{"id":97428,"date":"2019-07-20T13:01:15","date_gmt":"2019-07-20T11:01:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97428"},"modified":"2019-07-20T13:01:15","modified_gmt":"2019-07-20T11:01:15","slug":"analisti-serb-kosove-serbi-gjermania-e-franca-do-jene-ndermjetesit-kryesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/analisti-serb-kosove-serbi-gjermania-e-franca-do-jene-ndermjetesit-kryesore\/","title":{"rendered":"Analisti serb\/ \u2018Kosov\u00eb-Serbi, Gjermania e Franca do jen\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsit kryesor\u00eb\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Analisti serb dhe drejtori i Forumit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebretnike, Dushan Janjiq, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express, ka folur rreth mesazheve q\u00eb dha presidenti i Franc\u00ebs, Emanuel Macron, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Beograd p\u00ebr rinisjen e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Janjiq ka dh\u00ebn\u00eb parashikimet e tij se kur do t\u00eb mbahet takimi i radh\u00ebs nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Paris, dhe ka treguar se kur do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr suspendim t\u00eb taks\u00ebs.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i rrethanave t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ka sakt\u00ebsuar edhe hapat q\u00eb duhet nd\u00ebrmarr\u00eb nga dy pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Janjiq, ka folur edhe p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, rolin e SHBA-s\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Rusia t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb raporteve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Intervistoi Besnik VELIU<\/p>\n<p>Gazeta Express: Si e shihni vizit\u00ebn e Macron-it n\u00eb Serbi?<\/p>\n<p>Janjiq: Ishte nj\u00eb vizit\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr raportet bilterale nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Franc\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Vu\u00e7iqin dhe njer\u00ebzit e tjer\u00eb, pasi q\u00eb ata e interpretojn\u00eb si nj\u00eb pranim t\u00eb qeverisjes s\u00eb tyre t\u00eb mir\u00eb. Megjithat\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi raportet nd\u00ebrmjet Franc\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk jan\u00eb aq t\u00eb mira sa njer\u00ebzit d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i prezantojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Gazeta Express: Si i komentoni deklarimet e presidentit t\u00eb Franc\u00ebs p\u00ebr vazhdimin e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Janjiq: Ishin shum\u00eb pozitive. M\u00eb n\u00eb fund vizita e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ishte nj\u00eb lloj manipulimi mes emocioneve dhe nj\u00eb t\u00eb kaluare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Franc\u00ebs. Por, n\u00eb thelb ai ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb q\u00eb Vu\u00e7iqi dhe lidershipi serb t\u00eb p\u00ebrgatitin opinionin publik p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend special p\u00ebr veten e tij dhe Franc\u00ebn n\u00eb vazhdimin e dialogut.<\/p>\n<p>Ai e kishte vendosur dialogun n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb at\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes evropiane t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, q\u00eb ishte harruar tri vitet e fundit, kur filluan diskutimet p\u00ebr ndarje dhe shk\u00ebmbime territoresh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai tregoi se p\u00ebrgatitjet p\u00ebr takimin e Parisit jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim. Dhe un\u00eb pres q\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Paris t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shtatorit, apo fillim t\u00eb tetorit. Kemi par\u00eb s\u00eb fundi edhe deklarimet e Philip Reeker, ai (Macron) \u00ebsht\u00eb i koordinuar sigurisht me \u00cbashingtonin, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb takimi do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta Express: A shihni ndonj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb rifilloj\u00eb dialogu, n\u00ebse Kosova dhe Serbia nuk i ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimet rreth taks\u00ebs?<\/p>\n<p>Janjiq: Taksa dhe shk\u00ebmbimi i territoreve jan\u00eb di\u00e7ka plot\u00ebsisht jasht\u00eb dhe kund\u00ebr korniz\u00ebs s\u00eb dialogut. Ato jan\u00eb dy l\u00ebvizje q\u00eb e kan\u00eb shkat\u00ebrruar dialogun. Un\u00eb e di q\u00eb taksa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i fort\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe sigurisht p\u00ebr kryeministrin Haradinaj p\u00ebr t\u00eb forcuar pozicionin n\u00eb dialog dhe para opinionit publik t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb lloj mbulimi p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb d\u00ebshmon se Kosova kontrollon t\u00eb gjith\u00eb territorin e saj n\u00eb sensin e kontrolleve doganore dhe policore.