{"id":94211,"date":"2019-07-03T17:35:47","date_gmt":"2019-07-03T15:35:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94211"},"modified":"2019-07-03T17:35:47","modified_gmt":"2019-07-03T15:35:47","slug":"gent-sejko-kriza-politike-mund-te-godase-aktivitetin-ekonomik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gent-sejko-kriza-politike-mund-te-godase-aktivitetin-ekonomik\/","title":{"rendered":"Gent Sejko: Kriza politike mund t\u00eb godas\u00eb aktivitetin ekonomik"},"content":{"rendered":"<p>Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Gent Sejko duke folur p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend, tha se kriza politike mund t\u00eb godas\u00eb aktivitetin ekonomik,<\/p>\n<p>Sejko theksoi se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ulur niveli i papun\u00ebsis\u00eb, kurse shtoi se paga mesatare ka njohur rritje me 4.9 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cPun\u00ebsimi dhe pagat kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje. Sipas INSTAT, niveli i papun\u00ebsis\u00eb u ul, kurse paga mesatare \u00ebsht\u00eb rritur me 4.9 p\u00ebrqind. Ambienti financiar paraqitet stabil. Kursimet gjithashtu kan\u00eb njohur rritje.<\/p>\n<p>Kredia me probleme ka trend r\u00ebnie, kjo tregon se sektori i kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i stabilizuar. Zgjatja e mosmarr\u00ebveshjeve n\u00eb politik\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb probleme n\u00eb ekonomi. K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs mbajti nj\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr rastin, duke mbajtur t\u00eb pal\u00ebvizur norm\u00ebn e interesit. Kursi i k\u00ebmbimit varet nga faktor\u00eb sezonal\u00eb\u201d, tha Sejko nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Fjala e Guvernatorit Sejko n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp p\u00ebr vendimmarrjen e politik\u00ebs monetare, 3 korrik 2019<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias,<\/strong><\/p>\n<p>Sot, n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 3 korrik 2019, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mori n\u00eb shqyrtim dhe miratoi Raportin e Nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb Politik\u00ebs Monetare.<\/p>\n<p>Informacioni i ri i marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kahun e posht\u00ebm t\u00eb pritjeve tona. Ekonomia shqiptare ka vijuar t\u00eb rritet gjat\u00eb dy tremujor\u00ebve t\u00eb par\u00eb, por me ritme m\u00eb t\u00eb ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Inflacioni vijon t\u00eb mbetet n\u00ebn objektiv, kryesisht si pasoj\u00eb e efektit frenues q\u00eb vazhdon t\u00eb jap\u00eb forcimi i shpejt\u00eb i kursit t\u00eb k\u00ebmbimit gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Nga ana tjet\u00ebr, kushtet monetare paraqiten stimuluese dhe aktiviteti kreditues ka shfaqur shenja rikuperimi. Parashikimet tona p\u00ebr t\u00eb ardhmen nuk kan\u00eb p\u00ebsuar ndryshime t\u00eb ndjeshme, ndon\u00ebse rreziqet e kahut t\u00eb posht\u00ebm jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs gjykoi se q\u00ebndrimi aktual stimulues i politik\u00ebs monetare mbetet i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv, brenda nj\u00eb horizonti kohor afatmes\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim do t\u00eb trajtoj m\u00eb n\u00eb detaje mesazhet kryesore t\u00eb shtjelluara m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me pritjet tona, inflacioni ndoqi nj\u00eb trajektore rrit\u00ebse n\u00eb muajt prill dhe maj, duke sh\u00ebnuar p\u00ebrkat\u00ebsisht vlerat 1.4% dhe 1.5%. Ecuria e inflacionit gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit ka pasqyruar kryesisht luhatjet e \u00e7mimeve t\u00eb ushqimeve dhe t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin makroekonomik, niveli n\u00ebn objektiv i inflacionit vazhdon t\u00eb pasqyroj\u00eb rritjen ende t\u00eb ngadalt\u00eb t\u00eb pagave dhe t\u00eb kostove t\u00eb prodhimit n\u00eb ekonomi, inflacionin e ul\u00ebt n\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb tregtar\u00eb, dhe efektin prapaveprues t\u00eb forcimit t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit gjat\u00eb vitit 2018. Duke u bazuar n\u00eb trendet e observuara, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs gjykon se presionet e brendshme dhe ato t\u00eb importuara inflacioniste do t\u00eb kthehen gradualisht n\u00eb linj\u00eb me objektivin ton\u00eb t\u00eb inflacionit gjat\u00eb dy viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instat-it, aktiviteti ekonomik n\u00eb vend u rrit me 2.2% n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit. Ngadal\u00ebsimi i ritmit t\u00eb rritjes erdhi kryesisht si pasoj\u00eb e tkurrjes s\u00eb prodhimit dhe eksportit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. T\u00eb dh\u00ebnat e t\u00ebrthorta t\u00eb disponuara sugjerojn\u00eb se ekonomia shqiptare ka pasur nj\u00eb ecuri t\u00eb ngjashme dhe n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb. N\u00eb terma t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs agregate, rritja ekonomike vijon t\u00eb mb\u00ebshtetet nga konsumi dhe investimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deficiti i shk\u00ebmbimeve tregtare me jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjeruar dhe politika fiskale vijon t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb kah konsolidues. