{"id":95872,"date":"2019-07-13T14:54:58","date_gmt":"2019-07-13T12:54:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95872"},"modified":"2019-07-13T14:54:58","modified_gmt":"2019-07-13T12:54:58","slug":"tabaku-nuk-do-te-bejme-asnje-hap-pas-deri-ne-largimin-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tabaku-nuk-do-te-bejme-asnje-hap-pas-deri-ne-largimin-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Tabaku: Nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap pas deri n\u00eb largimin e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>&#8220;Me Edi Ram\u00ebn, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e para p\u00ebr korrupsion, e fundit p\u00ebr mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap pas deri n\u00eb largimin e Edi Ram\u00ebs!&#8221;\u00a0 K\u00ebshtu deklaroi sot ish-deputetja\u00a0Jorida Tabaku nga selia e PD, pasi analizoi kriz\u00ebn politike dhe ekonomike t\u00eb vendit dhe paraqiti raportet e fundit t\u00eb DASH, FMN dhe BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Shqip\u00ebria ka qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Ballkanit; Vuan nga varf\u00ebria e shtuar dhe papun\u00ebsia e rritur, ekonomia l\u00ebngon sepse vendi nuk \u00ebsht\u00eb aspak t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investimet e huaja! Ky \u00ebsht\u00eb konkluzioni i 3 raporteve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme k\u00ebto dit\u00eb nga Departamenti i Shtetit, Nga FMN dhe nga BE lidhur me kriz\u00ebn q\u00eb po kalon vendi, &#8211; theksoi Tabaku. &#8211;\u00a0\u00a0Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i korruptuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, sipas raportit t\u00eb Klim\u00ebs s\u00eb Investimeve p\u00ebr vitin 2019 publikuar nga Departamenti i Shtetit. Qeveria \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs t\u00eb madh karshi sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Qeveria \u00ebsht\u00eb penges\u00eb kryesore p\u00ebr ekonomin\u00eb cka nis q\u00eb me vendosjen e gjobave anti-ligjore e deri tek votimi i ligjeve dhe rregulloreve t\u00eb \u201cv\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete p\u00ebr t\u00eb m\u00ebnjanuar investitor\u00ebt e huaj dhe p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompanit\u00eb e lidhura me politik\u00ebn,\u201d konstaton Departamenti i Shtetit n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Vendi l\u00ebngon n\u00eb that\u00ebsir\u00ebn ekonomike dhe t\u00eb investimeve t\u00eb huaja, shqiptar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb nga varf\u00ebria dhe papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb rritur. Raporti i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebrshkruan arsyet se p\u00ebrse ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb e izoluar dhe pa investitor\u00eb t\u00eb huaj. Raporti vler\u00ebson se shkaqet jan\u00eb korrupsioni, presioni politik p\u00ebr kontraktor\u00ebt, ndryshimi i shpesht\u00eb dhe i pakonsultuar i ligjeve, kalimi i ligjeve klienteliste. Bizneset e huaja pohojn\u00eb se qeveria nd\u00ebrhyn tek ato p\u00ebr ti detyruar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin n\u00ebnkontraktor t\u00eb caktuar t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb. Raporti citon problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria me projektet PPP q\u00eb e jan\u00eb t\u00eb pastudiuara dhe t\u00eb pakonsultuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe e drejta e pron\u00ebs, raporti vler\u00ebson se pronar\u00ebt nuk marrin pronat e tyre t\u00eb tjet\u00ebrsuara nga regjimi komunist. \u00cbsht\u00eb rasti i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb ku shum\u00eb prej investor\u00ebve amerikan\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre problemeve jetike. Raporti i FMN evidenton problemin ky\u00e7 t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb gjat\u00eb qeverisjes Rama, munges\u00ebn totale t\u00eb nj\u00eb plani dhe vizioni ekonomik. T\u00eb dh\u00ebnat e paraqitura nga FMN tregojn\u00eb se gjat\u00eb intervalit 2015-2019 mosha e re ka r\u00ebn\u00eb me 0,6% nd\u00ebrsa mosha e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 12%. Kjo vjen si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb largohen nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend q\u00eb plaket, q\u00eb