{"id":95697,"date":"2019-07-12T11:58:36","date_gmt":"2019-07-12T09:58:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95697"},"modified":"2019-07-12T11:58:36","modified_gmt":"2019-07-12T09:58:36","slug":"meta-refuzon-emerimin-e-skender-gjinushit-si-kryetar-te-akademise-se-shkencave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/meta-refuzon-emerimin-e-skender-gjinushit-si-kryetar-te-akademise-se-shkencave\/","title":{"rendered":"Meta refuzon em\u00ebrimin e Sk\u00ebnder Gjinushit si kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta ka refuzuar em\u00ebrimin e Sk\u00ebnder Gjinushit n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>N\u00eb dekretin e publikuar sot \u00a0thuhet se Presidenti i Republik\u00ebs kreu nj\u00eb vler\u00ebsim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kuadrit kushtetues, jurisprudenc\u00ebs kushtetuese dhe baz\u00ebs ligjore q\u00eb rregullon veprimtarin\u00eb e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave me 35 vota n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb pa rival\u00eb. N\u00eb total votuan 43 akademik\u00eb.<\/p>\n<p>Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cil\u00ebsuan zgjedhjet fars\u00eb. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politik\u00ebn nga akademia dhe se do ta reformoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Nr. Dekreti 11223<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 11.07.2019<\/p>\n<p>PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS<\/p>\n<p>ILIR META<\/p>\n<p><strong>Arsyet e refuzimit t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb akademikut Sk\u00ebnder Gjinushi si Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs shqyrtoi praktik\u00ebn shkresore t\u00eb procesit zgjedhor t\u00eb zhvilluar n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me shkres\u00eb nr.89\/41 prot., dat\u00eb 24.05.2019 t\u00eb Sekretarit Shkencor t\u00eb k\u00ebtij institucioni dhe administruar n\u00eb Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me nr.1567 prot., dat\u00eb 27.05.2019.<\/p>\n<p>Sekretari Shkencor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave ka p\u00ebrcjell\u00eb vendimmarrjen e organeve drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave ku reflektohet procesi zgjedhor i zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 24.05.2019 dhe i k\u00ebrkohet Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs em\u00ebrimi i akademikut Sk\u00ebnder Gjinushi si Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi ai rezulton kandidat fitues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion.<\/p>\n<p>N\u00eb shqyrtim t\u00eb k\u00ebsaj praktike, Presidenti i Republik\u00ebs realizoi nj\u00eb takim me zotin Sk\u00ebnder Gjinushi p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi \u00e7\u00ebshtjet e ngritura p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij procesi zgjedhor.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, p\u00ebr realizimin e nj\u00eb shqyrtimi objektiv dhe t\u00eb paansh\u00ebm t\u00eb procesit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, administroi dokumentacionin dhe informacionin e nevojsh\u00ebm, si dhe kreu verifikimet e duhura p\u00ebr t\u2019u njohur me faktet dhe rrethanat q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbenin nj\u00eb vendimmarrjeje t\u00eb drejt\u00eb dhe objektive, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs kreu nj\u00eb vler\u00ebsim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kuadrit kushtetues, jurisprudenc\u00ebs kushtetuese dhe baz\u00ebs ligjore q\u00eb rregullon veprimtarin\u00eb e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi vler\u00ebsimi, Presidenti i Republik\u00ebs, v\u00ebren:<\/p>\n<p>I. Praktika e ndjekur p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrim nga Presidenti i Republik\u00ebs<\/p>\n<p>Akademia e Shkencave e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me shkres\u00ebn nr. 89\/41 prot., dat\u00eb 24.05.2019, administruar me nr. 1567 prot., dat\u00eb 27.05.2019. Me k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb shkresore i k\u00ebrkohet Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs em\u00ebrimi i akademikut Sk\u00ebnder Gjinushi si Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi nga procesi zgjedhor i zhvilluar pran\u00eb k\u00ebtij institucioni m\u00eb 24.05.2019, zoti Sk\u00ebnder Gjinushi rezulton kandidat fitues.