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, rritja ekonomike e vitit 2019 pritet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ngadalt\u00eb se ajo e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, duke pasqyruar goditjen e ofert\u00ebs q\u00eb vjen nga r\u00ebnia e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ngadal\u00ebsimit t\u00eb ritmit t\u00eb rritjes, pun\u00ebsimi dhe pagat kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje n\u00eb tremujorin e par\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Instat-it, norma e papun\u00ebsis\u00eb zbriti n\u00eb nivelin 12.1%, nd\u00ebrsa paga mesatare sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje vjetore prej 4.9%. Kjo ecuri krijon premisa p\u00ebr nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb inflacionit t\u00eb gjeneruar n\u00eb vend, duke ndihmuar kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>Politika monetare leht\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb harmonizuar me konsolidimin fiskal dhe ka krijuar nj\u00eb ambient financiar t\u00eb karakterizuar nga norma t\u00eb ul\u00ebta interesi, likuiditet i bollsh\u00ebm, dhe prime rreziku n\u00eb r\u00ebnie. Stimuli monetar ka reduktuar kostot e financimit t\u00eb sektorit privat, ka mb\u00ebshtetur rritjen e kreditimit, t\u00eb konsumit dhe t\u00eb investimeve, si dhe ka krijuar premisa p\u00ebr nj\u00eb ecuri t\u00eb qet\u00eb t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Ky i fundit, ka ndjekur nj\u00eb trend t\u00eb leht\u00eb mbi\u00e7mues gjat\u00eb tremujorit t\u00eb dyt\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb linj\u00eb me sjelljen e tij sezonale. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e tregtis\u00eb s\u00eb jashtme dhe funksionimi i qet\u00eb i tregut valutor sugjerojn\u00eb se koh\u00ebzgjatja dhe intensiteti i forcimit t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit do t\u00eb mbeten t\u00eb kufizuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, dhe efekti frenues i tij n\u00eb inflacion do t\u00eb vij\u00eb drejt reduktimit.<\/p>\n<p>Kushtet e favorshme t\u00eb kreditimit jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr sektorin privat. E rregulluar p\u00ebr kredit\u00eb e nxjerra jasht\u00eb bilancit dhe kursin e k\u00ebmbimit, kredia p\u00ebr sektorin privat ka sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje vjetore prej rreth 6.7% n\u00eb muajt prill e maj. Zgjerimi i portofolit t\u00eb kredis\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb i balancuar, si n\u00eb drejtim t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb monedhave ashtu dhe n\u00eb drejtim t\u00eb destinacionit t\u00eb saj, duke regjistruar zgjerim t\u00eb portofolit si n\u00eb kredin\u00eb p\u00ebr individ\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb p\u00ebr biznese. Ndon\u00ebse e moderuar, rritja e kredis\u00eb p\u00ebr biznese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal pozitiv p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe ofert\u00ebs p\u00ebr kredi. Rikthimi i treguesit t\u00eb kredis\u00eb me probleme n\u00eb trend r\u00ebn\u00ebs, sikund\u00ebr ilustrohet nga ulja e tij n\u00eb nivelin 11.37% gjat\u00eb muajit maj, jep sinjale inkurajuese p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb ambientit t\u00eb kreditit dhe t\u00eb bilanceve t\u00eb sektorit bankar.<\/p>\n<p>Duke gjykuar mbi trendet aktuale t\u00eb zhvillimit, si dhe faktor\u00ebt p\u00ebrcaktues t\u00eb tyre, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se k\u00ebrkesa agregate do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb rritje gjat\u00eb horizontit afatmes\u00ebm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb shfryt\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb kapaciteteve prodhuese dhe pritet t\u00eb gjeneroj\u00eb rritje t\u00eb pun\u00ebsimit e rritje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb pagave dhe t\u00eb kostove t\u00eb prodhimit. Inflacioni parashikohet t\u00eb kthehet n\u00eb objektiv gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Rreziqet e kahut t\u00eb posht\u00ebm mbeten predominuese dhe jan\u00eb forcuar m\u00eb tej.\u00a0Ato lidhen me ambientin e jasht\u00ebm, me ecurin\u00eb e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit dhe ndikimin e tij n\u00eb inflacion, me aft\u00ebsin\u00eb q\u00eb oferta p\u00ebr kredi do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb pritur t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, dhe s\u00eb fundmi me situat\u00ebn politike n\u00eb vend. Zgjatja e mosmarr\u00ebveshjeve politike n\u00eb vend do t\u00eb reflektohet n\u00eb klim\u00ebn e biznesit dhe mund t\u00eb godas\u00eb aktivitetin ekonomik.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konsiderata, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs vler\u00ebson se politika monetare do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet stimuluese edhe gjat\u00eb horizontit afatmes\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, ai vendosi:<\/p>\n<p>t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuar norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit, n\u00eb nivelin 1.0%;<\/p>\n<p>t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb pandryshuara normat e interesit t\u00eb depozit\u00ebs dhe kredis\u00eb nj\u00ebditore, respektivisht n\u00eb nivelet 0.1% dhe 1.9%.<\/p>\n<p>Politika monetare do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet stimuluese gjat\u00eb horizontit afatmes\u00ebm. Intensiteti i stimulit monetar do t\u00eb p\u00ebrshtatet me shpejt\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb aktivitetit ekonomik. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet e gatshme t\u00eb reagoj\u00eb ndaj goditjeve t\u00eb mundshme, me q\u00ebllim sigurimin e arritjes s\u00eb objektivit t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Gent Sejko duke folur p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend, tha se kriza politike mund t\u00eb godas\u00eb aktivitetin ekonomik, Sejko theksoi se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ulur niveli i papun\u00ebsis\u00eb, kurse shtoi se paga mesatare ka njohur rritje me 4.9 p\u00ebr qind. \u201cPun\u00ebsimi dhe pagat kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje. Sipas INSTAT, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":75964,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94211","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94211"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94211\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}