{"id":96568,"date":"2019-07-16T15:31:35","date_gmt":"2019-07-16T13:31:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=96568"},"modified":"2019-07-16T15:31:35","modified_gmt":"2019-07-16T13:31:35","slug":"meta-ja-si-ramaforma-e-la-vendin-pa-gjykate-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/meta-ja-si-ramaforma-e-la-vendin-pa-gjykate-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykat\u00eb Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndryshimet kushtetuese t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi u miratuan n\u00eb 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nSipas Kushtetut\u00ebs, Gjykata Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebhet nga 9 an\u00ebtar\u00eb q\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga kandidat\u00ebt e verifikuar nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED) dhe t\u00eb renditur n\u00eb tri vendet e para t\u00eb list\u00ebs nga ky organ sipas ligjit.<br \/>\nPasi K\u00ebshilli Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED), b\u00ebn vler\u00ebsimin, renditjen dhe listimin e kandidat\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, zgjidhen apo em\u00ebrohen nga lista e hartuar nga KED, ku :<\/p>\n<p>&#8211; tre an\u00ebtar\u00eb em\u00ebrohen nga Presidenti i Republik\u00ebs;<br \/>\n&#8211; tre an\u00ebtar\u00eb zgjidhen nga Kuvendi, dhe<br \/>\n&#8211; tre an\u00ebtar\u00eb zgjidhen nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED), bllokohet dhe nuk funksionon, at\u00ebher\u00eb dhe vendet bosh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk mund t\u00eb plot\u00ebsohen, pasi nuk ka se kush t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb.<br \/>\nSi zgjidhet K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED) dhe p\u00ebrsa koh\u00eb funksionon ai?<br \/>\nSipas Kushtetut\u00ebs (neni 149\/d), KED p\u00ebrb\u00ebhet nga 9 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur me short, nga radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, ndaj t\u00eb cil\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mas\u00eb disiplinore.<br \/>\nAta ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn si an\u00ebtar t\u00eb KED-s\u00eb me mandat 1 (nj\u00eb) vje\u00e7ar.<br \/>\nAn\u00ebtar\u00ebt e KED, p\u00ebrzgjidhen me short t\u00eb organizuar ose nga Presidenti i Republik\u00ebs ose nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas miratimit t\u00eb ndryshimeve Kushtetutese, Kuvendi ka zgjedhur me short vit pas viti 3 (tre) K\u00ebshilla t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb funksionuar p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2017, 2018, 2019.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb dy K\u00ebshillat e zgjedhur p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2017 dhe 2018, nuk kan\u00eb funksionuar, pasi jan\u00eb bllokuar q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p>Lind pyetja p\u00ebrse nuk kan\u00eb funksionuar dy K\u00ebshillat (KED), p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2017-2018 ?<br \/>\nKush e bllokoi funksionimin e KED?<br \/>\nKujt i interesonte q\u00eb KED t\u00eb mos funksionoj\u00eb dhe rrjedhimisht t\u00eb mos plot\u00ebsohej edhe numri i nevojsh\u00ebm i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese?<\/p>\n<p>Kuvendi n\u00eb dat\u00eb 27 janar 2017, n\u00ebn kujdesin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit Ilir Meta, organizoi shortin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente dhe p\u00ebrzgjodhi K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Procesi i organizimit dhe zhvillimit t\u00eb shortit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KED-s\u00eb u drejtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb profesionale dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit nga zj.Albana Shtylla, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit, e cila p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb procesit ka bashk\u00ebpunuar me institucionet respektive q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn kandidaturat dhe \u00ebsht\u00eb konsultuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb EURALIUS dhe OPDAT.<\/p>\n<p>Ky ishte momenti i par\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr ngritjen e institucioneve t\u00eb reja, pas ndryshimeve kushtetuese.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb gjyqtar dhe asnj\u00eb prokuror nuk kontestoi p\u00ebrmbajtjen e listave t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb short, lista k\u00ebto t\u00eb d\u00ebrguara nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lart\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb shpallura prej tyre. Asnj\u00eb gjyqtar apo prokuror nuk kund\u00ebrshtoi rezultatet e shortit t\u00eb hedhur p\u00ebr zgjedhjen e KED.