<\/p>\n<p>Gjithashtu ka treguar q\u00eb Kosova jo vet\u00ebm q\u00eb ka kapacitete p\u00ebr t\u2019u kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar kushtet n\u00eb ekonomi dhe tregti.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr taksa nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb politik\u00eb afatgjate. N\u00ebse taksa p\u00ebrdoret si politik\u00eb afatgjate n\u00ebnkupton q\u00eb ju po e mbyllni ekonomin\u00eb tuaj dhe po punoni q\u00eb t\u00eb mbyllni shoq\u00ebrin\u00eb tuaj. I fundit, n\u00ebse mund ta them ishte, Enver Hoxha i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb (taksa) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e duhur.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa hapa. Nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqet taksa. Por, un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb Paris apo para Parisit, do t\u00eb b\u00ebhet suspendimi i taks\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por, \u00e7\u00ebshtja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo e siguris\u00eb. Rasti i vrasjes s\u00eb politikanit serb, Oliver Invaoviq, sepse nuk ka komunikim zyrtar nd\u00ebrmjet dy vendeve dhe kemi ndikim shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb politik\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt dhe n\u00eb destabilizimin e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb q\u00eb duhet diskutuar dhe do t\u00eb diskutohet n\u00eb Paris, apo para Parisit, me p\u00ebrfshirjen e NATO\u2019s\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb rifilluar dialogun, mendoj q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm takimi n\u00eb Paris. Maksimumi i takimit n\u00eb Paris \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritet gatishm\u00ebria p\u00ebr dialog dhe ndoshta p\u00ebr t\u00eb treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr suspendimin e taks\u00ebs.<\/p>\n<p>Gazeta Express: Si e shihni rolin e SHBA-s\u00eb n\u00eb dialog, a mendoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb administrata amerikane t\u00eb p\u00ebrfshihet?<\/p>\n<p>Janjiq: Ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb involvuar gjithmon\u00eb. Por, m\u00eb n\u00eb fund ata kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta Express: Ju pyeta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse Hashim Tha\u00e7i kishte th\u00ebn\u00eb se ishte i tmerruar kur e kishte marr\u00eb vesh q\u00eb nuk kishte koordinim nd\u00ebrmjet mes SHBA-s\u00eb dhe Franc\u00ebs e Gjermanis\u00eb p\u00ebr Samitin e Berlinit?<\/p>\n<p>Janjiq: Si\u00e7 e di SHBA-ja e ka problem q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kompromis n\u00eb mes t\u00eb presidentit, Kongresit dhe State Departamentit, por n\u00eb fund Kongresi dhe State Departament jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb koordinuar dhe jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb informuar p\u00ebr Berlinin. Ndoshta Hashimi nuk i ka par\u00eb, por ata ishin atje. SHBA-t\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb ribashkohen n\u00eb nj\u00eb formati t\u00eb ri, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb dua t\u00eb n\u00ebnvizoj.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i fundit i Reeker-it dhe Macron-it kan\u00eb treguar q\u00eb QUINTI \u00ebsht\u00eb pajtuar p\u00ebr nj\u00eb format t\u00eb ri. Do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb format i ri ku p\u00ebrfaq\u00ebsues special t\u00eb shteteve, Gjermanis\u00eb dhe Franc\u00ebs do t\u00eb involvohen p\u00ebr t\u00eb pasur nd\u00ebrmjet\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, p\u00ebr t\u00eb menaxhuar procesin e dialogut.<\/p>\n<p>Gazeta Express: Kan\u00eb qen\u00eb disa raportime n\u00eb mediat franceze q\u00eb thon\u00eb se Macron-i \u00ebsht\u00eb i hapur ndaj ides\u00eb s\u00eb korrigjimit t\u00eb kufijve, apo shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, ndryshe nga kancaleraj Merkel. A mendon se dialogu do t\u00eb vazhdoj\u00eb pa pasur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb shteteve an\u00ebtare rreth ides\u00eb s\u00eb korrigjimit t\u00eb kufijve?<\/p>\n<p>Janjiq: Para se gjithash Macron tha n\u00eb Beograd se t\u00eb gjith\u00eb opsionet mund t\u00eb prezantohen. Dhe Vu\u00e7iq, si\u00e7 jam i informuar un\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb prezantoj\u00eb iden\u00eb p\u00ebr ndarje. \u201cOk, ky \u00ebsht\u00eb problemi yt\u201d.<\/p>\n<p>Por kur Macron ishte n\u00eb takimet e nivelet e larta, ai ka th\u00ebn\u00eb dy q\u00ebndrime. Nj\u00ebrin mendoj q\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb prani t\u00eb Tha\u00e7it, q\u00eb nuk e \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjitha mund\u00ebsive, p\u00ebrfshir\u00eb edhe iden\u00eb p\u00ebr ndarje. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai ka ndryshuar q\u00ebndrimet.<\/p>\n<p>Por problemi q\u00eb nga fillimi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e grupeve ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb ton\u00eb dhe n\u00eb publik, jan\u00eb duke e promovuar iden\u00eb e kolonializimit dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Dhe n\u00eb thelb n\u00ebse freskoni kujtes\u00ebn: si ishte krijuar zona n\u00eb Veri t\u00eb Kosov\u00ebs? Duke iu fal\u00ebnderuar kontingjentit t\u00eb Franc\u00ebs, dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb tyre me Rusin\u00eb dhe Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb. Franca ishte vendi q\u00eb duhej t\u00eb stabilizonte korridorin n\u00eb lumin Ib\u00ebr n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn franceze se si t\u00eb zgjidhet nj\u00eb problem post-kolonial.<\/p>\n<p>Por tani nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb agjend\u00eb. Sepse Macron e ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e Kosov\u00ebs q\u00eb nga 2004-a. Dhe nj\u00eb nga q\u00ebndrimet e tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndryshohen territoret.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb diskutime p\u00ebr delimitim apo demarkim, por jo p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer territore apo p\u00ebr t\u00eb vendosur kufij n\u00eb vija etnike. Macron nuk e mb\u00ebshtete nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb tani, publikisht nuk e ka mb\u00ebshtetur asnj\u00ebher\u00eb iden\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00eb territoreve n\u00eb vija etnike.<\/p>\n<p>Gazeta Express: Si e shihni marr\u00ebveshjen finale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Janjiq: Bazuar n\u00eb informacionet q\u00eb kam deri n\u00eb k\u00ebto momente, dua v\u00ebrtet t\u00eb shoh q\u00eb n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm t\u00eb arrihen disa marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e plot\u00eb t\u00eb raporteve.<\/p>\n<p>Kur vijm\u00eb tek \u00e7\u00ebshtjet kryesore, un\u00eb nuk mendoj q\u00eb mund t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje finale, pasi q\u00eb duhet shkuar n\u00eb shum\u00eb hapa.<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lloj njohjeje e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia. Ekzistenc\u00eb dhe jo pranim i kapacitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00ebnkupton se nuk mund t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb ambasador\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe gjithashtu nuk duhet t\u00eb ket\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb territoreve. Duhet pajtuar p\u00ebr disa parime p\u00ebr demarkim.<\/p>\n<p>Dhe pyetja e vetme \u00ebsht\u00eb Asociacioni i Komunave Serbe. N\u00ebse pal\u00ebt pajtohen p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteve, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00ebse pajtohen p\u00ebr miratimin e vazhdimit t\u00eb Kapitullit IV t\u00eb Ahtisarit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe Kishat.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ket\u00eb Asociacion apo ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb efektive, p\u00ebr 10-15 vjet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lloj autonomie p\u00ebr kat\u00ebr komunat n\u00eb Veri. P\u00ebr t\u00eb integruar ato plot\u00ebsisht n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Slavonin\u00eb Lindore.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb relaksonte situat\u00ebn, pas diskutimeve p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00eb territoreve dhe mund t\u00eb jet\u00eb kompromisi q\u00eb mund ta pranojn\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Por do t\u00eb shohim si do t\u00eb funksionoj\u00eb, pasi nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb partner t\u00eb jasht\u00ebm, Rusin\u00eb. Q\u00eb ka shum\u00eb ndikim. Dhe n\u00ebse Rusia nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkt apo indirekt, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb shum\u00eb probleme, q\u00eb n\u00ebnkupton se mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb komplet iden\u00eb e Brukselit p\u00ebr pr ocesin e normalizimit, t\u00eb raporteve nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti serb dhe drejtori i Forumit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebretnike, Dushan Janjiq, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Gazet\u00ebn Express, ka folur rreth mesazheve q\u00eb dha presidenti i Franc\u00ebs, Emanuel Macron, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Beograd p\u00ebr rinisjen e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Janjiq ka dh\u00ebn\u00eb parashikimet e tij se kur do t\u00eb mbahet takimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97429,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97428\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}