00eb qenieve njer\u00ebzore apo \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb. Un\u00eb mendoj se k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze, por k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb trajtohen dhe duhet t\u00eb adresohen gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Ka kapituj t\u00eb dedikuar p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe trajtimi i tyre duhet t\u00eb b\u00ebhet gjat\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit bazuar n\u00eb kapitujt p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ju ndodheni n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb aspak t\u00eb zakont\u00eb politike. Partia Socialiste n\u00eb pushtet p\u00ebr pak dit\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb drejt\u00eb zgjedhjeve lokale, m\u00eb 30 qershor. Opozita ka djegur mandatet n\u00eb Parlament dhe ka bojkotuar zgjedhjet lokale me argumentin se me nj\u00eb qeveri t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime dhe vjedhje t\u00eb votave nuk mund zhvilloj\u00eb zgjedhje. P\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin dhe p\u00ebr t\u2019i ulur pal\u00ebt n\u00eb dialog, Presidenti i Republik\u00ebs anuloi dat\u00ebn e zgjedhjeve. Sot jemi n\u00eb faz\u00ebn kur qeveria k\u00ebrkon shkarkimin e Presidentit dhe po hyn n\u00eb zgjedhje duke pasur n\u00eb gar\u00eb vet\u00ebm kandidat\u00ebt e saj dhe pa nj\u00eb dat\u00eb ligjore p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve. Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb keni p\u00ebr pal\u00ebt politik\u00eb dhe a quhet nj\u00eb proces i till\u00eb zgjedhje demokratike me standarde europiane?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb jem i sinqert\u00eb, jam ngopur me ata politikan\u00eb, q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera me mendjen p\u00ebr t\u2019u treguar njer\u00ebzve atje, se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb vendi juaj. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja juaj, prandaj ju takon ju q\u00eb ta zgjidhni. Un\u00eb nuk mendoj se keni nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillat e tyre. Nuk mendoj se keni nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebshill\u00ebn time, pik\u00eb s\u00eb pari. S\u00eb dyti, un\u00eb e bazoj politik\u00ebn time t\u00eb jashtme n\u00eb nj\u00eb qasje, respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, un\u00eb nuk mund t\u00eb jem m\u00eb shqiptar sesa shqiptar\u00ebt, prandaj m\u00eb mir\u00eb ta zgjidh\u00eb vet\u00eb populli shqiptar. Sepse pres q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jasht\u00eb Hungaris\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb vendimet e hungarez\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Hungaris\u00eb. Pra, k\u00ebtu mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb presim q\u00eb ju ta zgjidhni situat\u00ebn sa m\u00eb shpejt, sepse t\u00eb jetosh n\u00eb nj\u00eb vend ku politika \u00ebsht\u00eb m\u00eb paq\u00ebsore dhe m\u00eb e q\u00ebndrueshme \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb jetosh n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb turbullt politik. Nuk m\u00eb p\u00eblqen qasja e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb ata gjithmon\u00eb mendojn\u00eb se duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Prandaj, m\u00eb mir\u00eb nuk nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje dhe pyesim n\u00ebse mund t\u00eb ndihmojm\u00eb. Di\u00e7ka q\u00eb munde ta b\u00ebjm\u00eb patjet\u00ebr, sepse mund ta shtyjm\u00eb p\u00ebrpara procesin e integrimit, por nuk kemi pse t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb puna jon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kriza n\u00eb Shqip\u00ebri ka m\u00eb shum\u00eb se 6 muaj q\u00eb ka nisur dhe q\u00ebndrimet q\u00eb kan\u00eb ardhur nga ambasador\u00eb dhe institucionet e BE jo vet\u00ebm nuk kan\u00eb ndikuar p\u00ebr zgjidhjet e saj, por ndonj\u00ebher\u00eb kan\u00eb krijuar iden\u00eb e nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pamerituar vet\u00ebm ndaj qeveris\u00eb. N\u00eb 30 qershor lajmet q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga Shqip\u00ebria mund t\u00eb jen\u00eb ato t\u00eb nj\u00eb konflikti civil. A ka nd\u00ebrmend BE t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb seriozisht?