<\/p>\n<p>Bashk\u00eblidhur shkres\u00ebs nr.89\/41 prot., dat\u00eb 24.05.2019 t\u00eb Sekretarit Shkencor t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebto dokumente:<\/p>\n<p>\u2013 Vendimi nr.7, dat\u00eb 24 maj 2019, i Asambles\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave \u201cP\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d;<\/p>\n<p>\u2013 Procesverbali 89\/38 prot., dat\u00eb 24.05.2019 i procesit zgjedhor t\u00eb realizuar;<\/p>\n<p>\u2013 Shkresa nr.8564 prot., dat\u00eb 24.05.2019 e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit;<\/p>\n<p>\u2013 Shkresa nr.597\/4 prot., dat\u00eb 13.05.2019 dhe vendimi nr.296, dat\u00eb 13.05.2019 i Autoritetit p\u00ebr Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e paraqitur, si dhe vendimmarrja e Asambles\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, referohet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 92 germa \u201cg\u201d t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe n\u00eb nenin 11 pika 1, t\u00eb ligjit nr. 9655, dat\u00eb 11.12.2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, sipas t\u00eb cilave Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb autoriteti kushtetues, q\u00eb em\u00ebron Kryetarin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb praktik\u00ebn e d\u00ebrguar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb dhe Vendimi nr.7, dat\u00eb 24 maj 2019 i Asambles\u00eb s\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb \u00a0Shkencave \u201cP\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Asambleja e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim arsyeton veprimtarin\u00eb administrative dhe procedurat zgjedhore q\u00eb ka ndjekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Konkretisht relatohet se:<\/p>\n<p>\u2013 Me vendimin nr. 4, dat\u00eb 26 shkurt 2019, Akademia e Shkencave ka miratuar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, caktimin e dat\u00ebs 24 maj 2019 si dit\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb reja p\u00ebr Kryesin\u00eb dhe K\u00ebshillin Ekzekutiv (p\u00ebr postet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar mandatin).<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor \u00ebsht\u00eb hapur thirrja p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb konkurrim p\u00ebr funksionet vakante n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, kriteret dhe procedurat e konkurrimit.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afatit t\u00eb paraqitjes s\u00eb kandidaturave p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave q\u00eb p\u00ebrkonte me periudh\u00ebn kohore 10 prill 2019-10 maj 2019, ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kandidim vet\u00ebm akademiku Sk\u00ebnder Gjinushi, s\u00eb bashku me dokumentacionin shoq\u00ebrues p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebrkesa p\u00ebr kandidim e akademikut Sk\u00ebnder Gjinushi \u00ebsht\u00eb paraqitur me shkres\u00eb t\u00eb protokolluar nr.89\/15 prot, dat\u00eb 10 maj 2019. Arsyetohet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces kandidimi, jan\u00eb paraqitur nga akademiku Sk\u00ebnder Gjinushi edhe shkresa p\u00ebr dor\u00ebheqjet nga funksionet partiake (shkresa nr.89\/22 prot., dat\u00eb 15.05.2019), si dhe shkresa nr.192 prot., dat\u00eb 15.05.2019, \u201cDor\u00ebheqje e parevokueshme nga funksioni si Kryetar i Partis\u00eb Socialdemokrate.<\/p>\n<p>\u2013 Gjithashtu, n\u00eb vendimin nr.7, dat\u00eb 24.05.2019, Asambleja e Akademis\u00eb e Shkencave arsyeton se deri n\u00eb dat\u00eb 15 maj 2019, \u00ebsht\u00eb kryer edhe procesi ligjor i verifikimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs p\u00ebr kandidatin Sk\u00ebnder Gjinushi ku n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 45\/2015 \u201cP\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit p\u00ebr Dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe ligjit nr. 138\/2015, \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, Akademia e Shkencave ka mbajtur korrespondenc\u00eb me Autoritetin p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, institucione k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb konfirmuar se nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kushte ndaluese p\u00ebr kandidim.<\/p>\n<p>\u2013 Akademia e Shkencave ka vijuar me njoftimin e mbajtjes s\u00eb mbledhjes zgjedhore t\u00eb Asambles\u00eb m\u00eb dat\u00eb 24.05.2019, ora 10.00.