<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb se ky K\u00ebshill, nuk u mblodh asnj\u00ebher\u00eb dhe mandati i tij p\u00ebrfundoi m\u00eb dat\u00eb 31.12.2017, pa kryer asnj\u00eb mbledhje t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush nuk e di pse-n\u00eb e k\u00ebsaj gjendje, po e sqarojm\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama 4 (kat\u00ebr) dit\u00eb pas hedhjes s\u00eb shortit doli hapur dhe publikisht p\u00ebr t\u2019u shprehur se nuk i p\u00eblqenin emrat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KED-s\u00eb.<br \/>\nN\u00eb dat\u00eb 31 janar 2017, Kryeministri Rama shp\u00ebrthen duke i k\u00ebrc\u00ebnuar drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KED-s\u00eb, duke i shantazhuar se do t\u2019i shkarkonte me vetting.<br \/>\nKryeministri shfaqi hapur se kishte n\u00eb dor\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb bllokonte K\u00ebshillin, por edhe t\u2019i shkarkonte m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ja \u00e7ka th\u00ebn\u00eb KM Rama: Burimi: Top Channel dat\u00eb 31 Janar 2017.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/top-channel.tv\/%E2%80%A6\/rama-kunder-ked-gjysma-ikin-nga-ve%E2%80%A6\/\" data-ft=\"{\" data-lynx-mode=\"async\">http:\/\/top-channel.tv\/\u2026\/rama-kunder-ked-gjysma-ikin-nga-ve\u2026\/<\/a><br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kryeministri Edi Rama ka shprehur q\u00ebndrimin e tij lidhur me an\u00ebtar\u00ebt e zgjedhur t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebt u zgjodh\u00ebn vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb shorti t\u00eb hedhur n\u00eb Kryesin\u00eb e Kuvendit. Deklarata e Kryeministrit Rama:<br \/>\n\u201cKjo drejt\u00ebsi e korruptuar q\u00eb t\u00eb kujton at\u00eb shprehjen e vjet\u00ebr q\u00eb jep shpirt por nuk heq dor\u00eb, si\u00e7 u pa edhe nga ai shorti q\u00eb u hodh aty, ku gjysma e atyre jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpi sapo t\u00eb filloj\u00eb ligji i vettingut , nuk i jep mund\u00ebsi ekonomis\u00eb t\u00eb marri frym\u00eb lirisht\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrse Kryeministri sulmoi institucionin e par\u00eb t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED)?!<br \/>\nP\u00ebrgjigjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u2019u kuptuar:<br \/>\n&#8211; Sepse an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi emrat e t\u00eb cil\u00ebve dol\u00ebn nga shorti i zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb transparente n\u00eb 27 janar 2017 nuk i p\u00ebrgjigjeshin interesave dhe shijeve t\u00eb Kryeministrit.<br \/>\n&#8211; Sepse n\u00ebse KED 2017 do t\u00eb funksiononte, Gjykata Kushtetuese do t\u00eb ishte plot\u00ebsuar dhe do t\u00eb ishte gjithmon\u00eb funksionale p\u00ebr t\u00eb kontrolluar veprimtarin\u00eb dhe vendimet e Kryeministrit, Qeveris\u00eb, Kuvendit dhe gjith\u00eb institucioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kryeministri e bllokoi K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr 1 vit rresht p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2017.<br \/>\nAi me presionin e ushtruar i detyroi t\u00eb jepnin dor\u00ebheqjen, apo shkarkoi shumic\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KED, si\u00e7 e kishte premtuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar publikisht.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb zbrazja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese ishte projektuar dhe kishte filluar t\u00eb zbatohej.<\/p>\n<p>N\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb k\u00ebtij projekti, ai p\u00ebrdori duke e keqinformuar dhe ambasadorin e nderuar t\u00eb SHBA n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 2 shkurt 2017, pra 6-dit\u00eb pas hedhjes s\u00eb shortit ambasadori do t\u00eb deklaronte publikisht nd\u00ebr t\u00eb tjera se:<br \/>\n\u201cT\u00eb premten e shkuar, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga Kushtetuta e re, u hodh shorti p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb ri t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, nj\u00ebri prej disa institucioneve t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb mbrojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit. Shorti u drejtua si\u00e7 duhet nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kuvendit, por Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhunoi frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs duke d\u00ebrguar nj\u00eb list\u00eb me vet\u00ebm tre prokuror\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar tre pozicione. Kushtetuta \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb k\u00ebta an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit duhet t\u00eb p\u00ebrzgjidhen me short. