{"id":95894,"date":"2019-07-13T15:10:24","date_gmt":"2019-07-13T13:10:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=95894"},"modified":"2019-07-13T15:10:24","modified_gmt":"2019-07-13T13:10:24","slug":"linda-rama-ne-londer-gruaja-shqiptare-ska-qene-kurre-me-e-arsimuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/linda-rama-ne-londer-gruaja-shqiptare-ska-qene-kurre-me-e-arsimuar\/","title":{"rendered":"Linda Rama n\u00eb Lond\u00ebr: Gruaja shqiptare s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e arsimuar"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Kryeministrit shqiptar Linda Rama, ka mbajtur nj\u00eb fjalimin n\u00eb Lond\u00ebr ku merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb samit p\u00ebr fuqizimin e grave. Zonja Rama e ka konsideruar Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb rast suksesi, duke theksuar se gruaja shqiptare nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e arsimuar sesa sot. Ajo ka p\u00ebrmendur me radh\u00eb institucionet q\u00eb drejtohen nga grat\u00eb sot n\u00eb vend, nd\u00ebrsa ka theksuar se sot nuk ka hendeqe gjinore n\u00eb arsimin e detyruesh\u00ebm, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr optimiz\u00ebm lidhur me mbylljen n\u00eb jo shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb hendekut t\u00eb ngusht\u00eb gjinor q\u00eb ende ekziston n\u00eb arsimin e mes\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Linda Ram\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cGruaja shqiptare u b\u00eb k\u00ebto koh\u00ebt e fundit tem\u00eb interesimi n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb shum\u00ebllojshme. Por tem\u00eb bisedimi, me nj\u00eb ngjyr\u00eb pak a shum\u00eb serioze, nuk u b\u00eb kurr\u00eb. Mjerisht i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb e madhe an\u00ebs reklamonj\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj shfaqjeje.\u00a0\u00cbsht\u00eb koha, na duket, t\u00eb pushohen zhurmat e sallonevet, d\u00ebfrimet e dansevet dhe krenarit e tualetevet dhe t\u00eb drejtohen v\u00ebshtrimet e pjes\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrgjegjshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb n\u00eb problemet shoq\u00ebrore t\u00eb jet\u00ebs komb\u00ebtare, midis t\u00eb cil\u00ebve ai i gruas z\u00eb vend t\u00eb rradh\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ky, nj\u00eb sh\u00ebnim i redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmuajshme kulturale \u201cP\u00ebrpjekja Shqiptare\u201d t\u00eb Branko Merxhanit, n\u00eb prill 1938 q\u00eb i paraprin artikullit Feminizmi dhe shoq\u00ebria, shkruar nga feministja e par\u00eb e artikuluar shqiptare Olga Plumbi.<\/p>\n<p>Duke menduar se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thosha n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit, pyeta n\u00ebn\u00ebn e Edit: Cila \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe q\u00eb ka gruaja sot? T\u00eb refuzoj\u00eb agresivitetin dhe t\u00eb ruaj\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e thelbit ndaj form\u00ebs \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Pyeta n\u00ebn\u00ebn time: Cila \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe q\u00eb ka gruaja sot? P\u00ebrpara se t\u00eb mendosh p\u00ebr sfidat, mos harro t\u00eb kujtosh arritjet e gruas, q\u00eb gjyshja ime iku pa i imagjinuar dot p\u00ebr mua, nd\u00ebrsa un\u00eb i imagjinoj t\u00eb pafundme mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr mbesat e mia \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Pyeta Rean, vajz\u00ebn ton\u00eb 29-vje\u00e7are: Cila \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe q\u00eb ka vajza sot? T\u00eb njoh\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb plot\u00ebsisht natyr\u00ebn e saj \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Pyeta Gregun, djalin ton\u00eb 28-vje\u00e7ar: Cila \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe q\u00eb ka gruaja sot? Lufta p\u00ebr shkollim dhe pun\u00ebsim dhe p\u00ebrballja me mentalitetet patriarkale n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rurale dhe periferike, \u2013 m\u00eb tha.