{"id":95217,"date":"2019-07-09T18:30:37","date_gmt":"2019-07-09T16:30:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95217"},"modified":"2019-07-09T17:28:18","modified_gmt":"2019-07-09T15:28:18","slug":"gazetaret-shqiptare-rrezikojne-jeten-kur-raportojne-per-krimin-e-organizuar-dhe-qeverine-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gazetaret-shqiptare-rrezikojne-jeten-kur-raportojne-per-krimin-e-organizuar-dhe-qeverine-rama\/","title":{"rendered":"Gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn kur raportojn\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar dhe qeverin\u00eb Rama"},"content":{"rendered":"<p>Nga Attila Mong<\/p>\n<p>Dy vajzat e vogla t\u00eb Klodiana Lal\u00ebs ishin n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb saj kur dikush e gjuajti sht\u00ebpin\u00eb me bresh\u00ebri automatiku n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 30 gushtit, duke d\u00ebmtuar muret e dritaret.<\/p>\n<p>Askush nuk u l\u00ebndua, por reporterja e News 24, e cila nuk ishte e pranishme aty n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, tha se sulmi e tronditi familjen e saj. \u2018Jemi ende t\u00eb tronditur, nd\u00ebrsa vajzat jan\u00eb t\u00eb tramatizuara\u2019, m\u00eb tha ajo n\u00eb qershor, n\u00eb Tiran\u00eb. \u2018Jemi familje e\u00a0 thjesht\u00eb, nuk kemi pasur kurr\u00eb probleme me ndok\u00ebnd\u2019.<\/p>\n<p>Thuajse nj\u00eb vit m\u00eb pas, askush nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar. Lala thot\u00eb se i vetmi motiv q\u00eb i shkon nd\u00ebr mend \u00ebsht\u00eb puna e saj n\u00eb denoncimin e lidhjeve midis krimit t\u00eb organizuar dhe politik\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat fitoi edhe nj\u00eb \u00e7mim nd\u00ebrkomb\u00ebtar sivjet.<\/p>\n<p>\u2018Gazetar\u00ebt k\u00ebtu ecin mbi fush\u00eb t\u00eb minuar dhe rreziku m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb kur nuk e kuptojn\u00eb se cilin shkelin mbi kallo kur b\u00ebjn\u00eb investigimet e tyre\u2019, thot\u00eb Besar Likmeta, nj\u00eb reporter investigativ p\u00ebr Balkan Investigative Reporting Network (BIRN), nj\u00eb rrjet rajonal organizatash joqeveritare.<\/p>\n<p>Bisedat me gazetar\u00ebt dhe lider\u00ebt politik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Edi Rama, gjat\u00eb nj\u00eb misioni p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, zbuluan nj\u00eb situat\u00eb shqet\u00ebsuese: sulme fizike kund\u00ebr shtypit q\u00eb kalojn\u00eb pa u nd\u00ebshkuar, funksionar\u00eb publik\u00eb q\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin rregullisht gjuh\u00eb minimizuese p\u00ebr reporter\u00ebt kritik\u00eb, dhe paketa ligjore e propozuar p\u00ebr portalet vendase e t\u00eb huaja, e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me standardet evropiane e nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, gazetar\u00ebt duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes kompleksitetit t\u00eb raportimit n\u00eb nj\u00eb vend ku sistemi politik, elita e biznesit dhe madje edhe vet\u00eb pjes\u00eb t\u00eb medias jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurura me grupe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. The Guardian, Deutsche Welle, Vice e t\u00eb tjera kan\u00eb raportuar se si bandat shqiptare prodhojn\u00eb e trafikojn\u00eb drog\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, duke sjell\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb vendin me m\u00eb pak se tre milion\u00eb banor\u00eb, par\u00e0 q\u00eb m\u00eb pas i kalojn\u00eb n\u00eb sistemin politik p\u00ebrmes financimit t\u00eb partive. Nj\u00eb raport i Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur mbi krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 2016 zbuloi se bizneset e madje edhe kompani meiatike\u00a0 shpeshher\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga parat\u00eb e pista p\u00ebrmes investimeve dhe reklamave. Financimi i fushatave t\u00eb err\u00ebta ndikon edhe n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tjera mbi median: BIRN raportonte muajin e kaluar mbi praktik\u00ebn e shitjes s\u00eb lajmeve, p\u00ebrmes pagesave p\u00ebr shfaqje apo p\u00ebrmendje n\u00eb lajme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb e zakonshme.