{"id":93388,"date":"2019-06-30T12:58:16","date_gmt":"2019-06-30T10:58:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93388"},"modified":"2019-06-30T12:58:16","modified_gmt":"2019-06-30T10:58:16","slug":"dw-a-jane-zgjedhjet-lokale-ne-shqiperi-moniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/dw-a-jane-zgjedhjet-lokale-ne-shqiperi-moniste\/","title":{"rendered":"DW: A jan\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Shqip\u00ebri moniste?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po zhvillohen sot zgjedhjet lokale 2019 p\u00ebr zgjedhjen e kryetar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb 61 bashki. Gjat\u00eb pothuaj tre dekadeve post-komuniste k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e para q\u00eb zhvillohen n\u00eb kushtet kur Presidenti Ilir Meta i ka cil\u00ebsuar jo t\u00eb ligjshme dhe kur opozita kryesore n\u00eb vend, e drejtuar nga Partia Demokratike (PD) nuk merr pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Or\u00ebt e para t\u00eb zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve jan\u00eb karakterizuar nga disa protesta t\u00eb qytetar\u00ebve para q\u00ebndrave t\u00eb votimit, n\u00eb 3 shkolla t\u00eb mesme n\u00eb Tiran\u00eb. Qytetar\u00eb, kryesisht mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, protestojn\u00eb ndaj zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve pa opozit\u00ebn, duke i quajtur zgjedhjet e k\u00ebsaj t\u00eb diele \u201e zgjedhje moniste\u201d<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb Lokalet 2019 moniste?<\/strong><\/p>\n<p>Bojkoti i opozit\u00ebs ka sjell\u00eb q\u00eb n\u00eb 31 bashki p\u00ebrball\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb konkurrent. Partit\u00eb e reja opozitare parlamentare nuk arrit\u00ebn dot t\u00eb ken\u00eb kandidatura. Ato u formuan nga ish-kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb, n\u00eb listat e PD dhe LSI, q\u00eb nuk fituan n\u00eb zgjedhjet parlamentare 2017 dhe hyn\u00eb n\u00eb Parlament pas heqjes dor\u00eb n\u00eb bllok nga mandatet parlamentare te deputet\u00ebvet\u00eb PD dhe LSI, q\u00eb protestojn\u00eb prej 4 muajsh p\u00ebr largimin e kryemnistrit Rama dhe rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryetari i PD dhe opozit\u00ebs jasht\u00eb parlamentare Lulzim Basha u ka b\u00ebr\u00eb thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb bojkotojn\u00eb votimin dhe t\u00eb mos marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, t\u00eb cilat i cil\u00ebson si \u201efars\u00eb\u201d dhe kthim pas n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist, t\u00eb zgjedhjeve nj\u00eb partiake.<\/p>\n<p><strong>Mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet zhvillohen n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb tensioni. N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb paraprin\u00eb 30 qershorin , n\u00eb bashkit\u00eb e fituara nga PD n\u00eb zgjedhjet e kaluara lokale, t\u00eb vitit 2015, ka patur\u00a0 protesta dhe mosbindje civile nga mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, jan\u00eb bllokuar q\u00ebndra votimi, jan\u00eb djegur materiale votimi. Policia ka arrestuar rreth 50 autor\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer akte dhune p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar zgjedhjet. Ajo ka hapur me forc\u00eb q\u00ebndrat ky\u00e7ura me dryn t\u00eb votimit, kryesisht shkolla.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Presidenti Meta i quan zgjedhjet lokale t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb diele \u201e t\u00eb paligjshme\u201d ato po zhvillohen sipas dekretit t\u00eb tij, n\u00eb tetor 2018 q\u00eb vendosi 30 qershorin si dat\u00eb. Dy dekrete t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme gjat\u00eb k\u00ebtij muaji,\u00a0 q\u00eb shfuqizuan 30 qershorin dhe caktuan 13 tetorin e k\u00ebtij viti si dat\u00ebn e re u shpall\u00ebn \u201d nul\u201d nga Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, Gjykata m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri. Presidenti Meta nuk u njohu k\u00ebtyre organeve kompetenc\u00ebn p\u00ebr zhvler\u00ebsimin e dekreteve presidenciale.<\/p>\n<p>Parlamenti po vijon procedurat p\u00ebr shkarkimin e Presidentit Meta, pasi e konsideron akt antikushtetues shfuqizimin e 30 qershorit si dat\u00eb zhvillimit t\u00eb Lokaleve 2019.<\/p>\n<p>Zgjedhjet Lokale 2019 po v\u00ebzhgohen nga misioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR-it dhe v\u00ebzhgues nga vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe nga Gjermania.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po zhvillohen sot zgjedhjet lokale 2019 p\u00ebr zgjedhjen e kryetar\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb 61 bashki. Gjat\u00eb pothuaj tre dekadeve post-komuniste k\u00ebto jan\u00eb zgjedhjet e para q\u00eb zhvillohen n\u00eb kushtet kur Presidenti Ilir Meta i ka cil\u00ebsuar jo t\u00eb ligjshme dhe kur opozita kryesore n\u00eb vend, e drejtuar nga Partia Demokratike (PD) nuk merr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":93390,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93388","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}