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lart\u00eb dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb dor\u00ebzuan secili lista m\u00eb t\u00eb gjata me persona t\u00eb kualifikuar p\u00ebr pozicionet n\u00eb K\u00ebshill. N\u00eb dallim me to, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i zgjodhi vet\u00eb t\u00eb tre pozicionet e prokuroris\u00eb duke d\u00ebrguar nj\u00eb list\u00eb me vet\u00ebm tri emra, p\u00ebrzgjedhur pa transparenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar tre poste. Fatmir\u00ebsisht, ata ekspert\u00eb shqiptar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb e hartuan k\u00ebt\u00eb reform\u00eb parashikuan q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u2019i manipulonin k\u00ebshillat. N\u00eb Kushtetut\u00eb thuhet qart\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij K\u00ebshilli t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen menj\u00ebher\u00eb vetingut. Disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballeshin t\u00eb par\u00ebt me vetingun. Ne do t\u00eb ndjekim nga af\u00ebr p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse Komisionet e Vetingut do t\u2019i p\u00ebrmbahen k\u00ebsaj k\u00ebrkese kushtetuese dhe n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi do ta kalojn\u00eb procesin e vetingut\u201d.<br \/>\nBurimi, faqja zyrtare e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb:\u00a0\u00a0<a href=\"https:\/\/al.usembassy.gov\/%E2%80%A6\/fjala-e-ambasadorit-lu-ne-konfe%E2%80%A6\/\" data-ft=\"{\" data-lynx-mode=\"async\">https:\/\/al.usembassy.gov\/\u2026\/fjala-e-ambasadorit-lu-ne-konfe\u2026\/<\/a><\/p>\n<p>Por q\u00ebndrimi i ambasadorit ishte t\u00ebr\u00ebsisht gabim, pasi si\u00e7 e pranoi ai vet\u00eb m\u00eb von\u00eb, ishte keqinformuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<br \/>\nT\u00eb gjitha pretendimet e ambasadorit u verifikuan nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhe rezultoi se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb rastin konkret kishte zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb korrekte k\u00ebrkesat e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb nenit 221 t\u00eb ligjit nr.115\/2016.<br \/>\nPasi u njoh me rezultatin e verifikimit, ambasadori i k\u00ebrkoi ndjes\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit duke u justifikuar se e kishin keqinformuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Socialiste.<br \/>\nPo a mund t\u00eb mblidhej dhe t\u00eb funksiononte m\u00eb kjo KED, pas k\u00ebtyre deklaratave publike t\u00eb Kryeministrit Rama dhe Ambasadorit Amerikan?!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u bllokua 1 (nj\u00eb) vit rresht K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb 3 n\u00ebntor 2017, si President i Republik\u00ebs nisur nga kjo situat\u00eb e paprecedent dhe historia e hidhur e krijuar nga zgjedhja dhe mosfunksionimi i KED-s\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar zgjedhjen dhe funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb funksiononte n\u00eb vitin 2018, i k\u00ebrkova me shkres\u00eb nr.2605 prot, dat\u00eb 03.11.2017, takim Ambasadores s\u00eb BE-s\u00eb, znj.Romana Vlahutin p\u00ebr t\u00eb disktuar mbi k\u00ebto 3 \u00e7\u00ebshtje:<\/p>\n<ol>\n<li>Funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED) dhe procesin e zgjedhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb ri t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2018;<br \/>\n2. Nisjen e pro\u00e7edurave me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e vendeve vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese;<br \/>\n3. \u00c7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb lidhura m\u00eb to.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pas realizimit t\u00eb k\u00ebtij takimi Presidenti i Republik\u00ebs mori t\u00eb gjitha garancit\u00eb prej Zj.Vlahutin dhe misionit EURALIUS 4, se ky mision do t\u00eb asistonte n\u00eb zhvillimin e nj\u00eb tryeze konsultative n\u00eb datat 9 &#8211; 10 n\u00ebntor 2017 me prezenc\u00ebn e gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb interesuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb do t\u00eb diskutohej mbi problematikat e deritanishme dhe rolit t\u00eb secilit institucion n\u00eb procesin e paraqitjes s\u00eb kandidaturave p\u00ebr zgjedhjen me short dhe ngritjen e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb do t\u00eb funksiononte p\u00ebr vitin 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb u parashikua t\u00eb merrnin pjes\u00eb institucionet si, Presidenti i Republik\u00ebs, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Kryetari Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, drejtues t\u00eb Misionit EURALIUS, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb misioneve OPDAT, USAID, ONM, p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Delegacioni i Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri, Sekretari P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr p\u00ebr realizimin e k\u00ebsaj tryeze, n\u00eb dat\u00eb 8 n\u00ebntor 2017, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur EURALIUS njofton n\u00eb rrug\u00eb telefonike p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen e drejtueses znj.Agnes Bernhard dhe ekspert\u00ebve t\u00eb EURALIUS n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb arsye bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Pra ekspertiza e BE-s\u00eb (EURALIUS) dhe Delegacioni i BE-s\u00eb, e \u201cbraktis\u00ebn\u201d k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb Kreut