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr zhvillimin e procesit zgjedhor \u00ebsht\u00eb mbajtur procesverbali nr.89\/38 prot., dat\u00eb 24.05.2019 p\u00ebr dokumentimin e procesit t\u00eb votimit. Ky procesverbal \u00ebsht\u00eb mbajtur nga komisioni p\u00ebrkat\u00ebs i ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Nga ky dokument rezulton se p\u00ebr postin drejtues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave \u00ebsht\u00eb paraqitur kandidatura e vetme nga akademiku Sk\u00ebnder Gjinushi.<\/p>\n<p>\u2013 Nga t\u00eb dh\u00ebnat e pasqyruara n\u00eb procesverbal, n\u00eb votim kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 43 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Asambles\u00eb, nga 44 gjithsej. Nga 43 an\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb votuar, 32 prej tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, nd\u00ebrsa 11 t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb votuar me flet\u00ebt e votimit n\u00eb zarfe t\u00eb mbyllur. Zarfet jan\u00eb administruar nga komisioni dhe jan\u00eb hapur n\u00eb prani t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb.Nga t\u00eb dh\u00ebnat e pasqyruara n\u00eb procesverbal, rezulton se nga 43 (dyzetetre) flet\u00ebvotimi, 2 (dy) flet\u00ebvotimi jan\u00eb shpallur t\u00eb pavlefshme dhe 41 (dyzetenj\u00eb) flet\u00ebvotimi t\u00eb vlefshme. Nga k\u00ebto ka rezultuar se p\u00ebr zgjedhjen e akademikut Sk\u00ebnder Gjinushi p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave gjenden 35 (tridhjetepes\u00eb) vota q\u00eb kan\u00eb votuar \u201cpro\u201d zgjedhjes, si dhe 6 (gjasht\u00eb) vota q\u00eb kan\u00eb votuar \u201ckund\u00ebr\u201d zgjedhjes s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb procedur\u00ebn e ndjekur, Asambleja e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb shprehur me Vendimin nr.7, dat\u00eb 24.05.2019 \u00a0ku ka vendosur:<\/p>\n<p>Akademiku Sk\u00ebnder Gjinushi zgjidhet n\u00eb detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat 4-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Referuar Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, neni 92, germa \u201cg\u201d, praktika zyrtare e kandidimit dhe e zgjedhjes t\u00eb Kryetarit nga Asambleja e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave i d\u00ebrgohet Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrim.<\/p>\n<p>II. Veprimtaria verifikuese e kryer nga Presidenti i Republik\u00ebs<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim zhvillimin e nj\u00eb procesi n\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb drejt\u00eb, objektiv dhe t\u00eb paansh\u00ebm, Presidenti i Republik\u00ebs realizoi nj\u00eb takim me zotin Sk\u00ebnder Gjinushi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, me t\u00eb cilin ka bashk\u00ebbiseduar p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me zgjedhjen e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, si dhe me shqet\u00ebsimet e debatit publik q\u00eb ka p\u00ebrshir\u00eb opinionin p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr organet drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e diskutimit ka qen\u00eb edhe shqet\u00ebsimi i ngritur mbi mbajtjen e dy pozicioneve nj\u00ebherazi si atij t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb rregullt t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, ashtu dhe t\u00eb postit drejtues politik t\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim zoti Sk\u00ebnder Gjinushi e njohu Presidentin e Republik\u00ebs me faktin se me aktin nr.1998, prot., dat\u00eb 15.05.2019, drejtuar K\u00ebshillit Drejtues Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate e Shqip\u00ebris\u00eb, ai ka paraqitur dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit t\u00eb saj, p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit n\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019 p\u00ebr funksionin e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb verifikuar qart\u00ebsisht funksionin e mbajtur nga zoti Sk\u00ebnder Gjinushi n\u00eb subjektin politik Partia Socialdemokrate dhe pozit\u00ebs s\u00eb trajtimit sipas ligjit p\u00ebr ushtrimin e statusit q\u00eb mbante si an\u00ebtar i rregullt i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb saj, Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me shkres\u00ebn nr. 1567\/1 prot., dat\u00eb 05.06.2019, \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr v\u00ebnie n\u00eb dispozicion informacioni\u201d, i ka k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb informacionin, p\u00ebr sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>A figuron e regjistruar pran\u00eb Regjistrave t\u00eb Partive Politike, Partia Socialdemokrate e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse po, referuar t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ju administroni, \u00e7far\u00eb inicialesh ka kjo parti politike dhe cili \u00ebsht\u00eb Kryetari aktual i saj?