{"id":93987,"date":"2019-07-02T17:11:34","date_gmt":"2019-07-02T15:11:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=93987"},"modified":"2019-07-02T17:11:34","modified_gmt":"2019-07-02T15:11:34","slug":"berisha-per-la-stampa-zgjedhjet-ne-shqiperi-nuk-jane-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/berisha-per-la-stampa-zgjedhjet-ne-shqiperi-nuk-jane-te-lira\/","title":{"rendered":"Berisha p\u00ebr \u201cLa Stampa\u201d: Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb t\u00eb lira"},"content":{"rendered":"<p>Pas kryeministrit Edi Rama edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn e njohur italiane \u201cLa Stampa\u201d n\u00eb lidhje me zhvillimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr procesin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit.<\/p>\n<p>Ish-lideri historik i Partis\u00eb Demokratike u shpreh mes tjerash se kjo q\u00eb po p\u00ebrjeton sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kriza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb 30 vitet e fundit, nd\u00ebrsa shton se ajo ka nj\u00eb fajtor t\u00eb vet\u00ebm dhe ai \u00ebsht\u00eb kryeministri Edi Rama.\u00a0 Sipas Berish\u00ebn, n\u00ebn qeverisjen e Ram\u00ebs vendi \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb narko shtet.<\/p>\n<p><strong>Intervista e Berish\u00ebs n\u00eb \u201cLa Stampa\u201d:<\/strong><\/p>\n<p>Nga kati i 14 i Aba Center, ku ka zyr\u00ebn ish presidenti (92-97) dhe ish kryeministri i qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb (2005-2013) Sali Berisha, mund t\u00eb kundrohet i gjith\u00eb kryeqyteti, bile edhe kodrat p\u00ebrreth. E gjejm\u00eb t\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb poltron t\u00eb verdh\u00eb, pran\u00eb nj\u00eb biblioteke ku nj\u00eb sektor i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbushur me biografit\u00eb e ish-president\u00ebve amerikan\u00eb Nikson, Regan, George W. Bush, Klinton e Obama, si dhe biografin\u00eb e Zhak Shirak.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb italishte elegante (\u2018s\u2019kam marr\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb m\u00ebsim, e kam m\u00ebsuar nga latinishtja dhe nga Canzonissima e Rai-t\u2019 na thot\u00eb), vite drite larg manierizmave q\u00eb p\u00ebrcillnin tv-t\u00eb tona para 20 vitesh, lideri historik i Partis\u00eb Demokratike po e ndjek kriz\u00ebn institucionale t\u00eb vendit t\u00eb tij dhe nuk i kursen asfare akuzat e r\u00ebnda ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, fajtor sipas tij, se e ka shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb narko-shtet.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e paralizuar, ka nj\u00eb p\u00ebrplasje p\u00ebr pushtet t\u00eb papar\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Si u mb\u00ebrrit deri k\u00ebtu?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kriza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e 30 viteve t\u00eb fundit. Gjith\u00e7ka p\u00ebr faj t\u00eb Edi Ram\u00ebs, politikani m\u00eb i lidhur me krimin n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. S\u2019e pranon demokracin\u00eb n\u00eb partin\u00eb e tij dhe p\u00ebrdor gjith\u00e7ka dhe gjithk\u00ebnd p\u00ebr manipulimin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Zoti Berisha, jan\u00eb insinuata t\u00eb r\u00ebnda k\u00ebto q\u00eb thoni, t\u00eb natyr\u00ebs penale\u2026<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e akuzave q\u00eb po them \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, q\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve (n\u00eb t\u00eb cilat Rama u rikonfirmua kryeminist\u00ebr \u2013 sh\u00ebnim i gazet\u00ebs), por bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e kuptoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre protestave. Rama e p\u00ebrdori t\u00eb gjith\u00eb shtetin gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranish\u00ebm n\u00eb parlament, deri para pak muajsh, kur n\u00eb shkurt t\u00eb 2019-s, kur u b\u00eb dor\u00ebheqja n\u00eb mas\u00eb nga mandatet. Dhe tani kemi publikimin e p\u00ebrgjimeve nga Bild, q\u00eb konfirmojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb po them.<\/p>\n<p>E p\u00ebrditshmja Bild ka publikuar p\u00ebrgjime n\u00eb t\u00eb cilat bos\u00eb t\u00eb narkotrafikut shfaqen n\u00eb kontakte me ministra, kryebashkiak\u00eb dhe me nomenklatur\u00ebn e PS, duke garantuar vota. Por, m\u00eb falni, a mund t\u00eb gjykohet dikush apriori, kur ende s\u2019\u00ebsht\u00eb hetuar? Jeni dakord apo jo?<\/p>\n<p>Kryeministri ka bllokuar gjith\u00e7ka, sepse ka n\u00ebn kontroll t\u00eb gjith\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb 2 vjet nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00eb hetim kund\u00ebr kriminel\u00ebve, p\u00ebrkundrazi. S\u2019mund t\u00eb ket\u00eb kurrfar\u00eb zgjedhjesh t\u00eb lira me Edi Ram\u00ebn n\u00eb pushtet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak PD-ja i nisi protestat dhe nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votime. E mendoj nj\u00ebsoj me kryetarin e shtetit, Ilir meta, po kthehet klima e diktatur\u00ebs, k\u00ebto jan\u00eb \u2018zgjedhje moniste\u2019, n\u00eb 57 % t\u00eb bashkive ka vet\u00ebm nj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p><strong>A shihni nj\u00eb zgjidhje?