<\/p>\n<p>Pyeta mikesh\u00ebn time, nj\u00eb profesioniste shum\u00eb e mir\u00eb: Cila \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe q\u00eb ka gruaja profesioniste sot? T\u00eb pretendoj\u00eb e t\u00eb guxoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, duke shtruar rrug\u00ebn dhe l\u00ebne gjurm\u00eb p\u00ebr t\u00eb frym\u00ebzuar gra e vajza t\u00eb tjera qe t\u00eb mund ta ndjekin e \u00e7ojn\u00eb m\u00eb tej lart\u00ebsimin e saj, \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>Pyeta dhe t\u00eb tjer\u00eb, duke marr\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrgjigje q\u00eb plot\u00ebsonin mozaikun e sfidave t\u00eb gruas n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria, q\u00eb historia p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli e vuri n\u00eb sprov\u00ebn e diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr krahasuar me t\u00eb ngjashmet e veta dhe t\u00eb tranzicionit shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb 30 vitet e fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy sprova nuk do t\u00eb mund t\u00eb kaloheshin pa vajzat dhe grat\u00eb e kthyera n\u00eb model t\u00eb nj\u00eb sakrifice vet\u00ebmohuese p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ekuilibrat e familjes e t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb! Gruaja shqiptare ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet heroin\u00eb, n\u00eb shtjellat e nj\u00eb historie aspak bujare me t\u00eb \u2013 sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj k\u00ebtu se komunizmi erdhi n\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve me flamurin e emancipimit t\u00eb gruas, q\u00eb prej shekujsh jetonte e d\u00ebnuar me p\u00ebrjashtim nga jeta sociale n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta trajtuar mozaikun e sfidave t\u00eb gruas shqiptare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kompleksitetin e vet historik, por edhe aktual, p\u00ebrtej ndryshimeve marramend\u00ebse t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb re, do t\u00eb p\u00ebrqendrohem tek potenciali i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i vajz\u00ebs dhe gruas shqiptare p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kontribut cil\u00ebsor n\u00eb shoq\u00ebri, dhe avancimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. Kjo besoj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato tema q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb agjend\u00ebn e gruas t\u00eb \u00e7do vendi t\u00eb zhvilluar apo n\u00eb zhvillim, por besoj po ashtu se n\u00eb realitetin e Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebto dy momente ku po fokusohem, jan\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Gruaja shqiptare nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e arsimuar sesa sot. Vet\u00ebm 5% e grave t\u00eb brezit t\u00eb n\u00ebnave tona ishin me arsim t\u00eb lart\u00eb. Sot, jan\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vajza me diplom\u00eb universitare n\u00eb grupmosh\u00ebn 25-39 vje\u00e7. Sot nuk ka hendeqe gjinore n\u00eb arsimin e detyruesh\u00ebm, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr optimiz\u00ebm lidhur me mbylljen n\u00eb jo shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb hendekut t\u00eb ngusht\u00eb gjinor q\u00eb ende ekziston n\u00eb arsimin e mes\u00ebm. Sot, ka shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb vajza sesa djem q\u00eb ndjekin arsimin e lart\u00eb dhe kjo do t\u00eb ishte e pamendueshme deri jo shum\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb tregun e pun\u00ebs ky potencial zbehet. Jan\u00eb m\u00eb pak gra se burra t\u00eb pun\u00ebsuar, jan\u00eb dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb gra se burra t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb pun\u00eb pa pages\u00eb n\u00eb bizneset familjare, t\u00eb parat q\u00eb dalin nga tregu i pun\u00ebs jan\u00eb gra, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebm\u00ebsis\u00eb e v\u00ebshtir\u00ebsuar s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb koh\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb, nd\u00ebrsa shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00ebndrojn\u00eb ende n\u00ebn trysnin\u00eb e mentaliteteve patriarkale pa mundur t\u00eb shpalosin aft\u00ebsit\u00eb dhe talentin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij realiteti, gjendet nj\u00eb potencial i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim mbi gruan q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel krejt tjet\u00ebr nga m\u00eb par\u00eb, si dhe n\u00eb nivelet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb vendimmarrjet administrative dhe politike q\u00eb sot jan\u00eb shume dometh\u00ebn\u00ebse e inkurajuese.<\/p>\n<p>Madje impresionuese.<br \/>\n30% e deputeteve n\u00eb Parlament sot jan\u00eb gra, 50% e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb k\u00ebshillat bashkiak\u00eb t\u00eb vendit jan\u00eb gra, 50% e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kabinetit qeveritar jan\u00eb gra, t\u00eb cilat aktualisht drejtojn\u00eb edhe sektor\u00eb q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk i ishin besuar gruas.