<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit q\u00eb ju administroni dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Regjistrit t\u00eb Partive Politike, na informoni n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshkrimit kronologjik rreth faktit se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistrit, cili shtetas ka mbajtur funksionin e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga \u00e7asti i regjistrimit t\u00eb saj sipas ligjit, deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme?<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019, cili shtetas figuron i regjistruar n\u00eb Regjistrin e Partive si Kryetar i Partis\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Pas dat\u00ebs 24.05.2019, a \u00ebsht\u00eb paraqitur pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga zoti Sk\u00ebnder Gjinushi, apo nga organet drejtuese\/ekzekutive t\u00eb k\u00ebsaj partie, p\u00ebr t\u00eb zyrtarizuar sipas ligjit ndryshimin e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? N\u00ebse po, kur \u00ebsht\u00eb administruar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb gjendja procedurale e shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs nr.4721\/1 prot., dat\u00eb 13.06.2019, administruar n\u00eb Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00eb me nr.1567\/2 prot., dat\u00eb 14.06.2019, ka informuar Presidentin e Republik\u00ebs se nga verifikimet e kryera n\u00eb Zyr\u00ebn e Regjistrit t\u00eb Partive Politike rezulton:<\/p>\n<p>\u201cMe urdhrin nr.30\/1, dat\u00eb 22.04.1991 t\u00eb Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar krijimi i partis\u00eb politike \u201cPartia Social Demokrate e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d me iniciale PSDSH. Kryetar zoti Sk\u00ebnder Gjinushi.<\/p>\n<p>Pran\u00eb k\u00ebsaj gjykate \u00ebsht\u00eb gjykuar k\u00ebrkesa civile me nr. 643 Akti, dat\u00eb depozitimi 03.06.2019, me k\u00ebrkues K\u00ebshilli Drejtues Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Social Demokrate (G\u00ebzim Musabelliu) dhe me objekt, depozitim i dor\u00ebheqjes s\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate dhe ndryshimi emrit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate me emrin e kryetarit t\u00eb kooptuar zotit Engj\u00ebll Bejtaj.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb gjykuar dhe gjyqtari Neritan Cena, i cili ka marr\u00eb vendimin nr.12, dat\u00eb 06.06.2019 dhe Gjykata ka vendosur:<\/p>\n<p>\u201cPranimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Depozitimi i Vendimit nr. 2003 prot., dat\u00eb 31.05.2019, t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit rezulton t\u00eb jet\u00eb vendosur:<\/p>\n<p>\u201cPas dor\u00ebheqjes s\u00eb parevokueshme t\u00eb dat\u00ebs 15.05.2019, t\u00eb zotit Sk\u00ebnder Gjinushi nga funksioni i Kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj partie, bazuar n\u00eb nenin 121 t\u00eb Statutit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate kooptimin n\u00eb detyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate zotit Engj\u00ebll Bejtaj deri n\u00eb zhvillimin e Kongresit, n\u00eb muajin tetor 2019)\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb shkres\u00ebn e saj nr.4721\/1 prot., dat\u00eb 13.06.2019, citon nd\u00ebr t\u00eb tjera se ky vendim nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb informacioni i administruar n\u00eb Institucionin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe, s\u00eb fundmi, i p\u00ebrcjell\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, rezulton e provuar se:<\/p>\n<p>\u2013 Zoti Sk\u00ebnder Gjinushi rezulton ligj\u00ebrisht t\u00eb ket\u00eb mbajtur funksionin si Kryetar i Partis\u00eb Socialdemokrate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb prej themelimit t\u00eb saj m\u00eb 22 prill 1991, deri m\u00eb 06.06.2019 kur Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb ka vendosur ndryshimin e emrit t\u00eb Kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj force politike (PSD), p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb tij nga posti i Kryetarit. Ky vendim ende n\u00eb dat\u00eb 13 qershor 2019 nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Pra, deri n\u00eb dat\u00ebn 06.06.2019 zoti Sk\u00ebnder Gjinushi vazhdon t\u00eb konsiderohet ligj\u00ebrisht si Kryetar i k\u00ebsaj force politike.