{"id":97380,"date":"2019-07-19T17:53:38","date_gmt":"2019-07-19T15:53:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97380"},"modified":"2019-07-19T17:53:38","modified_gmt":"2019-07-19T15:53:38","slug":"ftesa-ne-hage-si-presion-per-taksen-ramushi-iken-por-con-kosoven-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ftesa-ne-hage-si-presion-per-taksen-ramushi-iken-por-con-kosoven-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"&#8216;Ftesa&#8217; n\u00eb Hag\u00eb, si presion p\u00ebr taks\u00ebn? Ramushi ik\u00ebn, por \u00e7on Kosov\u00ebn n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen e parevokueshme, t\u00eb premten pasdite. Shkak i k\u00ebtij akti ka qen\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb nga Gjykata Speciale p\u00ebr krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e cila nd\u00ebr t\u00eb akuzuarit, ka thirrur dhe Haradinaj.<br \/>\nRreth or\u00ebs 16.15 t\u00eb s\u00eb premtes, k\u00ebt\u00eb lajm e dha vet\u00eb Haradinaj: \u201cSapo informova Qeverin\u00eb, tani do t\u00eb informoj\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera, kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen e parevokueshme nga funksioni i kryetarit t\u00eb qeveris\u00eb. Arsyeja \u00ebsht\u00eb sepse jam ftuar t\u00eb intervistohem nga Gjykata Speciale. Do t\u00eb kem n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijm paraqitjen, dhe kam vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb si kryetar i qeveris\u00eb atje, por si nj\u00eb qytetar, si Ramush Haradinaj. Si kryetar i qeveris\u00eb kam\u00eb vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb e drejt t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera Haradinaj p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij pa kthim si kryeminist\u00ebr.<br \/>\nPo p\u00ebr \u00e7far\u00eb akuzohet Ramush Haradinaj?<br \/>\nKryeministri i Kosov\u00ebs, tashm\u00eb i dor\u00ebhequr, akuzohet p\u00ebr krime lufte nga Serbia. Akuza ndaj Haradinajt lidhet me masakr\u00ebn ndaj popull\u00ebsis\u00eb civile serbe n\u00eb vitin 1997. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, sipas akuzave t\u00eb ngritura nga prokuroria serbe, e cila m\u00eb her\u00ebt kishte dhe nj\u00eb urdh\u00ebr arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kreun e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dyshohet se Haradinaj s\u00eb bashku me v\u00ebllez\u00ebrit e tij, Dautin dhe Shk\u00eblzenin, kishte organizuar \u2018sulme terroriste\u2019 ndaj policis\u00eb serbe n\u00eb rajonin e Dukagjinit.<br \/>\nHaradinaj akuzohet p\u00ebr thelemimin e nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cShqiponjat e Zeza\u201d, t\u00eb cilat sipas Serbis\u00eb, konsiderohen p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr torturimin dhe vrasjen e disa personave civil\u00eb serb\u00eb, trupat e t\u00eb cil\u00ebve u gjet\u00ebn n\u00eb liqenin e Radoniqit, dhe n\u00eb disa puse n\u00eb De\u00e7an. Megjithat\u00eb, ndaj Haradinajt ka pasur edhe akuza t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat ka shkuar dy her\u00eb n\u00eb Tribulanin e Hag\u00ebs, p\u00ebr akuzat \u201ckrim kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve t\u00eb luft\u00ebs\u201d, t\u00eb kryera n\u00eb 3- shtator t\u00eb vitit 1998. Prej k\u00ebtyre proceseve ai ka dal\u00eb i pafajsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb provat e reja t\u00eb rihapjes s\u00eb Dosjes s\u00eb Radoniqit?<br \/>\nK\u00ebt\u00eb nuk e di askush, por nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb emisionin Rubikon, n\u00eb KTV, kryeministri Ramush Haradinaj ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet di\u00e7ka t\u00eb \u00e7uditshme. Se atij, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i kishin vendosur dy kushte. Nj\u00eb Deklarat\u00eb q\u00eb ai nuk e elaboroi gjat\u00eb. Sipas burimeve serioze mediatike n\u00eb Prishtin\u00eb, realstory.al ka m\u00ebsuar se me gjas\u00eb gjith\u00e7ka lidhet me q\u00ebndrimin e prer\u00eb dhe t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Haradinajt ndaj nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme me Serbin\u00eb. Q\u00ebndrimi i tij mori jehon\u00eb n\u00eb takimin e Berlinit, ku u b\u00ebn\u00eb publike dhe replikat e tij t\u00eb ashpra me presidentin Macron, por edhe me Edi Ram\u00ebn dhe Hashim Tha\u00e7in.