t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Presidenti i gjendur n\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb \u201cekstra ligjore\u201d, q\u00eb ishte krijuar edhe nga moskrijimi n\u00eb koh\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb Kushtetut\u00ebs me shkres\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 10.11.2017, iu drejtua m\u00ebnjeher\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb situat\u00ebn \u201cekstra ligjore\u201d t\u00eb k\u00ebtij procesi dhe duke i k\u00ebrkuar Kuvendit realizimin e procesit t\u00eb hedhjes s\u00eb shortit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe zgjidhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes sipas frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 7 dhjetor 2017 Kuvendi hodhi p\u00ebrs\u00ebri shortin dhe zgjodhi K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb do funksiononte p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2018. S\u00ebrish u shfaq\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtat problematika me listat.<\/p>\n<p>Edhe emrat, q\u00eb dol\u00ebn nga ky short, s\u00ebrish nuk i p\u00eblqyen Ramaform\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, n\u00eb shkurt 2018 i k\u00ebrkoi p\u00ebrs\u00ebri zyrtarisht KED-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mblidhej dhe t\u00eb shqyrtonte me precedenc\u00eb t\u00eb gjitha kandidaturat e paraqitura p\u00ebr plot\u00ebsimin e t\u00eb gjitha vakancave t\u00eb shfaqura n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>A u mblodh K\u00ebshilli, do t\u00eb pyesni ju?<br \/>\nK\u00ebshilli u mblodh vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 19 mars 2018, ku zhvilloi mbledhjen e tij t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb vetme, pasi KED nuk \u00ebsht\u00eb mbledhur m\u00eb asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>A e dini pse?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb shkurt 2018 i k\u00ebrkonte KED-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mblidhej dhe t\u00eb funksiononte p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet kushtetuese, Kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Ulsi Manja n\u00eb dat\u00eb 5 Mars 2018 doli n\u00eb media dhe i b\u00ebnte thirrje publike an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KED-s\u00eb se duhet t\u00eb kalojn\u00eb vetting-un, p\u00ebrpara se t\u00eb fillojn\u00eb nga puna p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb filtrin e kandidat\u00ebve p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ky Ulsi, q\u00eb n\u00eb dhjetor 2017 zgjodhi n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe pa asnj\u00eb lloj vettingu Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm, 3-muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 5 mars 2018, k\u00ebrc\u00ebnonte an\u00ebtar\u00ebt e KED-s\u00eb, me vetting.<\/p>\n<p>P\u00ebrse Kreu i Komisionit t\u00eb Ligjeve lejoi k\u00ebto shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb PPP-ja e zgjedhur prej tij me 69-vota, t\u00eb funksiononte p\u00ebr 8 muaj pa kryer vettingun, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai me deklarimet e tij po pengonte funksionimin e KED-s\u00eb, po me t\u00eb nj\u00ebjtin shkak vetting-u?!<\/p>\n<p>Ulsiu n\u00eb dat\u00eb 19 mars 2018, shkoi dhe u paraqit n\u00eb mbledhjen e par\u00eb dhe t\u00eb vetme t\u00eb KED-s\u00eb dhe i shantazhoi drejtp\u00ebrdrejt\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij organi pa ju dridhur qerpiku.<\/p>\n<p>Ai (Ulsiu) debatoi me ta dhe i p\u00ebrs\u00ebriti t\u00eb nj\u00ebjtin k\u00ebrc\u00ebnim se KED mund t\u00eb mblidhet p\u00ebr veprimtari administrative, por jo p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe renditjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ai (Ulsiu) e dinte fare mir\u00eb se ajo q\u00eb po b\u00ebnte ishte nj\u00eb krim kushtetues.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore dhe politike me djall\u00ebzi, Ulsiu po i k\u00ebrc\u00ebnonte an\u00ebtar\u00ebt e KED me nj\u00eb dispozit\u00eb tranzitore t\u00eb Kushtetut\u00ebs (neni 179, pika 11), q\u00eb duhej t\u00eb ishte zbatuar 2-vjet m\u00eb par\u00eb dhe jo n\u00eb koh\u00ebn kur Ulsiu po e k\u00ebrkonte.<\/p>\n<p>Ulsiu e shantazhoi KED dhe ia arriti sepse ky organ pas dat\u00ebs 19 mars 2018, nuk u mblodh m\u00eb asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u bllokua edhe me 1 (nj\u00eb) vit tjet\u00ebr K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si Ramaforma shantazhoi K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr 2 vite me radh\u00eb, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, vettingu zbraste totalisht Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Ramaforma bllokoi K\u00ebshillin e Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos lejuar plot\u00ebsimin e vendeve vakante.<\/p>\n<p>N\u00ebse KED do t\u00eb kishte funksionuar normalisht p\u00ebr k\u00ebto dy vjet, 2017 dhe 2018, sot gjykata Kushtetuese do t\u00eb ishte funksionale dhe vakancat do t\u00eb ishin plot\u00ebsuar nj\u00eb e nga nj\u00eb, sipas momentit kur k\u00ebto vakanca u shfaq\u00ebn.