{"id":93920,"date":"2019-07-02T14:43:25","date_gmt":"2019-07-02T12:43:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93920"},"modified":"2019-07-02T14:43:25","modified_gmt":"2019-07-02T12:43:25","slug":"zeri-i-amerikes-zgjedhjet-meta-flet-per-komplot-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zeri-i-amerikes-zgjedhjet-meta-flet-per-komplot-nderkombetar\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zgjedhjet, Meta flet p\u00ebr komplot nd\u00ebrkomb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka pasqyruar konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat t\u00eb Presidentit Ilir Meta mbajtur mesdit\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p><strong>Ja cfare shkruan Zeri i Amerikes:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri presidenti Ilir Meta u shfaq sot p\u00ebrpara publikut duke folur m\u00eb tone t\u00eb ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave per\u00ebndimore q\u00eb sipas tij po e mb\u00ebshtesin at\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Meta tha se m\u00eb 30 Qershor shqiptar\u00ebt \u201cevituan nj\u00eb kurth dhe komplot t\u00eb kurdisur prej koh\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb ushqyer me \u00e7do kusht dhe \u00e7do cmim p\u00ebrplasjen civile\u201d. Ai foli p\u00ebr nj\u00eb komplot bazuar sipas tij, n\u00eb parimet e \u201cShtetit brenda Shtetit\u201d q\u00eb synon kapjen e Shtetii \u201cjo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe n\u00eb vendet e tjera q\u00eb vuajn\u00eb nga fenomeni i Shtetit paralel dhe axhendave t\u00eb n\u00ebndheshme q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb komplot kund\u00ebr demokracis\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb duan nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb europiane dhe per\u00ebndimore\u201d.<\/p>\n<p>Prapa gjith\u00eb k\u00ebsaj skeme, sipas zotit Meta, q\u00ebndron multimiliarderi George Soros dhe familja e tij, ndaj t\u00eb cil\u00ebve ai kishte k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim: \u201cIlir Meta nuk \u00ebsht\u00eb i rrac\u00ebs s\u00eb Gruevskit, \u00ebsht\u00eb president i Shqip\u00ebris\u00eb dhe do i dal\u00eb p\u00ebr zot Shqip\u00ebris\u00eb. Esht\u00eb i rrac\u00ebs s\u00eb Avni Rustemit dhe disa t\u00eb tjer\u00ebve si Mic Sokoli, Vojo Kushi e t\u00eb tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama p\u00ebr zgjedhjet e 30 Qershorit, ai foli p\u00ebr nj\u00eb \u201cturp e skandal, as 10 p\u00ebriqnd nuk ka marr\u00eb, le t\u00eb mbushin kuti t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn me organizat\u00ebn socialiste n\u00eb KQZ, me Kolegjin socialist, tregon se \u00e7far\u00eb reforme n\u00eb Drejt\u00ebsi po b\u00ebn, nga Reform\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Ramaform\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb turpshme e skandaloze q\u00eb nuk mund t\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs e q\u00eb do t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE. P\u00ebr mua demokracia \u00ebsht\u00eb e panegociueshme, nuk e negocioj me asnj\u00eb ambasdad\u00eb e asnj\u00eb shtet\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti i vendit ishte i qart\u00eb n\u00eb pozicionin e tij se zgjedhjet e 30 Qershorit ai nuk I njeh. \u201cZgjedhjet jan\u00eb m\u00eb 13 tetor. Dekretin e presidentit vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese mund ta diskutoj\u00eb. Prandaj gjith\u00eb k\u00ebto pallavra, KQZ-ra, rezoluta t\u00eb Kuvendit socialist me opozit\u00ebn e re t\u00eb skandalit t\u00eb unaz\u00ebs s\u00eb re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duhet t\u00eb jemi krejt\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb dhe do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin\u201d, u shpreh presidenti duke dh\u00ebn\u00eb dhe propozimin e tij p\u00ebr kap\u00ebrcimin e situat\u00ebs. \u201cM\u00eb 13 tetor edhe zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe zgjedhje p\u00ebr presidentin, dhe un\u00eb do kandidoj si president, me k\u00ebto kompetenca dhe Edi Rama dhe Kuvendi socialist q\u00eb nuk m\u00eb duan mua, t\u00eb v\u00ebn\u00eb kandidat k\u00eb t\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb e zgjidh k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit q\u00eb t\u00eb mos na ndodh s\u00ebrish 2 korriku\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Meta nuk dha ndonj\u00eb shpjegim se si mund t\u00eb shkohej te ky propozim i tij, kur t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit do t\u00eb duhet t\u00eb ndryshohet kushtetuta. \u201cKy \u00ebsht\u00eb propozimi im, n\u00ebse dikush tjet\u00ebr ka ndonj\u00eb propozim tjet\u00ebr, le t\u00eb vij\u00eb. N\u00ebse ka ndonj\u00eb propozim ndonj\u00eb ambasad\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr dialog, por nxit sherr n\u00eb Shqip\u00ebri, ta b\u00ebj\u00eb. ta d\u00ebgjojm\u00eb. Asnj\u00eb propozim q\u00eb dhunon parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs un\u00eb nuk e pranoj. I k\u00ebrkoj zotit Rama t\u00eb tregohet serioz e i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. I ftoj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e huaj t\u00eb mos b\u00ebhen qesharak\u00eb, se jemi vend I Natos, kemi 10 vjet, t\u00eb mos tallen me kushtetut\u00ebn ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>AI shkoi dhe m\u00eb tej kur tha se \u201ckush e do Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb koloni, q\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb lek\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb baz\u00eb operacionale e krimit t\u00eb organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nj\u00eb Kolumbi n\u00eb Europ\u00eb, Jo nuk kemi nevoj\u00eb, boll e kan\u00eb aty ku e kan\u00eb, apo dhe nj\u00eb vend q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb problem n\u00eb Ballkan mua m\u00eb ka kund\u00ebr si President i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe si qytetari, Ilir Meta. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb\u201d. Kreu i Shtetit u duk qart\u00eb se e kishte s\u00ebrish m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kur u shpreh se \u201c\u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e provoj\u00eb askush kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e vendit tim. Esht\u00eb mir\u00eb. Se nuk jam vet\u00ebm, se jan\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin e tyre dhe demokracin\u00eb. Rrug\u00eb p\u00ebr n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, Shqip\u00ebria nuk ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb e kishte 40 e ca vjet\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Meta b\u00ebri p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebs p\u00ebr kriz\u00ebn kryeministrin Edi Rama \u201cdhe ata q\u00eb e nxisin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb konfliktit dhe t\u00eb instalimit praktikisht t\u00eb nj\u00eb junte q\u00eb ka asgj\u00ebsuar cdo parim t\u00eb Shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb \u00e7do institucion dhe k\u00ebrkon t\u00eb nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga rruga e integrimit europian\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ka pasqyruar konferenc\u00ebn p\u00ebr mediat t\u00eb Presidentit Ilir Meta mbajtur mesdit\u00ebn e sotme. Ja cfare shkruan Zeri i Amerikes: N\u00eb Shqip\u00ebri presidenti Ilir Meta u shfaq sot p\u00ebrpara publikut duke folur m\u00eb tone t\u00eb ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ambasadave per\u00ebndimore q\u00eb sipas tij po e mb\u00ebshtesin at\u00eb. Zoti Meta tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":85288,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93920","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93920"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93920\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}