<\/p>\n<p>\u2013 Sipas k\u00ebtij informacioni m\u00eb 24 maj 2019, dit\u00eb e realizimit t\u00eb procesit zgjedhor p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, zoti Sk\u00ebnder Gjinushi ligj\u00ebrisht figuron n\u00eb postin drejtues t\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Social Demokrate.<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi, si Kryetar i PSD-s\u00eb, zoti Sk\u00ebnder Gjinushi, e ka mbajtur edhe n\u00eb \u00e7astin kur ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn nr.89\/15 prot., dat\u00eb 10.05.2019 ku ka shprehur interesimin p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb \u00e7astin e shprehjes s\u00eb interesit p\u00ebr kandidim n\u00eb dat\u00ebn 10 maj 2019, zoti Sk\u00ebnder Gjinushi, nuk kishte dh\u00ebn\u00eb as dor\u00ebheqjen nga funksioni i Kryetarit t\u00eb PSD-s\u00eb, akt ky (dor\u00ebheqja) q\u00eb \u00ebsht\u00eb formalizuar 5 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 15.05.2019.<\/p>\n<p>\u2013 Rezulton se zoti Sk\u00ebnder Gjinushi ka mbajtur p\u00ebr nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb paralelisht dy funksione, nj\u00ebri politik si Kryetar i PSD, dhe tjetri si an\u00ebtar i rregullt i nj\u00eb institucioni shkencor. Kjo gjendje ka bashkekzistuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ka vijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb \u00e7astin e shprehjes s\u00eb interesimit p\u00ebr kandidim p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave m\u00eb 10 maj 2019, por dhe n\u00eb \u00e7astin e zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve dhe shpalljes fitues m\u00eb 24 maj 2019.<\/p>\n<p><strong>III. Vler\u00ebsimi i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Duke shqyrtuar t\u00eb gjith\u00eb praktik\u00ebn e administruar gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Presidenti i Republik\u00ebs \u00e7mon sa m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Procesi i zgjedhjeve, i zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019 n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave p\u00ebr pozicionin e Kryetarit t\u00eb k\u00ebtij institucioni \u00ebsht\u00eb realizuar s\u00ebrish duke iu referuar ligjit n\u00eb fuqi nr.9655, dat\u00eb 11.12.2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebrcaktohet m\u00ebnyra e organizimit, vendimmarrjes, zgjedhjes dhe funksionimit t\u00eb organeve drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Midis t\u00eb tjerave ky ligj p\u00ebrcakton procedurat e zgjedhjes s\u00eb organeve drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, si dhe kushtet ligjore q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kandidat\u00ebt konkurrent n\u00eb k\u00ebto procese zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 11 pika 1, t\u00eb ligjit nr.9655\/2006, parashikohet shprehimisht:<\/p>\n<p>\u201c1. Kryetari i Akademis\u00eb p\u00ebrzgjidhet drejtp\u00ebrdrejt me votim t\u00eb fsheht\u00eb nga Asambleja, nga radh\u00ebt e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rregullt ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Kryetar zgjidhet kandidati, i cili merr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave t\u00eb t\u00eb gith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb. Kryetari i zgjedhur nga Asambleja em\u00ebrohet nga Presidenti i Republik\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Sipas dispozit\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, zgjedhja e zotit Sk\u00ebnder Gjinushi si Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, formalisht duket se i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur plot\u00ebsimit t\u00eb parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij neni, pasi ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e rregullt t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe, p\u00ebr zgjedhjen e tij si Kryetar, kan\u00eb votuar m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ligji nr.9655\/2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d t\u00eb ndryshuar, n\u00eb dispozita t\u00eb tjera t\u00eb tij, parashikon p\u00ebrb\u00ebrjen dhe kushtet ligjore q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb individi q\u00eb legjitimojn\u00eb qenien e tij si an\u00ebtar i rregullt apo i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave.<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb nenin 5, pika 1 t\u00eb ligjit nr. 9655\/2006, parashikohet shprehimisht:<\/p>\n<p>\u201c1. \u00a0Akademia ka n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rregullt, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asociuar dhe an\u00ebtar\u00eb nderi.\u201d<\/p>\n<p>Konkretisht n\u00eb nenin 6, paragraf\u00ebt 1, 2 \u00a0dhe 6 t\u00eb ligjit nr. 9655\/2006, parashikohet shprehimisht:<\/p>\n<p>\u201cAn\u00ebtar\u00ebt e rregullt t\u00eb Akademis\u00eb zgjidhen nga radh\u00ebt e shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shquar me titull \u201cProfesor\u201d, q\u00eb kan\u00eb ose kan\u00eb pasur shtet\u00ebsi shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet punimeve origjinale, veprave p\u00ebrgjith\u00ebsuese, me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb shkencor, kan\u00eb zgjidhur, teorikisht dhe praktikisht, probleme t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs, t\u00eb ekonomis\u00eb, artit dhe kultur\u00ebs, si dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00eb n\u00eb formimin universitar e pasuniversitar t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj. \u00a0An\u00ebtar\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb Akademis\u00eb \u00a0zgjidhen edhe nga radh\u00ebt e shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb shquar shqiptar\u00eb, q\u00eb nuk e kan\u00eb fituar titullin \u201cProfesor\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, por kan\u00eb grad\u00ebn shkencore \u201cPhD\u201d ose \u201cDoktor\u201d, q\u00eb punojn\u00eb aktualisht pran\u00eb universiteteve dhe qendrave k\u00ebrkimore jasht\u00eb vendit dhe kan\u00eb kontribute akademike, q\u00eb tejkalojn\u00eb parashikimet e akteve ligjore e n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi p\u00ebr k\u00ebrkimin e titullit \u201cProfesor.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb Akademis\u00eb mund t\u00eb zgjidhen edhe personalitete me merita t\u00eb shquara n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb krijimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Personat q\u00eb kan\u00eb funksione t\u00eb larta administrative dhe politike, nuk mund t\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjedhur an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rregullt dhe t\u00eb asociuar t\u00eb Akademis\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb k\u00ebtyre funksioneve.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb nenin 6\/1, pika 1, germa \u201cc\u201d t\u00eb po k\u00ebtij ligji parashikohet:<\/p>\n<p>\u201c1. \u00a0Statusi i an\u00ebtarit t\u00eb rregullt, atij t\u00eb asociuar, dhe i \u00e7do funksioni tjet\u00ebr drejtues t\u00eb lidhur me k\u00ebto funksione n\u00eb zbatim t\u00eb neneve 9 dhe 10 t\u00eb k\u00ebtij ligji, p\u00ebrfundon kur an\u00ebtari:<\/p>\n<p>c) zgjidhet apo em\u00ebrohet n\u00eb funksione drejtuese n\u00eb parti politike apo organe kushtetuese;<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dispozitave t\u00eb sip\u00ebrcituara t\u00eb ligjit nr. 9655\/2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d i ndryshuar, q\u00eb n\u00eb thelb garantojn\u00eb zbatimin e parimit kushtetues t\u00eb autonomis\u00eb dhe liris\u00eb akademike t\u00eb parashikuar nga neni 57, pika 7 e Kushtetut\u00ebs, parim ky i elaboruar nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb Vendimin nr.36, dat\u00eb 15.10.2007, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se:<\/p>\n<p>Statusi i an\u00ebtarit t\u00eb rregullt t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave nuk mund t\u00eb ushtrohet paralelisht me kryerjen e funksioneve drejtuese t\u00eb larta n\u00eb parti politike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e organeve drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb n\u00eb \u00e7astin e miratimit t\u00eb ligjit nr.9566\/2006 apo t\u00eb ndryshimeve t\u00eb k\u00ebtij q\u00eb p\u00ebrcaktonin k\u00ebto ndalime ligjore, duhet t\u2019i kishin kryer menj\u00ebher\u00eb dhe shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb gjitha praktikat e nevojshme administrative me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb mundur shmangien e gjendjes s\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ushtrimit t\u00eb statusit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb rregullt t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave me funksionet drejtuese n\u00eb parti politike.