varf\u00ebrohet nga t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb nuk ka nj\u00eb vizion ekonomik dhe q\u00eb zhytet m\u00eb thell\u00eb n\u00eb grop\u00ebn e korrupsionit ka prodhuar nj\u00eb ekonomi t\u00eb dob\u00ebt pa mund\u00ebsi reale pun\u00ebsimi dhe mir\u00ebqenie. Prej 6 vitesh me radh\u00eb, t\u00eb vetmet investime t\u00eb huaja jan\u00eb ato t\u00eb tash\u00ebguara nga qeverisja demokratike. Situata ekonomike e vendit \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb tragjike n\u00eb krahasim me vendet e rajonit. N\u00eb raportin e fundit t\u00eb Bashkimit Europian, rezulton se ne kemi rritjen ekonomike m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Ballkan. Edhe kjo vet?m fal\u00eb shiut dhe eksportit t\u00eb energjis\u00eb, pra pa krijuar vende t\u00eb reja pune.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po zbrazet nga t\u00eb rinjt\u00eb, sip\u00ebrmarrja nuk gjen terren dhe liri p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur, vendi \u00ebsht\u00eb drobitur nga korrupsioni dhe grabitjet e oligark\u00ebve me qeverin\u00eb Rama. Konkurrenca e ndershme dhe tregu i lir\u00eb jan\u00eb zhdukur. P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike sfida jon\u00eb e par\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e lir\u00eb dhe konkurenc\u00ebn e ndershme \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr monopolove, kund\u00ebr oligarkis\u00eb dhe klientelizmit, kund\u00ebr kapjes s\u00eb ekonomis\u00eb. Beteja jon\u00eb kund\u00ebr oligarkis\u00eb, duke anulluar ligjet me em\u00ebr oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anulluar \u00e7do kontrat\u00eb korruptive PPP-je, do t\u00eb jen\u00eb masat e para q\u00eb Partia Demokratike do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Programi pro pun\u00ebsim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb prej 9%, rregullimin i politikave fiskale n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb plani pro-biznes q\u00eb do t\u2019i jap\u00eb frym\u00ebmarrjen e nevojshme ekonomis\u00eb son\u00eb. Ne do t\u00eb angazhohemi n\u00eb uljen e burokracis\u00eb dhe leht\u00ebsimit t\u00eb procedurave sip\u00ebrmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb siguruar pun\u00ebsim me paga dinjitoze ne do t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb mikprit\u00ebs ndaj investitor\u00ebve t\u00eb huaj, duke ofruar garanci m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn e taksave, siguris\u00eb ekonomike, investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe trajnimin e forc\u00ebs pun\u00ebtore. Partia Demokratike do t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr cdo investitor t\u00eb huaj e p\u00ebr cdo vend t\u00eb ri pune!<\/p>\n<p>Sot ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr korrupsionin, kriminalitetin, vjedhjen e zgjedhjeve, r\u00ebnien ekonomike dhe mbylljen e bizneseve. Ai \u00ebsht\u00eb Edi Rama! Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend pa ligj, pa rregulla, pa drejt\u00ebsi. N\u00eb Shqip\u00ebri mbret\u00ebron nj\u00eb njeri i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasurit\u00eb dhe parat\u00eb e shqiptar\u00ebve. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk udh\u00ebheq interesi i njer\u00ebzve, por sundon vullneti i Edi Ram\u00ebs. Ne, nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap pas p\u00ebr t\u00eb luftuar tiranin\u00eb dhe autokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap pas p\u00ebr t\u00eb rikthyer tregun e lir\u00eb dhe iniciativ\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb duart e shqiptar\u00ebve. Nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap pas deri n\u00eb largimin e Edi Ram\u00ebs!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Me Edi Ram\u00ebn, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e para p\u00ebr korrupsion, e fundit p\u00ebr mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asnj\u00eb hap pas deri n\u00eb largimin e Edi Ram\u00ebs!&#8221;\u00a0 K\u00ebshtu deklaroi sot ish-deputetja\u00a0Jorida Tabaku nga selia e PD, pasi analizoi kriz\u00ebn politike dhe ekonomike t\u00eb vendit dhe paraqiti raportet e fundit t\u00eb DASH, FMN dhe BE-s\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95872","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95872\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}