{"id":93631,"date":"2019-07-01T12:42:46","date_gmt":"2019-07-01T10:42:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93631"},"modified":"2019-07-01T12:42:46","modified_gmt":"2019-07-01T10:42:46","slug":"frikesim-burg-politik-dhe-dhunim-te-drejtash-si-po-i-lufton-rama-kundershtaret-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/frikesim-burg-politik-dhe-dhunim-te-drejtash-si-po-i-lufton-rama-kundershtaret-politik\/","title":{"rendered":"Frik\u00ebsim, burg politik dhe dhunim t\u00eb drejtash\/Si po i lufton Rama kund\u00ebrshtar\u00ebt politik"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Alice Elizabeth Taylor\/<\/p>\n<p>Teksa data e zgjedhjeve t\u00eb anuluara po afrohet, Kryeministri Edi Rama po p\u00ebrdor metoda gjithnj\u00eb e m\u00eb jodemokratike p\u00ebr t\u00eb shuar kund\u00ebrshtin\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Q\u00eb me fillimin e protestave t\u00eb para t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, qindra qytetar\u00eb jan\u00eb arrestuar me akuza t\u00eb pabazuara p\u00ebr prishje t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb publike dhe nxitje t\u00eb dhun\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa prej tyre mund t\u00eb ken\u00eb kryer v\u00ebrtet shkelje t\u00eb ligjit, s\u00ebrish q\u00ebndron fakti se shum\u00eb protestues jan\u00eb ndaluar me pak prova ose pa prova fare.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, qeveria ka ndaluar ose arrestuar s\u00eb paku 34 ish-deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ose zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb saj gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria gjithashtu i k\u00ebrkoi prokuroris\u00eb t\u00eb nis\u00eb hetime p\u00ebr \u201cnxitje t\u00eb dhun\u00ebs\u201d ndaj Kryebashkiakut t\u00eb Lezh\u00ebs Fran Frrokaj dhe atij t\u00eb Mallakastr\u00ebs Agron Kapllani. T\u00eb dy ata deklaruan se, pas anulimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit nga Presidenti, nuk do t\u00eb lejonin administrimin e zgjedhjeve n\u00eb bashkit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, m\u00eb shum\u00eb se 300 p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs raportohet t\u00eb jen\u00eb arrestuar, ndaluar ose akuzuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye. Asnj\u00eb akuz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>Ka pasur gjithashtu shqet\u00ebsime rreth m\u00ebnyr\u00ebs se si jan\u00eb arrestuar qytetar\u00ebt. Merrni p\u00ebr shembull arrestimin e Florenc Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Exit.al ka par\u00eb pamje video nga sht\u00ebpia e tij ku duken rreth 30 oficer\u00eb policie, disa t\u00eb armatosur me arm\u00eb gjysm\u00eb automatike, duke hyr\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e tij pa pasur urdh\u00ebr. Ata e arrestuan at\u00eb para f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij dhe i kontrolluan banes\u00ebn, p\u00ebrs\u00ebri pa nj\u00eb urdh\u00ebr gjykate dhe pa pranin\u00eb e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb familjes, si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, policia shihet qart\u00eb n\u00eb dy raste duke gjuajtur dhe goditur Hoxh\u00ebn, pavar\u00ebsisht se ai nuk po b\u00ebnte rezistenc\u00eb. Vlen gjithashtu t\u00eb theksohet se hyrja n\u00eb banes\u00ebn e tij ka ndodhur pas or\u00ebs 20:00, gj\u00eb q\u00eb ndalohet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr protestues tha p\u00ebr Exit.al se policia kishte shkuar te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr ta k\u00ebrkuar (s\u00ebrish, pa urdh\u00ebr gjykate) n\u00eb or\u00ebn 10 t\u00eb nat\u00ebs (dy or\u00eb pas orarit t\u00eb lejuar nga ligji) dhe kishin abuzuar verbalisht me ta teksa tentonin t\u00eb hynin n\u00eb pron\u00ebn e tyre pa leje.<br \/>\nNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse ndonj\u00eb nga k\u00ebta qytetar\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor (ata t\u00eb dy pretendojn\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb dhe theksojn\u00eb se nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur arrestimin e tyre deri m\u00eb sot). Ajo q\u00eb q\u00ebndron \u00ebsht\u00eb fakti se ekzistojn\u00eb ligje rreth ndalimit dhe arrestimit, dhe policia nuk \u00ebsht\u00eb duke iu p\u00ebrmbajtur k\u00ebtyre ligjeve.<\/p>\n<p>Rama gjithashtu po k\u00ebrc\u00ebnon vazhdimisht me ndryshimet n\u00eb kodin penal, p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebdo q\u00eb \u201cprek\u201d zgjedhjet t\u00eb largohet nga vendi p\u00ebr 10 vjet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr ligjesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, duke p\u00ebrfshir\u00eb nenin 2 t\u00eb Protokollit 4 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Sipas k\u00ebtij ligji, personi g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u larguar nga nj\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nga vendi i tij. Kjo e drejt\u00eb dhe disa t\u00eb drejta t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb Konvent\u00eb dhe, si t\u00eb tilla, jan\u00eb t\u00eb garantuara prej saj. KEDNJ-ja ka nj\u00eb mori c\u00ebshtjesh gjyq\u00ebsore q\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjithashtu n\u00eb nenit 13.2 t\u00eb Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet ka t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm t\u00eb revokoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shtetasit p\u00ebr t\u2019u larguar n\u00ebn kushte t\u00eb parashikuara ngusht\u00ebsisht dhe n\u00eb detaje, kur personat paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb madh p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, rendin publik, sh\u00ebndetin publik, ose p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk jan\u00eb kritere q\u00eb mund t\u00eb legjitimojn\u00eb ndalimin e propozuar nga Rama.