{"id":97471,"date":"2019-07-20T13:27:19","date_gmt":"2019-07-20T11:27:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=97471"},"modified":"2019-07-20T13:27:19","modified_gmt":"2019-07-20T11:27:19","slug":"sezoni-turistik-ministrat-mbledhin-task-forcen-e-turizmit-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sezoni-turistik-ministrat-mbledhin-task-forcen-e-turizmit-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Sezoni turistik, ministrat mbledhin Task Forc\u00ebn e Turizmit n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga qyteti bregdetar i Vlor\u00ebs, ku ministri Klosi mblodhi Task Forc\u00ebn e Turizmit dhe ku t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe ministri i Brendsh\u00ebm, ministrja e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebs ministrja e Financave, t\u00eb deleguarit e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr drejtimin e grupit nd\u00ebrinsitucional p\u00ebr menaxhimin e sezonit turistik 2019, u raportuan problematikat dhe u lan\u00eb afate p\u00ebr zgjidhjen e menj\u00ebhershme t\u00eb tyre, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb sezoni turistik t\u00eb mir\u00ebadministruar dhe n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb pushuesve.<\/p>\n<p>\u201cNga 139 subjekte t\u00eb kontrolluara n\u00eb zon\u00ebn e bregdetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs vet\u00ebm 11 prej tyre kan\u00eb kontrata me bashkit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu ku jemi ka m\u00eb shum\u00eb se 11 q\u00eb e ushtrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet, madje nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i k\u00ebtyre aktiviteteve nuk ka nipt financiar\u201d, tha ministri Klosi. Ai foli edhe p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb plazhe, detyrimin q\u00eb kan\u00eb subjektet p\u00ebr tu pajisur me kulla vrojtimi dhe ruajt\u00ebs plazhesh t\u00eb certifikuar, q\u00eb sipas ministrit l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>\u201cNe pat\u00ebm 0 jet\u00eb t\u00eb humbura n\u00eb plazhet e Vlor\u00ebs vitin e kaluar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sivjet nuk \u00ebsht\u00eb po i nj\u00ebjti rezultat sepse edhe shifrat flasin q\u00eb kemi m\u00eb pak roje plazhi sesa vitin e kaluar. Vrojtues t\u00eb certifikuar kemi vet\u00ebm 84 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb. Kemi m\u00eb shum\u00eb pika t\u00eb ngritura p\u00ebr kulla vrojtimi krahasuar me vjet, por q\u00eb nuk jan\u00eb funksionale. Edhe pse \u00ebsht\u00eb mesi i korrikut akoma nuk kemi realizuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e vij\u00ebs bregdetare, vij\u00ebzimet e detit; ku lejohet notimi dhe ku lejohet levizja e mjeteve te shpejtesise. Vjet pat\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb arritje t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e bregdetit me 0 aksidente me jet\u00eb t\u00eb humbura. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb parvjet mungesa e k\u00ebtyre vij\u00ebzimeve na b\u00ebri q\u00eb vet\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb kishim 3 aksidente disa edhe me jet\u00eb t\u00eb humbura t\u00eb turit\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs\u201d, tha ministri Klosi.<\/p>\n<p>Ministri tha se n\u00eb Vlora i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb deti t\u00eb shfryt\u00ebzohet gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, e megjithat\u00eb kontrolli mbi mjetet q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb gadishullin e Karaburunit dhe Sazanin \u00ebsht\u00eb pothuajse minimal.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse vjet kan\u00eb qen\u00eb 2 sivjet jan\u00eb 27 mjete q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimin n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Karaburunit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje p\u00ebr zonat e mbrojtura por p\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb e madhe. Meq\u00eb \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb pas miratimit t\u00eb Kodit Penal ku disa nga shkeljet e krimet mjedisore tashm\u00eb jan\u00eb krime penale, I b\u00ebj thirrje institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb ushtrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontrolle, p\u00ebr t\u00eb evidentuar dhe nd\u00ebshkuar krimin mjedisor, tanim\u00eb me ligj\u201d, tha ministri Klosi.<\/p>\n<p>P\u00ebr ministrin Lleshaj, mos zbatimi i legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr menaxhimin e stacioneve t\u00eb plazhit duhet zgjidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb immediate, p\u00ebrndryshe do t\u00eb nisin nd\u00ebshkimet. \u201cJava tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb afati i fundit p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontratave p\u00ebr dh\u00ebnien me qira t\u00eb stacioneve t\u00eb plazhit. Nga e h\u00ebna, ekipe t\u00eb bashkis\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb \u00e7do subjekt q\u00eb t\u00eb firmosin kontratat p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb plazheve ose t\u00eb ikin p\u00ebrfundimisht, p\u00ebrndryshe do t\u00eb ket\u00eb penalizime dhe procedime penale. Kontrata t\u00eb jen\u00eb me efekt prapaveprues q\u00eb nga koha kur subjektet kan\u00eb filluar t\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin\u201d, tha ministri Lleshaj.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb tha se jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb \u00e7do pik\u00eb turistike. \u201cKemi p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb 28 qendrat sh\u00ebndet\u00ebsore verore q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zonat turistike, me trajnimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb ekipeve mjek\u00ebsore dhe koordinimin e pun\u00ebs nga urgjenca komb\u00ebtare n\u00eb territor. Nga 1 Qershori kan\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbim mjek\u00ebsor rreth 20 mij\u00eb pushues\u201d, u shpreh Ministrja Manastirliu.<\/p>\n<p>P\u00ebr z\u00ebvend\u00ebs ministren e Financave, turizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt prioritar\u00eb dhe strategjik q\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit. \u201cPaketa fiskale q\u00eb ne kemi sot p\u00ebr nj\u00eb kategori t\u00eb madhe biznesesh deri n\u00eb 5 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb me task\u00eb 0, gjithashtu n\u00eb ndryshimet e fundit t\u00eb paket\u00ebs fiskale, t\u00eb gjith\u00eb subjektet n\u00eb qarkullim nga 5-4 milion\u00eb lek\u00eb kan\u00eb reduktim me 5% t\u00eb tatimit nga 15%, q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shum\u00eb incentiva jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb fush\u00ebn e akomodimit dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb funksion t\u00eb agrobiznesit, duke nxitur edhe agroturizmin.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb gjitha k\u00ebto leht\u00ebsi, duhen shoq\u00ebruar edhe me masa nd\u00ebshkuese p\u00ebr subjektet q\u00eb shkelin ligjin dhe ministria e Financ\u00ebs \u00ebsht\u00eb padyshim pjes\u00eb integrale e Task Forcave p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e sezonit turistik dhe strukturat e saj kan\u00eb nisur kontrollet n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb identifikuar subjektet turistike, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit, duke cenuar mbar\u00ebvajtjen e sezonit turistik\u201d, tha Ikonomi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga qyteti bregdetar i Vlor\u00ebs, ku ministri Klosi mblodhi Task Forc\u00ebn e Turizmit dhe ku t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe ministri i Brendsh\u00ebm, ministrja e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebs ministrja e Financave, t\u00eb deleguarit e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr drejtimin e grupit nd\u00ebrinsitucional p\u00ebr menaxhimin e sezonit turistik 2019, u raportuan problematikat dhe u lan\u00eb afate p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":97472,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97471","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97471\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}