<br \/>\nSipas informacioneve paraprake m\u00ebsohet se k\u00ebto dy kushte q\u00eb p\u00ebrmendi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt Haradinaj, jan\u00eb Asosacioni ose Marr\u00ebveshja. P\u00ebr t\u00eb dyja k\u00ebto Haradinaj ka patur q\u00ebndrime shum\u00eb kritike apo kund\u00ebr. Ai i reziston prej muajsh k\u00ebrkesave nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe p\u00ebr vendosjen e tarifave doganore 100 perqind ndaj mallrave t\u00eb Serbis\u00eb. Kjo e kishte v\u00ebn\u00eb Haradinajn n\u00eb pozit\u00eb p\u00ebrball\u00ebse me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, mir\u00ebpo sondazhet e nxirrnin ne rritje partin\u00eb e tij AAK.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt ndalimi p\u00ebr pak minuta i t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Dautit (edhe ai i p\u00ebrmendur n\u00eb dosjen e Radoniqit) u duk si nj\u00eb lajm i rrem\u00eb. Por mesa duket nuk ka q\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu. Burime p\u00ebr realstory.al thon\u00eb se Haradinaj ishte n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij zhvilllimi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, cka nuk e b\u00ebn t\u00eb rast\u00ebsishme intervist\u00ebn e tij mbr\u00ebmjen e t\u00eb enjtes kur ai deklaroi se nuk do t\u00eb hiqte taks\u00ebn, pa njohur Serbia pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nA \u00ebsht\u00eb pra \u201cftesa\u201d p\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb e Haradinajt, nj\u00eb mjet presioni ndaj tij p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb \u201cdeal\u201d tjet\u00ebr nga kryeministri kok\u00ebfort\u00eb? Vet\u00eb Haradinaj pas dor\u00ebheqjes botoi nj\u00eb let\u00ebr ku akuzonte nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe paralajm\u00ebronte p\u00ebr ndarje, n\u00ebse lider\u00ebt shqiptar\u00eb heqin dor\u00eb nga taksa n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb njohjes.<br \/>\nPor shum\u00eb interesante duket pasoja tjet\u00ebr e dor\u00ebheqjes s\u00eb Rambos.<br \/>\nDor\u00ebheqja e Haradinajt k\u00ebrkon tani mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb Presidentit ia kujtoi vet\u00eb kryeministri i Dor\u00ebhequr n\u00eb momentin e largimit: \u201cQeveria n\u00eb dor\u00ebheqje i kryen detyrat e veta deri n\u00eb formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve t\u00eb lira. Tani p\u00ebrgjegj\u00ebsia shkon tek Presidenti q\u00eb ai me fillu konsultat p\u00ebr dat\u00ebn e re t\u00eb zgjedhjeve me partit\u00eb politike. Un\u00eb i afrohem popullit prap\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebr shkak se nuk jam i akuzuar por jam thirrur p\u00ebr t\u2019u intervistuar\u201d, tha Haradinaj, teksa dha lajmin e dor\u00ebheqjes p\u00ebr shkak t\u00eb thirrjes p\u00ebr t\u2019u intervistuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale.<br \/>\nParadoksalisht (dhe jo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb) AAK do t\u2019i duhet t\u00eb futet n\u00eb k\u00ebto zgjedhje pa Ramushin, nj\u00eb test i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr formacionin politik t\u00eb Rambos s\u00eb Dukagjinit. Por ndryshe nga her\u00ebt e tjera, AAK mund t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb se 8 p\u00ebrqind\u00ebshi i fundit i vitit 2017. N\u00ebse ndodh kjo, ka pak r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse Ramushi ndodhet n\u00eb Hag\u00eb, apo Prishtin\u00eb. N\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, mb\u00ebshtetja kund\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb negociuar do t\u00eb rritej me s\u00eb paku 10 p\u00ebrqind. Dhe kjo do t\u00eb ishte p\u00ebrgjigja e v\u00ebrtet\u00eb e Haradinajt ndaj presioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj tij. \/Realstory.al\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Ramush Haradinaj ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen e parevokueshme, t\u00eb premten pasdite. Shkak i k\u00ebtij akti ka qen\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb nga Gjykata Speciale p\u00ebr krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e cila nd\u00ebr t\u00eb akuzuarit, ka thirrur dhe Haradinaj. Rreth or\u00ebs 16.15 t\u00eb s\u00eb premtes, k\u00ebt\u00eb lajm e dha vet\u00eb Haradinaj: \u201cSapo informova Qeverin\u00eb, tani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69674,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97380","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97380\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}