<\/p>\n<p>N\u00eb bankat e vendit qarkullojn\u00eb kaq shum\u00eb par\u00e0 saq\u00eb \u00e7do jav\u00eb duhet \u00e7uar jasht\u00eb, sepse banka qendrore nuk i pranon depozitat. N\u00eb prill, nj\u00eb grup i armatosur sulmoi avionin e Austrian Airlines, duke grabitur miliona euro. Kur u largova nga Tirana, mora t\u00eb nj\u00ebjtin fluturim p\u00ebr n\u00eb Vien\u00eb dhe pash\u00eb kolon\u00ebn e makinave t\u00eb blinduara t\u00eb mbushura me par\u00e0, si dhe polic\u00ebt t\u00eb armatosur me automatik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ruajtur transportimin.<\/p>\n<p>Qeveria i mohon rregullisht akuzat p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Departamentit t\u00eb Shtetit t\u00eb SHBA n\u00eb mars jepte nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke treguar se vendi \u2018nuk ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe krimeve financiare\u2019 vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Fatos Lubonja e p\u00ebrmblodhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb elokuente \u00e7\u00ebshtjen, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb \u2018imagjinoje Shqip\u00ebrin\u00eb si sht\u00ebpi me tre kate, me krimin e organizuar n\u00eb katin e par\u00eb; biznesin, oligark\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim edhe median n\u00eb katin e dyt\u00eb, dhe partit\u00eb politike n\u00eb t\u00eb tretin. Dhe k\u00ebto kate lidhen me shkall\u00eb e ashensor\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e kalojn\u00eb kufirin shpesh e shohin veten pa pun\u00eb, si\u00e7 i ndodhi Alida Tot\u00ebs e Artan Ram\u00ebs, dy gazetar\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb n\u00eb ve\u00e7 nj\u00ebri tjetrit investiguan lidhjet e supozuara midis Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, e kontrolluar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, dhe nj\u00eb kompanie ricikluese n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs, ku nj\u00eb pun\u00ebtor 17-vje\u00e7ar vdiq m\u00eb 2016. Programi i Artan Ram\u00ebs n\u00eb Vizion Plus u anulua dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb transmetonte investigimin, m\u00eb 16 tetor, duke e l\u00ebn\u00eb gazetarin pa pun\u00eb, sipas raportimit nga Balkan Insight. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ai e p\u00ebrshkruante anulimin si akt censure. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, Tota, e cila raportonte mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, u pushua nga puna n\u00eb televizionin A1 vetm pak or\u00eb pasi kontaktoi me zyr\u00ebn e kryebashkiakut p\u00ebr komente.<\/p>\n<p>Veliaj refuzoi t\u00eb takohej me misionin p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit dhe nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb d\u00ebrguara me email nga CPJ (Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve).<\/p>\n<p>\u2018Pas investigimit tim, t\u00eb gjitha dyert n\u00eb median kryesore m\u2019u mbyll\u00ebn dhe mora edhe k\u00ebrc\u00ebnime me vdekje\u2019, thot\u00eb Tota p\u00ebr CPJ, duke shtuar se iu desh t\u00eb linte gazetarin\u00eb e madje edhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, duke e \u00e7uar familjen n\u00eb azil n\u00eb Suedi nga frika e k\u00ebc\u00ebnimeve. Ajo e paditi televizionin p\u00ebr pushim t\u00eb paligjsh\u00ebm nga puna dhe p\u00ebr pagat q\u00eb i detyroheshin, duke e fituar \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb 2017, por nuk u rikthye kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb gazetari. Teksa vendosi n\u00eb favor t\u00eb Tot\u00ebs, gjykata i hodhi posht\u00eb pretendimet e saj se ishte pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb investigimit.<\/p>\n<p>Artan Rama, i cili gjithashtu foli p\u00ebr CPJ, tani punon si reporter i lir\u00eb jasht\u00eb medias tradicionale, nj\u00eb biznes i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb tregun shqiptar t\u00eb dominuar nga lojtar\u00ebt e m\u00ebdhenj. N\u00eb nj\u00eb email d\u00ebrguar CPJ, televizioni Vizion Plus thot\u00eb se Rama u largua me d\u00ebshir\u00ebn e tij. Stacioni mohoi se programi ishte censuruar p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbajtjes.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim nga presionet nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb as reporter\u00ebt e huaj. Alice Taylor, gazetare britanike me baz\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, u sulmua nga media pro-qeveritare q\u00eb e akzonte p\u00ebr publikim propagande kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr lidhje me Rusin\u00eb, pasi ajo kritikoi korrupsionin qeveritar. \u2018U sulmova n\u00eb median sociale, m\u00eb shanin n\u00eb rrug\u00eb, u tmerrova dhe p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb merrja nj\u00eb shoqe t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte\u2019, m\u00eb tregoi Alice.<\/p>\n<p>Louis Sellier, nj\u00eb reporter i pavarur francez, m\u00eb tha se ambasadori shqiptar n\u00eb Paris kishte ushtruar presion mbi nj\u00eb nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tij, t\u00eb p\u00ebrditshmen franceze Lib\u00e9ration, pas nj\u00eb artikulli kritik mbi korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar, botuar n\u00eb shkurt. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr shkruar p\u00ebr Lib\u00e9ration, e par\u00eb nga CPJ, n\u00ebnshkruar nga Ambasadori Dritan Tola, Sellier akuzohej p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri dhe letra dukej se linte t\u00eb kuptohej q\u00eb gazetari nuk ishte njeriu i duhur p\u00ebr t\u00eb shkruar nga Tirana, duke th\u00ebn\u00eb se \u2018prezantimi i tij si korrespondent i Lib\u00e9ration \u00ebsht\u00eb problematik\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb email p\u00ebr CPJ, Tola konfirmoi se kishte korresponduar dhe ishte takuar me ekipin e Lib\u00e9ration n\u00eb Paris p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimin mbi \u2018prezantimin shum\u00eb t\u00eb simplicist, n\u00eb mos karikatur\u00eb, t\u00eb vendit nga gazeta\u2019 p\u00ebr p\u00ebr raportimin \u2018e paekuilibruar\u2019 t\u00eb Sellier, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se \u2018pikturon nj\u00eb Shqip\u00ebri tep\u00ebr t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb zymt\u00eb\u2019. Tola mohoi t\u00eb kishte ushtruar presion mbi gazet\u00ebn apo t\u00eb kishte sugjeruar z\u00ebvend\u00ebsimin e Sellierit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast, kryeministri Rama njoftoi se kishte pajtuar nj\u00eb avokat gjerman p\u00ebr t\u00eb paditur Peter Tiede, reporter i s\u00eb p\u00ebrditshmes gjerman Bild, pas publikimit t\u00eb nj\u00eb serie p\u00ebrgjimesh audio q\u00eb tregoinin se si nj\u00eb rrjet trafikimi droge p\u00ebrpiqej t\u00eb b\u00ebnte deputet t\u00eb paris\u00eb n\u00eb pushtet nj\u00eb person t\u00eb preferuar t\u00eb tyre, n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjitshme m\u00eb 2017. M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij viti, BIRN dhe Z\u00ebri i Amerik\u00ebs publikuan nj\u00eb investigim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e bandave kriminale n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme m\u00eb 2017 dhe n\u00eb pjes\u00ebrisht n\u00eb zgjedhjet lokale m\u00eb 2016.<\/p>\n<p>\u2018Kur kjo iu ndodh gazetar\u00ebve t\u00eb huaj k\u00ebtu, imagjinoni se \u00e7\u2019heqin gazetar\u00ebt shqiptar\u00eb\u2019, thot\u00eb Mimoza Ko\u00e7iu, nga Shoqata e Gazetar\u00ebve Profesionist\u00eb. Ko\u00e7iu, e cila u takua me misionin p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit, tregoi padit\u00eb p\u00ebr shpifje nga politikan\u00ebt, q\u00eb shpesh k\u00ebrkojn\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb disproporcion, dhe ngacmimet e gazetar\u00ebve online, shpesh t\u00eb nxitura nga komentet e politikan\u00ebve apo nga shtypi pro-qeveritar.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb shum\u00eb gazetar\u00eb shqiptar\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb larg temave delikate. Nj\u00eb raport i vitit 2015 nga BIRN zbuloi se m\u00eb tep\u00ebr se gjysma e 121 gazetar\u00ebve t\u00eb anketuar shpesh ose disa her\u00eb kishte shmangur raportim ngjarjesh ku krimi dhe politika ishin objektet kryesor\u00eb t\u00eb shmangies. \u00c7\u00ebshtja p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga fakti q\u00eb n\u00eb tregun mediatik shqiptar gjysma e audienc\u00ebs dhe 90% e t\u00eb ardhurave kontrollohen nga kat\u00ebr familje t\u00eb fuqishme, si\u00e7 kan\u00eb treguar studime t\u00eb tjera, t\u00eb kryera nga OJQ, p\u00ebrfshir\u00eb Institutin p\u00ebr Zhvillim, K\u00ebrkime dhe Alternativa, me baz\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kur iu kund\u00ebrvura kryeministrit Rama, i cili e priti misionin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit n\u00eb Tiran\u00eb, ai i hodhi posht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet karshi gazetar\u00ebve. \u2018Nuk mund t\u2019i duroj k\u00ebto gjeste heroizmi false, (&#8230;) q\u00eb luajn\u00eb rolin e divave\u2019, tha ai, kur iu paraqit\u00ebn zbulimet e misionit.