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb 2006-n, kur un\u00eb isha kryeminist\u00ebr, Rama ishte kandidat p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe nuk pranonte dat\u00ebn e zgjedhjeve. At\u00ebher\u00eb, kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S\u2019e mendova p\u00ebr asnj\u00eb moment se mund t\u00eb shkoja vet\u00ebm n\u00eb zgjedhje, kushtetuta jon\u00eb imponon pluralizmin. S\u2019mendoj se me Ram\u00ebn n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb marr\u00ebveshje. Ai ka ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb narko-shtet. Duhet fillimisht t\u00eb dor\u00ebhiqet e m\u00eb pas t\u00eb l\u00ebr\u00eb popullin q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr parlamentin.<\/p>\n<p><strong>Masat e ardhshme t\u00eb opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb reagojm\u00eb me t\u00eb gjitha format q\u00eb parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozit\u00ebs do t\u00eb vendos\u00eb s\u00eb shpejti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mendohet se mund t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb dhun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>S\u2019di ta them. Ne do vijojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>USA, BE, OSBE po i pranojn\u00eb votimet e sotme. Duket sheshit se s\u2019I keni bindur dot\u2026<\/p>\n<p>Tek bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjej sjellje t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb cilat nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb stabilitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kush mendon se problem \u00ebsht\u00eb opozita, b\u00ebn nj\u00eb gabim t\u00eb madh q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja. Spo them se opozita \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkryer, por problem i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojm\u00eb t\u00eb drejtat.<\/p>\n<p><strong>Salvini \u00ebsht\u00eb ofruar si nd\u00ebrmjet\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u2019i k\u00ebrkoni?<\/strong><\/p>\n<p>Ndihma q\u00eb mund t\u00eb na jap\u00eb Salvini \u00ebsht\u00eb \u00e7montimi i mafias dhe nxjerrja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb shesh.<\/p>\n<p><strong>Si ka ndryshuar imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb nga \u201997-a, kur n\u00eb Itali mb\u00ebrrinin anijet me refugjat\u00eb deri sot?<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb vendi yn\u00eb s\u2019ishte etiketuar si Kolumbia e Evrop\u00ebs, Kanabistan apo dele e zez\u00eb. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb m\u00ebp\u00ebrparshme mund\u00ebm t\u00eb trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliard\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitor\u00eb t\u00eb huaj spo vijn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb miqt\u00eb tuaj sot n\u00eb Itali?<\/strong><\/p>\n<p>Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga nj\u00eb buz\u00ebqeshje e madhe \u2013 sh\u00ebnim i gazet\u00ebs), Casini. Butiglione \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i shtrenjt\u00eb i imi. Por vler\u00ebsoj shum\u00eb interesin e Salvinit p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb gati Shqip\u00ebria t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, s\u2019jemi ende gati. Francez\u00ebt, gjerman\u00ebt, holandez\u00ebt e danez\u00ebt po e kund\u00ebrshtojn\u00eb hapjen e negociatave dhe ajo \u00e7ka thon\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb n\u00eb fakt, p\u00ebrmes v\u00ebzhguesve t\u00eb tyre, nuk \u00ebsht\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt. Shqip\u00ebria po gremiset n\u00eb nj\u00eb \u2018kakistokraci\u2019, \u00e7do vit e m\u00eb keq. Jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar nga kjo kriz\u00eb e tmerrshme q\u00eb po kalojm\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas kryeministrit Edi Rama edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn e njohur italiane \u201cLa Stampa\u201d n\u00eb lidhje me zhvillimet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr procesin e zgjedhjeve t\u00eb 30 qershorit. Ish-lideri historik i Partis\u00eb Demokratike u shpreh mes tjerash se kjo q\u00eb po p\u00ebrjeton sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kriza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":67154,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93987","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93987\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}