<\/p>\n<p>Papajtueshm\u00ebria ligjore n\u00eb ushtrimin e statusit si an\u00ebtar i rregull i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, e b\u00ebn t\u00ebr\u00ebsisht procesin zgjedhor t\u00eb pavlefsh\u00ebm. Kjo, sepse \u00e7do an\u00ebtar i rregullt i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave q\u00eb ka papajtushm\u00ebri t\u00eb statusit si an\u00ebtar i rregullt i saj me funksione drejtuese n\u00eb parti politike, rrjedhimisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e ndalimit ligjor p\u00ebr t\u00eb kandiduar dhe p\u00ebr t\u2019u zgjedhur n\u00eb funksionet drejtuese t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave ku p\u00ebrfshihet dhe funksioni i Kryetarit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, kjo k\u00ebrkes\u00eb e ligjit nr. 9655\/2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d t\u00eb ndryshuar, rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fakt i pranuar edhe nga kandidati Sk\u00ebnder Gjinushi, pasi pik\u00ebrisht dor\u00ebheqja e tij nga funksioni si Kryetar i Partis\u00eb Socialdemokrate, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 15 maj 2019 p\u00ebr shkakun se ai po konkurronte p\u00ebr nj\u00eb funksion drejtues t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Kjo dor\u00ebheqje nuk e justifikon faktin q\u00eb shprehja e interesit p\u00ebr kandidim e paraqitur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb rregullt t\u00eb akademis\u00eb m\u00eb 10.05.2019, rezulton t\u00eb jet\u00eb ushtruar n\u00eb kushte t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb dhe ndalimit ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dor\u00ebheqja nga funksioni i Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate e paraqitur nga zoti Sk\u00ebnder Gjinushi m\u00eb 15.05.2019, nuk \u00ebsht\u00eb formalizuar me nj\u00eb vendimmarrje ligjore p\u00ebrpara koh\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019.<\/p>\n<p>Rezulton se as organet drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate (K\u00ebshilli Drejtues Komb\u00ebtar) dhe as Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim as p\u00ebrpara dat\u00ebs 10.05.2019 apo 24.05.2019 p\u00ebr t\u00eb pranuar dor\u00ebheqjen nga ushtrimi i funksionit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Socialdemokrate.<\/p>\n<p>Rezulton se K\u00ebshilli Drejtues Komb\u00ebtar i PSD-s\u00eb, ka shqyrtuar dhe ka marr\u00eb vend p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb Kryetarit n\u00eb dat\u00ebn 31.05.2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ka pranuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe vendimmarrjen e organeve drejtuese t\u00eb PSD-s\u00eb vet\u00ebm n\u00eb dat\u00ebn 06.06.2019.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rezulton q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 10.05.2019, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shprehja e interesit p\u00ebr kandidim dhe n\u00eb dat\u00ebn 24 maj 2019, dit\u00eb kur jan\u00eb zhvilluar zgjedhjet p\u00ebr Kryetar n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zoti Sk\u00ebnder Gjinushi, ligj\u00ebrisht figuron Kryetar i Partis\u00eb Socialdemokrate.<\/p>\n<p>Kjo pozit\u00eb juridike krijon papajtueshm\u00ebri t\u00eb ushtrimit t\u00eb statusit si an\u00ebtar i rregullt i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn shkak ligjor ndalues p\u00ebr t\u00eb kandiduar dhe p\u00ebr t\u2019u zgjedhur Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, referuar nenit 57, pika 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe parashikimet e neneve 3, 6 paragrafi 6, \u00a0nenit 6\/1, pika 1 germa \u201cc\u201d, 11 t\u00eb ligjit nr.9655, dat\u00eb 11.12.2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, rezulton se procesi zgjedhor i zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019 n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave, p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, paraqet problematik\u00eb t\u00eb theksuar ligjore.