<\/p>\n<p>Ai e mbrojti retorik\u00ebn negative kund\u00ebr gazetar\u00ebve. Rama iu referohet rregullisht reporter\u00ebve si \u2018kazan\u2019, nd\u00ebrsa lideri i opozit\u00ebs, Lulzim Basha, i referohet medias si \u2018e kapur dhe e bler\u00eb\u2019. Nj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb, si\u00e7 ia tham\u00eb edhe Ram\u00ebs, i denigron gazetar\u00ebt dhe i shnd\u00ebrron n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb ligjshme p\u00ebr agresion, duke rritur rrezikun e k\u00ebrc\u00ebnimeve apo t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr tyre. Nga fundi i takimit, Rama duket se u bind nga argumentet tona dhe premtoi t\u00eb mos i quante m\u00eb gazetar\u00ebt \u2018kazan\u2019.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht kritikave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Rama premtoi t\u00eb vazhdonte me legjislacionin \u2013 t\u00eb cilin shpesh e quan paketa anti-shpifje \u2013 q\u00eb do t\u00eb imponoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb detyrueshme p\u00ebr regjistrimin e medias online dhe do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb organ qeveritar me fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur gjoba t\u00eb r\u00ebnda e p\u00ebr t\u00eb mbyllur median online si dhe t\u00eb bllokoj\u00eb median e huaj pa vendim gjykate. Drafti i par\u00eb u prezantua n\u00eb dhjetor, pa konsultim me gazetar\u00ebt dhe grupet e shoq\u00ebris\u00eb civile. Rama na tha se dy amendamentet ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb disiplinuar median online e cila, sipas tij, shpesh shpif p\u00ebr politikan\u00ebt. Rama tha se drafti i p\u00ebrmir\u00ebsuar do t\u00eb eliminoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e mbylljes dhe (parashikon) gjoba m\u00eb t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb aspekt pozitiv, ai tha se do t\u00eb konsideronte heqjen e plot\u00eb t\u00eb ligjeve penale p\u00ebr shpifjen. D\u00ebnimet me burg p\u00ebr shpifje u hoq\u00ebn\u00a0 m\u00eb 2012, por mbetet si krim penal i nd\u00ebshkuesh\u00ebm me gjob\u00eb. N\u00eb vitet e fundit, Shqip\u00ebria ka par\u00eb propozime p\u00ebr rikthimin e ligjeve kund\u00ebr shpifjeve p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb shtetit. Rama tha se personalisht nuk do ta p\u00ebrdorte ligjin kund\u00ebr gazetar\u00ebve, por n\u00eb \u2018raste ekstreme\u2019 do t\u00eb vazhdonte t\u00eb ngrinte padi civile p\u00ebr shpifje kund\u00ebr gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb misioni ishte n\u00eb Tiran\u00eb, Bashkimi Evropian b\u00ebri t\u00eb ditur se do t\u00eb vononte hapjen e negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes shqet\u00ebsimeve p\u00ebr korrupsionin. N\u00eb takime me diplomat\u00eb t\u00eb vendeve an\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, ata than\u00eb si gjendja e liris\u00eb s\u00eb shtypit monitorohet nga af\u00ebr. Progres-raporti i fundit i BE vuri n\u00eb dukje \u2018progresin e kufizuar\u2019 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e shtypit, gj\u00eb q\u00eb \u2013 si\u00e7 tha nj\u00eb diplomat \u2013 mund t\u00eb kuptohet si kritik\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e BE.<\/p>\n<p>* Attila Mong \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reporter i pavarur dhe korrespont i CPJ (Komiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve) p\u00ebr Evrop\u00ebn me baz\u00eb n\u00eb Berlin. Ai ka fituar Pulitzer Memorial Prize p\u00ebr Gazetarin\u00eb m\u00eb t\u00eb Mir\u00eb Investigative m\u00eb 2004 dhe Soma Investigative Journalism Prize m\u00eb 2003.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Attila Mong Dy vajzat e vogla t\u00eb Klodiana Lal\u00ebs ishin n\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb saj kur dikush e gjuajti sht\u00ebpin\u00eb me bresh\u00ebri automatiku n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 30 gushtit, duke d\u00ebmtuar muret e dritaret. Askush nuk u l\u00ebndua, por reporterja e News 24, e cila nuk ishte e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":95218,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95217","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}