<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, un\u00eb ua ndaloj ambasador\u00ebve t\u00eb mi, kudo, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb deklarata p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb vendeve t\u00eb tjera. I ndaloj q\u00eb t\u00eb bashkohen me \u00e7do lloj deklarate t\u00eb delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet e brendshme, sepse, nuk \u00ebsht\u00eb puna jon\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim nj\u00eb pal\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. S\u00eb dyti, Bashkimi Europian mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, n\u00ebse ka p\u00eblqim, n\u00ebse ka nj\u00eb konsensus n\u00eb vendin e caktuar p\u00ebr t\u00eb ftuar BE-n\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb. N\u00ebse nuk ka konsensus t\u00eb till\u00eb, mendoj se institucionet evropiane nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb qasja ime, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb qasja ime n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb institucionet e BE-s\u00eb nuk duhet t\u00eb marrin rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit, vet\u00ebm n\u00ebse i ftojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pas marr\u00ebveshjes mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb nxehta n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshje finale mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Pjes\u00eb e k\u00ebtij debati \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb koh\u00ebt e fundit dhe ideja e korrigjimit t\u00eb kufijve apo shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve mes dy vendeve. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Hungaris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, dua t\u2019ju them se, p\u00ebr ne, stabiliteti, zhvillimi dhe e ardhmja m\u00eb e mir\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebrose, sepse jemi vende fqinje. Ne ende i kujtojm\u00eb ato koh\u00eb kur dhjet\u00ebra e qindra mij\u00ebra refugjat\u00eb duhej t\u00eb hynin n\u00eb Hungari nga territori i Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura. Prandaj, kur flasim p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ton\u00eb ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e jona, sepse \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb interesin ton\u00eb q\u00eb situata t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Serbin\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb them se p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet tona kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tensionuara, madje armiq\u00ebsore, do t\u00eb thosha. Por para disa vitesh, ne ishim n\u00eb gjendje t\u2019i zgjidhnim k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tensionuara mes dy vendeve. Serbia \u00ebsht\u00eb vend mik dhe aleat strategjik i Hungaris\u00eb, i cili u garanton t\u00eb drejta hungarez\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha vendet ku jetojn\u00eb komunitete komb\u00ebtare hungareze. N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve fqinje, jetojn\u00eb komunitete hungareze, por serb\u00ebt u japin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta sesa vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb na rrethojn\u00eb. Pra, me Serbin\u00eb, ne ishim n\u00eb gjendje t\u2019i zgjidhnim \u00e7\u00ebshtjet tona. 10 vjet m\u00eb par\u00eb, dukej se zgjidhja ishte e pashpres\u00eb. Pra, kjo duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nxitje, q\u00eb zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjeve, n\u00eb dukje t\u00eb pashpresa, mund t\u00eb b\u00ebhet realitet, pik\u00eb s\u00eb pari. S\u00eb dyti, ne duam v\u00ebrtet q\u00eb dialogu Beograd-Prishtin\u00eb t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm. Por, duhet t\u2019ua l\u00ebm\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb. Dhe n\u00ebse ka nj\u00eb zgjidhje, ta zgjidhin si t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb. N\u00ebse ka nj\u00eb zgjidhje, e cila, s\u00eb pari, bazohet n\u00eb mir\u00ebkuptimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve; dhe s\u00eb dyti, respekton t\u00eb drejt\u00ebn e ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, at\u00ebher\u00eb pse duhet ta kund\u00ebrshtojm\u00eb. Si mund ta kund\u00ebrshtojm\u00eb? Ta zgjidhin si t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb. Pra, un\u00eb nuk dua t\u00eb dal n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb mundshme se si do t\u00eb shkoj\u00eb dialogu, sepse, s\u00ebrish, nuk dua t\u00eb nd\u00ebrhyj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tyre. Por, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb p\u00ebrputhet me mir\u00ebkuptimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe k\u00ebrkesat e t\u00eb drejt\u00ebs dhe ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ne nuk do ta kund\u00ebrshtojm\u00eb, pa asnj\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Jasht\u00ebm dhe i Tregtis\u00eb s\u00eb Hungaris\u00eb, P\u00e9ter Szijj\u00e1rt\u00f3, deklaron se kriza politike n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb zgjidhet nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr interesin dhe stabilitetin e vendit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb zhvilloi tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kryediplomati hungarez thekson se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93273,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93272","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93272"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93272\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93273"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}