{"id":94552,"date":"2019-07-06T12:52:52","date_gmt":"2019-07-06T10:52:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=94552"},"modified":"2019-07-06T12:52:52","modified_gmt":"2019-07-06T10:52:52","slug":"nje-zgjerim-te-shpejte-nuk-e-mendon-askush-ne-bruksel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/nje-zgjerim-te-shpejte-nuk-e-mendon-askush-ne-bruksel\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb zgjerim t\u00eb shpejt\u00eb nuk e mendon askush n\u00eb Bruksel"},"content":{"rendered":"<p>BE \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb me veten. P\u00ebr nj\u00eb zgjerim t\u00eb shpejt\u00eb nuk mendon askush p\u00ebr momentin n\u00eb Bruksel. Por vendet e Ballkanit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr oferta konkrete n\u00eb vend t\u00eb premtimeve boshe, mendon Adelheid Feilcke.<\/p>\n<p><strong>Nga Adelheid Feilcke, DW<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gjendjen aktuale politike n\u00eb Bashkimin Europian askush nuk mendon p\u00ebr zgjerimin e tij n\u00eb drejtim t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e thjesht\u00eb dhe e qart\u00eb. BE brenda saj ka kaq shum\u00eb sprova t\u00eb v\u00ebshtira, me t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrballet, e n\u00eb lidhje me Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jo-unike.<\/p>\n<p>Sinjalet q\u00eb vijn\u00eb nga kryeqytetet europiane n\u00eb drejtim t\u00eb Sarajev\u00ebs deri n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse dhe tregojn\u00eb vet\u00ebm dilem\u00ebn e BE: Sa her\u00eb po ngush\u00ebllohen k\u00ebto vende, nj\u00eb her\u00eb shtyhen premtimet e b\u00ebra, her\u00ebn tjet\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb rinj politik\u00eb nuk ndjehen t\u00eb lidhur ndaj premtimeve t\u00eb vjetra. Ka ardhur koha p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb re t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, nj\u00eb strategji, e cila gjen konsesus brenda BE kurse njer\u00ebzve n\u00eb Ballkan u tregon perspektiva konkrete e t\u00eb b\u00ebshme. Procesi i Berlinit (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit u zhvillua Samiti i Ballkanit Per\u00ebndimor) \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb!<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpjekje q\u00eb nuk shp\u00ebrblehen<\/strong><\/p>\n<p>Ja dramaturgjia e viteve e muajve t\u00eb fundit: BE hap perspektiv\u00ebn e \u00e7eljes s\u00eb bisedimeve me Shqip\u00ebrin\u00eb e Maqedonin\u00eb e Veriut. K\u00ebto vende nd\u00ebrmarrin p\u00ebrpjekje t\u00eb shumta t&#8217;i p\u00ebrmbushin kushtet e duhura. Maqedonia e Veriut madje ia del me heqjen dor\u00eb nga emri i shtetit t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb pajtim historik me Greqin\u00eb, edhe Shqip\u00ebria nis procesin e dhimbsh\u00ebm t\u00eb vetingut t\u00eb k\u00ebrkuar nga BE p\u00ebr verfikimin e t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve. L\u00ebvdata nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Por \u00e7far\u00eb ndodh? Vendet an\u00ebtare t\u00eb BE nuk e respektojn\u00eb premtimin e dh\u00ebn\u00eb nga vet\u00eb ata n\u00eb vitin 2018 dhe e shtyjn\u00eb s\u00ebrish \u00e7eljen e negociatave.<\/p>\n<p>Natyrisht gjenden shum\u00eb arsyetime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht kriza aktuale shtet\u00ebrore e kushtetuese n\u00eb Shqip\u00ebri i v\u00eb pik\u00ebpyetje shum\u00eb hapave q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, BE duhet t&#8217;i q\u00ebndronte premtimit dhe t&#8217;i fillonte negociatat. Sepse ato do t\u00eb ishin vet\u00ebm sinjali startues n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb do t\u00eb zgjaste me vite!<\/p>\n<p>Premtimi i vitit 2003 n\u00eb Selanik p\u00ebr afrimin e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor me BE nuk p\u00ebrkrahet m\u00eb nga shumica nga BE. Kush e do m\u00eb zgjerimin e BE? Presidenti francez Emmanuel Macron e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb: N\u00eb fillim thellim pastaj zgjerime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Askush nuk mendon p\u00ebr zgjerimin<\/strong><\/p>\n<p>Mali i Zi dhe Serbia negociojn\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb prej disa vitesh, edhe pse procesi ngec. P\u00ebr Bosnje-Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn as q\u00eb mund t\u00eb flitet p\u00ebr negociata. Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Europ\u00eb pa l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, dhe liberalizimi i premtuar i vizave shtyhet rregullisht. E q\u00eb do mund t\u00eb priten leht\u00ebsime me nj\u00eb t\u00eb ngarkuar t\u00eb BE p\u00ebr politik\u00ebn e Jashtme, Joseph Borrell, vendi i t\u00eb cilit Spanja nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e diskutueshme. Fakti q\u00eb t\u00eb dyja protektoratet e BE-s\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr BE tregon ndoshta m\u00eb qart\u00eb, se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr munges\u00ebn e koherenc\u00ebs n\u00eb politiken europiane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Kjo dilem\u00eb u b\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb tani n\u00eb Samitin e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Poznan. Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh hapur i zhg\u00ebnjyer p\u00ebr hezitimin e partner\u00ebve t\u00eb tij europian\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i afruar m\u00eb shum\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Merkel u p\u00ebrpoq t\u00eb zbus\u00eb, kurse Macron as nuk u duk n\u00eb Poznan.<\/p>\n<p><strong>Hapa t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb vend t\u00eb hapit t\u00eb madh<\/strong><\/p>\n<p>E gjitha kjo n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ka progres konkret n\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal, duke filluar q\u00eb nga projektet e infrastruktur\u00ebs deri n\u00eb rrjetin rajonal t\u00eb t\u00eb rinjve, RYCO dhe masa, p\u00ebr t\u00eb cilat pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Procesit t\u00eb Berlinit v\u00ebrtet mund t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb, e q\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb rajon u sjellin p\u00ebrmir\u00ebsime q\u00eb ndjehen.<\/p>\n<p>K\u00ebto simbole progresi duhet t\u00eb dalin n\u00eb krye. Leht\u00ebsimet ekonomike dhe nxitja e bashk\u00ebpunimeve duhet t\u00eb forcohen. N\u00ebse arrihet n\u00eb disa nivele m\u00eb shum\u00eb dep\u00ebrtim e shk\u00ebmbim mes vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe BE, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE e humbet at\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e shenj\u00ebs s\u00eb kobshme. Njohja e dyanshme e diplomave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u ra n\u00eb ujdi n\u00eb samitin n\u00eb Poznan, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap konkret dhe i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra akademik\u00eb t\u00eb rinj! Le t\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb: N\u00ebse hapi i madh i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb i realizuesh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb mbeten hapat e vegj\u00ebl e t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb normalizimit fqinj\u00ebsor, natyrisht t\u00eb lidhura me k\u00ebrkesa t\u00eb qarta p\u00ebr respektimin e normave t\u00eb shtetit ligjor dhe reformave n\u00eb k\u00ebto vende. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duan e kan\u00eb nevoj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Dhe Procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja Merkel n\u00eb vitin 2014 n\u00eb kriz\u00ebn aktuale t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb instrumenti m\u00eb realist i nj\u00eb politike konkrete t\u00eb afrimit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BE \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb me veten. P\u00ebr nj\u00eb zgjerim t\u00eb shpejt\u00eb nuk mendon askush p\u00ebr momentin n\u00eb Bruksel. Por vendet e Ballkanit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr oferta konkrete n\u00eb vend t\u00eb premtimeve boshe, mendon Adelheid Feilcke. Nga Adelheid Feilcke, DW N\u00eb gjendjen aktuale politike n\u00eb Bashkimin Europian askush nuk mendon p\u00ebr zgjerimin e tij n\u00eb drejtim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":94553,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94552","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94552\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}