<\/p>\n<p>Kjo gjendje paligjshm\u00ebrie e b\u00ebn t\u00eb pamundur q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenc\u00ebn e tij t\u00eb parashikuar n\u00eb nenin 92\/g t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruar Kryetarin e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs nuk mundet t\u00eb dekretoj\u00eb em\u00ebrimin e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kushtet kur procesi zgjedhor, i realizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb funksion, \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb shkelje t\u00eb p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr.9655\/2006.<\/p>\n<p>Kushtetuta i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurrsesi formal p\u00ebr t\u2019u shprehur bazuar vet\u00ebm mbi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare t\u00eb paraqitur.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kreut t\u00eb Shtetit, Presidenti i Republik\u00ebs, si nj\u00eb institucion asnjan\u00ebs dhe mbi pal\u00ebt, ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse mekanizmat ligjor\u00eb dhe kushtetues kan\u00eb funksionuar si\u00e7 duhet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos cenohen parimet kushtetuese dhe t\u00eb mos shkelen parashikimet e ligjit specifik.<\/p>\n<p>Ushtrimi i kompetenc\u00ebs kushtetuese t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, p\u00ebr em\u00ebrimin e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, parashikuar n\u00eb nenin 92\/g t\u00eb Kushtetut\u00ebs, k\u00ebrkon domosodshm\u00ebrisht shprehjen e vullnetit nga Presidenti i Republik\u00ebs, vullnet ky i cili formohet vet\u00ebm pas verifikimit dhe vler\u00ebsimit jo vet\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur nga organet respektive q\u00eb kan\u00eb realizuar procesin zgjedhor, por dhe verifikimin e vler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje faktin n\u00ebse i gjith\u00eb ky proces \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur ose jo n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi i ka dh\u00ebn\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs kompetenca p\u00ebr em\u00ebrimin e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e paansh\u00ebm t\u00eb parimit kushtetues t\u00eb ndarjes e balancimit t\u00eb pushteteve, me q\u00ebllim shmangien e \u00e7do lloj ndikimi politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohet jo vet\u00ebm autonomia dhe liria akademike, por dhe respektimi i ligjit sipas frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u parashtrua m\u00eb sip\u00ebr, referuar m\u00ebnyr\u00ebs sesi jan\u00eb zhvilluar zgjedhjet p\u00ebr Kryetar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019, si dhe duke vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi rrethanat, provat dhe baz\u00ebn ligjore q\u00eb rregullon m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Presidenti i Republik\u00ebs, mb\u00ebshtetur n\u00eb nenin 57 pika 7, \u00a092\/g, \u00a093, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nenit 3, nenit 6 paragrafi 6, nenit 6\/1 germa \u201cc\u201d, nenit 11 t\u00eb ligjit nr. 9655, dat\u00eb 11.12.2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, ka arritur n\u00eb konkluzionin:<\/p>\n<p>\u2013 Procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor i zhvilluar dhe i p\u00ebrfunduar n\u00eb dat\u00ebn 24.05.2019 p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, paraqet shkelje t\u00eb parashikimeve t\u00eb ligjit nr.9655, dat\u00eb 11.12.2006 \u201cP\u00ebr Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb vetme ligjore, Presidenti i Republik\u00ebs ka vendosur refuzimin e em\u00ebrimit t\u00eb akademikut Sk\u00ebnder Gjinushi si Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrcjell\u00eb nga Sekretari Shkencor i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave me shkres\u00eb nr.89\/41 prot, dat\u00eb 24.05.2019.<\/p>\n<p>Sinqerisht,<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta ka refuzuar em\u00ebrimin e Sk\u00ebnder Gjinushit n\u00eb krye t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. N\u00eb dekretin e publikuar sot \u00a0thuhet se Presidenti i Republik\u00ebs kreu nj\u00eb vler\u00ebsim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kuadrit kushtetues, jurisprudenc\u00ebs kushtetuese dhe baz\u00ebs ligjore q\u00eb rregullon veprimtarin\u00eb e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Sk\u00ebnder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88978,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95697","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95697\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}