<\/p>\n<p>Energjetika dhe infrastruktura sot kan\u00eb nj\u00eb Ministre grua, po ashtu Financat dhe Ekonomia. Gra jan\u00eb edhe ministret e Mbrojtjes, Drejt\u00ebsis\u00eb, Arsimit, Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Kultur\u00ebs e t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Parlamentin.<\/p>\n<p>Avokatja e Popullit \u00ebsht\u00eb grua, Prokurorja e P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb grua, Kryetarja e Kolegjit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb grua, po k\u00ebshtu Kryetarja e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb gjykat\u00ebsve e prokuror\u00ebve, \u00ebsht\u00eb grua. Gra jan\u00eb edhe Kryetarja e Kolegjit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, grua \u00ebsht\u00eb edhe drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb Renda, po k\u00ebshtu edhe Drejtuesja e Prokuroris\u00eb m\u00eb te madhe n\u00eb vend, ajo e Rrethit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>47% e z\u00ebvend\u00ebsministrave, 40% e institucioneve qendrore dhe 45% e drejtorive t\u00eb P\u00ebrgjithshme drejtohen nga gra.<\/p>\n<p>30% e administrator\u00ebve dhe t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb biznesit privat jan\u00eb gra. Dhe m\u00eb shum\u00eb se 40% e pozicioneve n\u00eb linj\u00ebn e par\u00eb t\u00eb menaxhimit n\u00eb kompanit\u00eb private jan\u00eb gra.<\/p>\n<p>Kjo t\u00ebr\u00ebsi dometh\u00ebn\u00ebse vajzash dhe grash q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb maj\u00ebn e arkitektur\u00ebs institucionale pa dyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb kapaciteti t\u00eb ri shoq\u00ebror e politik p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar merit\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb theksuar nevoj\u00ebn e gruas n\u00eb vendimmarrje. Ky kapacitet i ri, \u00ebsht\u00eb krijuar fal\u00eb nj\u00eb investimi t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb gjitha betejat aspak te lehta zhvillimore dhe emancipuese; p\u00ebrpjekje t\u00eb nisura m\u00eb pak se tre dekada m\u00eb par\u00eb, nga baza e aktivizmit civil, p\u00ebr vendosjen e kuotave gjinore n\u00eb politik\u00eb dhe p\u00ebr rritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb gruas n\u00eb administrimin publik. Por besoj se ky kapacitet i ri \u00ebsht\u00eb edhe produkt i nj\u00eb integriteti t\u00eb dalluesh\u00ebm dhe nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljeje t\u00eb admirueshme, t\u00eb vajzave e t\u00eb grave, fal\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe dy faktor\u00ebve ky\u00e7\u00eb: N\u00ebnave q\u00eb s\u2019kan\u00eb dashur thjesht t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb n\u00eb paqe statusin social q\u00eb kan\u00eb patur vet\u00eb, po kan\u00eb luftuar q\u00eb vajzat e tyre, t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmes n\u00eb raport me pozit\u00ebn gjinore. Dhe e dyta, m\u00ebsueseve, t\u00eb cilat duke qen\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti gra, na kan\u00eb m\u00ebsuar se p\u00ebr gruan \u00ebsht\u00eb m\u00eb kritike se p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb dij\u00eb t\u00eb llogarit\u00eb kostot e ardhshme t\u00eb vendimeve te sotme.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte jo vet\u00ebm e d\u00ebshirueshme, po n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe nj\u00eb lloj borxhi p\u00ebr t\u2019u paguar q\u00eb grat\u00eb q\u00eb sot q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb administrat\u00ebn e lart\u00eb publike ose n\u00eb sektorin privat, t\u2019i b\u00ebnin vetes \u00e7do dit\u00eb pyetjen:<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb kam bere q\u00eb politika, qeverisja, sip\u00ebrmarrja private t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb hapura dhe m\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat si un\u00eb? \u00c7far\u00eb mund dhe duhet t\u00eb b\u00ebj konkretisht, p\u00ebr t\u2019i krijuar m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi grave dhe vajzave t\u00eb shkolluara q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb hapim dyert e tregut t\u00eb pun\u00ebs? \u00c7far\u00eb ndihme mund t\u00eb jap p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar ato q\u00eb gjenden n\u00ebn presionin e dhun\u00ebs n\u00eb familje, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e m\u00ebm\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebputur nga kthetrat e t\u00eb shkuar\u00ebs vajzat dhe p\u00ebr t\u2019i drejtuar n\u00eb klasa e auditor\u00eb? \u00c7far\u00eb hapash duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shembull n\u00eb stimulimin e shembujve t\u00eb duhur?!