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithashtu interesante t\u00eb theksohet se asnj\u00eb veprim ligjor nuk po nd\u00ebrmerret, apo t\u00eb ket\u00eb gjasa t\u00eb nd\u00ebrmerret kund\u00ebr ndonj\u00ebrit prej atyre q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjime duke manipuluar zgjedhjet. Bisedat e k\u00ebtyre individ\u00ebve patjet\u00ebr q\u00eb klasifikohen si \u201cprekje e zgjedhjeve\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet e k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb votuesve, por asnj\u00eb veprim nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb lidhje m\u00eb \u00a0marrjen n\u00eb pyetje, hetimin ose kapjen e cilitdo prej tyre.<\/p>\n<p>Ky fakt mbetet i till\u00eb, pavar\u00ebsisht faktit se prokuroria i ka pasur n\u00eb duar k\u00ebto p\u00ebrgjime p\u00ebr m\u00ebse dy vjet e gjys\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e P\u00ebrkohshme Arta Marku, e cila mban nj\u00eb pozicion q\u00eb nuk ekziston n\u00eb ligjin shqiptar, ka nxjerr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr \u201chetime t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb thelluara\u201d ndaj kujtdo q\u00eb mund t\u00eb \u201cprek\u00eb zgjedhjet\u201d e 30 qershorit.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu refuzoi dekretin e Presidentit p\u00ebr anulimin e zgjedhjeve, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn. Duke qen\u00eb se dekreti u botua n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare, dhe u b\u00eb k\u00ebshtu i detyruesh\u00ebm p\u00ebr zbatim nga t\u00eb gjitha insitucionet, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe prokurorin\u00eb, Arta Marku \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me detyrat dhe rolin e saj. Ky udh\u00ebzim i saji tregon, gjithashtu, se Marku vepron n\u00eb linj\u00ebn e Ram\u00ebs dhe jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit dhe Kushtetut\u00ebs, q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019i mbroj\u00eb me paan\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa t\u00eb gjitha k\u00ebto vazhdojn\u00eb, Rama vazhdon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebr\u00e7muese ndaj gazetar\u00ebve, Presidentit, drejtuesve t\u00eb opozit\u00ebs dhe qytetar\u00ebve \u2013 di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme apo e toleruar nga nj\u00eb drejtues qeverie n\u00eb asnj\u00eb vend demokratik.<\/p>\n<p>Situata q\u00eb rezulton \u00ebsht\u00eb ajo ku protestuesit dhe z\u00ebrat kritik\u00eb jetojn\u00eb me frik\u00ebn se do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb burgosur politik\u00eb. Kryeministri dhe Prokuroria po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb dhe po p\u00ebrpiqen t\u00eb zbatojn\u00eb ligje jokushtetuese si dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Rama, Partia Socialiste dhe Arta Marku po shkelin ligjet kushtetut\u00ebn duke vazhduar t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb dekretet e presidentit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e cila nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e pranueshme n\u00eb asnj\u00eb vend me nj\u00eb minimum t\u00eb parimeve demokratike dhe po e degdis Shqip\u00ebris\u00eb drejt autoritarianizmit nj\u00ebpartiak.<\/p>\n<p>Frik\u00ebsimi i qytetar\u00ebve nga qeveria, nga disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe nga Kryeministri shkon kund\u00ebr standardeve dhe ligjeve t\u00eb shumta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr parregullsi dhe paligjshm\u00ebri serioze gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2017, mungesa e hetimeve ndaj tyre dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur zgjedhje jokushtetuese dhe t\u00eb paligjshme t\u00eb diel\u00ebn duhet t\u00eb ishin k\u00ebmbana alarmi p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, delegacioni i BE-s\u00eb, KE-s\u00eb, OSBE-ja dhe misionet diplomatike n\u00eb Tiran\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb heshtin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Alice Elizabeth Taylor\/ Teksa data e zgjedhjeve t\u00eb anuluara po afrohet, Kryeministri Edi Rama po p\u00ebrdor metoda gjithnj\u00eb e m\u00eb jodemokratike p\u00ebr t\u00eb shuar kund\u00ebrshtin\u00eb ndaj tij. Q\u00eb me fillimin e protestave t\u00eb para t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, qindra qytetar\u00eb jan\u00eb arrestuar me akuza t\u00eb pabazuara p\u00ebr prishje t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb publike dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":91765,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93631","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93631","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93631"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93631\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93631"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93631"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93631"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}