<\/p>\n<p>Po kujt i interesonte mosfunksionimi i Gjykat\u00ebs Kushteteuese?<br \/>\nOpozit\u00ebs?<br \/>\nPresidentit?<br \/>\nQytetar\u00ebve dhe grupeve t\u00eb interesit q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre kushtetuese nga nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb i qeveris\u00eb dhe Kuvendit?<\/p>\n<p>Ramaforma nuk e donte Gjykat\u00ebn Kushtetuese funksionale, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu nuk kishte se kush t\u2019i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese q\u00eb ai realizoi me:<br \/>\n&#8211; Ligjin antikushtetues p\u00ebr \u201cShembjen e Teatrit Komb\u00ebtar\u201d;<br \/>\n&#8211; Ligjin antikushtetues nr.94\/2018 \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 8438, dat\u00eb 28.12.1998, \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d (me t\u00eb cilin iu fal\u00ebn tatimet mbi fitimet me efekt prapaveprues shoq\u00ebrive t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me nenin 155 t\u00eb Kushtetut\u00ebs)<br \/>\n&#8211; Ligjin antikushtetues nr.111\/2018 \u201cP\u00ebr Kadastr\u00ebn\u201d;<br \/>\n&#8211; Ligjin antikushtetues nr.39\/2018 \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 8438, dat\u00eb 28.12.1998, \u201cP\u00ebr tatimin mbi t\u00eb ardhurat\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, me t\u00eb cilin u favorizuan nga ana fiskale bizneset e lojrave t\u00eb fatit, p\u00ebrpara se ato t\u00eb mbylleshin.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha Kontratat Koncesionare Antikushtetuese t\u00eb PPP-ve t\u00eb miratuara nga Qeveria;<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha Vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, t\u00eb marra n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me Kushtetut\u00ebn dhe me interesat e shtetasve shqiptar\u00eb;<br \/>\nPa Gjykat\u00eb Kushtetuese, nuk kishte ku t\u00eb ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetar\u00ebt p\u00ebr \u00e7do shkelje kushtetuese t\u00eb qeveris\u00eb dhe kuvendit;<br \/>\nPa Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe me nj\u00eb PPP t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese, mbret\u00ebria Ramaform\u00eb, do t\u00eb ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr guinness i ri shqiptar, 16 muaj (Prill 2018 \u2013 Korrik 2019) Republika e Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb shtet demokratik i s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb pa Gjykat\u00eb Kushtetuese funksionale!!!!!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar 3 vjet nga miratimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, jo vet\u00ebm nuk kemi Gjykat\u00eb Kushtetuese, por as Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb funksionale dhe as Inspektor t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Ramaforma dhe jo Reforma, q\u00eb u votua me konsensus historik maksimal tre vite m\u00eb par\u00eb dhe q\u00eb e mb\u00ebshtesnin mbi 90 % e shqiptar\u00ebve.<br \/>\nK\u00ebshtu Ramaforma \u201cp\u00ebrmbyti\u201d edhe t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb pun\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe ndihm\u00ebn q\u00eb na dha ky institucion prestigjoz gjat\u00eb hartimit dhe miratimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi me shqet\u00ebsim kryesor garantimin e moskapjes politike t\u00eb institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb sqarim bashk\u00eblidhur gjeni:<br \/>\nNj\u00eb prej shum\u00eb komunikimeve zyrtare t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush kishte vullnet p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb vendin pa Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe kush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr gjendjen ku ndodhemi prej 16 muajsh.<br \/>\nPo k\u00ebshtu p\u00ebr ilustrim ndiqni dy videot se si Kryeministri dhe Kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve, ushtruan presion dhe bllokuan funksionimin e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe rrjedhimisht edhe plot\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr dy vite rresht.<\/p>\n<p>16.07.2019<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ndryshimet kushtetuese t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi u miratuan n\u00eb 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas Kushtetut\u00ebs, Gjykata Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebhet nga 9 an\u00ebtar\u00eb q\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga kandidat\u00ebt e verifikuar nga K\u00ebshilli i Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED) dhe t\u00eb renditur n\u00eb tri vendet e para t\u00eb list\u00ebs nga ky organ [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":96498,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96568","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96568"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96568\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}