<\/p>\n<p>Sot, grat\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb me pozicionet e tyre, por ndryshe nga \u00e7\u2019shpresohej vihet re se nuk \u00ebsht\u00eb ende e pranishme ndjeshm\u00ebria e tyre ndaj problematik\u00ebs gjinore. Shoq\u00ebria nuk ka ku e k\u00ebrkon dhe as ku e gjen tjet\u00ebr ve\u00e7se tek grat\u00eb q\u00eb ushtrojn\u00eb pushtet vendimmarr\u00ebs e disponojn\u00eb nj\u00eb platform\u00eb publike, energjin\u00eb e shtuar p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb sa themeltare e po aq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb beteja p\u00ebr barazin\u00eb gjinore. Kush tjet\u00ebr mund t\u2019i jap\u00eb forc\u00ebn e duhur reagimit ndaj agresivitetit, vulgaritetit dhe dhun\u00ebs verbale, q\u00eb po rrezikojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb nj\u00eb normalitet te ri, epidemik, n\u00eb mjedisin e nd\u00ebrveprimit publik? Kush m\u00eb mir\u00eb dhe kush n\u00eb vend t\u00eb tyre, mund t\u00eb marr\u00eb iniciativ\u00ebn e udh\u00ebheqjes s\u00eb z\u00ebshme e konkrete, t\u00eb reagimit ndaj k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb k\u00ebtij normaliteti t\u00eb ri, ku shumica e vajzave e grave rrezikon t\u00eb tkurret e t\u00eb struket?<\/p>\n<p>Nuk kemi ku ta k\u00ebrkojm\u00eb, ve\u00e7se tek ato vet\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, forc\u00ebn e shembullit kund\u00ebr \u00e7do lloj shantazhi, bulizmi e diskomforti n\u00eb mjedisin social. Nuk kemi ku i k\u00ebrkojm\u00eb ve\u00e7se p\u00ebrmes vet\u00eb atyre, iniciativat p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar m\u00ebm\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar pun\u00ebsimin dhe mb\u00ebshtetjen n\u00eb karrier\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar drejt\u00ebsin\u00eb deri n\u00eb fund, p\u00ebr ushtruesit e dhun\u00ebs ndaj gruas, mohuesit e t\u00eb drejtave t\u00eb gruas dhe denigruesit e figur\u00ebs s\u00eb gruas.<\/p>\n<p>Ne presim prej tyre q\u00eb t\u2019i imponojn\u00eb me forc\u00ebn e shembullit si standarde shoq\u00ebrore, toleranc\u00ebn ndaj tjetrit dhe solidaritetin p\u00ebr tjetrin; mosl\u00ebshimin ndaj kujtdo q\u00eb cenon tjetrin dhe mosnegocimin e respektit t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.\u00a0K\u00ebt\u00eb borxh ndaj shoq\u00ebris\u00eb lipset ta kthejn\u00eb duke hapur perspektiva t\u00eb reja, t\u00eb qarta dhe t\u00eb sigurta p\u00ebr gruan dhe duke kuruar me eleganc\u00eb sh\u00ebndetin e mjedisit social p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb toleranc\u00eb dhe respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju fal\u00ebnderuar p\u00ebr frym\u00ebzimin dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb dhat\u00eb, po e mbyll duke ju rr\u00ebfyer se jam nga ato q\u00eb besojn\u00eb se cilado grua qe ndjen se mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshim n\u00eb jet\u00ebt e njer\u00ebzve, sigurisht e kupton se pas shum\u00eb rruge i jemi ngjitur nj\u00eb mali, maja e t\u00eb cilit duket ende larg\u2026 E prej k\u00ebtu ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku \u00ebsht\u00eb t\u00eb ecim duke kombinuar pasionin me vet\u00ebdijen e \u00e7liruar nga frika e hezitimet, duke sfiduar te gjitha mundimet, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb maj\u00ebs tek e cila duhet t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb sa m\u00eb par\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Bashk\u00ebshortja e Kryeministrit shqiptar Linda Rama, ka mbajtur nj\u00eb fjalimin n\u00eb Lond\u00ebr ku merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb samit p\u00ebr fuqizimin e grave. Zonja Rama e ka konsideruar Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb rast suksesi, duke theksuar se gruaja shqiptare nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb e arsimuar sesa sot. Ajo ka p\u00ebrmendur me radh\u00eb institucionet q\u00eb drejtohen nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":95895,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-95894","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95894","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=95894"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/95894\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=95894"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=95894"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=95894"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}